Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mafia - Realiteti dhe Miti i saj

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mafia - Realiteti dhe Miti i saj​


Nuk jane edhe aq te ndryshme.Mafia eshte gjithkund Mafi.Ndryshojne format e praktikimit te saj.
Nje funksionar shteti qe bashkpunon me ndonje organizate mafioze,percfaredo perfitimi,mafia sipas natyres se saj,ka dhe ajo perfitimin.Kontroll imi i shtetit nje nga ato.Dua te them qe Shteti qe eshte pjese e Mafias,qe nga ai moment eshte Mafi,dhe Mafia ka ngulur rrenjet mire ne te.


Pak per gjenezen e saj.....

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale.
Mafia ka një traditë dhe histori të gjatë.Sipas legjendës urbane fjala”MAFIA” për herë të parë është përdorur gjatë revoltit Sicilian kundër sunduesve francez më 30 mars 1282.Për ti rezistuar këtij pushtimi,në Sicili u krijua një organizatë e cila quhej Morte Alla Francia Italia Amella që kishte kuptimin “Vdekje për Francën,Italia thërret”.Nga shkronjat e para të fjalëve që e përbëjnë emërtimin e kësaj organizate është sajuar emri Mafia.Megjithatë kjo teori hidhet poshtë nga shumë historian në ditët e sotme.
Disa të tjerë theksojnë se fjala mafi vjen nga fjala arabe “mahias” që do te thotë guxim ose njeri i guximshëm.Poashtu disa autorë të tjerë mendojnë se fjala mafi vjen nga fjala tjetër arabe “muafas” që do të thotë të kujdesesh,ti vësh nën mbrojtje anëtarët e familjes,të klanit,ti disciplinosh,ti kesh nën kontroll etj.Në fjalorin siciliano-italian të vitit 1868,fjala mafi shpjgohet si neologjizëm i cili do të thotë manifestim i trimërisë dhe guximit,ndërsa në fjalorin e botuar në vitin 1876 kjo paraqitet si sinonim për fjalën bandë-organizatë apo grup i fshehtë i organizuar për qëllime të caktuara.


Struktura

Mafia Italiane por edhe mafitë e tjera nuk kanë një strukturë organiztaive të thjeshtë por është një shoqatë e perbërë prëj një nmri të madh të grupeve të ashtuquajtura klane ose familje.Cdo familje është e udhëhequr nga Shefi ose Bosi ose i ashtuquajturi Don i cili sundon si diktator.Varësisht prej familjes edhe Doni zgjidhet në forma të ndryshme.Doni merr përqindje nga fitimet e të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Nënshefi është urdhëri i dytë në familje i cili zakonisht emërohet nga Doni i familjes.Ai është i përgjegjshëm për të gjithë Kapot të cilët janë nën urdhërin e Donit.Në rast të arrestimit ose vdekjes së Donit,Nënshefi është i pari në listë për të marrë pozitën e tij derisa ai u mungon ose përgjithmonë.
Consigliere ose Këshilltari është personi i cili këshillon familjen dhe gjithashtu është i njohtur si krahu i djathtë i Donit.Ato përdoren si ndërmjetësues nëpër diskutime dhe përfaqësues të familjes në mbledhjet me familjet tjera.Për Këshilltar Doni emëron dikë tek i cili ka më tepër besim.
Caporegime ose Capo është është i përgjegjshëm për grupet e ushtarëve të cilët i rapostojnë direkt atij.Cdo grup zakonisht përbëhet nga 10 deri më 20 ushtarë.Capoja emërohet nga Doni ose Nënshefi dhe u raporton atyre.Atyre mund tu jepen detura si vrasje dhe reketim.Nëse një Capo bëhet i mjaft i fuqishëm ai mud të kalojë edhe supersiorët e tij.Ai mund të zë edhe vendin e Donit nëse Doni i mëparshem vdes.
Soldato ose Ushtar është pjesëtar i familjes dhe sipas traditës ai duhet të jetë italian ose të paktën të jetë italian nga ana e babait.Njëherit kur një anëtarë është i “bërë” ai është i paprekur që d.m.th se përpara se një ushtarë të vritet duhet njëherë të bisedohet me Capon e ushtarit ose Donin.Kur liroht një vend në familje Capot mund të propozojnë një antëtar të ri.Ata janë të ëuajtuar si “Njerëz të Krijuar” të cilin epitet e merr duke bërë një vrasje me urdhër të superiorëve.Të jesh i krijuar d.m.th fillimi por jo përfundimi i karierës mafioze.
Associate ose Shoqëruesit nuk janë anëtarë të familjes dhe roli i shoqëruesit është i ngjajshëm me atëtë njeriut të pororsitur.Zakonish t shoqërues janë joitalian të cilët asnjëherë nuk shkojnë më largse kaq.Ato kryejnë punë pqr të ndihmuar anëtarët e familjes ose janë njerëz me të cilët familja ka aktivitet.Në raste tjera Shoqërues janë edhe biznismenët e korruptuar dhe përfaqësuesit e unionit
Rituali i fillimit


