Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Leximi i filxhanit politik, Rama bie, Monika fiton pikë!

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143
Dje pashe kryetarin e Opozites ku nderonte bustin e I Cares te shoqeruar me 15 vte,ndoshta e ata ishin truprojat e tyre ,me jep te kuptoj se reputacioni i tij eshte i dobet.
Madje i te gjitheve atyre qe quhen elite politike mendoj.
Gjeta kete shkrim te Bejkos edhe e solla per ju.
:)

Që opozita synon pushtetin dhe lufton me tërë energjitë e veta për të ardhur në krye të vendit, kjo është një aksiomë e njohur që nuk do koment. Është në të drejtën e liderëve politikë të opozitës të mbajnë ndezur entuziazmin dhe të karikuar shpresat e militantëve, duke ushqyer fantazinë se e nesërmja është e tyre, ndaj duhet të bashkohen rreth koalicionit opozitar, të kenë besim te fjala e burrit, se është garant fitorja. Fitore, deklaron Lulzim Basha tetë vjet në opozitë para çdo zgjedhje. Bënë llogari se zgjedhjet e ardhshme janë të fituara, PD vjen doemos në pushtet. Rotacionet politike, janë normale në demokracitë funksionale, ardhja e opozitës në pushtet nuk është ndonjë herezi a pretendim i tepërt. Është objektivi themelor i çdo opozite të synojë pushtetin, të shpallë fitoren që të nesërmen e zgjedhjeve edhe kur i ka humbur. Po ky pretendim është i justifikuar kur ndjek rrugën demokratike. Normale nuk janë aksionet guerile, revolucionet, thirrjet për mosbindje civile, dhuna, krijimi i pengesave artificiale, mohimi i çdo arritjeje që shënohet në Shqipërinë tonë të përbashkët, të pozitës e opozitës. Strategjitë me skenare që kërkojnë të sabotojnë progresin dhe rrugëtimin drejt BE-së, bojkotet, protestat e dhunshme, molotovët, fishekzjarrët, tymueset, kërcënimet, akuzat pa fre, minimi i reformave, loja me video përgjimet nuk janë rruga e duhur që të shpien në pushtet. Beteja për votën është aksion i përditshëm. Takimet dhe krijimi i frymës së fitores është esenciale. Programet joshëse, të mirëstudiuara, objektiviteti, parimësia, ngjallja e shpresës, programet progresive janë shinat mbi të cilat mund të garantohet ndryshimi i balancave të votës. Asgjë në politikë nuk arrihet me fyerje dhe denigrime të kundërshtarëve politikë, aq më pak etiketimi i tyre, bandit, arrogant, hajdut, antikombëtar apo kërcënimi se do i vrasin çdo ditë. Kjo sjellje opozitare nuk është baras me mundje të kundërshtarit. Fryma e fitores është alfa për të bindur shqiptarët të japin jo vetëm votën, po edhe zemrën. Për të arritur objektivin për të marrë pushtetin nuk mjaftojnë deklaratat euforike, fluturake as veprimet e dhunshme. Nuk e lartësojnë opozitën dhe liderët e saj, hedhja e molotovëve, dorëzimi i mandateve. Nuk e nxjerrin në bregun e fitores sloganet se, ne jemi ndryshimi, jemi e nesërmja, jemi progresistët, të ndershmit, të mirët. Jemi më të pëlqyeshmit. Kemi mbështetjen popullore në masën 85 për qind të qytetarëve. Koment ky i rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku numri i atyre që nuk morën pjesë në zgjedhje në total, pa asnjë firo edhe për ata që kanë tri dekada larguar nga Shqipëria, iu blatua meritave të opozitës. Shifrat e mospjesëmarrjes u lexuan si fitore dhe u shitën si triumf.

