Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lista e kalave ne Shqiperi

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Kalaja e Badhrës
Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.


Kalaja e Bashtovës
Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash,mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe,ku ne kat i saj eshte i fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.Ne kete keshtjelle jane bere festa dhe MISS SHQIPERIA 2012.Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te huaj.Keshtjella e Bashtoves(Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe me shume vlera.Ne kete monument kulturor jane gjentur ,sende ose gjera kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per Keshtjellen por dhe per fshatin e Vile-Bashtoves.Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne Muzeun Kombetar ne Tirane.

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete Keshtjelle ,duhet te kaloni fshatin Vile-Bashtove,ose ne pernendtim te fshatit.Kalaja e Bashtoves eshte nje mrekulli e vertet.
Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro-Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.

Kalaja e Borshit
Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.
Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore.

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare).
 
Kalaja e Drishtit
Kalaja e Drishtit gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivastumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër–Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir, të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të Mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek XIII si një fortesë bizantine. Gjate shekujve XIV-XV kalaja se bashku me qytetin kaloi nga njeri sundues tek tjetri, derisa me 1478 bie ne duart e osmaneve, te cilet u perpoqen ta meremetonin.

Kalaja e Durrësit
Kalaja e Durrësit është një kala e shekullit të V-të e ndërtuar në Durrës.
Kalaja u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuar.

Më 7 prill 1939, patriotët shqiptarë luftuan në muret e kalasë fashistët italian që pushtuan Shqipërinë. Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarë, kryesisht xhandarëve dhe banorë të qytetit, të udhëhequra nga Abaz Kupi, komandant i xhandarmërisë në Durrës, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detarë, u përpoq për të ndalur përparimin e italianëve. Të armatosur vetëm me armë të vogla dhe tre automatikë, ata patën sukses në mbajtjen italianët në gji për disa orë deri sa një numër i madh i tankeve të lehta zbarkuan nga anijet detare të këtij të fundit. Pas kësaj, rezistenca zvogëluar dhe brenda pesë orëve Italia kishte pushtuar të gjithë qytetin.
Kalaja është tani një objekt i tërheqjes turistike në Durrës.

Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Elbasanit është një kala 2000-vjecare. Ajo ndodhet në qendër të qytetit te Elbasanit dhe dikur ka qenë kështjelle ushtarake. Permes saj kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture. Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore, si: kulla e sahatit, hamami i vjetër, Xhamia Mbret, Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj.
Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga Mehmeti i II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e "Via Egnatia" që kalon përmes saj.

Kalaja e Grazhdanit
Kalaja e Grazhdanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Grezhdan, rrethi i Dibrës, në qarkun e Dibrës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "6/15.01.1963'".

Kalaja ishte qytet antik me emër ende të papërcaktuar, ndoshta Dobera, në Perëndim të fshatit Grazhdan, mbi bregun e djathtë të Drinit të Zi, në juglindje të Peshkopisë. Gërmimet janë bërë më 1983. Muret rrethuese të kalasë së Grezhdanit janë 3.5m te gjera dhe kane perimeter afro 2800m linear, perforcuar nga 42 kulla të tipeve katrore, drejtkëndore dhe freskore, fortifikuar me kulla masive ne forme “u”, karakteristikë kjo e shekullit te 4 AD. Vendin kryesor në këtë areal, i cili rrethohet nga 18 kulla, e zë qyteti i Grezhdanit. Sipërfaqja e përgjithshme e kalasë është 34ha. Kalaja ka pasur tri hyrje, ku secila nga to mbrohej nga dy kulla në formë patkoi. Hyrja jugore me përmasa 14 m x 9m përfaqëson një model të hyrjes me dy porta.
 
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më 1672: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”. Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë.

Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.

Kalaja e Kaninës
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "Nr.95 Dt. 1.10.1948".
Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh. Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja u rindërtua nga Justiniani në shekullin VI, i cili në Epir ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime. Ajo përmendet nga Prokopi i Çezaresë në listen e tij me emrin Kionin. Në shekujt XII-XIII u kthye në një qendër ushtarake të dorës së parë, duke i shërbyer Mbretërisë Mesjetare e të Shqipërisë anzhuine. Gjithashtu u meremetua nga sulltan Sulejmani më 1530 dhe së fundmi nga feudalët shqiptarë të Vlorës ne shekujt XVII-XIX.

