Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lupusi

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Lupusi njihet tashme si nje semundje autoimune. Vecori e semundjeve autoimune eshte se vete faktoret mbrojtes te organizmit vene ne shenjester te sulmit te tyre inde apo edhe organe te shendetshme te organizmit.

Lupusi paraqitet ne disa forma :

1 Lupus eritematoz sistemik ( prek shume organe te trupit )

2 Lupus eritematoz discoid (shoqerohet me pucra ne lekure )

3 Lupus eritematoz subakut i lekures (demton lekuren e ekspozuar ne diell)

4 Lupus neonatal ( prek vetem foshnjat e porsalindura )

Lupusi mund te jape demtime si me poshte :

Ne lekure – Veshka – Zemer – Mushkeri – Enet e gjakut – Sistemin nervor – Kockat dhe ligamentet etj.

Ende nuk njihet ndonje shkaktar real i lupusit. Kjo semundje mund te preke kedo ( pak me shume seksin femer ) pamvarsisht rraces , vendit ku jeton , moshes , ngjyres se lekures etj.

Diagnostikimi

Lupusi eshte nje semundje qe avancon ngadale prandaj duhet kohe e gjate qe i semuri te filloje te shfaqe shenja. Per te bere diagnostikimin e tij perdoren metodat me poshte :

Anamneza

– Ekzaminim fizik

– Biopsi e lekures

– Panel analizash

Simtomat shoqeruese te lupusit :

1 Temperaturë
2 Prekje e lëkurës dhe e membranave mukoze

a Eritemë tipike e lëkurës
b Fotosensitivitet
c Ulcera aftoze në gojë dhe nazofaring
d Serozit , pleurit , perikardit
3 Poliartrit që prek duart ,kyçet e duarve, gjunjë dhe kembet
4 Sistemi nervor
a Psikozë
b Ndryshime të personalitetit
c Episode epileptike
5 Prekje e veshkave që mund të paraqitet si sindrom nefrotik ose nefritik . Prekja e veshkave nga lupusi është 6 llojesh :
a Pamje histologjike normale
b Glomerulonefrit mezangial
c Glomerulonefrit proliferativ fokal
d Glomerulonefrit proliferativ difuz
e Glomerulonefrit membranoz
f Sklerozë globale
6 Çrregullime hematologjike
a Anemi hemolitike trombocitopeni leukopeni
b Hiperkoagulizë m dhe trombozë
c Splenomegali
d Endokardit Libman Sacks

Trajtimi

Ne trajtimin e te semurit me lupus ka rendesi te madhe koordinimi i shume specialisteve te mjekesise te cilet mbulojne fusha te caktuara.

Ne trajtimin e kesaj semundje perdoren kryesisht Antiinflamatore Josteroid te shoqeruar edhe me kortizonike, imunosupresante etj . Zgjedhja e medikamenteve varet kryesisht nga stadi ne te cilin ndodhet semundja , prekja qe ajo i ka bere organeve te ndyshme dhe nga ecuria e zhvillimit te saj.

Rendesia e trajtimit medikamentoz eshte ne :

Reduktimin e dhimbjeve

kontrollin e aktivitetit te sistemit imun dhe shperthimeve

trajtimin e shperthimeve te evidentuara

reduktimin e demtimeve qe kjo semundje mund te beje perkundrejt organeve te trupit .

Perkujdesje

Te semuret me lupus duhet te kene parsysh disa keshilla elementare:

Te evitojne ekspozimin ne diell. Ekspozimi ne diell ka tendence te perkeqesoje simptomat e Lupusit. Keshillohet te perdoren rroba te cilat japn nje ajrosje te lekures sidomos ne stinen e ngrohte. Keshillohet perdorimi i kremrave me faktor te larte mbrojtes.

Te evitohen maksimalisht infeksionet . Duke qene se keta persona mund te jene duke perdorur imunosupresore atehere ata mund te jene te rriskuar nga infeksionet e ndryshme. Keshillohet evitimi i personave qe kane infeksione.

– Femrat qe jane me lupus ka shume mundesi qe te kene shqetesime serioze gjate shtatzanise si tension larte , probleme me veshkat etj . Femrat qe perdorin kontraceptiv keshillohet qe ti evitojne ato gjithnje duke u bazuar tek agravimi i semundjes se Lupusit .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.