Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Leonardo Da Vinçi

explorer

eniGma
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
37
"LEONARDO DA VINÇI - Një ëndërr që ende jeton

30134310.jpg


Leonardo Da Vinçi është njeriu që më tepër se të gjithë është bërë sinonimi i Gjeniut. Kohët e fundit, emri i tij i ravijëzohet shumë shpesh botëve të errëta, sekteve fantazmë e sekreteve. Atëherë dhe fjalët e tij bëhen më të rëndësishme. Duam t'i ndjekim për të kuptuar çfarë lidhje kanë me romanin e Dan Brown, i cili ka përdorur emrin e tij.

Në edicionet e para të Kodit Da Vinçi mund të lexohet menjëherë titulli: Paria e Sionit - shoqëria sekrete e themeluar në 1099 - është një sekt që realisht ka ekzistuar. Në 1975, pranë Bibliotekës Kombëtare të Parisit, janë zbuluar disa pergamenë, të quajtura si Dosjet Sekrete, në të cilën shfaqte identitetin e disa anëtarëve të Parisë, mes të cilëve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinçi.

Për të qartësuar jetën e Leonardos nisemi nga Vinçi, një vend i vogël pranë Val d'Arno, në kodrat e gjelbërta të Firences. Këtu në 1452, ndoshta në 15 prill, lindi Leonardo.

Në ato vite, Vinçi ishte një ndër fermentet kulturore të Toskanës, asokohe më tepër se kurrë zemra e jetës politike, artistike dhe letrare të Katërqindës. Leonardo ishte i pashëm dhe i pasur me talent, një i ri me të dhëna të pabesueshme si fizike dhe artistike, një personazh që sot do ta gjejmë në të gjitha revistat shkencore dhe më në zë të kohërave.

Të gjithë bien dakort mbi personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, krijojnë një imazh të një të riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon në Firence: 17 vjeç bëhet pjesë e një prej grupeve më prestigjoze të kohës, atij të Verrocchio, ku gjendet përkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino.

Thuhet që Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumë i vlerësuar, për pikturën e San Giovanni-t që pagëzonte Krishtin, kishte patur idenë për t'i besuar të riut të sapoardhur pikturën e një ëngjëlli. Duke parë më pas rezultatin e këtij të riu që mësonte kaq shpejt, ishte shumë më cilësor se i veti, u fut në një krizë të thellë. E vërtetë apo legjndë, me siguri që pas pikturës në fjalë - Pagëzimi i Krishtit - nuk do të ishte më kaq e lehtë të kërkoje një pikturë Verrocchio-s.

Vinçi është vetëm një vend i vogël, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si për shembull Museu Leonardian.

Për pikturat e Leonardos është folur shpesh, kuadro që janë rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjëresha e Shkëmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi të gjitha Darka e Fundit.

Më parë duam të tregojmë një dimension gjenial të Leonardos, atë të shpikjeve të tij. Intuita dhe parapritat e një njeriu që jetonte në të ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, që vijnë nga vizatime dhe shënime të Leonardos, duke shpalosur një botë të brendshme të vizioneve absolutisht të mrekullueshme për kohën.

Duhet të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e Leonardos duke u zhvendosur në Milano, në Darkën e Fundit - kuadri që prezanton thelbin e romanit të Dan Brown. Më parë duhet të bëjmë një kalim në muzeun e shkencës dhe teknikës të Milanos, pasi duhet të shquajmë një fakt me të vërtetë të pabesueshëm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo në 1495 është rindërtuar nga muzeu vetëm në 2002. Është impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kësaj përbërjeje që karakterizon këtë makinë. Vetë Leonardo e quan projektin: "shpikja më e bukur dhe më e vlefshme për shtypin".

Por surpriza e vërtetë është që jo vetëm në këtë epokë nuk ekzistonte asgjë e tillë, por asgjë e ngjashme nuk do të kishte dalë në skenë për gati treqind vjet. Një pararendje prej tre shekujsh.

Qindra shpikje, pararendje të së ardhmes. Përmendim këtu jetën e ajrit, pararendje e helikopterit të Forlaninit. Me pak fjalë, një burrë që jetonte në të ardhmen. Dikush mbështet faktin që informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, që ai mund t'i kishte fshehur, kriptuar, në kuadrot e tij. Është ndërkaq momenti për t'u përballur me Santa Marinë dhe të përballet me një ndër misteret më të mëdha që përshtjellojnë ekzistencën e Leonardos, kuadrin e Darkës së Fundit.

Është në Milano, pika fokale e Kodit Da Vinçi. Atje, i dukshëm në një mur të Manastirit të Shën Marisë. Pikturë që gjenerata të tëra milaneze dhe jo vetëm ata, kanë konsideruar veprën më të bukur të Leonardos. Ky manastir është bombarduar dy herë dhe të dyja herët Darka e Fundit, ka shpëtuar për mrekulli.

Elementi më i emocionuar është momenti i zgjedhur nga Leonardo për të prezantuar Darkën e Fundit: Jezusi sapo i ka thënë apostujve që njëri prej tyre do ta tradhtojë. Ajo pamje e fiksuar në pikturë nga Leonardo është një moment i reaksionit të çorientuar dhe të pavend të Apostujve pas marrjes së këtij lajmi. Të dymbëdhjetë pyesin njëri-tjetrin, pas fjalëve të Mësuesit të tyre. Kush nga ata është tradhtari? Kush mund të dijë diçka?

