Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Liria ka emer!

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qer 19, 2018
Mesazhe
12,823
auto_ks1485964102-728x430.jpg
Nga Brikena Gashi

“Inspiruar nga Dia Morina

Por, ky është tregimi im.

Isha veç 4 vjeç, por kujtimet janë ato qe me kane ngelur dëshmi se jeta ime ishte e plote si e çdo fëmijës tjetër. Familja ime njihej si familje fisnikesh, njiheshim si njerëz punëtore e te pa ndalshem, ishim te pasur nga kënga, buzëqeshja, harmonia dhe dashuria qe vihej ne pah edhe përtej mureve. Shtëpia ku u rrita është muzeu i dashurisë, i leximeve te vona, këngës shqipe, idealit dhe fëmijëve te lirisë.

6 vjetorin e ditëlindjes me munguan përqafimet e ledhatimet qe me kishin rritur. Unë bije e dëshmorit aso kohe, aq e vogël isha sa për ta kuptuar qe jeta ime kurrë me, s’do te ishte e njëjte.

Ngjarja me poshtë nuk është e përshtatur, është tregimi im, vraga qe do te mbyllet vetëm atëherë kur vendi im Kosova, djepi ne te cilin prehet shpirti i luftëtarit te lirisë e gëzon lirinë.

E kujtoj ende shtëpinë e mbushur me plot burra me uniforme ushtaresh, e qe flisinin shqip, nuk ju dridhej qerpiku kur deklaroheshin se ka ardhë dita qe Kosova te marre fryme e lire. Kujtime te zbehta, por ato janë përherë ne mua, ato enderra te gjalla, piktura qe lëvizin.

Ishin ushtaret te UÇK-se qe po betoheshin trimnisht për liri ne oborrin e Babes Gjysh.

Babai im ishte ende i ri ne moshe, njihej për intelektual, trimëri dhe për zemrën e madhe, s’paku kështu ma kane përshkruar. Ne kohen e luftës mbante rroba te zeza, i shkonin shume, ashtu e kujtoj unë. Nder te tjerë kujtoj edhe xhaxhain tim Feimin, një burrë tjetër shembullor qe i qëndronte babait tim nga prapa çdo kohe, pa u gdhi ne dëshira.

Aso kohe, jetonim ne fshatin Drenoc ne komunën e Rahovecit, shtëpia, familja dhe gjithçka qe ishte ndërtuar mbi dëshirën për te qene te lumtur ne te ardhmen u shua ne dy vite.

Xhaxhai Feim u vra nga forcat paramilitare serbe me 1998, ne moshën me te mire, ne te njëzetat e hershme. Ai po shpresonte mbarimin e luftës, çlirimin e Kosovës, qe me pas ta krijonte familjen.

Ishte kohe dhimbjeje për familjen, e qe u shtua vetëm pas disa muajsh, kur u vra edhe babai im nga i njëjti arsenal krimi.

Jeta ime dhe e familjes time ka qene shume e vështire këto 20 vjet. Ne kemi vuajtur çdo dite e nate mungesën e pazëvendësueshme dhe lirinë qe e morëm ne copa-copa.

Unë bija e dëshmorit, e cila u rrita ne kushte te vështira, asnjëherë s’mu zgjate dore nga institucioni shtetëror për t’u lehtësu barra e nenës sime.

Nena ime, heroina e familjes, u be vet grua e burrë, nene e baba për ne. Kulmi qe na mungoi, kafshata e thate.

Liria ka emër, ajo është e mbështjellur me flamurin kuq e zi, me gjakun e dëshmorëve, lotët e jetimëve e sakrificat e nënave. Liria ka emër, ajo nuk është e partisë, e as e njerëzve miliarder që nënvizojnë gjithë Kosovën brenda orësh me pankarta egoje.

Liria ka emër, është liste e gjate me emra te vrarësh, te zhdukurish, te mbijetuara te dhunës seksuale, e invalide te harruar.

Babai e xhaxhai im nuk luftuan për ta pare Kosovën te ndare, as popullin njeashtu. Ata vdiqën për lirinë qe i kërkohet një emër, e emërohet ne emra burrash qe rrihen për karrige.
 
Liria eshte gjeja baz qe njeriu ka nevoje te kete.
Pa liri mendoj se jeta eshte nji burg i padalshem,mbytes,mjergull.
Liria eshte ajo qe e ben njeriun perfekt ta themi kshu.
Liria fjales
Liria veprimit
Liria komunikimit,etjjjjj
Pa liri ska jete....

Ndoshta un e konstatova ndryshe @HIM sipas temes qe ke hap ti.
Por keshtu jam une i shpreh gjerat si tme vine.??
 
Te drejt ka kjo po te le thaqi me shok ? veq me vjedh e kan mendjen sbehet shqiperia me shqiptare!
 
LIRIA KA EMER - UCK! ✌

Veç shpirti i djegur e kupton tregimin ... rrënjët e LIRISË janë pagu me gjakun , e luftën e pastër të popullit shqiptar përgjithësisht!
Pas lufta dhe para lufta duhet të ketë gjykim më vete, por jo LUFTA E USHTRISË TONË!!!
Kosova s'ka dhënë djem e çika për m'u gjyku sot si KRIMINEL ?
Kur drejtësia e njeriut është e gabuar, vjen drejtësia nga ZOTI Inshallah ?

Të gjithë ata që ranë heroikisht janë në piedestal si HERONJË, dhe të tillë do të mbesin përherë!

Lavdi!
 
Liria ka per burr zemer luanin e shqipnis Sali Ron Berisha ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.