Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Letra dashurie...

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave.

Kryeveprat më të mëdha letrare kanë pasur si protagoniste dashurinë. Lumenj ndjenjash janë derdhur, duke bërë të rrjedhin fjalë të paharrueshme. Njerëz të mëdhenj, artistë, shkencëtarë: “I gjithë universi i bindet dashurisë”.

Ja përse në vite, kujtohen për të tjera arritje dhe suksese, por nga sirtarët e jetës së Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shumë të tjerëve, dalin edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.

Një sondazh në Angli ka zgjedhur më të bukurat, ku ndoshta mungojnë ato që mund të presim, shkruan revistaclass. I bën mirë zemrës megjithatë, të lexosh këto radhë për të rizbuluar dhe kuptuar që kjo ndjenjë, është kaq e thjeshtë për t’u provuar, kaq e thjeshtë për t’u shprehur.

Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)

“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”.


Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)

“E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”.


John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819)

“Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”.


Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)

“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.


Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)

“Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.


Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.


Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)

“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”.


Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)

“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”.


Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.


Jimi Hendrix i thotë vogëlushes së tij të hapë krahët

“Lumturia është brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja që ti je. E di unë si: mjafton të hapësh krahët dhe vendosu në pozicionin e të qenit e lirë.


View attachment 828
 
Ma kthe borxhin prej 5000.- eurosh, se do te vari ke ura drinit me kome perpjet

Vazhdoj te urrej

PS Killing you Softly :D
 
Ti mund te flasesh me 100 vajza te tjera
edhe mund te mburresh sa te duash
me kete fakt.
Por me beso qe heret ose vone
do arrish te kuptosh dickaa.
Po po
Do te ngopesh nga vajzat tjera , dhe do te me
duash mua. Do te duash t'me
kesh , por ti nuk do mund t'me kesh .
Do te marre malli , por menyren se si
qeshja me ty, per bisedat e neteve te
vona. Do te mungojee menyra se si te
shikoja, se si skuqesha sa here qe me
flisjee. Do te marr malli per enderrat
qe thurrem bashk. Do te te marr
malli per menyren se si te flisjaa.
Do te marr malli per shkrimet e gjata qe
kam bere per ty Do te marr malli
per menyren se si te doja, per
cmendurin time per gjerat e cmendura
qe te thoja. :emoji_broken_heart:
 
Jeta me ka bere te ftohte, kam zemren bosh, nuk gjen dot gje tjeter pervec erresires...Do doja dhe une te shijoj ndjenjen e dashurise, thone qe eshte e bukur, thone qe te ben te vuash, thone qe nuk ka gje me te bukur ne bote.. Do doja, por e di qe nuk do e shijoj ndonjehere... S'ke ca ben.. per ca gjera jeta eshte e shkurter.. per disa edhe me e shkurter.
 
Ndjej mall jo per ty Por per ato pak caste qe me beje te buzeqeshje , e me beje te ndihesha unike né kete bot sado qe ishin te rrall a. Ndjej mall per cdo gje per puthjet per perqafimet qe mi dhuroje ndjej mall per yjet qe shihnim te dy e tani i shoh e vetme. Ndjej mall Por vec mall aman se dashurija seshte me ajo ndjenj aq e bukur e brisht u venit u kalb per nje sek. U deshe shum koh qe te krijohet ajo ndenje Por mjaftuan pak sek per ta shkateruar.
 
