Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Macja më e vjetër në botë pjesë e Rekordeve Guiness, zbulojeni se sa vjeç është

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Macja më e vjetër në botë pjesë e Rekordeve Guiness, zbulojeni se sa vjeç është​


cat.jpg



Flossie është kurorëzuar si macja më e vjetër e gjallë në botë sipas Rekordeve Botërore të Guinness- it.

Ajo është në moshën pothuajse 27-vjeçare, që është ekuivalenti i një maceje me të qenit 120 vjeç një njeri.

Edhe pse ajo është me shikim të dobët dhe e shurdhër, macja britanike raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E dija që në fillim se Flossie ishte një mace e veçantë, por nuk e imagjinoja se do ta ndaja shtëpinë time me një mbajtës rekordi botëror”, tha pronarja Vicki Green, e cila e adoptoi atë.

“Ajo është kaq e dashur dhe lozonjare, veçanërisht e ëmbël kur kujton sa vjeç është. Jam jashtëzakonisht krenare me një mace kaq të mrekullueshme”, shtoi ajo.

Flossie ka qenë në disa shtëpi që kur jetonte si një kotele endacake pranë spitalit Merseyside në Liverpool në Anglinë veriperëndimore, në muajt e parë të jetës së saj në 1995.

Ajo u birësua nga një punëtor në spital, me të cilin jetoi për 10 vjet përpara se pronari i saj të vdiste. Flossie u mor nga motra e pronarit të saj të ndjerë.

Pas 14 vitesh, pronari i saj i dytë vdiq. Ajo ishte më pas me djalin e pronarit të saj të dytë për tre vjet, përpara se t’u besohej vullnetarëve në Cats Protection.



Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.