Ajo që komentohet gjatë këtyre ditëve, është marrëveshja politike mes partive që bëjnë pjesë në Këshillin Politik, një gjetje për tu hapur një vend në tavolinë e dialogut, atyre që nuk i lanë vetes asnjë mundësi tjetër, duke përmbysur gjithçka, deri tek përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë. Të gjithë në opozitë e trajtuan marrëveshjen, si një triumf individual. Secili nga liderët e shpalli sukses personal marrëveshjen. Dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk kishte si ta vlerësonte ndryshe pasi do ishte në të njëjtin vektor me homologët e vet të koalicionit opozitar. Në emisionin “Real Story”, zonja Kryemadhi, foli me kompetencë për një fakt që nuk e di askush dhe asnjëri nuk vendos bast e nuk merr guximin ta shpall fitoren në zgjedhje një vit para se të ndodhin. Aq më pak të garantoi njëqind për qind. Në zhargonin e përditshëm, kësaj i thonë: -Babai pa lerë, djali u bë shofer. Një paradoks që nuk mund të ndodhë për arsye biologjike dhe kohore. Po garancitë, Kryemadhi, besoj se i gjen tek betejat që ka bërë në Parlament me çizme, shishe uji, bojë, vezë kundër deputetëve të shumicës. Po kështu, ajo i mat treguesit e rritjes së elektoratit me ato që do ndodhin në të ardhmen, me premtimin se do i hajë veshin Kryeministrit, do ta ngrejë zgupthi Ramën dhe në këtë mënyrë i ka të garantuar votat e shqiptarëve. Kësaj i thonë as më shumë as më pak, ta matësh veten me hijen e mëngjesit dhe hyneret e aventurat simbolike. Nuk është normale që llogaritë të bëhen pa hanxhinë. Që përfaqësuesi i LSI-së, zoti Tit Vasili, komplementari e kryetares, eminenca e saj dha dakordësinë në Këshillin Politik dhe këmbënguli për komisione politike, duke i shpëtuar shqiptarët nga administrata hajdute e Ramës nuk është ndonjë triumf as fitore. Kjo është tanimë e njohur dhe memorizuar në kujtesën e secilit që ka sadopak vëmendje në politikën e ditës në vendin tonë. Po garancitë që jep Monika me thesin bosh kur dihet se shumica e elektoratit të partisë së saj kanë bërë brex me partinë presidenciale dhe janë aq pragmatistë që ndërrojnë partitë, si kanatieret dhe stinët apo erës së fitores. Kjo është e njohur nga të gjithë. Që nuk i janë shtuar vota me dhunën verbale, po edhe atë fizike të përdorur prej saj në aksionet e opozitës që nga protestat në bulevardin para Kryeministrisë, duke angazhuar shigjetarët, harkëtarët, bomba hedhësit e kacavjerrësit në fasadat e godinës së Kuvendit, si të ishin “njeriu merimangë”, kjo dihet, nuk vihet në dyshim. Atëherë cili është mekanizmi që i ka shtuar vota LSI-së dhe opozitës në përgjithësi, të cilat në sondazhet e kryera periodikisht e nxjerrin LSI-në e Monikës me tregues më të ulët se më parë? Mbi cilat themele ngrihet ngrehina e entuziazmit dhe shpallet e sigurt fitorja? Ku mbështetet, veç subjektivizmit ekstrem deklarata e saj, se fitorja është në kupë edhe sikur votat ti numërojnë Rama dhe Balla? A nuk është guxim i madh, tepri ekstreme, e pabesueshme për shpalljen e fitores nga kryelsistja, e cila nuk u besoi teknicienëve për ti dorëzuar vullnetin e administrimit zgjedhor dhe tani hiperbolizon dhe bën ironi se edhe vetë krerët e PS-së do ta vulosnin fitoren e padiskutueshme të LSI-së dhe partnerëve të saj në opozitë? Nuk është sakrilegj, as eufori apo pretendim kozmik që Kryemadhi të shpallë fitoren, pa nisur ende dasma zgjedhore dhe kur të gjithë vetëshpallen fitues. Fitorja nuk është monopol i partive. As i komisionerëve, qofshin