I dashuri im jo-ekzistend,

Para ca kohesh u kryqezuan rrugët tona - por mua më duket se ne e kemi njohur njëri-tjetrin përgjithmonë. Unë mezi i vë ndjenjat e mia ne fjalë. Fjalët si dashuria, besimi dhe lumturia nuk i afrohen asaj që ndjej kur qëndron para meje. Si mund të kisha ekzistuar pa ty aq kohë? Pa afërsinë tEnde dhe ngrohtësinë, të cilat më bëjnë aq mirë. Më pëlqen çdo sekond që kalojmë së bashku - dhe çdo moment pa ty, është plot pritje për një ribashkim të hershëm. Çdo sekondë i Lire unë mendoj për ty- dhe madje edhe ëndrrat e mia ti ke marrë në posedim. Unë kurrë nuk kam besuar në dashurinë e madhe - më ke mësuar ti. të falënderoj shumë për këtë. Nëpërmjet teje jeta ime më në fund ka marrë një kuptim. Tani e di se çfarë ha, pi dhe marr frymë. Të jem në gjendje të përjetoj dashurinë tënde të pafund, e cila më mbush shumë. Që më jep aq shumë forcë. Ajo që më bën mirë. Unë shpresoj se mund t'jap pothuajse edhe ndjenja të tilla si ti mua. Pastaj ne jemi të dy në një rrugë të mirë. Një rrugë e zakonshme që do të na udhëheqë përmes shumë aventurave të vogla dhe të mëdha. Unë pres që të kaloj me ty irmat dhe uraganet me te forta si Hose dhe Katja....

Me dashuri të madhe, thesarijot....

PS dedikuar askujt :D
 
Last edited:
Papritur dëgjoj një zë,

dikush që po qante.

Hap sytë menjëherë dhe zërin e dëgjoja sërisht

qante dhe ulërinte

ç'të jetë vallë thashë..

Pa pritur prek faqet,

ato ishin lagur....

ç'te shihja?

Ishin lotët e mi.

Kuptova që ai zë isha unë

që qaja me ngashërim,

ai zë ishte shpirti im

që priste jashtë trupit tim

për t'u futur brenda sërisht...

E mora, e vështrova me habi

ç'doje që jashtë dole??

më pas më tregoi një histori...

që shume kishte vuajtur... dhe donte të ishte i lirë...

Ehhh për një moment mendova,

E çfarë është jeta

Përgjigja ishte...

është ajo pjesë ku disa luajnë

dhe disa rrinë,

disa qajnë

dhe disa qeshin.....

por disa vdesin për së gjalli

dhe disa jetojnë duke vdekur...
 
Mos më bëj me faj sa herë s'të merr gjumi netëve me shi .
E as kur s'të leshon lemza mes miqsh e damash në ndonjë nga ato mbremjet tepër mondane.
Edhe kur paketa e cigareve "Lucky Strikes" kthehet në tym pa e kuptuar.
Ti e di që duhani bën punë me dhimbjen.
Kështu mu ktheve njëherë kur e zemëruar të thashë ta lije atë farmak.
- Dhimbjes i dilet më lehtë kur tymos, - më the i qetë, trupi është aq i zënë me helmin saqë edhe lotët mbyten.
- Po ti më ke mua! - tu ktheva unë për të të dhënë krahë.
Ndërsa tani edhe jot ëmë iu ka dhënë fund perpjekjeve për të ta mbushur mendjen.
I dashur, mos më fajëso mua kur, sa herë që xhami i dritares vishet nga avujt e ngrohtë të dhomës emri i vetëm që shkruan është i imi.
Mos ma hidh fajin mua sa herë që mbrëmjeve i vjen rrotull qytetit me xhepat plot bileta të grisura e zemrën më bosh se vetë qyteti kur mesnata të gjen rrugëve.
E kur pastaj iu bën shoqëri monumenteve antike të qytetit buzë liqerit me pyetjen se kush është më i braktisur ti apo Lasgushi krenar. Pastaj hedh vështrimin nga qeni i tij dhe ngrihesh i tërbuar.
Besomë, se kam unë fajin që tik- taku i orës së murit buçet frikshëm netëve të gjata të dimrit.
Unë e di, i dashur se akoma jam shkaku i lajthitjeve të tua.
E megjithatë gjë s'ndryshoj dot kurrësesi.
Ndonëse maratona e vuajtjeve të mia, po ashtu, të detyrohet ty.
Po ti s'ditë të më mbaje.
Unë s'desha buqeta trëndafilash, mbremje vallëzimi apo pushime luksi.
Druhem në më kuptove ndonjëherë.
E prandaj mos më bëj me faj.
Sepse përpos gjithckaje unë s'të fajësoj.
Fajësoj kohën që na bëri bashkë.
Se megjithëse rrugicat e qytetit tonë vazhdojnë të na përplasin ne jemi shumë larg.
Prandaj, i dashur, le ti lëme fajin e fajtorët pa emër.
Të paktën sonte.
 
