• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

LOPERAMIDI

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
LOPERAMIDI

VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Loperamidi merret nga goja për mbajtjen nën kontroll dhe përmirësimin e diarrhesë akute jospecifike dhe të diarrhesë kronike të shoqëruar me sëmundje inflamatore të zorrës. Për nga efikasiteti, ai është i krahasueshëm me difenoksilatin.
•Loperamidi vepron direkt mbi muskujt rrethorë dhe gjatësorë të murit të zorrës, duke ulur peristaltikën, si dhe frenon sekretimin e ujit dhe elektrolitëve dhe rrit absorbimin e ujit nga zorrët. Të gjitha këto çojnë në reduktimin e volumit fekal dhe humbjes së likideve dhe elektrolitëve nga trupi.
•Megjithëse është kimikisht i ngjashëm me opiatet, nuk paraqet efekte analgjezike. Nuk vërehet zhvillimi i tolerancës ndaj efektit antidiarrheik apo i dipendencës fizike nga përdorimi i loperamidit.
INDIKIMET
•Diarrhe akute tek të rriturit dhe fëmijët mbi 4 vjeç
•Diarrhe kronike tek të rriturit
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Loperamidi kundërindikohet në rastet me diarrhe të shkaktuara nga koliti pseudomembranoz. Diarrhea e shkaktuar nga helmime ose nga infeksione me bakterie që prodhojnë enterotoksina, përbën një kundërindikim relativ të loperamidit.
•Kundërindikohet në të sëmurët me dizenteri akute.
•Nuk rekomandohet përdorimi i tij në fëmijët nën 2 vjeç.
•Duhet të tregohet kujdes në pacientët me kolit ulcerativ që marrin loperamid, pasi ky i fundit mund të shkaktojë megakolon toksik në këto subjekte.
•Pacientët me patologji hepatike që marrin loperamid, duhen kontrolluar vazhdimisht për toksicitet mbi SNQ.
EFEKTET ANESORE.
•Loperamidi në përgjithësi tolerohet mirë dhe efektet anësore zakonisht janë vetëkufizuese. Ndonjëherë është e vështirë të dallohen efektet anësore të barit nga problemet e lidhura me diarrhenë. Megjithatë efektet më të zakonshme anësore të terapisë me loperamid janë: dhimbja abdominale dhe epigastrike, distensioni abdominal, konstipacioni, përgjumja, tharja e gojës, ndjenjë lodhjeje, nauze e të vjella e më rrallë ilues paralitik.
•Efektet anësore alergjike janë të rralla, këtu përmendim: reaksione anafilaktoide, rash buloz, nekrolizë epidermale toksike.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Kolestiramina mund të frenojë efektin e loperamidit.
•Mund të ndodhin ndërveprime farmakodinamike midis loperamidit dhe barnave të tjerë me veprim nxitës së peristaltikës. Rekomandohet të evitohet përdorimi i loperamidit në pacientët që përdorin betanekol, cisapride, metoklopramid.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Mund të përdoret (Kategoria B).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Mund të përdoret.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
Me rrugë orale
Tek të rriturit
•Për trajtimin e diarrhesë akute fillohet me 4 mg, pasuar nga administrimi i 2 mg mbas çdo defekimi diarrheik. Doza e zakonshme ditore 4-8 mg/ditë. Doza maksimal 16 mg/ditë. Mjekimi mund të vazhdojë deri 5 ditë
•Diarrhea kronike tek të rriturit trajtohet fillimisht me 4-8 mg/ditë të ndara në disa marrje. Më pas doza rregullohet në vartësi të përgjigjes. Doza ditore ndahet në 2 marrje. Doza maksimale ditore 16 mg.
Tek fëmijët
•4-8 vjeç përdoret me dozë 3-4 mg/ditë, të ndara në 3-4 marrje, jo më shumë se 3 ditë.
•9-12 vjeç jepen deri 8 mg/ditë, të ndara në 4 marrje, për maksimumi 5 ditë.
Nuk rekomandohet përdorimi tek fëmijët nën 4 vjeç.
PREPARATET E REGJISTRUARA
kapsulë 2 mgIMODIUM
solucion oral 2 mg/mlLOPERIUM