Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

LIGUE 1

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,197
Marco Verratti kalon nën menaxhimin e Mino Raiola
Marco Varretati i bashkohet bordit të Mino Raiola. Mesfushori i PSG ka shkëputur bashkëpunimin me menaxharin e tij, pas polemikave të krijuara mes tij dhe klubit parizien, për një kalim të mundshëm te Barcelona. Italiani përmes një postimi në Instagram ka falenderuar Donato Di Campli për punën që ai ka zhvilluar ndër vite më 24-vjecarin dhe njofton se tashmë i vetmi persona që mund të flasë për interesat e tij sportive është Mino Raiola. Qershorin e kaluar Di Campli akuzoi drejtuesit e PSG se po e mbanin të burgosur klientitn e tij, fjalë këto që u përgenjështruan nga ana e Verrattit, ndërkohë pas dere qëndronte Barcelona duke e ndjekur me kujdes situatën nga afër.

Te PSG pas këtij lajmi mund të lindi një frike nëse do t’ia dalin dot ta mbajnë mesfushorin edhe për një tjetër sezon. Sepse dihet që Mino Raiola është nga ata menaxher i cili marrëveshjet e rëndësishme i con deri në fund. Ndoshta dhe një bashkëpunim i tillë mes dy personave mund të ketë ardhur pikërisht për këtë arsye, për ta transferuar mesfushorin te Barcelona. Nuk dihet se cfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por për momentin Marco Verratti është futbollisti i radhës që i bashkohet bordit të menaxherit të famshëm, Mino Raiola.
 
Prezantohet Neymar: Nuk erdha te PSG për para
Nuk erdha tek Paris Saint Germain për shkak të parave. Më në fund Neymar është një futbollist i parizienve. Fanella me numër 10 e pret, me të cilën deri më tani klubi francez përmes shitjeve ka arkëtur plot 10 milionë Euro. Në prezentimin e tij në sallën e konferencës së Parq De Princue, braziliani shoqërohej nga numri një i Psg, Naser Al-Khelaifi. 45 minuta në të cilat sulmuesi ka shpjeguar arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona,objektivat e tij. Gjithashtu Neymar vuri theksin se nuk janë paratë shkaku se përse ai vendosi të transferohej tek Psg.

“Postimi e Gerard Pique, i cili është një mik i mirë i imi, shkaktoi jo pak zhurmë. I kërkova të mos e postonte, sepse ende nuk e dija se cdo të bëja. Largimi nga Barcelona ka qënë një prej vendimeve më të vështira që kam marrë. Kush më njeh mua e di shumë mirë që nuk erdha këtu për shkak të pagës, sepse nëse do të ishte kështu mund të isha diku tjetër duke luajtur. Cdo ditë pyesja zotin se cduhet të bëja dhe besoj se kjo është rruga e duhur për mua. Parisi është një qytet i mrekullueshëm nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Pres me padurim momentin kur do të nis stërvijten me shokët e skuadrës ku sigurisht duam të fitojmë shumë tituj.”

Ylli brazilian më tej nuk harron të falendëroje dhe shokët e tij tek Barcelona. Dëshiron të fitojë cdo trofe të mundshëm me fanellën e Psg dhe është i bindur që skuadra i ka mundësitë për t’ia dalë mbanë.

“Dua ti falenderoj përzemërsisht shoket e mi tek Barca, për bashkëpunimin që kemi patur përgjatë këtyre viteve. Gjithashtu dua ti shpreh mirënjohen time, Pastores, i cili numrin 10 që ai mbante vendosi të ma jepte mua. Ishte një surprizë e këndshme. Jam këtu jo vetëm për të fituar Champions League, por cdo trofe të mundshëm.

Më pas foli edhe bosi i Psg, Naser Al-Khelaifi, i cili deklaroi se përsa i përket klauzolës së Neymar gjithcka do të jetë transparente dhe se jemi brënda të gjithe rregullave. Presidenti në fjalën e tij shtoi transferimisulmuesit ka sjellur një fryme pozitive në radhët e skuadrës.
 
