Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lekë Dukagjini

ne kte forum je edhe me pozite ?

E para e ke përkthyer gabim ..
E dyta ska te beje pozita une ate shkrim e kam para se te marre grade
E treta s'jam e vetmja qe kam shkrim te huaj ....apo problemi eshte qe eshte greqisht
Sa per shqipen sa shkruaj une apo merrem me historine e shqiperise dhe sa merrem me shkrimet e historisë sonë duheni nja 10 vete te viheni ne rresht
Dhe me kryesorja jemi te lire te bejme ç'te duam te shkruajmë ç'te duam koha e komunizmit nuk ekziston me ......prandaj se luftuat ju demokratet te jeni te lire .....flm
 
sme kalon gja mue, asht e drejta jote me pas mbishkrimin ne avatar, por ama kjo duhet te jete ne shqip, dhe e ke pas ne shqip, tani vone e ke kthy ne greqisht se bashku me Helenen, e ke pas Ajkuna te kam shkrujt qe jam mrekullu ne kete nickname, prandaj ta them qe po thu nji gja te pavertete.

pse thoni kaq te paverteta ???

cili asht problemi i kti forumi qe nuk kthen pergjigje kur behen pyetje;

- pse fshihen mesazhet private
- pse information privacy asht ne anglisht, dhe nuk eshte fare e qarte per me rregullu te dhanat personale
- pse a “platforma” e re radio nuk ben nje sqarim ne lidhje me te dhanat


ore kujton ju se ne jemi dele ???

dmth mund te bej nje artikull edhe per kte teme ne lidhje me aspektet juridike te privacy, cookies, information privacy, trasferimi i te dhaneve te treteve, te dhenat sensibile (particolari GDPR)

kush nuk e din me te dhanat ton forumi pasurohet kto quhen “list provider”

tregu i zi!

e fundit une jam nazionalist dhe patriot, pra une jam edhe me
komunistat edhe me demokratet mjaftojne te bejne per kte vend

ej se mos me bani “ban”

se kshu jemi ju njerzit me dije si pelqeni fort

hajt tung!
 
sme kalon gja mue, asht e drejta jote me pas mbishkrimin ne avatar, por ama kjo duhet te jete ne shqip, dhe e ke pas ne shqip, tani vone e ke kthy ne greqisht se bashku me Helenen, e ke pas Ajkuna te kam shkrujt qe jam mrekullu ne kete nickname, prandaj ta them qe po thu nji gja te pavertete.

pse thoni kaq te paverteta ???

cili asht problemi i kti forumi qe nuk kthen pergjigje kur behen pyetje;

- pse fshihen mesazhet private
- pse information privacy asht ne anglisht, dhe nuk eshte fare e qarte per me rregullu te dhanat personale
- pse a “platforma” e re radio nuk ben nje sqarim ne lidhje me te dhanat


ore kujton ju se ne jemi dele ???

dmth mund te bej nje artikull edhe per kte teme ne lidhje me aspektet juridike te privacy, cookies, information privacy, trasferimi i te dhaneve te treteve, te dhenat sensibile (particolari GDPR)

kush nuk e din me te dhanat ton forumi pasurohet kto quhen “list provider”

tregu i zi!

e fundit une jam nazionalist dhe patriot, pra une jam edhe me
komunistat edhe me demokratet mjaftojne te bejne per kte vend

ej se mos me bani “ban”

se kshu jemi ju njerzit me dije ai pelqeni fort

hajt tung!

Rrofte Sala qe na ka mesuar si te sillemi ???? liri demokraci
 
shiko je shume pa takt, une flas per situata zerioze ti ....qesh dmth nuk je serioze si perfaqesuese e ktij forumi..



po bej ca pyetje ne cilesine e moderatores

pse nuk pergjigjesh po anashkalon me salen,

shqipnia nuk asht e sale as enveit as e mbretit, shqipnia asht e shqiptareve me
kete jam....

por ti nuk je shqiptare qe kur nuk respektoj gjuhen tane si moderatore...
 
nje dite doja me pa se si funksionon chati i forumit (nuk jam fut kurre ne chat, as se kam ndermend) klikoj dhe me del direkt chati per te hyre, sigurisht qe nuk
hyra sepse nuk kishte asnje lloj informacioni ne lidhje me te dhanat e mija me ato cfare une deklaroj aty kush eshte pronari ...ect

kush pergjigjet ne rast shantazhimi ???

jane gjana me seriozitet

kuptoj qe si kuptoni ju !!!
 
