Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, zbuloni sasinë që ju duhet

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,070
1616364716907.png

Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si lëngu i portokalli ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të yndyrnave të këqija. Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Ndikimi i lëngut të portokalli tek kolesteroli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit. Ekspertët së fundëmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje. Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.



Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet. Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshëm. Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrnave në gjak. Lëngu i portokalli apo edhe vetë fruti duke qënë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Si ta përdorni?

Në studimin, këshillohet konsumimi i pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore. Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona. Gjithësesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin. Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat. Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.

E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar. Në çdo rast ju kujton se ky informacion është ndihmues për të përballuar këtë gjendje të trupit. Konsulta me një mjek specialist dhe analizat periodike janë gjithnjë të nevojshme për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm. Ndërkohë kura me lëngun e portokallit do të jetë një ndihmë më shumë për të parandaluar sëmundjet.

//Keshilla
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.