Nje Histori Dashuriee e Vertet.

Vajza:...zemer jam Semur
Djali:.. Shko vizitou
Vajza:..Shkojm bashk
Djali:...Po
Vajza:.. Faliminderit zemer
Djali:...Nuk ka gje Ti je Bota per mua

Shkojn ne Spital , Vajza vizitoet dhe Analizat dalin keq.
Vajza duhet operuar , se zemra e saj eshte shume e dobet.

Vajza:..Zemer afrohu te them dicka
un po operohem dhe dua ti them fjalet e fundit.. nqs
nuk mund te jem me .

Djalit duke i rrjedhur lotet pa pushim degjon fjalet e saj...

Vajza:... te kam dashur , te dua dhe do te dua gjithmon.
Dashuria ime nuk do te ket te sosur .. edhe ne qoft se neser
do me mbuloj dheu i zi gjithmon do te dua vetem ty...
Djali:.Duke qar , i thot me pak fjal Te dua zemer ti je e
pazevendesushme per mua .

Pas operacionit Vajza i hap syt she shikon babin qe i qendron pran .

Vajza:..Babi i thuaj qe shpetova djalit qe dashuroj.


I ati i pergjigjet me keqardhje...Zemra im ai sapo ndrroj jete sepse te
dhuroj zemren qe ti kishe nevoj.:(

 
Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer.
Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma çarçafeve te krevatit tone.
Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaçurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.
Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin
Me pelqen te imagjinoj keta sy te thelle kaf qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithçka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme çdo gje qe nuk eshte une dhe ti.
Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.
Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne çdo rrokje, duke u kenaqur me çdo germe, duke intentuar qe çdo tingull te mbushi me dashuri çdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem.
Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume.
 
E dashur Zonjë e Parë !

E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit " Gëzuar Përvjetorin '', në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt.
Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie , të tillë që rrallë burrave u ndodh.
Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj.
Ti e di se unë e dua fermën , por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë kur ti je aty.
E kjo është e vërtetë për çdo vend , në çdo kohë. Kur ti nuk je aty , unë nuk jam askund , vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty , unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje , unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish.
Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme !
Të dua
Bashkëshorti yt mirënjohës ,
Ronald

~ Ronald Reagan për bashkëshorten e tij... :)
 
Everyday I miss you is another day I fall harder.

Missing you reminds me how much you’re worth it.

Hearing your voice and seeing your smile makes my hurt disappear in a minute.

Holding you in my arms makes all the doubts disappear.

Every kiss is a smile waiting to happen.

Each goodbye is a reminder of how precious every minute is with you.

I love you, and you’re worth it the distance because one day we will be together, and the distance will be a thing of the past.
View attachment 1411
 
:oops:Né mendimet e mija tashme je sado e mohoj sado them jo smund te te heq thjesht mund te vazhdoj e te genjej duke then joooo sje per sy e faqe. Por fell ne zemer tjeter gje mecifet . Me degjo pa then asnje fjal ,me ndjej pa me prekur ,me shih pa me pasur pran dhe me mbaj né zemer pa e ditur qe te mbaj dhe une
 
Last edited:
Dua të jem engjulli yt



Nuk e di ç`më shtyri të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete,por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime,por nga zemra.Dalin nga thellësia e zemrës,aty ku je vendosur edhe ti.Po të shkruaj,se më mungon sonte ashtu sikur i mungojnë detit valët,si qiellit yjet,si syrit loti.....

Më beso se të dua shumë.Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time.Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë,pa ty jamë gjysmë.Do të jap gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty,nga vetja ime dhe nga gjithëçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty.Do të pres,pa marr parasysh sa.Gjithëmonë do të tregohem e duruar ndaj teje.Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë,as edhe me fjalë.

Dua të te udhezoj ty,te te mbrojë dhe të ruaj nga çdo e keqe.Dua të ndajë me ty mendimet e mia,zemrën,trupin dhe gjithëçka që kam.Jam e gatshme të të ndegjoj gjithëçka që ke për të thënë.Nuk dua që të ndermarr ,as edhe të vdes pa bekimin tënd❤️.