Kalaja e Kaninës ndahet nga mure tërthore në tri pjesë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri, që ndan pjesën më të lartë të kodrës, i cili mbrohej nga tri kulla. Brenda rrethimit, sipas dëshmisë të udhëtarit turk Evlia Çelebiu, kishte shtëpi banimi, ndërtesa për garnizonin, depo municioni, si dhe stera për furnizimin me ujë. Kalaja përshkohej prej katër portash, prej të cilave njëra lidhte ndarjen e fundit në pjesën më të lartë (kështjellën) me pjesën tjetër të fortifikimit. Portat e tjera të nxirrnin në drejtime të ndryshme jashtë rrethimit kryesor. Njëra prej këtyre hyrjeve, e ruajtur më mirë, ndodhet në anën jugore. Ajo mbrohet prej një kulle të fuqishme gjashtëkëndëshe, ka një lartësi prej 3.40 m, hapësirë drite 2.85 m dhe mbulobet prej një harku sektorial. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. Në portat e kalasë së Kaninës nuk konstatohen sisteme të brendshme fortifikimi, si galeri të mbuluara me qemer etj., apo të jashtme, barbakana, siç hasen në kala të tjera mesjetare, si ajo e Shkodrës, Krujës dhe Beratit. Hyrjet janë të thjeshta dhe mbrohen nga kulla anësore. Kullat që përforcojnë muret kanë forma rrethore, poligonale, trekëndëshe dhe katërkëndëshe.

Shumë prej kullave, duke gjykuar nga teknika së ndërtimit dhe format e tyre planimetrike, përfaqësojnë periudha të ndryshme ndërtimi. Më të hershmet janë kullat trekëndëshe, të cilat duke qenë me përmasa të vogla luajnë edhe rolin e kontrafortave, ashtu siç i takohen në kalanë e Beratit dhe Butrintit. Nga shtatë kulla, që ruhen sot në kalanë e Kaninës, dy prej tyre kanë formë trekëndëshe. Por sasia e kullave në përgjithësi ka qenë më e madhe. Nga një skicë planimetrike, e botuar në 1688, mund të shihet se kalaja në atë kohë kishte 14 kulla. Të një periudhe të hershme janë edhe disa kulla gjysmërrethore, të ngjashme me ato të akropolit të Butrintit. Si në kullat gjysmërrethore edhe në ato trekëndëshe gjejnë përdorim të gjerë copat e tullave dhe të tjegullave, të cilat vendosen horizontalisht apo në mënyrë të çrregullt midis fugave të gurëve dhe sidomos në kullat trekëndëshe, ku janë ripërdorur mjaft gurë antikë. Ndërsa kullat poligonale i përkasin një periudhe më të vonë; në to gjenden edhe frëngji për topa. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndërtimit këto kulla ngjasin me ato të kështjellës së poshtme të kalasë së Durrësit të ndërtuar në shek. XII.

Kalaja e Kardhiqit


Kalaja e Kardhiqit është një monument i trashëgimisë kulturore në Kardhiq, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri . Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "615.01.1963".

Kalaja e Kardhiqit gjendet brenda luginës se Kardhiqit, ka formën e një pesëkëndëshi me sipërfaqe 0,2 ha. Muret e saj rreth 1,30 m të gjere, janë ndërtuar me gurë te vegjël te papunuar, te vendosur ne mënyre te çrregullt e përforcuar ne çdo metër lartësi. Studiuesit e datojnë rreth shek. XIV-XV.

Kalaja e Krujës
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.
Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske. Më në thellësi janë dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë.
Përballe muzeut kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhen rrënojat e nje ish-kishe që gjatë pushtimit osman u kthye ne xhami. Emri e xhamisë është Xhamia e Fatih Sulltan Mehmetit.
Ne cepin me lindor të kështjellës ekziston ende një kulle kambanore e kështjellës.Kjo kulle është gjetur në vitin 1988.
 
