Lucas Moura shpreh hapur pakënaqësinë për situatën që po kalon te Paris Saint Germain.
Braziliani, i cili nuk prek prej shumë javësh fushën këtë sezon, nuk është aspak i lumtur dhe lë të hapur derën për një transferim këtë sesion të merkatos. Braziliani u shpreh se ka dhënë kontributin e tij prej vitesh në Paris, por tani duket se nuk kanë nevojë për të.
25-vjeçari tha se nuk do të refuzonte La Ligan apo Premier League, por dëshiron të shkojë aty ku mund të luajë rregullisht. Për brazilianin interesohen Napoli, Tottenham e Arsenal.