Të nderohet Lekë Dukagjini si ligjvënësi i parë, nuk ka një bust.

Lekë Dukagjinit meriton t’i ngrihet nje bust si ligjevenesi i pare i kombit shqiptar.

Duhet të kishte të paktën një bust për këtë personalitet të historisë shqiptare, të cilin shumë kombe do ta kishin ëndërruar.

“LEK DUKAGJININ…Askush nuk e përmend për mirë dhe ende nuk ka një bust të vetin në territoret shqiptare. Një personalitet i gjenezës shqiptare që shumë kombe do ta ëndërronin ta kishin pjesë të historisë kombëtare.

Lek Dukagjini qëndron thjeshtësisht si LIGJVËNËSI I PARË i kombit shqiptar me KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.

Ky KOD mbetet jashtë çdo kriticizmi si vepra madhore e një kombi për t’u vetëqeverisur sipas rregullave të shkruara dhe të lidhura fort me moralin dhe traditën kombëtare.

Komentimi negativ që i bëhet Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk ka lidhje me cilësinë e tij, sesa me moszbatimin e ligjit në Shqipëri.

l përmendur për keq për zakonin e gjakmarrjes, i cili vazhdon edhe sot, kjo figurë historike nuk sfidon ligjin në Shqipëri sesa mungesën e të studiuarit të Kanunit të tij…

Nuk është faji i LEK DUKAGJINIT, fakti që ligji sot në Shqipëri nuk është në nivelin e moralit të bashkëjetesës të shqiptarëve, siç AI bëri qindra vjet më parë.

245048318_357423866121666_8275499595757386085_n.jpg
 
nje dite doja me pa se si funksionon chati i forumit (nuk jam fut kurre ne chat, as se kam ndermend) klikoj dhe me del direkt chati per te hyre, sigurisht qe nuk
hyra sepse nuk kishte asnje lloj informacioni ne lidhje me te dhanat e mija me ato cfare une deklaroj aty kush eshte pronari ...ect

kush pergjigjet ne rast shantazhimi ???

jane gjana me seriozitet

kuptoj qe si kuptoni ju !!!
Mos te futem me andej un thua,? ??
 
Mos te futem me andej un thua,? ??

kjo dihet, persa i perket privacy asht nje terre i rreshqitshem, por une nuk jam fut kurre ne ate chat qe me thone asht nje "jupiter " aty por e kam thane disa here qe nuk jam une, se me thane te verteten as nuk jam person chatesh ...

ti je vazje inteligjente
 
kjo dihet, persa i perket privacy asht nje terre i rreshqitshem, por une nuk jam fut kurre ne ate chat qe me thone asht nje "jupiter " aty por e kam thane disa here qe nuk jam une, se me thane te verteten as nuk jam person chatesh ...

ti je vazje inteligjente
Do ta kem parasysh.?
 
Qellimi i Kanunit i princit geg Lek Dukagjini ishte mbrojtia e nderes, besimit, burrërnisë ne malet e Shqipnis, ku mungonte drejtësis shtetnore. Kanuni promovoi paqen, rendin dhe miqësin midis fiseve qe s’bashku kishin prit, me shekuj, sundimet serbe e osmane.
Shifni çka boton sot Panorama:
“Një nga elementët që e bën mafien shqiptare shumë të rrezikshme në Itali por edhe në vende të tjera është përdorimi i Kanunit, kodit të vjetër zakonor shqiptar. …….
Studimet e fundit për mafian shqiptare kanë konstatuar se organizimi i brendshëm i grupeve mafioze ka strukturën e një familjeje të vjetër patriarkale dhe funksionon në formën e një klani ku dënohen ashpër shkeljet e rregullave zakonore, veçanërisht pabesia.”
Panorama nuk e dinte apo nuk donte me dijt se kodi mafioz i krimineleve shqiptar nuk asht i lidhun ma ngusht me Kanunin sesa me kodin mafioz sicilian, rus apo kolumbian. Para te gjithash, Kanuni i Lek Dukagjinit vlereson nderen, besen dhe besimin ne Zotin. Kanuni geg denon vjedhjen, tradhtin, pabesin, gjakderdhjen,fymjen, dhunen me shkelje tjera kanunore qe denohen edhe ne te drejten penale dhe civile e nji shteti demokratik.
Pra, Panorama tue mos e nda Kanunin Gege pej kodit mafioz, me dashtje o pa dashtje, uzurpon nderen e kultures gege, e cila asht themeli i kombit shqiptar.
Do te ishte nji hap i dobishem nese Panorama krrkon njesi prr ket gafe apo gabim ndryshej tingëllon si nji fymje raciste.6865B662-BDD2-4FFD-A9FF-E66E72C443B4.jpeg
 
BESA-BESË, FJALËT HYJNORE TË KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT.