Në Ungjillin e Markut lexohet: "Me të ardhur darka, Ai mbërriti me të dymbëdhjetë. Tani ndërsa ishin në mencë dhe hanin, Jezusi tha: "Në të vërtetë iu them, një nga ju, ai që po ha me mua, do të më tradhtojë". Atëherë filluan të trishtoheshin dhe të pyesnin njëri-tjetrin: "Mos jam unë?". Në vangjelin e Lukës, fjalët e Jezusit në fakt janë këto: "Ja, dora e atij që më tradhton është me mua, në këtë tavolinë. Biri i njeriut ikën, ashtu siç është vendosur; por mjerë ai bir njeriu që e ka tradhtuar".

Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do të kishte hedhur dyshime për të përshkruar fytyrën e vërtetë të Jezusit. Kujdesi i tij për tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqë do ta kishte përcaktuar pikën e vështrimit nga gjashtë metër largësi, ashtu si në realitet do të kishte qenë për një njeri të ravijëzonte një sallë të vendosur në një kat të dytë lartësi.

Pikërisht aty ku, sipas tregimit, do të ishte salla në të cilën Jezusi dhe apostujt do të kishin konsumuar së bashku darkën e fundit. E vendosur në atë lartësi (sot mund të shihet qartë distanca duke qenë se është rikrijuar), vepra mrekullonte këdo edhe në atë epokë. Çdokush kërkonte në ato trembëdhjetë fytyra gjurmët e një moshe, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik.

Sipas fantazive të Dan Brown, frymëzuar edhe nga autorë të tjerë bestseller, kjo pikturë kundërshtonte provën e martesës mes Jezusit dhe Maria Madalenës, figurës në të djathtë të Jezusit, deri më sot konsideruar si San Giovanni, do të rezultonte në fakt Madalena.

Jo vetëm kaq. Ishte evidente, në hapësirën boshe afët Jezusit, një V e madhe, simbol i femërores së shenjtë, mbetet shumë prezente në darkën e fundit. Përveç kësaj, është e mundur leximi i nja M të madhe, mes sfondit dhe figurës, të Maria Madalenës dhe kështu prova e mëtejshme e supremacisë brenda grupit të apostujve. Ndoshta gjërat nuk janë kështu. Nëse ka një veçori që nuk bën sens, është pozicioni i dorës. Një dorë që drejtohet nga një thikë, që nuk përcaktohet mirë kujt i përket. Për të kuptuar më mirë duhet të hyjmë në pikurë. Si mundet një gjeni që ka bërë matje të pagabueshme të ketë pikturuar një vepër arti kaq të shpërpjestuar.

Një krah monstruoz i gjatë gati sa dyfishi i krahut të treguar në pikturë, në rast se do i përkiste një nga personave prezentë. Dhe përse kjo dorë, në këtë pikë e panjohur, do të tregonte pikërisht një thikë? Dhe nëse në realitet nuk do t'i përkiste asnjërit prej apostujve të ulur në tryezë, por dikujt të fshehur? Në këtë rast në treyezë do të ishin katërmbëdhjetë, jo trembëdhjetë persona: do të kishte vend tashmë për një tjetër. Dhe në këtë rast mund të ishte një grua.

E nëse Leonardo do të kishte interpretuar letrën e Ungjillit të Lukës, që flet për një dorë, simbol të tradhtisë, i rrezikut të fshehur? Mund të jetë dora e vetmja pjesë e dukshme që shohim e Xhudës?

Afër Krishtit, siç e dinë, ata që e njohin pikturën është gjithnjë një prezencë e heshtur dhe e ëmbël dhe që është ngritur në qiell ashtu si Jezusi, duke marrë zyrtarisht vendin afër tij në teologjinë e krishtërimit. Prezenca femërore në Darkën e Fundit, të Leonardos, nuk mund të ishte veçse Maria, mëma e Jezusit, gruaja që i është kushtuar manastiri i Shën Mërisë së Falenderimeve dhe lutja më e recituar nga katolikët.

Një figurë thellësisht kristjane, ajo e Marias, Madonës, Virgjëreshës që Leonardo ka pikturuar disa herë. Në fytyrë e re, me një kokë të varur ëmbëlsisht, siç shprehet në disa portrete të dedikuara asaj. Mjafton të shohësh pikturat si "Virgjëresha e shkëmbinjve", "Adhurimi i Magjistarëve", "Shën Anna, Virgjëresha, dhe Fëmija". Në secilën ka një ngjashmëri në pamjen e Marias me atë të figurës së ulur afër Jezusit tek Darka e Fundit, e njëjta fytyrë pak më e mplakur, i njëjti shikim me sy të ulura poshtë, i njëjti impostim i ëmbël i trupit.

Për gjithçka mund të thuash për Leonardon, përveç që nuk dinte të transmetonte pajte të ndryshme për çdo ekspresion që hidhte në telajo. Kjo na bën të mendojmë edhe më shumë që ngjashmëria, kur është si në këtë rast, nuk mund të jetë e rastësishme.

Do të ishte sekreti i vërtetë i Leonardo Da Vinçit, një figurë mëme, përkrah Zotit që u bë njeri, gruaja që afër tij që bëri mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, gruaja që e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja që u lut nën kryqin e tij, gruaja që e përqafoi në mëshirën e vdekjes që po i afrohej.

Laonardo ka pikturuar një rol akoma më të rëndësishëm për atë që më shumë se çdokush tjetër do të kish patur në zemër fatin e Krishtit dhe të kishës së tij. Një prani që rivjen edhe sot në shumë prej shfaqjeve në çdo cep të botës.

