Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ligji i terheqjes universale.

U

Universal

Guest
Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron

Njëri nga hapat më të rëndësishem duke përdorur Ligjin e Tërheqjes (që thotë se mendimet dhe ndjenjat tona tërheqin përjetimet tona) është të ndërrojmë pritjet tona. Pse? Sepse universi furnizon saktësisht atë që presim të shohim. Pritjet tona janë bazamenti i besimeve tona ekzistuese.

Në qoftë se besojmë që kemi mungesë financiare, presim që shpenzimet tona të jenë më të mëdha se të ardhurat tona – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të sëmurë, tepër të shëndoshë ose të dobët, presim që ndiejmë dhembje dhe lodhje – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të padenjë për dashuri, presim që njerëzit nuk na duan – dhe ç’mendon që uiversi furnizon?

Kujtoji përjetimet që ke pasur në të kaluarën dhe pyete veten nëse e more atë që po prisje. A ke ndonjëherë shqiptuar deklarata si ato?

Nuk mund të vazhdoj më!

Jeta është luftë, dhe kjo më vret.

Gjithçka shkon gjithmonë mbrapsht për mua.

Po të mos kisha fat të keq, nuk do të kisha fat fare.

Kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë, diçka do të shkojë keq.

Fjalë si këto janë në të vërtetë parashikime vetëplotësuese. Në fakt ti ia bën universit porosinë tënde në çastin kur fillon t'i ndiesh ndjenjat prapa fjalëve (po, **** para se t'i THUASH fjalët!). Universi nuk çan kokën për fjalët që përdor, por u kushton vëmendje vibracioneve të tua - sinjalit energjetik që ti po dërgon. Ky sinjal formohet nga besimet dhe pritjet e tua.

Pra si mund t’i ndërrojmë pritjet tona? A është e mundur?

Absolutisht po!

Njëra nga gjërat më të fuqishme që mund të bësh është të presësh qëllimisht më të mirën. Gjatë ditës kalo disa çaste në pushim dhe prit diçka të mrekullueshme. Thuaji vetes: “Sot do të jetë një ditë e shkëlqyeshme!” Mundohu të gjesh një pritje pozitive në çdo përjetim.

Nëse shefi yt kërkon të bisedojë me ty privatisht, në vend që të presësh që do të të qortojë ose largojë nga puna, prit që do të të lavdërojë dhe të ta rrisë rrogën! Në vend që të presësh fatura, prit një çek!

Sa më shumë mund ta mbash në zemrën tënde këtë ndjenjë pritjeje të gëzuar, aq më shumë do të shohësh rezultate që pasqyrojnë drejtpërdrejt pritjet e tua.

A tingëllon kjo e pabesueshme? E panatyrshme? Provo këtë eksperiment të vogël:

Para se të dalësh nga shtëpia një mëngjes, thuaji vetes: “Dikur sot do të shoh imazhin e një grerëze (ose çfarëdo imazhi që zgjedhësh – duhet të jetë diçka që nuk sheh zakonisht gjatë aktiviteteve të tua të përditshme).

Unë vendos ta tërheq këtë imazh në vëmendjen time, dhe do të më hidhet përsipër, kështu që nuk do ta humb. E DI që do ta shoh këtë grerëz, dhe kjo do të më vërtetojë që pritjet e mia NË TË VËRTETË ndikojnë përjetimet e mia.”

Duke thënë këto fjalë, mbushi me fuqi dhe bindje! Beso me gjithë zemrën tënde që në të vërtetë do ta tërheqësh këtë imazh. Pastaj largoje dhe vazhdo me ditën tënde si gjithmonë.

Nëse nuk e sheh imazhin që e ke zgjedhur, ti di që nuk ke mbushur pritjen tënde me mjaft fuqi dhe besim!

Kur e provova këtë eksperiment për herë të parë, nuk funksionoi. Duke e rikujtuar, kam parasysh se nuk BESOVA se do të shihja një grerëz. Shpresova se do ta shihja, por kisha dyshime. Megjithate vendosa ta riprovoja të nesërmen.

Atëherë vërtet ia dhashë pritjes sime energji me bindje dhe besim të patundshëm. Isha e VENDOSUR të shihja një grerëz dikur gjatë ditës sime dhe nuk do të pranoja asnjë rezultat tjetër. Obobo, sa mora atë që kërkova!

Atë ditë pashë grerëz kudo që shkoja. Logo grerëze në kamione që kalonin, bleta që u përmendën në radio, një arkëtar në dyqan që mbante një karficë me grerëz kur bëra pazar, dhe kur u ktheva në shtëpi, burri im po shihte një dokumentar për bleta në televizion!

Sapo të fillosh të shohësh që mund t’i ndikosh përjetimet e tua edhe në gjëra të vogla, imagjino se sa i fuqizuar do të ndihesh kur të vendosësh të presësh diçka më të mirë në aspektet më të mëdha të jetës. Përpiqu, do të mbetesh me befasi të këndshme!

Wendy Betterini
 
NJË MENDJE E HAPUR !

Sapo ta keni angazhuar veten në arritjen e ëndrrës tuaj, ju duhet të filloni të vini re diçka mjaft të çuditshme që fillon të ndodhë në jetën tuaj: universi në të vërtetë fillon t’ju ndihmojë ju ta arrini atë!

Ju thjesht duhet të jeni Mendje-Hapur- kjo është, ju duhet të jeni të gatshëm dhe të dëshironi të merrni çfarë universi ka rezervuar për ju.

Disa njerëz e quajnë këtë parim Ligji I Tërheqjes, por sido që ju e thërrisni atë, është pothuajse e vërtetë që ju do të vini në lëvizje forca të papara të cilat padyshim do t’ju ndihmojnë në manifestimin e ëndrrave tuaja.

Njerëzit, ngjarjet dhe rrethanat do të tërhiqen tek ju dhe do t’ju ndihmojnë në arritjen e ëndrrave tuaja. Ju mund vetëm ta pranoni këtë të vërtetë të plotë kur ju e përjetoni atë vetë; dhe sapo ta angazhoni veten në ëndrrën tuaj, ju do të filloni ta përjetoni atë.

Gjërat do të fillojnë të ndodhin: ato do të duken si rastësi fillimisht, por ju po jetoni tashmë në një realitet të ndryshuar.

Kur ju i mbani ëndrrat brenda jush, ju gjithashtu do të jeni të aftë të prekni zemrat dhe mendjet e njerëzve rreth jush në të njëjtën mënyrë; dhe kjo është një eksperiencë më të vërtetë e mrekullueshme dhe frymëzuese kur ju zbuloni për veten që universi me të vërtetë ju ndihmon të arrini synimet tuaja.
 
Gjithmone me ka pelqyer ligji i terheqjes, me ben te ndihem nje njeri me te mire.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.