Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Liria është natyra e vertetës e qenies sonë

U

Universal

Guest
the-lo12.jpg


Nuk do te jesh i lire nga dhembja derisa te mbarosh te fitosh ndjenjen e vetes sate nga identifikimi me mendjen, domethene nga uni. Mendja permbytet nga pozita e saj e pushtetit dhe Qenia shfaqet si natyra jote e vertete.

Eckhart Tolle


Dashuria, gezimi dhe paqja jane gjendje te tjella te Qenies ose me sakte, tri aspekte te gjendjeve te lidhjes se brendshme me Qenien. Keshtu nuk kane te kundert. Kjo ndodh sepse lindin nga pertej mendjes... Dashuria e vertete nuk te ben te vuash. Si do te ishte e mundur? Nuk kthehet befasisht ne urrejtje, as gezimi i vertete nuk kthehet ne dhembje. Sic thashe, edhe para se te jesh i ndricuar - para se ta kesh cliruar veten nga mendja jote -, mund te kesh shikime te shpejta te gezimit te vertete, dashurise se vertete ose te nje paqeje te thelle te brendshme, te qete, por dridhesisht e gjalle. Keto jane aspekte te natyres sate te vertete, qe zakonisht erresohet nga mendja jote.

Eckhart Tolle


Lajmi i mire eshte qe mund ta clirosh veten nga mendja jote. Ky eshte i vetmi clirim i vertete. Mund ta besh hapin e pare mu tani. Fillo ta degjosh zerin ne koken tende aq shpesh sa mundesh. Ji vecanerisht i vemendshem per cfaredo strukture te perseritur mendimesh, ato disqe te vjetra gramofoni qe jane luajtur ne koken tende ndoshta per vite me radhe. Kete e nenkuptoj me "vezhgimin e mendimtarit", qe eshte nje menyre tjeter per te thene: degjoje zerin ne koken tende, ji atje si prania deshmuese. Kur e degjon kete ze, degjoje paanesisht. Kjo do te thote, mos e gjyko. Mos deno ate qe degjon, sepse kjo do te thoshte qe i njejti ze eshte futur prape neper deren e pasme. Do te kuptosh se shpejti: atje eshte zeri, dhe ketu jam une duke e degjuar, duke e vezhguar. Ky kuptim Une jam, kjo ndjenje e pranise sate, nuk eshte mendim. Del nga prapa mendjes.

Eckhart Tolle


E PENGOJME VETEN TE JEMI TE LIRE

Secili flet per lirine. Kudo neper bote, njerez te ndryshem, raca te ndryshme, vende te ndryshme luftojne per liri. Por c'eshte liria? Ne Amerike themi qe jetojme ne nje vend te lire. Po a jemi vertet te lire? A jemi te lire per te qene kush jemi ne te vertete? Pergjigjja eshte jo, nuk jemi te lire. Liria e vertete ka te beje me shpirtin njerezor - eshte liria per te qene kush jemi ne te vertete. Kush na pengon te jemi te lire? Fajesojme qeverine, fajesojme motin, fajesojme prinderit tane, fajesojme fene, fajesojme Zotin. Kush na pengon ne te vertete te jemi te lire? Ne e pengojme veten.

Miguel Ruiz


Cdo person eshte i lire. Mund te kesh krijuar nje arene pune duke bazuar jeten tende ne disa arritje dhe forma te caktuara. Udha e gezimit eshte te mesosh te mos kapesh nga hollesite e ketyre formave. Do te thote te mesosh te mos biesh ne gracken e krijimeve te tua, por te lartesohesh nga to. Ne qofte se ke krijuar nje pune, nje marredhenie apo cfaredo qofte qe nuk te sjell gezim, shiko brenda dhe pyet perse ndihesh qe duhet te jesh ne nje marredhenie me dicka apo dike qe nuk te sjell gezim. Shpesh ndodh sepse nuk beson qe meriton te kesh ate qe do.

Sanaya Roman


Liria qe kerkojme eshte te perdorim mendjen dhe trupin tone per te jetuar jeten tone ne vend te jetes se sistemit te besimeve... Mund te rebelohemi duke thene "JO!", mund te shpallim lufte kunder parazitit, nje lufte kunder Gjyqtarit dhe Viktimes, nje lufte per pavaresine tone, nje lufte per te drejten per te perdorur mendjen tone dhe trurin tone.

Miguel Ruiz


Si luftetar, ti merr persiper pergjegjesi per ruajtjen e ekuilibrit midis drites dhe erresires brenda vetes sate dhe, si zgjerim, botes perreth teje, dhe fundme, nese shkon mjaft thelle, universit. Eshte pergjegjesi e madhe, ne fakt me e madhja, dhe sapo te merresh me kete pune, eshte e pakthyeshme, por shperblimi eshte edhe me i madhi - liri absolute dhe nje jete e mrekullueshme per aq sa vazhdon, plot lehtesi, bollek, gezim dhe paqe ne ndergjegje plotesisht te vetedijshme.

Barefoot Doctor



NGA TRANSFORMIMI PERSONAL DERI ATE GLOBAL


Ajo qe bejme ketu eshte pjese e nje transformimi te thelle, qe ndodh ne ndergjegjen kolektive te planetit dhe me tej: zgjimi i ndergjegjes nga endrra e materies, formes dhe ndarjes. Mbarimi i kohes. Po thyejme struktura mendore qe kane dominuar jeten njerezore per epoka te gjata. Struktura mendore qe kane krijuar vuajtje te paimagjinueshme ne nje shkalle te gjere... ti je njesh me gjithesine e ndergjegjes, nuk mund t'i ndash te dy. Por nuk ka garanci absolute qe njerezit do t'ia arrijne. Procesi nuk eshte as i pashmangshem as automatik. Kooperimi yt eshte nje pjese kryesore. Mirepo, e ke parasysh, ky eshte nje kercim kuantik ne evolucionin e ndergjegjes si dhe i vetmi shansi yne per te mbijetuar si race.

Eckhart Tolle


Transformimi fillon ne nje nivel individual dhe perhapet ne bote. Sa me shume po mesoj t'i besoj intuites sime dhe te veproj ne perputhje me te, dhe sa me shume jam i gatshem per te perjetuar dhe pranuar te gjitha ndjenjat e mia, aq me shume energji e universit mund te levize neper mua. Duke kaluar, me sheron dhe transformon mua dhe cdokend dhe gjithcka perreth meje.

Shakti Gawain
 
Sa e bukur kjo : )

E PENGOJME VETEN TE JEMI TE LIRE

Secili flet per lirine. Kudo neper bote, njerez te ndryshem, raca te ndryshme, vende te ndryshme luftojne per liri. Por c'eshte liria? Ne Amerike themi qe jetojme ne nje vend te lire. Po a jemi vertet te lire? A jemi te lire per te qene kush jemi ne te vertete? Pergjigjja eshte jo, nuk jemi te lire. Liria e vertete ka te beje me shpirtin njerezor - eshte liria per te qene kush jemi ne te vertete. Kush na pengon te jemi te lire? Fajesojme qeverine, fajesojme motin, fajesojme prinderit tane, fajesojme fene, fajesojme Zotin. Kush na pengon ne te vertete te jemi te lire? Ne e pengojme veten.

Miguel Ruiz
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.