Ndërkohë, për t'u rikthyer tek Leonardo, në Romë jeton një studiues, i cili ka një teori disi të çuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janë të shumta veprat që meritojnë nderimet më të larta, si "Sant'Anna", "Virgjëresha dhe fëmija", "Portreti i Cecilia Galleranit", njohur më mirë si Dama me Herminë - dy versionet e "Virgjëreshës së Shkëmbinjve". Dhe më pas portreti i "Ginevra de' Benci", i frymëzuar prej mjeshtrave të vjetër flamingë, si dhe "Madonna Benois", që ruhet në Trashëgiminë e Shën Petërburgut.

Janë piktura njëra më e bukur se tjetra, që qoftë edhe të vetme do të ishin në gjendje të krijonin famën e një artisti. Në tryeza dhe afreske ka dizenjo të pafundme, shpeshherë kaq të bukur sa të meritojnë vende me peshë në pinakoteka të rëndësishme.

Njeriu vitruvian

Një prej skicave më të famshme në botë, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinçit, përmendet për shkak të pozicionit të tmerrshëm të kuratorit të Louvre-t, Jacques Sauniere gjatë vdekjes së tij: nudo, me krahët dhe këmbët të vendosura sipas skicës së Leonardos. Por më interesante është saktësia me të cilën Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatësitë e gjymtyrëve, të sipërme e të poshtme. Dimë që përdorte kufoma të freskëta për qëllime studimesh.

Virgjëresha e Shkëmbinjve

Gjithnjë në Louvre ndodhet një prej dy kopjeve të Virgjëreshës së Shkëmbinjve, një tjetër pikturë që përmendet tek Kodi i Da Vinçit, duke ngatërruar megjithatë pozicionet e të voglit Gjon Pagëzor dhe të Jezusit fëmijë dhe duke arritur më pas në konkluzione arbitrare dhe duke përshkruar gishtat e dorës së Madonës si thonj të një shqiponje, në një gjest kërcënues ndaj një koke të padukshme e të paidentifikuar. Një tjetër prej shumë sajimeve të romanit që ka bërë në fakt të humbasë simbolizmi i vërtetë i shkëmbinjve, lidhur thellësisht me Marinë.

Xhokonda

Një prej kryeveprave të tij më emocionuese është pa dyshim Xhokonda. Saktësia e vështrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojës, aq të gjalla sa që duken të bëra jo me ngjyra por me mish të vërtetë. Sipas studimeve të fundit, në fakt historia e Xhokondës mbetet ende për t'u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-në, ku-në dhe përse-në e veprës më të famshme në botë.

Sipas një sutdimi të kohëve të fundit të neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit të Harvardit, "buzëqeshja e Xhokondës duhet të jetë një iluzion që duket dhe zhduket për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën syri i njeriut analizon imazhet".

Syri i njeriut ka një vizion të centralizuar, shumë të mirë për të njohur detajet; si dhe një tjetër periferik, shumë më pak të sofistikuar, por megjithatë më të përshtatshëm për të perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzëqeshjen e Mona Lizës duke përdorur hije që i shohim shumë më mirë me vizionin tonë periferik. Për këtë arsye, për të parë Mona Lizën të buzëqeshë duhet të fiksojmë sytë e gruas ose çdo pjesë tjetër të pikturës, me qëllimin që buzët të bien në fushën e vizionit periferik.

Beteja d'Anghiari-t

Një tjetër mister ka të bëjë me Betejën e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase për të kujtuar fitoren ndaj milanezëve në 1440. Gjë që ishte në fakt edhe një sfidë, duke qenë se piktura do të gjente vend në një prej mureve të Sallës së Këshillit të Madh të Pallatit të Vjetër, mu përballë Betejës së Kaskinës, e cila i ish dhënë për ta realizuar të riut dhe të famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti që vetëm pak vite më vonë do të realizonte afreskun e Kapelës Sistinë.

Një përplasje titanësh, ndonëse asnjë prej dy veprave nuk u çua deri në fund. Leonardo arriti të transferojë në mur vetëm një pjesë të asaj që kish përgatitur. Vasari e mbuloi veprën me një afresk, duke lënë megjithatë një shenjë. Dhe në fakt në qershor të vitit 2005, ishte qëllimi i një studiuesi italian për të gjetur pikturën e humbur të Leonardos, duke nisur nga një frazë të gjetur me gërma të vogël në një flamur "kërko dhe gjej", që zbuloi veprën.

Misteret janë të shumtë dhe kërkimi mes simboleve të Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vërtetë që rrethon Leonardon është aktiviteti i tij i ethshëm, paaftësia e tij për t'u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve të realizuar apo vetëm ëndërruar. Gjithçka nis nga kurioziteti, nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe i apasionuar i natyrës dhe botës që na rrethon.

Një njeri në gjendje të konceptonte pyetje në kërkim të përgjigjeve. Një ëndërr që vazhdon të jetojë dhe që të gjithëve na pëlqen ta shijojmë...
 
View attachment 38590
Nga Jonathan Pevsner

Përgjatë shekujve, çdo brez e ka interpretuar Leonardo da Vinçin (1452-1519), duke e cilësuar si tejet modern. Në 500 vjetorin e vdekjes së tij (2 maj 2019), mund të shqyrtojmë domethënien që ka Leonardo në epokën tonë. Natyra jonë bazike si qenie njerëzore, nuk ka ndryshuar në 500 vjet, por mjedisi ynë është shndërruar në një shkallë të jashtëzakonshme, së bashku me perspektivat tona mbi arritjet e tij, dhe tonat gjithashtu.