Neymar humbet debutimin me PSG
Pas transferimit të bujshëm në Francë, Neymar humbet debutimin me Paris Saint Germain. Problem është dokumenti i nevojshëm për të përfunduar kalimin e sulmuesit nga Barcelona te parizienët. Kjo bëri që braziliani të mos jetë në dispozicion të trajnerit Unai Emery, për ndeshjen e parë të kampionatit në League 1 përballë Amiensit.

Dokumenti i transferimit në Federatën Franceze nga homologia spanjolle duhej të mbërrinte në Paris brenda mesnatës së të premtes, që ishte edhe afati i fundit për aktivizimin e futbollistit këtë të diel. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Neymar duhet të presë ndeshjen e javës së dytë, në fushën e Guingamp për të luajtur me fanellën e Paris Saint Germain. Edhe tifozët parizienë duhet të presin për të admiruar idhullin e tyre të ri.

Ky fakt nuk e zbehu entuzuazmin e mbështetësve për blerjen më të shtrenjtë në histori, për të cilin në arkat e Barcelonës u derdhën 222 milionë euro, ekuivalenti i shifrës së përcaktuar në klauzolën për prishjen e kontratës. Mes entuziazmit dhe euforisë, tifozët e Paris Saint Germain nxituan të blinin fanellën me emrin e Neymar Jr dhe vetëm në harkun e katër orëve të para, klubi francez përfitoi 10 milionë euro.
 
View attachment 27
L’equipe: Draxler nuk largohet

Transferimi i brazilianit Neymar ne Paris shoqerohet me disa te panjohura lidhur me bashkejetesen e tij me lojtaret aktual te Paris Saint Germain. Me i paragjykuari ne kete aspekt do te ishte Julian Draxler, i cili qe nga mberritja e tij ne janar tek francezet, ka pasur drite jeshile per te levizur ne te gjitha linjat e sulmit nga trajneri Unay Emery. Ne fakt ishte pikerisht nje udhetim i agjentit te tij ne Barcelone qe ngriti dyshime rreth te ardhmes se 23-vjecarit, e u be shkas per spekuluesit qe te mendonin se sulmuesi i krahut mund te largohej drejt Camp Nout, duke i dhene lamtumiren klubit francez. Gjithsesi, te gjitha aludimet tashme bien poshte, pasi ashtu sic publikon e perditshmja L’Equipe, Draxler siguron se nuk e ka ndermend te lere projektin e nisur me Paris Saint Germain, madje gazeta me e madhe sportive ne France shkon me tej duke e cilesuar ate si te patransferueshem per vleren qe ai ka ne kete ekip dhe per sheikun nga Katari Nasser Al-Khelaifi.

“Parisi eshte duke ndertuar nje grup me lojtaret me te mire te botes ne cdo pozicion. Julian Draxler eshte pjese e ketij projekti dhe si i tille eshte i patransferueshem”, lexohet ne L’equipe.

Ne te vertete gjermani u shpall edhe lojtari e i mire ne Kupen e Konfederatave, si dhe ishte nje nga lideret e Gjermanise qe i udhehoqi drejt suksesit.
 
View attachment 901
Ceferin: Do ta përjashtoj PSG-në. Uefa përgënjeshtron
400 milionë Eurot e shpënzuara për Neymar dhe Mbappe nga PSG vazhdojnë të krijojnë polemika de në këtë mes nuk mbetet jashtë as UEFA, institucioni që duhet të vihet në levizje për të verifikuar nëse klubi parizien i ka respektuar ose jo rregullat e fair play financiar. Një gjë të tillë UEFA po e bën por presidenti Alexander Ceferin është gati t’i shkojë edhe më tej kësaj çështjeje. “L’Equipe” citon një bisedë të sllovenit me anëtarët e Shoqatës së Klubeve Europiane ku mendohet se ka thënë se do të veprojë me dorë të hekurt ndaj PSG. Një gjë të tillë vetë UEFA e mohon por të gjitha sinjalet janë që klubi i shekiut Al Khelaifi rrezikon të përjashtohet nga komepticionet europiane. “Nuk do të kemi frikë të ndëshkojmë këdo që thyen rregullat”, premtoi presidenti i UEFA-s gjatë muajit Gusht, duke kërkuar njëkohësisht edhe transparencë maksimale nga PSG. Gjithsesi, në kampin e klubit francez duket se nuk shqetësohen aspak madje në ditën e prezantimit të Mbappe, presidenti Al Khelaifi theksoi se klubi është në rregull me bilancet dhe këtë ia ka vërtetuar UEFA-s. “Jemi të qetë sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Çdo veprim e kemi bërë konform normave të UEFA-s”, theksoi manjati nga LIndja e Mesme. Gjithsesi, një përgjigje përfundimtare Al Khelaifi fo ta marrë as inspektimit të plotë kur do të thuhet edhe fjala e fundit në lidhje me dyshimet e shumta se PSG e ka shelur rregulkloren me të dyja këmbët.
 