Kalaja e Lëkurësit
Kalaja e Lëkurësit është sot vetëm një kala e shekullit të XVI me vlera turistike, e një ish fshati të lashtë.
Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint.
Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

Kalaja e Lezhës
Kalaja e Lezhës është një kala që ndodhet afër Lezhës, Shqipëri veriperëndimore.
Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Kalaja e ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik.

Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.

Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali.

Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.

• Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.

• Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.

• Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti I lashtë I Lisit.

Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. I p.k.

Më vonë,në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës – Elission me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu.

Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës (planimetria paraqet formë vezake dhe drejtim lindje-perëndim.)

Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.

Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze.

Me fillimin e punimeve restauruese në gusht 2002 DRMKTiranë konsolidoi dhe mbylli punimet restauruese dhe konservuese në këtë kështjellë.
 
Kalaja e Libohovës
Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Libohovë, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri .
Ky monument është i miratuar me numër "1886 i datës 10.06.1973". Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796 – 1798. Kjo kala ka qenë dhuratë e Ali Pashë Tepelenës për motrën e tij, Shanisha e martuar në Libohovë. Është objekt i vizitueshëm dhe me interes për turistët e apasionuar pas historisë. Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. Kalaja kishte një pozicion strategjik dhe kontrollonte gjithë luginën e Drinos. Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepes, te Lozes etj. Në qendër te qytetit ndodhet Rrapi i Libohovës me një vjetërsi e cila llogaritet të jetë mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepe të tjerë.

Kalaja e Margëlliçit
Kalaja e Margëlliçit është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet pranë qytetit të Patosit, rrethi i Fierit, në qarkun e Fierit, Shqipëri . Ky monument është miratuar me numër "586/ 4874, 17.03.1948 23.09.1971". Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit. Margëlliçi ka qenë gjithashtu edhe objekt i një beteje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kalaja e Peqinit
Kalaja e Peqinit është një kala në qytetin e Peqinit, Shqipëri e mesme.

Themelet e kalasë së Peqini mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës "Egnatia" dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klodianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e "Klodianës" është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem. Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit.

Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë : "...muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja...". Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.


Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë Bizantine.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Kalaja e Petrelës kontrollonte degen e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues të zonës midis Matit e Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. Ne krahun verior të saj ruhen ende mbetje tullash, ndofta cisterne apo mbetje të ndërtimi më të hershëm.
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj.

Kalaja është ndërtuar mbi një kodër shkëmbore që ndodhet në juglindje të qytetit të Tiranës. Kjo kodër është vashdim i malësisë së Krrabës, dhe ndahet nga fusha e Tiranës nga një sërë valëzimesh si dhe nga gryka të shumta të përshtatshme për kalim. Pikërisht këtu që në periudhat më të hershme kanë kaluar rrugë që kanë pasur rëndësi ushtarake por edhe ekonomike.

Ajo kishte një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, pasi nga Petrela mund të shihej Kruja si dhe sistemi i fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit, pjesë e të cilës ishte dhe vet Petrela. Ajo kishte një terren mjaft të përshtatshëm edhe për zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Si pasojë e kësaj, gjatë antikitetit lindi dhe u zhvillua qyteti i Vilës. Në mesjetë, si pasojë e ndryshimeve të shumta që ndodhën, Vila reduktohet si qendër dhe shpërngulet në një vend më të sigurt, pra atje ku sot është ndërtuar kështjella e Petrelës.

Petrela ka një sistem të dyfishtë fortifikues. Ai përbëhet nga vet kështjella dhe nga një mur rrethues që ndodhet jashtë saj. Ky mur fillon në lindje të kalasë dhe vazhdon në drejtim të perëndimit. Në fillim të tij gjendet dhe rruga që të çon në kështjellë, e cila kurorëzon pjesën e sipërme të shkëmbit. Ana lindore dhe jugore e shkëmbit bie thikë, kurse ana veriore e tij ka një pjerrtësi prej 30-350. Pikërisht këtu nga ishte më e lehtë për të depërtuar në kala, është përqendruar dhe fortifikimi i saj. Në këtë anë janë ndërtuar dhe dy kulla të fuqishme që lidhen midis tyre po nga një kurtinë e fortë. Hyrja e vetme e kështjellës përbëhet nga një korridor i ngushtë dhe i shkurtër.