Natyra e gjeniut
Leonardo ishte një gjeni, dhe një simbol i fuqishëm i “njeriut universal”, për shkak të interesave të tij të gjera në art, shkencë dhe teknologji, që përfshjnë disiplina, nga kimia (ai zbuloi acetonin) në astronomi (ai zbuloi fazat e ndriçimit të hënës) në matematikë (ai zbuloi qendrën e gravitetit të një piramide), dhe deri tek puna me plastikën.
Gjeniu merr shumë forma, dhe në rastin e Leonardos, ne i njohim kufizimet e tij. Ai ishte i vetëdijshëm për mungesën e një arsimimi zyrtar. Ai e quante veten “omo sanza lettere” (një njeri pa gërma). Ai kishte probleme me llogaritjet aritmetike bazë, dhe aftësitë e tij në gjuhën latine ishin të dobëta.
Ai me siguri nuk do të kishte dalë me rezultate të mira në një sistem shkollor modern, dhe IQ mund të rezultonte e ulët. (Unë nuk besoj se ai mund të diagnostikohej me ndonjë gjendje të tillë si çrregullimi i spektrit të autizmit, apo çrregullimi i defiçitit të vëmendjes-hiperaktivitetit).
Shumë njerëz, pyesin nëse mund të ketë sot një gjeni si Leonardo, apo çfarë do të bënte një person të kishte prirjet e tij të pazakonta. Ndoshta nuk mund të ketë një tjetër si ai, pasi bota e sotme kërkon një specializim të jashtëzakonshëm. Shumë prej nesh, janë të angazhuar në fusha që kërkojnë një të menduar ndërdisiplinor. Por, pak shkencëtarë, mjekë, poetë, apo politikanë, sot quhen gjeni.

Një vizion i unifikuar i ligjeve natyrore
Shkenca e Leonardos, ishte e bazuar në botën e Aristotelit, e formësuar nga interpretimet 18 shekullore. Ai zhvilloi një sistem të atyre që ai i quajti 4 fuqitë e natyrës: lëvizja, pesha, forca, dhe goditja. Ndonëse u përpoq t’i përkufizonte këto koncepte, dhe shumë nga idetë janë të vjetra, ai thotë se zhvilloi një model koherent për të gjitha fenomenet natyrore, nga ato të makrokozmosit (p.sh forcat gjeologjike që çojnë në formimin e lumenjve dhe oqeaneve) tek mikrokozmosi (p.sh anatomia e njeriut).
Unë besoj se ai ishte i ngazëllyer mbi konceptimin e vet mbi 4 fuqitë, dhe mënyrën sesi ato e diktuan artin dhe shkencën e tij. Ne jemi sot në një rrugë të ngjashmes, duke kërkuar unifikimin e madh të ligjeve të fizikës, teksa studiojmë fenomenet natyrore nga grimcat subatomike në historinë e universit. Disa prej nesh, e shtrijnë këtë përpjekje unifikuese edhe tek artet.

Dija e vizualizuar
Për Leonardon, vizioni është më fisniku i shqisave, dhe i një rëndësie të madhe. Ndaj, pasioni i tij për vizionin ishte ekstrem. “Syri është dritarja e trupit njerëzor, përmes të cilit shpirti sheh dhe shijon bukuritë e botës. Për shkak të tij, shpirti është i kënaqur në burgun e tij njerëzor, dhe pa të, ky burg njerëzor është vuajtja e tij”-shkruan ai në librin e tij “Paragone” (krahasimi i arteve).
Ai përshkruan mënyrat për të vizualizuar dijet, dhe ai ishte pionieri i ilustrimit anatomik.
Për Leonardon, piktura ishte një shkencë, dhe akti krijues i piktures, është i dobishëm për të përfytyruar botën.
Si një anatomist dhe fiziolog, ai mendonte se ndjenja e vizionit është kaq e rëndësishme, saqë duhet të ndërmjetësohet nga rajoni i saj i trurit, “imprensiva”. Dhe Leonardo e bëri këtë me një durim të jashtëzakonshëm. Ai do të godiste më pëllëmbë një tryezë plot pluhur, dhe do të përshkruante modelin përmes të cilit pluhuri binte sërish mbi tryezë. Ai do të kryente disektime të përsëritura të trupit, dhe kur vëzhgimet e tij binin ndesh me ato të autoriteteve mjekësore të kohës, ai ishte ndonjëherë në gjendje të bënte publike zbulimet e tij origjinale.

Besimi tek përvoja

Leonardo ndihej më rehat, kur mbështetej tek shqisat e tij, si bazë për përvojat kuptimplota. Ai e përmbledh kështu qëndrimin e tij mbi sigurinë e shkencës. “Mua me duket se janë të kota dhe të mbushura me gabime, ato shkenca që nuk lindin nga përvoja, nëna e çdo sigurie, eksperienca pesonale që në origjinë, mjetet ose qëllimin e saj ka kaluar nëpër një nga pesë shqisat njerëzore.
Dhe në qoftë se ne dyshojmë mbi sigurinë e gjithçkaje që kalon përmes shqisave, aq më shumë ne do të dyshojmë tek gjërat që janë në kundërshtim me këto shqisa, siç është ekzistenca e Zotit, e shpirtit, apo e gjërave të ngjashme, mbi të cilat ka gjithmonë mosdakordësi dhe grindje”-shkruan ai në “Traktatin mbi pikturën”.
Për Leonardon, besimi tek përvoja ishte kryesisht vizual. Në shekullin XXI-të, ne e kuptojmë se nuk mund të nxjerrim të gjitha dijet tona nga përvoja shqisore. Dhe shumë prej nesh që studiojnë gjenomën, apo që përdorim kompjuterat, kemi parë kufijtë e empirizmit. Padyshim që i përballur me botën e sotme, Leonardo do të kishte qenë i shkëlqyer në vizualizimin e informacionit.