politikë apo teknikë. Është monopol dhe ekskluzivitet i atyre që kanë votën dhe mund të ngjiten e të zbresin nga pushteti ata që gjykojnë me eufori dhe pretendojnë të vetëshpallen fitues absolut. Analiza e Kryemadhit, ngjanë me tablonë sinoptike në vitet tetëdhjetë pas zbulimit të grupeve armiqësore të pretenduara në kokë të ushtrisë kur Enver Hoxha bënte prognozën politike dhe tablonë sinoptike, të cilën e dësrgonin nga maja e Olimpit, Komiteti Qendror i Partisë në bazë. Politikanët duhet të jenë seriozë, realistë. Në betejat e pritshme elektorale, duhet ti bëjnë saktë llogaritë. Në fushata zgjedhore nuk ka lojë pa kundërshtarët përballë. Kështu që duhet të ndalet pak dhe ti hedhi ca ujë të ftohtë entuziazmit dhe ti lërë mënjanë mburrjet dhe shpalljen e fitores, sikur votat e shqiptarëve janë të telekomanduara nga kryetarët e partive. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as Rama, as Basha, Berisha e gjithë të tjerët që shkumëzojnë nga djersa që derdhin dhe shpërthejnë nga emocionet që ndjenë për pak pushtet për të pasur në dorë financat e shqiptarëve, jetët e tyre. Para çdo zgjedhjeje të përgjithshme, secili bën bilancet dhe llogaritë, mat epërsitë, po edhe mangësitë se jo të gjithë janë në një vijë të drejtë dhe kanë të njëjtën epërsi ndaj kundërshtarëve politikë. Qeveria ka dështime, po ka edhe suksese. Qytetarët dinë mirë ç’është bërë mirë dhe keq. Po kështu subjektivizmi nuk është baras me fitore dhe llogaritë nga emisionet televizive, janë foshnjarake. Janë më së shumti, ca sinjale për të përkëdhelur sedrën dhe nxitur militantizmin e militantëve, atyre që presin sy e vesh nga ekranet televizive se në ç`hënë janë liderët e tyre politikë. Me deklaratën për një fitore të padiskutueshme, e cila pret vetëm konfirmimin dhe vulosjen nga administratorët politikë të zgjedhjeve, duket se kryelësëistja, lexon filxhanin, hedh fall dhe në llumin e kafesë, i shfaqet rruga drejt pushtetit. Në fund të filxhanit i duket se shkruhet, fitore e padiskutueshme dhe këtë lajm e shpalos si të ishte fakt i kryer, rezultat i konfirmuar, pa folur për garancinë në fitore edhe në se leximin e votës e bën PS. Kjo është pak të quhet megalomani, mungesë e theksuar e modestisë politike dhe intelektuale. Është ndryshe të shpresosh fitore dhe krejt tjetër ta shpallësh atë sikur varet nga liderja e LSI-së dhe është vetëm punë ditësh që do ndodhë. Nëse i referohemi deklaratave të pretendentit për në Shtëpinë e Bardhë, vendit model në zgjedhje, Bajden apo politikanëve në shtetet me demokraci të përparuar, asnjëri prej tyre nuk del në tribuna apo ekrane dhe të deklarojë me mburrje se, fitorja është në xhep. Priten vetëm firmat dhe kolltukët qeveritarë do lehtësohen nga këta dhe do ngrohen nga ata që do vijnë. Pa sondazhe objektive. Pa analiza të specialistëve të pavarur. Pa analiza të rrugëtimit opozitar. Pa matur pulsin e qytetarëve dhe pa njohur indikatorët e ndjeshmërisë dhe frymës pro opozitë, pa njohur mbështetjen e qytetarëve nuk mund të deklarosh se fitorja është e garantuar, se kjo është vulosur dhe piëk. Nuk arrihet fitorja me deklarata, se popullariteti i Ramës ka rënë dhe i Monikës është ngjitur. As duke kënduar këngën: Mazhoranca ka mbarue, opozita ka fitue! Të ecësh me këtë logjikë, është njëlloj si të pranosh se: Sinoptika e filxhanit politik të shoqes Monika, tregon se Rama bie, Kryemadhi ka shtuar pikë!
Nga Bardhyl BEJKO
 
Opo Big like
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.