Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lura

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 10210
Parku Kombetar i Lures. Ndodhet ne rrethin e Dibres ne nje distance prej 55 km nga qytetiti I Peshkopise. Ne fakt rruga me e pershtatshme per te mberritur aty eshte nepermjet anes tjeter nga Kurbneshi, distance me te cilin eshte 30 km. Parku i Lures ka nje siperfaqe prej 1.280 hektaresh dhe shtihet ne nje lartesi qe varion nga 1.350 deri 1720 metra mbi nivelin e detit , ne faqen lindore te malit Kunore e Lures. Objektet me atraktive te parkut jane kompleksi i 14 liqeneve akullnajore ( prej te cileve 7 kane uje gjate gjithe vitit) te cilet kane nje bukuri te vecante midis pyjeve masiv dhe te vjeter. Keto liqene gjenden ne lartesine 1.600 metra mbi nivelin e detit dhe kane nje siperfaqe te pergjithshme prej 100 hektaresh. Liqenet kryesore jane liqeni i Madh me 32 hektare, liqeni i Pishes 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe ai i Luleve me 4 hektare. Ky i fundit shquhet per bukuri te vecante mbasi me vere siperfaqja e tij mbulohet me zambake te bardhe uji dhe Netedy.com e tij I ngjan nje lulishteje. Ne dimer siperfaqet e ketyre liqene ngrijne. Bimesia e parkut perbehet nga pyjet e vjetera te ahut. Aty rriten edhe drure te tjere si rrobulli, pisha e zeze, bredhi, arneni i bardhe dhe i kuq, panja etj. Fauna perfaqesohet nga ariu I murrme, rriqebulli, dhia e eger, kunadhja, kaprolli. Nga shpendet gjeli i eger, bufi, mellenjat etj. Aktivitet kryesore qe zhvillohen ne parkun e Lures jane eko –turizmi, sportet dimerore, alpinizmi, hipizmi I cili zhvillohet ne livadhin e quajtur “ Fusha e pelave”, i cili gjendet ne pjesen jugore te parkut me nje siperfaqe prej 18 hektaresh.
 
Qysh nuk kam vajtur dot akoma k’tu une ..: e kam ne liste . ‼️?

Ka qene ndonjeri/ra , qe te na japi ndonje informacion ?! ?
 
Qysh nuk kam vajtur dot akoma k’tu une ..: e kam ne liste . ‼?

Ka qene ndonjeri/ra , qe te na japi ndonje informacion ?! ?
Zana kam qene une edhe pse 1 here por te len me goje te hapur kur ta shohesh bukurine e saj :)
Ne Diber ndodhet dhe mali Korabi qe eshte me i larti ne ballkan. Sugjerimi im eshte me vizituar diku nga Prill - Maj dhe do te jesh shume e kenaqur. Te sugjeroj te shetisesh me furiostrade sepse rruga eshte me gropa.
Ja ky eshte Liqeni i Lures. Bukuri e rralle
View attachment 29764

Ky Mali i Korabit
View attachment 29765

Ps: @Juno me fal qe permenda per Korabin qe eshte jasht temes :)
 
Shqiperia eshte nje aset turistik fantastik. Ka larmi vendesh qe ja vlen te vizitohen, problemi qendron se keto asete nuk reklamohen ashtu si duhet dhe ne si popull nuk ja dime vlerat duke i prishur ato. Liqenet e Lures para disa viteve kane qene nje mrekulli, sot po degradohen nga dora e njeriut. Fatkeqesi!
 
I am not sure :p
Por eshte zone e mbrojtur, mjafton te dalesh minimum 3 veta si grup dhe je ok. Don't trust to anyone ;)

Sorry duhet ta kisha cilesuar ... por E kisha fjalen per kafshet e egra @Dibrani ?! ... se me njerezit them qe merremi vesh , dhe me sa di une zona te tilla Kane traditA bese ne pergjithesi... megjithese normale e shoqeruar do iki , jo vetem : )
 
Sorry duhet ta kisha cilesuar ... por E kisha fjalen per kafshet e egra @Dibrani ?! ... se me njerezit them qe merremi vesh , dhe me sa di une zona te tilla Kane traditA bese ne pergjithesi... megjithese normale e shoqeruar do iki , jo vetem : )
Sa per kafshet, nuk jane te egra, perkundrazi sa te shohin, zhduken nga frika sepse kohet e fundit shumica prej tyre jane vrare nga dora e njeriut :(
Nese ke fat, mund te shohesh dhe skifteret (ne zonen e Lures), per Shqiponjen s'te premtoj se shfaqen shume rralle ne ate zone ??‍♂️
Gjithsesi merr masat per cdo rast sa per siguri :)
 