View attachment 2157
 
Ndryshe flet , ndryshe sillesh , ndryshe mendon, e thua sjellja ime jooooo e keqe eshte se te kam dhen me shum sec duhet Mos me thuaj qe meret miresjellja ime si dobesi nga te tjeret kur ti i pari e ke mar si te till.
Prandaj jepi kembeve e mos me lodh me se kur them te kam xhan , sdo te thot qe ai xhan nuk trasformohet ne urrejtje Mos harro nje fije peri i ndan , e sinqerisht Po i afrohesh avash avash .Te kam konsideruar nje mik te vertet e jam perpjekur perher te jem e para qe ti shuaj debatet Por sme intereson me ne do te jemi miq ok né sdo ok prap seshte se me intereson shum .

Ps: Miqesija e vertet forcohet nga debatet , nuk dobesohet.
 
Last edited:
I dashur hajdut kohe,
dije se nuk kam pafundësisht kohë të lirë,
por e krijova atë për Ty.

Mosmirënjohja jote nuk kupton , por vazhdon të vi dhe të iki si të jetë derë Hoteli.
Mundësisht shfaqesh me atë vështrimin e plotëfuqishëm:
-Pse Çfarë do më bësh?

Sigurisht nuk kam ndë rmend të të vras . As nuk do
lutem për vëmendjen tënde.
Kur ti mendon dhe vepron ashtu. Kur nuk ke as mirënjohjen minimale për të kërkuar falje.
Atëherë kam vetëm një përgjigje:
-Asgjë thjesht do të injoroj deri kur të vdesësh.
 
Leter dashurie .
As qe e di nga tja filloj , se ne dashuri sbesoj, Por besoj né ngrohtesin qe dikush te fal, né mbeshtetjen qe dikush te jep, né momentin qe ke nevoj.
Nuk di te shprehem me fjal e aq me pak né shkrim, di te shkruaj vec ca ndjej né keto momente, edhe pse ska fjal qe ta pershkruash.
Ndjej qetesi , ndjej qe eshte dikush pran meje qe me ben te buzeqesh, e jo te qaj, eshte dikush qe me perkedhel, e jo qe me bertet.
Kisha nevoj thjesht per kaq nuk dua flori, lek, pasuri, roba te shtrenjta, mesime se si te sillem ose cte them.
Kisha nevoj per nje fjal te ngrohte, per nje perqafim qe te me bente te ndihesha e sigurt.
Per nje buzeqeshje qe te me thonte, ska gje do ja dalesh edhe kesaj rradhe, je e fort.
Nuk besoj né dashuri, Por né resp qe ti me fal, né ngrohtesin qe ti me jep, né syt e tu qe kan ate ndricim sa here me shohin, né ate buzeqeshjen tende ngjitse.
 
Last edited:
I dashur.....
Më ka marrë malli,dreqi e marrtë.
Dita,ditës po digjem për ty.
Eja të lutem ma shuaj këtë zjarr.
Më shpëto mua shpëto edhe veten.
Të dy po vuajmë,por krenaria na pengon të jemi bashkë.
Do të të pres në ëndërrat e mia,qoftë edhe për një sekond.
Do të të pres nën shoqërinë e hënës lozonjare,ajo të jetë dëshmitare për dashurinë time.
Do të të pres sa herë të nis mëngjesi,e sa herë të mbaroj mbrëmja.
Nuk do të të lodhem kurrë duke të të pritur.
Vetëm eja...
Të lutem eja....
 
Degjome e dashur!

Ah ti e heshtura .

Kam nje mall,sikur me gufoset shpirti me vrer ,edhe e ka mbyt deshira te prek fytyren tende si petalet e luleve delikate.
Netet fluturojne ,edhe jane sikur nje fushbeteje te erret nga mungesa jote.
Etje
etje
etje. :D

Etje buze lumit tim,me kembet e zbathura qe me japin nje drejtim.
Drejt teje! :)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.