Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Liqeni zambakeve

Liqeni i Dushkut, ose siç njihet ndryshe liqeni i Zambakëve, i ndodhur në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një destinacion turistik vitet e fundit.
Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi 400 m. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë. Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish, të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.
Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 ha duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor.



Periudha e pranverës dhe e verës janë më të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore.
 

Zambaku i bardhe i ujit dhe legjenda e heroinave te Lures​


Zambaku i bardhë i ujit është përdorur nga popuj të ndryshëm për qëllime të ndryshme. Farat e tij qetësojnë nervat dhe ndërpresin të marrët e mendjes, përmirësojnë oreksin, etj. Ndërsa këngëtarët i përdorin për të forcuar zërin. Lëngu i luleve përdorej për të larguar dhembjen e dhëmbëve.

Në popuj të ndyshëm, për krijimin e kësaj bime ka legjenda dhe histori të shumta. Nje prej tyre lidhet me emrin shkencor te kësaj lule qe është Nymphaeaalba. Emri vjen nga fjala e greqishtes se lashte “nymph”, dhe sipas mitologjisë, do të thotë një shpirt femëror që banon ne ujra.

Në Egjipt zambaku i ujit lidhet me mitin e krijimit dhe simbolizon ciklin e lindjes së jetës dhe vdekjes. Shtyllat e tempujve në Egjiptin e lashtë ishin në formën e luleve të zambakëve te ujit, që lulëzonin nga toka.

Në vendin tonë, ndryshe nga vendet e tjera legjenda e krijimit të kësaj bime është e lidhur me heroizmin e gruas shqiptare në kohën e Skënderbeut. Legjenda te ngjashme ka ngritur populli yne edhe per lulen e Zymbylit te fushes te cilen e quan Lulja e Parlotes prej loteve te Pares.

Nymphaea_alba_at_Zala_river-1024x768-300x225.jpg
Legjenda si mbiu Zambaku i bardhe ne liqenet e Lures

Ne shekullin XV, Shqipëria jeton periudha lavdie. Në fushat e betejës ushtritë shqiptare, të udhëhequra nga Skënderbeu, dalin gjithnjë fitimtare kundër ushtrive të shumta osmane. Si e gjithë Shqipëria edhe Lura jeton me çështjet e luftës. Ajo përgatit dhe kalit armë të forta që bëhen edhe më të forta në duart e trimave shqiptarë.

Turqit kanë mësuar se shqiptarët i bëjnë armët në malet e Lurës. Dhe një natë të errët, turq të panumërt rrethojnë Lurën.

Shpejt, ndonëse të zënë në befasi, Iurianët organizojnë mbrojtjen. Krahas burrave me një trimëri të rrallë luftojnë edhe gratë. Edhe sot ne Lure njhet shprehja “Cuca n’luftë bahet djalë”. Njëri pas tjetrit, duke lënë përpara këmbëve të tyre pirgje me kufoma turqish, bien lurianët dhe lurianet.

Sulltani e ka paguar shtrenjt “fitoren”. Një grusht lurianesh dhe Iurianesh, duke luftuar si luanë, ia kanë shfarosur krejt asqerin (ushtarët). Ne inat e siper ai jep urdhër që disa gra të plagosura rëndë e te zena rob, të mbyten po atë natë në nje nga liqenet e Lurës.

m-740049-300x200.jpg



Legjenda thote se në vendin ku u mbyten grate, në mëngjes mbinë lule të bukura e te bardha si ato vetë. Në mbrëmje ose kur i këput keto lule mbyllen, kurse në mëngjes çelen përsëri.

Prej ketej liqeni ka marre emrin Liqeni i Luleve. Ky liqen ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 45 ha. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë me bukuri të rrallë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.