Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Leksioni nga një tërmet në Shqipëri

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196

‘Leksioni nga një tërmet në Shqipëri’, The New York Times: Ballkani i papërgatitur për një situatë më të rëndë

02/01/2020

Media amerikane ”The New York Times” i ka kushtuar një artikull pikërisht tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar i cili la pas 51 viktima në Shqipëri. Sipas saj në Shqipëri shpesh ndërtimi kompromentohet nga korrupsioni ndërkohë thekson se Ballkani është shkatërruar disa herë nga tërmetet. Por ajo çfarë paralajmëron kjo media është se gjithë rajoni është i papërgatitur të përballojë një tërmet më të fuqishëm.
Pjesë nga artikulli:

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja vazhdon, tragjedia ofron një paralajmërim të ashpër për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh.
Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra. Miliona njerëz jetojnë në shtëpi me pak gjasa të mbijetojnë nga një tërmet i madh, thonë ekspertët.

Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme. Tërmeti i kishte bërë ndërtesat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra mijëra në rrezik të mundshëm në të ardhmen.
Vendi nuk ka inxhinierë dhe ekspertë thuajse të mjaftueshëm për të vlerësuar të gjitha pronat që janë dëmtuar dhe madje edhe kur rreziku dihet, kostoja e kryerjes së riparimeve të nevojshme është shpesh ndaluese në një nga vendet më të varfëra të Evropës.

Novamedia.al ( burimi)
 
E thênë ndryshe: tërmeti nuk vret njerëz, ndërtimet pa kriter dhe cilësi vrasin njerëzit.
 
Nuk besoj se do të vënë mend e do të ndryshoje ndonjë gjë në ndertimet e reja. Por ajo që mua s'më pëlqen në Shqipëri, është dhe teknologjia e vjetër e ndërtimit. Aty ndërtohet akoma me llaç, tulla e suva, një teknologji që vendet e zhvilluara e kanë braktisur para 70 vjetësh. Për të mos folur pastaj për izolimin, që pothuajse nuk kanë fare, por është dhe më i vështirë e jo shumë efektiv kur muret bëhen me tulla.

Meqenëse kam njohuri nga fusha e ndërtimit, po tregoj se si bëhen ndërtimet me teknologjinë e kohës.

Fillmisht vendi i ndërtimit rrethohet dhe izolohet me fletë metalike të trasha të cilat ngulen rreth 20 metra nën tokë. Kur gjen tokë të butë, fleta hyn e gjitha, ndërsa kur del shkëmb, pritet dhe vazhdohet me të tjerat, deri sa vendi të rrethohet plotësisht. Kjo bëhet që të mos ketë rrëshqitje dheu e ndikime ujërash nga jashtë. Më pas vendi gërmohet dhe krijohet hapësirë për themelet dhe garazhet nën tokë.

Pasi mbarojnë garazhet dhe bodrumet nën tokë, fillon ndërtesa. Kolonat vertikale ngrihen me profile hekuri, që janë tuba të trashë metalikë të cilët më vonë mbushen me shufra hekuri dhe një beton special. Profili i jashtëm i hekurt e ruan kolonën të mos thyhet , si dhe e shumëfishon forcën e saj.

Dyshemetë ndarëse midis kateve bëhen me profile hekuri bosh dhe të veshura me beton, që të jenë sa më të lehta. Muret e jashtëm dhe ndarës, bëhen me fletë gjipsi, druri, por dhe llamarine ndonjëherë, si dhe mbushen me izolim të trashë, Kështu muret jo vetëm që bëhen të lehtë, por janë edhe shumë rezistentë ndaj klimës. Me pak energji të harxhuar, brenda ruhet temperatura e duhur, në dimër dhe në verë.

Materialet më të qëndrueshme ndaj lëkundjeve janë hekuri dhe druri. Duke i kombinuar këto me beton dhe gjips (atje ku duhet), e duke e bërë ndërtesën sa më të lehtë, bëhet edhe më e qëndrueshme.

I rëndësishëm është dhe sistemi i ajrimit, që i ajros ambientet pa qenë nevoja të hapësh dritaret, por këtë le ta quajmë diçka luksi për Shqipërisë. Më të rëndësishme janë forca dhe qëndrueshmëria e ndërtesës, si dhe izolimi kundër klimës dhe zhurmës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.