Pranë portës ndodhen rrënojat e një kullë vëzhgimi, ndërsa afër kullës lindore janë indetifikuar gjurmët e dy ambienteve që mund të kenë shërbyer për banim. Pjesë e sistemit fortifikues të kalasë janë dhe tre stera uji.

Në brendësi të murit të periudhës antike që përmëndëm më lartë, ndodhet dhe një nymfe i po të njëjtës periudhë. Nga ai na është ruajtur vetëm baseni ujëmbledhës. Për ndërtimin e tij janë përdorur tulla të pjekura mirë, si dhe llaç hidroizolues që ka shërbyer për suvatim si dhe për ndërtimin e plotë të sterës.
 
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.

Kalaja e Porto Palermos
Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri .
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

Kalaja është shume me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar ne dimër thahet.

Kalaja e Prezës
Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë.


Planimetria e Kalasë
Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e vetme të kalasë. Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri që ndodhet në përbërje të saj. Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi. Periudha e parë lidhet me fortifikim e kalasë, e dyta lidhet me rindërtimin e mureve rrethuese, e treta ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese, kurse faza e katër lidhet me ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme. Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese, të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore që shërben të për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat. Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë katërkëndëshe. Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të shtrirë. Duke u nisur nga sipërfaqja e vogël e kalasë autorët mendojnë se ajo nuk duhet të ketë shërbyer për banim, por ka pasur vetëm funksion ushtarak.

Përmasat e vogla të saj si dhe qëndrueshmëria jo shumë e madhe e mureve rrethuese, e klasifikojnë këtë kala si një objekt që ka shërbyer për vëzhgimin e rrugëve të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, që kalonin poshtë saj, nëpër fushën e Tiranës.

Ndihmesën e parë përsa i përket datimit të saj na e jep Marin Barleti. Në pjesën ku bën fjalë për ardhjen e ushtrisë turke dhe rrethimin e Krujës, ai përmend fushën e Tiranës që e vendos midis qytetit të Krujës dhe qytezës së parthinëve. Më poshtë ai thotë se kjo qytezë quhej me emrin Prezë dhe ishte kthyer në një gërmadhë. Ky përcaktim i fushës së Tiranës i bërë nga M, Barleti duket se është mjaft i saktë dhe nuk lë vend për dyshime.

Preza përmendet sërisht më vonë në një relacion anonim të vitit 1570. Ky relacion bën fjalë për rindërtimin që i ishte bërë kalasë nga turqit. Problemi i datimit të kalasë ka qënë mjaft i vështirë. Mirëpo përmendja e saj në një gjendje të mjerueshme nga Barleti, tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethime të Krujës nga turqit. Kjo e klasifikon informacionin e relacionit anonim të vitit 1570 si jo të saktë. Pra siç e përmendëm më sipër, ajo në vitin 1466, sipas Barletit, ishte kthyer në një gërmadhë. Që të arrinte këtë gjendje të shkatërrimit ajo duhet të jetë braktisur shumë kohë më parë, pra që në fillim të luftërave të Skënderbeut. Arsyeja e braktisjes së saj mund të ketë qënë paaftësia e saj për ti rezistuar luftimeve dhe rrethimeve të gjata. Si kohë e mundshme e ndërtimit të Prezës mund të ketë qënë fillimi i shek. XV nga principata e Topiasve, e cila ishte zotëruese e kësaj zone.

Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë e përshkroi:

Vetë kështjella ndodhet në majën më të lartë të vargut kodrinor që shtrihet ndërmjet këtyre dy luginave .Pjesa e këtij vargu kodrinor që takohet fillimisht në këtë majë quhet Varosh dhe thuet se këtu të ketë qenë vendosur qyteti në kohët e lashta.
Sipas autorit Papajani kjo kala është braktisur në kohën e Gjon Kastriotit, dhe më vonë nuk u rindërtua më. Pas pushtimit të Krujës nga osmanët, aty u bënë disa rindërtime, si dhe u ndërtuan një objekt kulti.