Liqenet e Lurës​



Liqenet e Lurës në parkun e Lurës kane nje siperfaqe prej 1.280 hektare dhe ndodhen ne pjesen lindore te malit masiv te quajtur "Kunora e Lures". Me 7 liqenet e tij akullnajore krijon nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 m. Midis ketyre Liqeneve me te medhenjt jane: Liqeni i Madh 32 hektare, liqeni i Pishave 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe liqeni i Luleve 4 hektare. Ne dimer keto liqene jane te mbuluara nga akulli.Liqeni i Madh gjendet në lartësinë e 1600 metrave të malit të Kurorës së Lurës dhe përbën një liqen akullnajor me ujë të kristaltë. Karakteristika të ngjashme shfaq dhe Liqeni i Zi, që dallon për faktin se është liqeni më i thellë i të gjithë parkut, e prej andej rrjedh dhe ngjyra e errët e tij.


images.jpeg
DSC00605-1-300x225.jpgliqeni-i-luleve-zambak-i-bardhe-parku-kombetar-i-lures.jpg

 
Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.

Parku Kombëtar i Lurës
IUCN kategoria II (park kombëtar)
Lura Liqeni i Lulëve.JPG
(Liqeni i Lulëve), një prej liqeneve akullnajore të Lurës
Identifikuesi345
ShtetiShqipëria Shqipëria
Rrethii Dibrës
Qarkui Dibrës
BashkiaPeshkopi
Vendndodhjanë malësinë e Lurës
Qyteti i afërtPeshkopia
Sipërfaqja1,300 ha
Krijimi1966

Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600–1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.

Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.

Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.

Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm.


Karakteristika gjeografike​

Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.

Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitarë më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180–200 kg).

Rrëqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.

Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60–70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15–25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.

Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.[1]


Flora​

Bimësia e shumëllojshme. Tipi i pare përbehet nga drurë gjethe gjere, qe i leshojne fletët gjate stinës se dimrit, dhe në lartësitë e mëdha nga drurët halore te tipit subarktik. Këto janë masivet pyjore më të mëdha të Lurës si dhe të vendit.

Brezi i dushkut shkon deri ne 700–800 m dhe ne jug deri ne 1000 m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.

Brezi i ahut fillon nga 900–1000 m deri në kufinjtë më të lartë të pyllit, 1900–2000 m mbi nivelin e detit. Ai ka bimësi me të dendur dhe formacioni kryesor është ai i ahut, i cili ka dhe dendësinë më të madhe. Ne brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikërisht pisha e zeze qe formon pyje te veçanta ne tokat më të varfra, kryesisht në shkëmbinjtë magnetike te Lurës. Përveç pishës së zeze, në këto lartësi takohet dhe bredhi i bardhe, i vetmuar ose ne grupe me pyllin e ahut, por aty-këtu formon pyje me vete në Lurë, Bjeshkët e Oroshit...

Mbi brezin e ahut takohen pyjet e rrobullit dhe arnenit, qe formojnë pyjet me te përhapura te vendit tone. Pyjet e rrobullit takohen në Lurë. Pyjet me arne kane pamje me te kufizuar dhe takohen ne malin e Runjes, Lurës, Dejës.

Pozita gjeografike​

Vargmalet e Lurës ose siç quhen ndryshe Vargmalet Qendrore shtrihen midis luginës se Drinit te Zi ne lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës se Serriqes ne veri dhe luginës se Zallit te Bulqizës ne jug. Këta kufinj janë kryesisht morfologjike. Ata shtrihen ne drejtim veri-jug, në një gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi që shkon nga 20 km (jug) ne 30 km (qendër).

Vargjet e Lurës përbehen prej dy vargjesh paralele midis tyre, qe ne pjesën veriore kthehen drejt verilindjes. Lartësitë më të mëdha arrihen ne pjesën qendrore me malin e Dejës 2246 m dhe Kurorën e Lurës 2121 m. Nga kjo lartësi ato ulen në drejtim te veriut dhe jugut nen 2000 m.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.