View attachment 1090

Paris Saint Germain mposht Lyon
Paris Saint Germain mund te fitoje edhe pa shkelqyer ne fushe. Dhe kete e beri ndaj Lyonit duke regjsitruar fitoren e 6-te rradhazi ne kampionat ndersa lioni pesoi humbjen e pare ne kete sezon.

Ne fakt fitorja e kesaj jave mund te konsiderohet me fat per Paris Saint Germaine cila shfrytezoi 2 autogola te qendrermborjtesve te Lyon per te marre kete sukses ndaj tyre.

Pjesa e pare ishte e ekuliburaur nga te dyja skuadrat, shume duele ne mesfushe, dhe vetem nga 1 goditje ne portat respektive.

Por me teper entuziasem kjo ndeshje mori ne fillimin e pjese se dyte ku shanset me te mira ishin fillimisht per Lyon me goditje te Fekir, goditje me koke nga Tusart ku ishte shume prane golit per te shkuar tek traversa e Ndombele qe ishin shanset me te mira per Lyon.

Por jo gjithmone shenon ai qe luan me mire, dhe kete gje e vertetoi Paris Saint Germain e cila gjeti rrjeten ne min e 75 ku nje devijim I Kavanit, u devijua gjithashtu nga Marselo dhe perfundoi ne rrjete.

Ndeshja mund te mbyllej nga Kavani, I cili humbi nje penallti, megjithate 5 minuta me vone Neymar e Mbpae prodhuan golin e 2-te, ku per ta derguar ne rrjete mendoi Morel.

Tri pike te rradhes per Paris Saint Germain e cila vendos keshtu nje rekord te ri ne France duke mare 6 fitore ne 6 ndeshjet hapese te sezonit dhe duket se kampionatin e ketij sezoni do ta mbylle shume me shpejt se ka bere gjate viteve te fundit kur eshte shpallur kampion.
 
View attachment 1574



PSG në garë me Man. City për Alexis Sanchez
Paris Saint-Germain është gati të mposhtë Manchester City, në garën për të firmosur me Alexis Sanchez të Arsenal-it. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shikohet si favorite për të marrë kartonin e kiliant verën e ardhshme, megjithatë klubi parizien nuk mendon të dorëzohet.

PSG mendon t’i ofrojë një pagë të frikshme Sanchez për ta bindur të transferohet në “Parc des Princes”.
 
View attachment 3277
Presidentja e Ligës Franceze, letër UEFA-s: Tebas të ndalë sulmet, ose shihemi ne gjyq!


Presidentja i Ligës Profesioniste të Futbollit Francez, Nathalie Boy de la Tour, i ka dërguar një letër UEFA-s, nëpërmjet së cilës akuzon homologun e tij të Ligës Spanjolle, Javier Tebas, për deklaratat e tij rreth të ashtuquajturave “lojëra financiare” të PSG. “Këto deklarata, – shkruan Boy de la Tour në letrën që i është dërguar presidentit të UEFA-s, Ceferin, – janë ndërhyrje në funksionimin e Ligës Profesioniste dhe ofendojnë PSG dhe futbollin francez.” Boy de la Tour i është bashkuar protestës së Federatës Franceze të Futbollit, që i ka kërkuar Javier Tebasit të ndalë sulmet ndaj PSG, përndryshe, do të përballen në gjyq.
 
Ka ndonje tifoz te PSG-se ktu ne forum?

@centos si rezident qe je ne France, ben tifo per ndonje klub aty, apo je menefrego me football?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.