Kalaja e Rodonit
Kalaja e Rodonit ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det, ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
 
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafat është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.

Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.
Hyrjen kryesore kalaja e ka nga veri-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dalura drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura. Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria. Oborri i dytë në pjesën qendrore ka katër depozita për grumbullim uji, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej ku merrej uji përmes grykave të puseve rrethore. Aty është depoja, burgu si dhe Xhamia e Fatihut.
Oborri komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik.


Kalaja e Shtëpëzës
Kalaja e Shtëpëzës është një kala që gjendet në Shtëpëzë, Gjirokastër. Sipas studiuesit Kujtim Mateli kalaja e Shtëpëzës lidhen me qytetin Fanote dhe që ishte nder qytetet e para në Ballkan që ushtria romake pushtoi në vitin 168 para Krishtit.

Kalaja e Skelës
Kalaja e Skelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri Kalaja është ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm në vitin 1531. Kalaja ka qënë rreth 4 kilometra larg nga qyteti. Kështjella e Skelës ka ekzistuar e plotë dhe e mirëmbajtur deri në fillim të shekullit XX. Për fat të keq ajo u shkatërrua në vitin 1906, gurët e mureve të saj u përdorën si material për të ndërtuar rrugën Vlorë-Skelë. Në vitin 1978, gjatë punimeve për hapjen e themeleve për ndërtimin e Pallatit të Sportit në Vlorë, punëtorët hasën në gjurmët e mureve të kalasë shumëshekullore. Megjithatë, gjurmët u mbuluan dhe, ato çka kishin mbetur nga kështjella, humbën nën themelet dhe muret e pallatit të sportit Flamurtari.
Nga një studim më i detajuar rezulton se historia e këtij objekti është edhe më e hershme. Sipas historianëve vlonjatë, pararendësja e tij është e ashtuquajtura “Kështjella veneciane”. Vlora e mesjetës shtrihej përgjatë Skelës së sotme, pranë kështjellës tetë-këndore të rrënuar. Ajo përkon me kështjellën “Castrum Avellonen” e kohës së mesme, të shekullit XIII dhe kishte prejardhje bizantine. Madje, këtu historianët zbulojnë një fakt interesant, që lidhet me një dokument të 7 shtatorit të vitit 1284, kur, Mbreti Karl Anzhu, lavdëron kështjellarët e Vlorës për kujdesin që kishin treguar për mbrojtjen e kështjellës. Në këto kushte, saktësohet se në vitin 1466, Vlora ishte e kërcënuar prej flotës evropiane dhe për këtë arsye, turqit forcuan kështjellën e dikurshme Kështjellën veneciane. Osmanët e mbajtën atë qendër, si pikë detare me rëndësi për të mbrojtur kufijtë perëndimorë të perandorisë nga çdo kërcënim apo sulm që mund të vinte .

Kalaja e Skraparit
Kalaja e Skraparit është një kështjellë mesjetare e ngritur mbi një kodër të lartë në jugperëndim të qytetit Çorovodë. Ajo zotëronte rrugën që kalonte nëpër luginën e Osumit. Njihet në popull edhe si "Kalaja e Gjenevizit". Përmendet për herë të parë me rastin e thyerjes së bullgarëve më 1018 nga bizantinët. Më 1336, kjo kala, sipas kronistit bizantin Joan Kantakuzeni, ra në dorë të malësorëve arbëreshë, gjatë përpjekjeve për të marrë qytetet e vendit që ishin në duart e bizantinëve. Kalaja e Skraparit vazhdoi të përdorej edhe pas pushtimit osman në shek. XVII nga E. Celebiu.
 
Kalaja e Tepelenës
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte në mbrojtejen e kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.


Kalaja e Tiranës

Kalaja ne qytetin e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore ne Serbi edhe në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i miratuar me numër "1886 më 10.06.1973".