Kreativiteti në shkencë dhe art
Kreativiteti, është produktiviteti i shenjuar nga imagjinata. Kreativiteti, është po aq themelor për artin, sa edhe për shkencën. Ne mund të jemi krijues si mësues, si studentë, si shkrimtarë dhe si lexues. Ne mund të vlerësojmë shumë aspekte të kreativitetit të Leonardos, të cilat mund të na frymëzojnë sot.
Leonardo kombinoi në një mënyrë unike shkencën, artin dhe inxhinierinë. Në kohën e tij “scientia” i referohej dijes, ndërsa “ars” aftësisë manuale. Dallimi modern mes shkencave ekzakte dhe atyre humane, i përshkruar mirë nga C.P.Snoë, nuk ekzistonte siç është sot. Leonardo ishte i mirë-pozicionuar si një artist, për të marrë përsipër misionin e një shkencëtari. Për Leonardon, synimi kreativ dhe fisnik i artistit, është të përshkruajë botën natyrore. Artisti duhet të kuptojë të gjithë botën ashtu si një shkencëtar.

Përmbushja e potencialit njerëzor
Sot ne mund të vlerësojmë gjithçka që arriti Leonardo, ashtu si edhe dështimet e tij të shumta, duke parë dikë që e përmbushi në një mënyrë unike potencialin e tij. Sa ishte gjallë, ai u vlerësua si një artist i jashtëzakonshëm, dhe admiruesit e tij kishin ndjesinë se eksplorimet e tij në botët e shkencës dhe inxhinierisëm, qenë të jashtëzakonshme.
Ai ka frymëzuar brezat për 500 vjet, me vlerësimin tonë për të, në rritje gjatë shekullit të kaluar, teksa kemi qenë në gjendje të interpretojmë shkrimet e tij. Ndërsa qasja gjithnjë e më e madhe tek informacioni dhe teknologjia, po e formëson botën e sotme, ne si një shoqëri mund të reflektojmë mbi vlerat e krijimtarisë, kuriozitetit, talentit dhe dijes së Da Vinçit.

Ne admirojmë vlerat e tij, dhe ne mund të pyesim veten se si ato përshtaten në shoqërinë bashkëkohore. Unë nuk jam i sigurtë, nëse sot ai do të ishte po aq i famshëm sa në kohën e tij. Ne gjithashtu mund të pyesim, se si vlerat e tij mund të ndihmojnë seicilin prej nesh, të përpiqet të përmbushë potencialin vetjak. Nga kjo pikëpamje, miliona prej nesh, janë të frymëzuar nga rrugëtimi i tij jetësor.

Scientific American
 
Last edited by a moderator:

Leonardo da Vinçi​


Leonardo di ser Piero da Vinci (15 prill 1452 - 2 maj 1519) i njohur përgjithësisht si Leonardo da Vinci ose thjesht Leonardo, ka qenë një polimat italian i Rilindjes, fushat në të cilat kishte interes ishin arkitektura, shpikja, inxhinieria, piktura, skulptura, shkenca, muzika, matematika, letërsia, anatomia, gjeologjia, astronomia, botanika, shkrimi, historia dhe hartografia. Është cilësuar shpesh si babai i paleontologjisë, iknologjisë dhe arkitekturës, i cilësuar gjithashtu si ndër piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ndonjëherë i mvishet shpikja e parashutës, helikopterit dhe tankut[3][4]; qe kryeshembull i idealit të humanizmit rilindas.
Leonardo da Vinci
Francesco Melzi - Portrait of Leonardo.png
Portreti i atribuohet Francesco Melzit
Lindi më14/15 Prill 1452
VendlindjaVinci,Republika e Firences (ditët e sotme Itali)
Vdiq më2 Maj 1519 (mosha 67)
VendvdekjaClos Lucé,Amboise,Mbretëria e Francës
Emër tjetërLionardo di ser Piero da Vinci
I njohur për Art (pikturë, vizatim, skulpturë), shkencë, inxhinieri, arkitekturë, anatomi
Vepra të njohura
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i [[Verrocchio-s, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo. Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.


Jeta​


Leonardo da Vinçi

Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.
Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.

Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. Dihet ora dhe data e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi i tij:
1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci.

Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.
Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII1495.
Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke keshtu qe nuk mund te shpjegohen se si Leonardo Da Vinci mund ti bente pikturat
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500.


Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519

Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët.
Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.
1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.
Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".


Arte​


Monna Lisa, (La Gioconda)
(1503-1506)

Darka e Fundit (1498)

Kali i Leonardos - Milano

Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e LuvrësParis, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.
Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e HipodromitTroto-s të San Siro.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei CinquecentoPalazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.

