Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Liqeni Zi i Gramshit

Poeti_Yjeve

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 4, 2020
Mesazhe
95
Në dalje të rrethit Gramshit rreth 4 km larg fshatit Lenie, në një lartësi rreth 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi.
Ka ujë shumë të ftohtë, të pastër dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Zona ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. Rreth 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi pusi i ftohtë që përmban ujë me veti kurative në saj mineraleve dhe me temperaturë mesatare në kohë vere nga 2-4 gradë kur temperatura e ambjentit është 30-35 gradë. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete edhe gojëdhënat se bën mrekulli.

Mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë te huaj. Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por, rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë.
Çdo ditë këtu ka 200 persona, shumica e tè cileve e vizitojnë brenda ditës, që duke u futur në ujërat e akullta kërkojnë të shërohen Në Ujin e Ftohtë. Sëmundjet që besohet se shërohen nëse futesh për pak minuta në vaskën e këtij pusi, janë shqetësimet reumatizmale, gonartroza dhe koksartrosi, dy sëmundje bllokuese të gjunjëve dhe çapokut, të përhapura shumë sot në botë, me invaliditet të lartë e kosto të madhe; – artriti rheumatoid, që kap edhe moshën e re (që prek indin lidhor, kryesisht kolagjenin); – sëmundja e podagres, si sëmundje reumatike dhe metabolike; – sëmundje të kolonës vertebrale, palcës së kurrizit, të kyçeve të supit, bërylit, këmbëve, muskujve, tendineve, të nervave, neuromuskulare, të organeve genitale e sterilitetit. Të gjitha këto informacione janë shpërndarë nga vetë turistët që kanë vizituar vaskën çudibërëse.
Për mjekim në banjo, mbikëqyrja e mjekut është e domosdoshme, sidomos për persona me sëmundje të zemrës, tensionit. Mjekimi empirik në shumë raste sjell pasoja për shëndetin e të sëmurit. Banja, sipas literaturës, fillohet me temperaturën e ujit 15 ose 18 gradë. Kohëzgjatja e aplikimeve me procedura të ftohta nëpër institucione mjekësore, rekomandohet 6 deri 20 sekonda, ndërsa banjot në pusin e Ujit të Ftohtë zgjasin rreth 15 minuta, ndaj është e domosdoshme që çdo person i cili shkon atje, duhet të vizitohet të paktën nga zemra e tensioni para banjës dhe të jetë nën vëzhgimin e mjekut.
Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence. Kështuqë bëni mirë të konsultoheni me ndonjë mjek paraprakisht nëse vendosni të vizitoni banjën e ftohtë të Liqenit të Zi. Shërbimi modest që do gjeni janë vendosja e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.
Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht nga data 15 dhe deri në ditët e para të shtatorit. Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim
 
Ku eshte ku e re vella, vjet vajta ne Gramsh ti coja nje foristrade vellait, kalova Gramshin nja 4 a 5 km dhe hyra ne lume. Kam ecur permes lumit nja 6-7 kilometra sa gati dola ne skrapar, po askund nuk pashe Liqen.
 
Kam qene ne kete fshat.
Genjejne kur thone qe eshte 4km nga Gramshi.
Pa dashur te prek njeri por fshatrat e Gramshit jane shume fshatra te thella.
 
Rruget jan katastrof,me shume lodhesh se sa kenaqesh andej ?
 
Kam qene ne Kukur, Snosem, Lenie etj

Fshatra te thelle dhe pervec kesaj rruget ishin katastofike.
 
Shih shi ti paska njerez nga zona ahahahah
Pse er bablok , ku ke lind ti a babai jot. Te gjithe prejadhjen prej fshati e kemi. Qytetar te paret kane qene vetem Gabelt(arapet).
 
Kam qene ne Kukur, Snosem, Lenie etj

Fshatra te thelle dhe pervec kesaj rruget ishin katastofike.
Kam fiksim me ik ne porocan halli vetem nga pershkrimi qe mi bejn rruges me ze frika ?
 
Ate krahun nga tomorri nuk e kam shkelur shume. Shpresoj te kene marre me shume nga Berati ata sesa nga Gramshi.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.