Kalaja ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s.), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominoheshin nga një kështjellë apo kala. Kalaja e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej në kodrinën ku lumi Erzenit merrte kthesën e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës. Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e korridorit Dibër-Tiranë-Durrës. Në anën tjetër, pranë malit të Vilës ku janë ngushticat e Krrabës, ndodhej qyteti ilir i Parthinëve, Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorët e të cilit më pas u shpërngulën në Petrelë.

Kalaja e Dorëzit në kodrën ndërmjet lumit të Trezës e të Piollit (periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, kalaja e Prezës dhe kalaja e Ishmit, të gjitha së bashku, këto kala antike e mesjetare përbënin rrethin mbrojtës të Tiranës. Kalaja e Tiranës ishte dhe mbeti bërthama historike e trevës së Tiranës dhe rezidencë administrative përgjatë mesjetës së mesme.

Si e tillë vazhdoi të ekzistonte edhe në shek. e XVII kur qyteti i Tiranës u shtri përreth saj duke pasur një qendër qytetare me kullijen (kompleksin social kulturor) të ndërtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanë dhe urën e Tabakëve nga ana lindore, ndërtesat e qeveritarëve brenda truallit të kalasë.

Nga dy anët e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit të Lanës. Është menduar që në vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindërtuese në muret rrethues të kalasë duke i ngritur ato në lartësi mbi strukturat antike. Vepër e tij ishte edhe kulla e gjatë që mbetet akoma pjesërisht në gjendje të mirë. Kalaja pëson dëmtime sërish në periudhën e luftërave ndërfeudale të shek XVIII, kur aty u përplasën trupat e Ahmet Kurt pashës së Beratit me Bushatllinjtë. Populli i Tiranës i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizëm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjëri prej tyre. Të kësaj kohe janë sistemi i frëngjive për armë zjarri në pjesën më të lartë të mureve rrethues.

Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e sundimtarëve të rinj të saj ; Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot. Përgjatë shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal për mbrojtje, vërehen dëmtimet më të mëdha. Ajo humbi një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik.

Megjithatë ajo sërish mbeti rezidencë qeveritare apo vendi më i spikatur për to edhe në ditët tona. Në truallin e Kalasë janë sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Bashkësia e Tiranës me Institutin e Monumenteve të Kulturës, po i kushtojnë një vëmendje thelbësore këtij monumenti themelor të programit “Kthim në identitet”. E parë në këtë konceptim Kalaja e Tiranës ishte dhe duhet trajtuar në epokën tonë si bërthama historike e kulturore e Kryeqytetit.
Megjithese është monument kulture i kategorise se pare dhe ka te përcaktuar një zone te mbrojtur ne baze te vendimit te keshillit te ministrave mbi te dhe ne zonen e gjelber, rreth tij janë shtuar vazhdimisht ndertime me leje dhe pa leje, dhe një i fundit qe po ndertohet ne zonen e gjelber jo larg kalasë dhe ne oborrin e ish pallatit te pionerve.
 
Kalaja e Tujanit
Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit.
Kalaja e Tujanit eshte e vendosur midis fshatit Brar dhe malit te Dajtit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës.

Prej saj kontrollohet mjaft mirë ‘‘shkalla e Tujanit’’, ngushtica që ndan malin e Brrarit nga ai i Tujanit, nëpërmjet të cilës kalonte rruga tradicionale për në Dibër.

Kodra ka formë konike dhe shpate mjaft të pjerrta. Vetën në veri ajo lidhet me kodrën fqinje me një qafë të ulët. Ana lindore që është më e larta përbëhet nga një brez shkëmbor, duke krijuar një mbrojtie natyrore, që ulet gradualisht drejt perëndimit. Ndërtuesit e kalasë kanë shfrytëzuar veçoritë mbrojtëse të terrenit duke lënë anën lindore të pa rrethuar, ndërsa në veri dhe në jug muret janë ndërtuar mbi brezin shkëmbor.