Pikturat e para​


  • Madonna, 1475

  • Madonna Benois, 1477

  • Genevra de' Benci, 1478

  • Luftëtar, 1472


Shkencë dhe inxhinieri​


Skice e makinës fluturuese


Leonardo da Vinci Studimet e embrionit

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës. Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "metodë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij.
Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.


"Piramida fluturuese" e Leonardos

Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.


"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerëzor

Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.
Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.

Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509

Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.
Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.
Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.


Arkitekturë dhe urbanistikë​


Skicë e një kishe në një plan qendror me kupola bulëzuese (pjesë nga një dorëshkrim)

Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.


Leonardo filozof​

Përvoja dhe dëshmitë matematikore​

Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake.
Leonardoja e përkufizonte vetveten "omo senza lettere" (njeri pa letra, arsim) për shkak të formimit "mekanik" që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm) edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: "asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore". Për ketë arsye Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar saktësinë e pohimeve të tyre.

Leonardo: Kohë moderne apo rilindje ?​

Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmonë me eksperimentit dhe shënimit, paraqitet pra në një varg shënimesh të shpërndara që ai i shkroi vetëm për vete, në të vërtete Leonardo nuk e konceptonte shkencën si një kërkim botëror dhe bashkësor. Për ketë arsye qe bashkërenditja mes shkencëtareve të kohës moderne do të ishte i pavend, edhe pse disa e mendojnë një frymëzues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund të vlerësohet si një shkencëtar i mirëfillte, pasi që gjithçka që na ka mbërritur prej tij janë vetëm shënime jo të rregullta, dhe nuk bashkëlidhen nga një mënyre e vërtete dhe e saktë shkencore, pra Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshëm) cila është sipas tij mënyra për të përdorur në kërkimin shkencor. Megjithëkëtë duhet të pranohet që disa tipare të shkencës moderne janë te dalluara qartë me Leonardon, si p.sh. nocioni i përvojës ose shoqërimi teori-praktike.

Ndërsjella mes shkencës, teknikës dhe arteve​

Da Vinci ishte krejtësisht i bindur që dituria nuk duhej të mbetej thjeshtë teorike, por të zbatohej, apo të kthehej në teknologji. Njohuria lind nga përvoja dhe duhet të rikthehet tek ajo, teknika është përdorimi i njohurisë, e vërtetuar nga teoritë e saja. Bindje tjetër e Leonardos ishte që arti ec me hapa të njëjta me shkencën, pasi që arti është shprehje e njohurisë. Ai në fakt gjithçka që vëzhgonte dhe e kthente në shënime, pastaj e përkthente në rifigurime artistike. Piktura për të ishte njohuri, ishte shprehje cilësore e asaj që shkencëtari shpreh me emërtime sasiore. Piktura për te ishte shkencë, madje ishte shkenca më e rëndësishme! Kjo për arsye se piktorit, për t´ia arritur te futej në natyre dhe t´a riparaqiste, iu desh të njihte shkenca të ndryshme si anatominë, gjeometrinë etj. Leonardo studioi edhe mekanikë, gjë që i lejoi të kuptonte parimin e inercisë (plogështia, amullia), të përbërjes së forcave dhe rrafshit të lakuar (pikërisht me ketë ai u përpoq të shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikës se zbatuar dhe enëve komunikuese. Por risia e vërtete e Leonardos ishte që ai nuk pushoi së studiuari këto gjëra, por kaloi në projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi të gjitha te hidraulika, përmirësimin e fortifikimeve dhe armëve, industri tekstile dhe arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate të shumta në gjeologji, anatomi dhe fiziologji. Projektimi ishte pikërisht rikthimi te përvoja për të cilën fliste Leonardoja, garancia që teoritë e tij ishin të sakta dhe çasti themelor në të cilin shkenca, teknika dhe arti bashkoheshin.


Kuriozitete​


Tanku i Leonardos në Amboise
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.

Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).


Leonardo da Vinci - Krerë qesharakë

Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur). Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund te lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Por pse gjithmonë Leonardoja ? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija ?
Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit ?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyre krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishterimin, apo në të vërtete zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene vdekatar, të jete martuar me Maria Maddalenën.


shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë UffiziFirences

Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shume mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari te aftë, Gérard de Séde, qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të dëshiruar, në këtë rast pikërisht arin. Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktime e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.


Biçikleta e projektuar nga Leonardo Da Vinçi

qershor të vitit 2000 Adrian Nikolas, arkitekt anglez, ka provuar piramidën fluturuese të Leonardos (piramida fluturuese mund te shihet më sipër në "Shkencë dhe Inxhinieri") duke u hedhur nga lartësia prej 3.000 metrash, dhe duke zbritur në tokë shendosh e mire në token e Afrikës se Jugut (edhe pse, në lartësinë 600 metra ka hapur një parashutë emergjence).
Leonardo da Vinci ka edhe një çmim kinematografik, jo dytësor, por mund të thuhet gati të përfunduar në rrëfim, në filmin e Troizit dhe Beninjit me titull Non ci resta che piangere (Nuk na mbetet veçse të qahet): të dy protagonistët e takojnë në shtegtimet e tyre në te kaluarën (i famshmi që përmendet shpesh njëmijë e katër, gati njëmijë e pese) dhe mundohen t´i mësojnë disa gjëra të thjeshta e të përditshme për ne, p.sh. matjen e zjarrmisë dhe lojën e letrave (fshesën).Por Leonardo nuk rrëfehet një gjeni i atillë që e njohim ne.
 

