• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

LUFTË ZEMRA DHE LLOGJIKA, KUSH FITON?

miku

Chatoshqip.com
I Rregjistruar/e
Mesazhe
137
Likes
236
Age
36
Location
Albania
#1
Lufta që bëhet brenda teje kur përballen këto të dyja, e pa përshkrueshme.


Flakë dhe Akull sikur bashkohen njëkohësisht dhe ti sikur copëtohesh më dysh.
Llava nga njëra anë, Akulli nga ana tjetër.
Lufton e gjithë egzistenca jote dhe ti në mes duke ndjekur i hutuar.

Llogjika nga një anë të tërheq, zemra poashtu nga ana tjetër.
Ku të shkosh dhe si të vendosësh?

Të tjera të thotë njëra dhe të tjera të thotë tjetra…
Nuk prisje kurrë se mund të bëhej një lemsh i tillë brenda teje.
Dhe ti të kërkosh përgjigjet, të cilat nuk mund të ti japë askush…
Përgjigjet që fshihen vetëm diku ndërmjet atyre të dyja.

Llogjika të thotë të saktën… sipas mendimit të saj natyrisht!
Dhe jo thjesht e thotë, disa herë ulërret derisa të të shurdhojë!
Sipas saj, zemra me siguri bën gabim!
Tenton të të çmendi…
Dhe emri i saj Llogjikë, kjo është e ç’është një ironi tragjedike!

Zemra nga ana tjetër, mbetet e heshtur dhe e mërzitur.
E mërzitur sepse e ndjen qe nuk je 100% atje.
Të kupton më shumë…
Në disa raste, bën ndonjë goditje pak më të fortë që të të kujtojë prezencën e saj por nuk të nguc aq shumë.
E kupton mëdyshjen tënde dhe përpiqet të të japë pak nga ndjenja e saj, mbase të ndihmon.

Por përfundimisht kush ka të drejtë?
Ka gjithmonë të drejtë njëra nga të dyja?
E pamundur të kenë të drejtë që të dyja edhe pse nuk bien dakort?
Zgjedh të ndjekësh zemrën dhe shikon se ndihesh keq…
Vendos më pas të ndjekësh llogjikën… por prap ndihesh keq.

Zemra dhe llogjika luftojnë si në një betejë shpatash.
Luftë e vështirë.

Dhe instikti… oh ku është instikti?
Ai e di… ai gjithmonë e di dhe nuk bën asnjëherë gabim!
Por ja që brenda ngatërresës që krijuan dy të parat, u ngatërrua dhe instikti!
Po tani?

Nuk ka fitues dhe as të humbur!
Kjo është lufta më e keqe që ke dhënë ndonjëherë!
Asnjë rrugë nuk të duket e duhura.
Dhe mos shpreso se ndjenja dikur do të zvogëlohet dhe të largohet…
Nuk bëhet të mos plagosesh dhe të mos plagosësh!
Në një luftë si kjo janë që të dyja të pashmangshme!
Mbaj një distancë, nga të dyja…
Mbylli për pak veshët… qëndro i heshtur!

Dhe çdokush prej nesh ndjek rrugën e tij, zërin përbrenda tij.
Këshilla për lloje të tilla luftërash janë të tepërta dhe kurrë mos i dëgjo!
Gjithçka që nevojitet gjendet brenda teje dhe vetëm atë duhet të dëgjosh!
Shhhhh… qetësi…
 

Attachments

Jorina`

Closed/Suspend 👋
I Rregjistruar/e
Mesazhe
650
Likes
597
Location
Zürich
#2
Dikur fitonte zemra mirpo tani u ritem lol
Logjika te mbron instinktivisht mos ndodhe ajo qe demonstron Foto!
Kshu qe gjithmon Logjika 😌