Fortifikimi ka planimetri drejtkëndore me përmasa 160 x 190 m, i cili ndahet në tre pjesë prej muresh gjatësorë që kanë drejtim veri-jug. Autorët, duke u nisur nga drejtimi i mureve si dhe nga terreni pjerrët, mendojnë se muret e brendshme mund të kenë shërbyer si mure taracimi.

Në brendësi të mureve rrethuese të fortifikimit janë vërejtur gjurmë banesash me mure 0.8 m të gjera si dhe një sterë uji me diameter 3 m. Nga rrënimi i plotë i murit i cili ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të llaçit, nuk u bë i mundur evidentimi i kullave.

Kalaja e Vokopolës
Kalaja e Vokopolës ose Kalaja e Plënckës e cila njihet në popull si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë krahina Balloll pranë qytetit të Beratit. Eshtë një monument i trashëgimisë kulturore në Vokopole, rrethi i Uravajgurore, në qarkun e Beratit, Shqipëri. Ky monument i trashëgimisë kulturore është miratuar më "08.01.1977".
Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon ushtarak.
 
E te lumt
Kam 5 minuta jam ty i lexu
Mos shkruj mo ? sa ti lexoj se me ik rrjeshti ?
 
Waw @Juno kishte Kala ne kete liste qe nuk ia dija ekzistencen.
 
Me knaqi kam jam 10 min i lexova kshu ata qe sdija ?
 
Mungon kalaja e Himares,shume e vjeter dhe me shume vlera arkeologjike.
 
Kalaja e Himarës

Lagja kala e Himarës, ose fshati i Himarës, është ndërtuar mbi kodrën e Barbakasë. Himara përbën një qytet me histori të gjatë, e cila fillon që në periudhën antike, shek. XIII p. Kr.. Ajo është vendosur mbi një kodër ku sot ndodhet lagjja kala. Kreshta shkëmbore është fortifikuar për herë të parë në shek. XIII p. Kr. Më pas ndërtohet një tjetër fortifikim në shek. V p. Kr., me mure të ndërtuar me blloqe gurësh poligonalë ndërsa në shek. IV fortifikohet me mure të tipit trapezoidalë. Në shek. IV – III p. Kr. Himara renditet midis qendrave të lulëzuara të bregdetit Akrokeraun, krahas Meandrias(Borshit).

Në brendësinë e rrethimit, në anën perëndimore të rrëpirës shkëmbore, përfshiheshin dhe banesa të ndërtuara dhe të punuara pjesërisht në shkëmb. Rëndësia e kësaj qendre në periudhën antike vlerësohet nëpërmjet gjetjeve të shumta arkeologjike, si objekte qeramike, maja heshtash, shpata hekuri, etj. apo edhe një mbishkrim të vitit 169 p. Kr. të zbuluar në Delf, sipas të cilit qyteti Kemarai (Himarë) dërgon tek orakulli i Delfit theorodokët (priftërinjtë), krahas qyteteve të tjera të Foinikes dhe Abanties.

qendre vazhdon edhe në shekujt e Mesjetës. Në burimet e shek. VIII Himara përmendet si qendër peshkopale, me rezidencë kishën e Shën Sergjit dhe Bakut. Në shek. IX ajo kalon në kontrollin e Bizantit dhe peshkopata e saj në varësinë e Naupaktit. Dyndjet sllave dhe pushtimi bullgar në shek. X kanë influencuar në onomastikën e saj. Në shek. XI rindërtohen kalaja e Himarës dhe kisha e Peshkopatës, duke ndjekur themelet e para. Peshkopata kalon në varësi të Ohrit ndërsa në vitin 1081 Himara pushtohet nga Robert Guiskardi. Pas kryqëzatës IV (1204) ajo kalon nën sundimin e Despotatit të Epirit, sundim i cili u ndërpre në vitin 1272, kur Himara pushtohet nga Karl I Anzhu. Në vitin 1336 Himara përmendet si mbështetëse e perandorit Androniku III Paleolog. Në fund të këtij shekulli ajo kalon nën kontrollin venecian, të cilët rindërtojnë kalanë dhe përforcojnë limanin e saj me pirgje.