Leonardo: Të vërtetat e fshehura​


Djali i paligjshëm i një noteri dhe një fshatareje, mbase homoseksual, pak i vlerësuar nga të pushtetshmit që nuk e kuptonin obsesionin e tij me kufomat, vegjetarian dhe heretik. Sekretet e një njeriu të madh

Eshtë 15 Prill 1452 kur Caterina, një fshatare në Campo Zeppi, në fshatin Vinci, lind një fëmijë të paligjshëm: Leonardo. Babai i tij është Ser Piero, një noter nga Firence që nuk dëshiron të prishë reputacionin e tij. Këtu ndërhyn Ser Antonio, babai i tij, dhe shkelja mbahet e fshehur.
Eshtë po ai, pesë vjet më vonë, kur Albiera, gruaja e Pieros, zbulon se është sterile, që ia merr Leonardon nënës natyrore për të mos lejuar që linja e gjakut të shuhet. Sidoqoftë, fëmija nuk e merr për mirë dhe shpik një lojë fjalësh: në një shënim ai shkruan “di s.p.ero”, i cili mund të lexohet si mbiemri që ai nuk e ka (nga Ser Piero), por edhe si “dëshpërim”. “Një shaka që zbulon një marrëdhënie të pashpresë”, thotë Costantino D’Orazio në librin Leonardo i Fshehtë, ku përmblidhen sekretet që rrethojnë misterin e gjeniut të Firences.

Një ******** i vërtetë

Kështu e përkufizon Lorenzo i Madhërishëm. Në fakt, e vetmja pikë referimi e Leonardos është Verrocchio, një artist tek i cili shkon për të mësuar zanatin. Në ato vite “piktorët qëndronin brenda Arte dei Medic dhe Specialëve, ku ata ndajnë interesat me berberë, shitës të erëzave dhe poçarë”, shkruan D’Orazio. Por Leonardo tregon menjëherë talentin e tij. Rasti vjen kur babai i kërkon të dekorojë një copë druri të sjellë nga një fermer, i cili synonte ta bënte një vepër arti. Leonardo vendos ta përdorë për të përfaqësuar një skenë të pasur me kafshë dhe mbledh insekte, hardhuca dhe gjarpërinj. Ai i mban të gjitha në dhomën e tij: “Eshtë aq i përqendruar sa që nuk vë re as kutërbimin e gjithë atyre kafshëve të ngordhura në dhomën e tij”, thotë D’Orazio. Rezultati është befasues: Ser Piero e mban dhe më pas e shet për njëqind dukate.
Fshatarit i jep një tjetër vepër, të blerë për pak para. Por, si është Leonardo aq i saktë në riprodhimin e fytyrave, trupave apo kafshëve? Ai kalon orë të tëra për t’i ekzaminuar. Quhet teknika lentikulare, ajo që bën të mendosh se përdoret një gotë zmadhuese për të parë më mirë detajet. Kështu që ai krijon një inventar botanik: qindra vizatime që do t’i përdorë më vonë në pikturat e tij. Për shembull tek Annunciazione, ku zambakët që mban engjëlli në duar janë të gjitha të ndryshme: “Secili prej tyre shfaqet në një fazë të ndryshme të pjekurisë, nga petalet e tyre nuk del asnjë pistil i barabartë me tjetrin, siç ndodh në realitet”, shpjegon D’Orazio.
Jo vetëm kaq.
Pasioni për detaje hyn gjithashtu në lojë në studime mbi trupin e njeriut, të cilat e bëjnë atë një lloj mjeku ligjor që provon dorën në autopsitë e kufomave. Eshtë një praktikë e shpeshtë në atë kohë: disa artistë vjedhin trupa në varreza, të tjerë i blejnë nga familjet në nevojë. Leonardo hyn dhe largohet nga spitalet dhe është pikërisht duke studiuar trupin e një njeriu që zbulon një pengesë në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke regjistruar kështu arterosklerozën e parë në histori. Ai është gjithashtu i interesuar për shtatzëninë. Deri atëherë gruaja konsiderohej një lloj inkubatori dhe burri krijuesi i vërtetë i jetës.
Leonardo e revolucionarizon këtë koncept dhe shpall se është nëna ajo që transmeton shpirtin tek fëmija, përveç ushqimit për nëntë muaj përmes “venës së kërthizës”. Duke studiuar fëmijët që kanë vdekur në bark, ai vazhdon të argumentojë se “frika e një nëne mund të vrasë fetusin dhe kjo do të thotë që emocionet e trupit të nënës transmetohen te fëmija”. Sidoqoftë, ai është i kujdesshëm që të mos përhapë teoritë e tij të reja, në një kontekst ku Kisha do e quante heretik, i cili kundërshton faktin që shpirti injektohet drejtpërdrejt nga Zoti. Sipas tij, qendra e shpirtit është e vendosur në majë të shtyllës kurrizore, në lidhjen me kafkën: prova vjen nga hardhucat, të cilat, të goditura në atë pikë, ngordhin menjëherë.

