Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Luftë zemra dhe llogjika , kush fiton ?

miku

Chatoshqip.com
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
372
Lufta që bëhet brenda teje kur përballen këto të dyja, e pa përshkrueshme.

Flakë dhe Akull sikur bashkohen njëkohësisht dhe ti sikur copëtohesh më dysh.
Llava nga njëra anë, Akulli nga ana tjetër.
Lufton e gjithë egzistenca jote dhe ti në mes duke ndjekur i hutuar.

Llogjika nga një anë të tërheq, zemra poashtu nga ana tjetër.
Ku të shkosh dhe si të vendosësh?

Të tjera të thotë njëra dhe të tjera të thotë tjetra…
Nuk prisje kurrë se mund të bëhej një lemsh i tillë brenda teje.
Dhe ti të kërkosh përgjigjet, të cilat nuk mund të ti japë askush…
Përgjigjet që fshihen vetëm diku ndërmjet atyre të dyja.

Llogjika të thotë të saktën… sipas mendimit të saj natyrisht!
Dhe jo thjesht e thotë, disa herë ulërret derisa të të shurdhojë!
Sipas saj, zemra me siguri bën gabim!
Tenton të të çmendi…
Dhe emri i saj Llogjikë, kjo është e ç’është një ironi tragjedike!

Zemra nga ana tjetër, mbetet e heshtur dhe e mërzitur.
E mërzitur sepse e ndjen qe nuk je 100% atje.
Të kupton më shumë…
Në disa raste, bën ndonjë goditje pak më të fortë që të të kujtojë prezencën e saj por nuk të nguc aq shumë.
E kupton mëdyshjen tënde dhe përpiqet të të japë pak nga ndjenja e saj, mbase të ndihmon.

Por përfundimisht kush ka të drejtë?
Ka gjithmonë të drejtë njëra nga të dyja?
E pamundur të kenë të drejtë që të dyja edhe pse nuk bien dakort?
Zgjedh të ndjekësh zemrën dhe shikon se ndihesh keq…
Vendos më pas të ndjekësh llogjikën… por prap ndihesh keq.

Zemra dhe llogjika luftojnë si në një betejë shpatash.
Luftë e vështirë.

Dhe instikti… oh ku është instikti?
Ai e di… ai gjithmonë e di dhe nuk bën asnjëherë gabim!
Por ja që brenda ngatërresës që krijuan dy të parat, u ngatërrua dhe instikti!
Po tani?

Nuk ka fitues dhe as të humbur!
Kjo është lufta më e keqe që ke dhënë ndonjëherë!
Asnjë rrugë nuk të duket e duhura.
Dhe mos shpreso se ndjenja dikur do të zvogëlohet dhe të largohet…
Nuk bëhet të mos plagosesh dhe të mos plagosësh!
Në një luftë si kjo janë që të dyja të pashmangshme!
Mbaj një distancë, nga të dyja…
Mbylli për pak veshët… qëndro i heshtur!

Dhe çdokush prej nesh ndjek rrugën e tij, zërin përbrenda tij.
Këshilla për lloje të tilla luftërash janë të tepërta dhe kurrë mos i dëgjo!
Gjithçka që nevojitet gjendet brenda teje dhe vetëm atë duhet të dëgjosh!
Shhhhh… qetësi…
 
Dikur fitonte zemra mirpo tani u ritem lol
Logjika te mbron instinktivisht mos ndodhe ajo qe demonstron Foto!
Kshu qe gjithmon Logjika ?
 
Edhe zemra duhet degjuar , Nuk duhet lene pas dore .... mirepo logjika ngelet kryesorja per te marre nje vendim .

Nuk mund Te vrapojme pas emocioneve, pa vene llogjiken ne pune , e cila ne k’te rast na perplas edhe me faktet/realitetin, per te marre edhe nje vendim te drejte.
 
Duke qene se jam nje tip i qete dhe i vendos gjerat duke analizuar anet e mira dhe keqija them se llogjika,sepse sme eshte dash ndonjehere te degjoj zemren se llogjiken e kam pas nje hap para,por do thosha qe nese zemra vendos me pare per dicka e sigurte qe fiton.
 
Personalisht kam degjuar zemren.
Llogjika edhe mund te gaboje.
Zemra eshte me e forte dhe me e arsyeshme se llogjika.
Edhe pse shume here thyhet,serish e merr veten.
Llogika eshte si puna asaj shprehjes,qellimi justifikon mjeten.
Nese do qeveriste zemra,bota do te ishte parajse.
 
Pse bie shume ne kundershtim me ty une ketu.Une e di qe zemra sjelle parajsen ne toke por jo gjithmone sjell ate cka duhet ,ate cka eshte e drejte te jete.Pa llogjiken sdo kish kuptim zgjedhja e zemres.
 
Jan dy gjera qe shkojn bashk half and half edhe pse naj her duhet degjuar zmr me shum!
 
Jan dy gjera qe shkojn bashk half and half edhe pse naj her duhet degjuar zmr me shum!
Jemi qenie unike.Cdo kush eshte i ndryshem ne llojin e vete,se sdo kish as kuptim te ishim njelloj.Keto jane ndjenja personale qe gjithsecil mundohet ti arsyetoj sipas llogjikes se vete per tu ndjere i plotesuar.Rrofte dashuria pa me zemer a me llogjike ska rendesi si e zgjedhim
 
Ktu ndahemi bashk per mua dashuria nuk ekziston :)!
 
  • Nuk e pëlqej
Reactions: Iva
Ktu ndahemi bashk per mua dashuria nuk ekziston :)!
Sepse ske arrit ta gjesh ti ndoshta.Por ajo egziston dhe therret me te madhe qe ne ta gjejme,por se ngaterrojme drejtim ne eshte tjeter gje.Pa dashuri sdo kish jete
 
Sepse ske arrit ta gjesh ti ndoshta.Por ajo egziston dhe therret me te madhe qe ne ta gjejme,por se ngaterrojme drejtim ne eshte tjeter gje.Pa dashuri sdo kish jete
Ska lidhje per mua dashuria eshte tre gjera te thjeshta 1 besim 2 sinqeritet 2 respekt pastaj kto prrallat me flutra ne bark e tj tj sjan per mua!
 
Ska lidhje per mua dashuria eshte tre gjera te thjeshta 1 besim 2 sinqeritet 2 respekt pastaj kto prrallat me flutra ne bark e tj tj sjan per mua!
Kjo ska te bej me egzistencen e dashurise mesa shoh.Ka te beje me perceptimin e saj.
 
Kjo ska te bej me egzistencen e dashurise mesa shoh.Ka te beje me perceptimin e saj.
Nejse se kemi dy mendime te ndryshme :)komplet!
 
Nejse se kemi dy mendime te ndryshme :)komplet!
Prandaj jemi te ndryshem .Kjo bote ka plot karaktere te ndryshme qe kur debatojne dhe diskutojne i japin diversitet temes.Dhe ne jemi aq te afte sa ta pranojme kete.
 
Prandaj jemi te ndryshem .Kjo bote ka plot karaktere te ndryshme qe kur debatojne dhe diskutojne i japin diversitet temes.Dhe ne jemi aq te afte sa ta pranojme kete.
Ajde ajde ku kam nerva un te debatoj per dashurin neper forume :)!
 
Zemra duhet të pajtohet me mëndjen 35323
 
Beteja me e veshtire eshte ne mes te asaj qe e ke ne koke dhe asaj qe e ndjen ne zemer..
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.