Qyteti vazhdon të përmendet edhe gjatë sundimit osman dhe në dokumentet e shekujve të mëvonshëm, ndërsa njihet për mbështetjen ndaj figurave të rëndësishme kombëtare si Gjergj Araniti dhe Skënderbeu.

Muri i kalasë u ndërtua në fundin e shek. V p. Kr., me blloqe gurësh të mëdhenj poligonalë. Midis mureve në anën lindore me gjatësi 800 m dhe rrëpirës shkëmbore përfshihen disa banesa, të cilat kanë shfrytëzuar dhe i janë përshtatur kushteve të terrenit. Edhe në territorin brenda kalasë janë identifikuar shtëpi banimi të periudhave të ndryshme, të cilat duke gjykuar në teknikat e ndërtimit janë konsideruar si pjesë integrale e kalasë.

Muret më të hershme të kalasë ruhen më mirë në anën lindore. Rruga që ngjitet për tek kisha kalon pikërisht poshtë një kulle të madhe të shek. IV p. Kr. dhe vazhdimit të murit të ndërtuar me blloqe të mëdha guri gëlqeror, pa lidhje llaçi. Teknika e ndërtimit të mureve me blloqe poligonale dhe katërkëndëshe është e njëjtë me muret e Borshit dhe të kështjellave të mëdha kaone si Foinike, Buthroti, Çuka e Ajtoit. Gjatë shek. VI kalaja u riparua nga Justiniani, i cili urdhëroi rindërtimin e kështjellës për të përballuar sulmet barbare të gotëve dhe hunëve.
 
Kalaja e Persqopit
Kalaja e Persqopit është një qytet Ilir, i ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit dhe gjendet në afërsi të Tiranës, Shqipëri.
Qyteti i lashtë i Persqopit datohet që është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 4 para erës sonë. Asnjë autor i lashtë nuk e përmend me emrin e tij të sotëm. Qyteti mendohet të jetë banuar nga fisi Ilir i Parthinëve. Qyteti i lashtë është në njërën anë e Mali i Vilës, i cili është i fundit në malësinë e Krrabës. I vendosur në 590 m mbi nivelin e detit, pozicioni strategjik i qytetit mundësonte kontrollin e një pjese të madhe të territorit dhe rrugëve përreth. Muret fortifikuese janë ndër më të mirëruajturat në trojet shqiptare, dhe janë 60 m të gjatë dhe 7 m të lartë. Ka 10 rreshta gurësh. Hyrja është 2.6 m e madhe dhe e vetmja që ende mund të shihet sot.

Muret janë tëdyfishta (një i jashtëm dhe një i brendshëm). Muri i jashtëm është 2m i trashë dhe i brendshëm 1m i trashë. Lidhja e dy mureve me njëri-tjetrin është përmes një sistemi muresh pingul me muret fortifikues, të ndërtuar në një distancë prej 5.6 – 6.1m nga njëri-tjetri. Hapësirat boshe të krijuara në mes të mureve pingulë janë të mbushur me dhe' dhe gurë të dimensione të ndryshme, që krijon një lloj muri të quar templekton . Përveç mureve fortifikues, në Persqop janë të ruajtura gjurmët e shumta të banesave, si dhe mbetjet e një varri të lashtë. Përveç kësaj, ka një ujësjellës, i cili sillte ujë nga Mali i Vilës.

5032550326503275032850329
 
Kam vizituar , Kalane e Shkodres, Lezhes, Krujes, Durresit , Pogradecit , dhe te Prezes. Me shum deshire e kam te vizitoj kalane e Gjirokastres ?
 
Kam vizituar , Kalane e Shkodres, Lezhes, Krujes, Durresit , Pogradecit , dhe te Prezes. Me shum deshire e kam te vizitoj kalane e Gjirokastres ?

Kalaja e Gjirokastres eshte vertet e bukur. Mbresa me ka lene gjithashtu dhe kalaja e Beratit dhe Shkodres.
 
Kalaja fundit qe kam qen e beratit
Ka qen shum e bukur
Para disa koheve isha?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.