Shpirt revolucionar
Revolucioni i vërtetë i Leonardos, megjithatë, qëndron në qasjen e tij ndaj artit, ku ai guxon si askush më parë. Për shembull, humanizon shenjtorët. Në fakt, skenat e tij të shenjta duken si situata në familje ose në mesin e miqve: ai dëshiron që njerëzit e zakonshëm ta njohin veten në to dhe për këtë arsye eleminon distancën midis atyre që vëzhgojnë pikturën dhe atyre të portretizuar në të, tipike këto të shekujve të mëparshëm. Kështu që ai pikturon skena me Jezusin, Virgjëreshën dhe Shenjtorët duke eleminuar përdorimin e arit: duke humbur aureolën, të gjithë përfaqësohen si njerëz të zakonshëm. Dikush nuk e pëlqen këtë mënyrë të re të pikturës dhe në të vërtetë padronët e Shën Jeronimit të penduar hedhin poshtë pikturën, sepse e konsiderojnë shenjtorin shumë “të humanizuar”. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse koka e tij përfundon duke u bërë vend jashtëqitje që Kardinal Joseph Fesch, xhaxhai i Napoleonit, do të gjejë në një qoshe rruge. Leonardo megjithatë nuk ndalet dhe ndryshon konceptimin e portretit.
Mund të shihet tek “Dama con l’ermellino (1490), ku figura nuk është më frontale dhe statike, por krijon lëvizje dhe duket e vërtetë. Në shënimet e tij ai shpjegon se për të bërë një portret të përsosur, fytyra nuk duhet të jetë kurrë në të njëjtën anë të bustit. Vetëm duke e kthyer imazhin disa gradë, ai bën një revolucion të vërtetë.

Mëkati i ambicies
Leonardo është një eksperimentues dhe natyra e tij ambicioze e çon gjithnjë të shkojë më tej. Ndonjëherë me rezultate katastrofike. Eksperimenti i parë i dështuar është statuja e kalit me dy këmbët e përparme të ngritura, të cilat ai i projekton për Sforzan: një kolos 7 metra i lartë me 70 ton peshë. Pas shumë vitesh punë, ai është i detyruar të heqë dorë: i zhgënjyer, Ludovico il Moro e konsideron një humbës kohe të paaftë që mashtron, dhe ia heq veprën. Nuk i shkon më mirë në fillim të shekullit të XVI, kur u thirr në Firence për të pikturuar Betejën e Anghiarit. Edhe një herë projekti është ambicioz: jo vetëm që piktura është tre herë më e madhe se Darka e Fundit, por Leonardo ia ndërlikon edhe më tej jetën vetes, dhe dëshiron ta krijojë atë me teknikën shumë të vjetër të encaustikës, e cila konsiston në rregullimin e ngjyrës në mur me nxehtësinë e mangallëve. Ai bën një gabim në vlerësim sepse nxehtësia e shpërndarë keq përfundon në shkrirjen e plotë të pikturës. Rreth pesëdhjetë vjet më vonë, Giorgio Vasari thirret për ta mbuluar atë me një vepër tjetër, e cila mbivendos pluhurat dhe ngjyrat e Leonardos, të identifikuara kohët e fundit falë sondave shumë të holla.

Po ç’mund të thuhet për Darkën e fundit?
Dëshmitarët tregojnë për një Leonardo shumë pak të përqendruar që shkon në rafinerinë e Santa Maria delle Grazie në Milano, ku ndodhet vepra, jep dy penelata dhe largohet menjëherë. Edhe këtu ai mëkaton prej një ambicie të tepërt: nuk është i kënaqur me një afresk normal, i cili siç thotë fjala, duhet të pikturohet “në afresk”, domethënë duke përdorur bazën e freskët të muraturës për ta bërë më të mirë ngjyrat.
Ai është shumë reflektues për një teknikë kaq të shpejtë dhe shpik një përzierje e bojës së lagësht dhe të thatë, të pasur me vajra. Nuk është një ide e mirë: ngjyra fillon të zhvishet edhe para se të përfundojë vepra. Historia dihet. Siç e shohim tani, në të vërtetë, Darka e Fundit e Leonardos është rezultat i një restaurimi imponues që zgjati rreth njëzet vjet.

Sekretet e Darkës së Fundit
Me Darkën e Fundit Leonardo sjell Darkën e Fundit në një mënyrë të re, në të cilën do të tërhiqen artistët e shekujve në vijim. Deri atëherë, episodi i Ungjillit u përfaqësua për të bërë besimtarët, shpesh analfabetë, të njohin menjëherë protagonistët e skenës: Juda ishte i izoluar dhe e rrethuar nga errësira, ndërsa Krishti ishte në qendër me qëllimin për të thyer bukën me Gjonin, apostullin e preferuar, duke u përkulur drejt tij. Leonardo kthen gjithçka përmbys duke filluar nga Krishti i cili nuk shfaqet kur merr bukën, por kur zbulon se dikush do ta tradhëtojë.
Juda është pjesë e grupit, apostujt shikojnë njëri-tjetrin dhe Gjoni nuk mbështetet në shpatullën e Jezusit. Për të gjetur frymëzime për fytyrat e personazheve, Leonardo endet nëpër Milano me një fletore në të cilën ai shënon ide të dobishme. Për tre vjet ai kërkon fytyra të përsosura: ajo e Jezusit duket se i përket Giovanni Contes, një kardinal nga Vogevano. Për të gjetur Judën, eksploron lagjet më të varfra të qytetit. Sa i përket djalit të portretizuar pranë Jezuit, sipas disa hipotezave, ai është një grua, më saktë Maddalena, gruaja e tij sipas ungjijve apokrifë. Në realitet është gjithmonë Gjoni, i përfaqësuar me tipare të buta dhe femërore, sepse ai është më i riu nga apostujt dhe i vetmi pa mjekër. Nuk përjashtohet mundësia që për të ai të ketë përdorur një modele, Giovannina, e përmendur nga Leonardo në shënimet e tij.

/ Airon
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.