Princi Lekë Dukagjini, është princi që pati fuqinë dhe pushtetin në Veriun e Shqipërisë në të njëjtën kohë që Skëndërbeu po drejtonte shqiptarët në betejat më të lavdishme. Ai do të krijonte atë që njihet ndryshe si “Kanun”, ku sipas Gjergj Fishtës do të thotë “Prerje e drejtë”, vendosje e drejtë.

Lekë Dukagjini po ashtu do t’i mbante ushtarët e tij në male vetëm që të mos paguanin taksat ndaj Sulltanit, taksa që nuk ishin të larta në vlerë por Leka thoshte se nëse i paguanin tani që janë të ulëta nuk do ta kenë problem t’i paguajnë edhe kur ata t’i rrisin.

Fjalët bazë në Kanun do të ishin fjalët hyjnore “Besa-Besë”.

Për studiuesit, Leka me përmbledhjen e “Kanunit”, gjykohet si një figurë e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, që ka luftuar për identitet. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me një kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit.

Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humaniste të Rilindjes evropiane dhe në qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Kontakti i parë me Gjergj Kastriotin, ka qenë në Lidhjen e Lezhës më 1444.

Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u bë një përmbledhje e Kanunit mijëravjeçar të vjetër, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike.

Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë do të vinte koha e veprimtarit të shquar At Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mëndjen e tij, për shekuj me rradhë.

Edith Durham do të shprehej:

“LEKË DUKAGJINI DUHET TË KETË PASUR NJË PERSONALITET IMPONUES QË KA NDIKUAR KAQ SHUMË TE NJERËZIT, AQ SA SHPREHJA “KËSHTU KA THËNË LEKA”, KA MË TEPËR FORCË DETYRUESE SE SA TË DHJETË POROSITË E BIBLËS, MËSIMET E ISLAMIT E TË KRISHTËRIMIT, LIGJI I SHERIATIT DHE I KISHËS, TË GJITHA DUHET T’I NËNSHTROHESHIN KANUNIT TË LEKËS. FAMA E TIJ MIDIS FISEVE QË ENDE RUAJNË EMRIN E TIJ, IA KA KALUAR EDHE FAMËS SË SKËNDËRBEUT.”

Ekzistojnë mendime të ndryshme se pse “Kanuni i Lekë Dukagjinit” quhet i tillë.

Një grup dijetarësh në krye me Dr. Milan Sufflay thonë se, quhet Kanuni i Lek Dukagjinit ngaqë atë e ka mbledhur dhe e ka kodifikuar Lekë Dukagjini i III (1459 – 1479).

Ndërsa studiues të tjerë shprehen se Dukagjini në atë periudhë gjeografikisht përfshinte Shalë e Shosh, Pukë e Ikballë, Mirditën, Zhupën, Malësinë e Lezhës, dhe nga për këtë arsye e quajnë “Kanuni i Lekë Dukagjinit” sepse zbatohej në këto treva e jo pse atë e ka mbledhur Lekë Dukagjini i III.

Pavarësisht mendimeve ajo që mbetet e faktuar është se Kanuni ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën shoqërore të Veriut të Shqipërisë, duke rregulluar mardhëniet në shoqëri, rolet dhe duke përcaktuar rregullat sipas rastit.

Sipas Kanunit, nderi është një vlerë universale, por me kufinj të ngushtë se si praktikohet. Marrja e nderit cenonte jo vetëm personalitetin dhe autoritetin e individit por edhe nderin e familjes, të fisit dhe më gjerë ndaj dhe individi duhet të vepronte për të rikthyer nderin në vend.

Ngritja në piedestal e nderit ka sjellë edhe anën tjetër të medaljes së Kanunit, gjakmarrjen, plagën e thellë që ende sot e vuajnë pasardhësit e Lekës. Femra ka patur mbrojtjen e veçantë por me të drejta të kufizuara.

EFF054C1-4950-4367-B4ED-20A194C9E029.jpeg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.