Të gjithë mafiozët për tu bërë anëtarë të plotë të Mafisë duej të kalonin një ritual.Ai ftohet në një “festë”.Ai dërgohet në një dhomë në të cilën shumë mafioz rrijnë ulur në një tavolinë tek e cila ka një pistolete,një thike dhe një fotografi të një shenjëtori.Ato e pyesin për dedikimin e tij dhe ndjenjat e tij nëlidhje mekriminalitetin dhe vrasjet.Kur konfirmon gjithcka,Doni merr një gjilpërë dhe bën një vrimë në gishtin e peronit.Personi njollos me gjakun ga gishti fotograginë e shenjëtorit,të cilën ai e mban në duart e mbeldhura derisa Doni e djeg.Doni atëherë thotë: “Nëse ti e tradhton Mfinë,mishi yt do të digjt si ky shenjtor
Prezantimi

Një mafioz nuk duhet të prezantojë vehten para një mafizoi tjetër.Atë duhet ta bëjë një mafioz i tretë i cili është i njohur nga të dy mafiozët.


Omerta-Kodi i heshtjes

Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet.Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.


10 Urdherat e Shenjta

Ne nentor te vitit 2007,pas arrestimit te Salvatore Lo Picolo(do te sqarojme me vone se kush eshte),policia sicilane gjeti nje dokument qe permbante "Dhjete Urdherat" ne vendin ku strehohej ai.Ata jane udherrefyes se te behesh nje mafoz i mire,i respektuar dhe i ndershem.

1.Askush nuk duhet ta prezantoje vehten drejteperdrejt para ndonjerit nga miqte tane.Duhet te kete nje pale te trete per ta bere kete.
2.Asnjehere mos shiko gruan e mikut tend.
3.Mos lejo te te shikojne me police.
4.Mos shko neper pabe dhe klube.
5.Te jesh gjithmone i disponueshem per Cosa Nostren eshte detyre-edhe nese gruaja eshte duke lindur.
6.Takimet duhet te respektohen plotesisht.
7.Bashkeshortet duhet te trajtohen me respekt.
8.Kur pyetesh per ndonje informacion,duhet te tregohet gjithmon e verteta.
9.Parate nuk jane te duhura nese i perkasin te tjereve apo familjeve tjera.
10.Njerezit te cilet nuk mund te jene pjese e Cosa Nostres:Cdokush qe ka lidhje te aferta me policine,cdokush qe mban mardhenie te paplota me familjen,cdokush qe sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.


Mafia siciliane ose Coza Nostra Siciliane

Organizata e parë mafipozë është Mafia Siciliane e cila nuk ndonjë emër formal pasi anëtart mendojnë se nuk ka nevojë që të ketë.Mirëpo që kjo organizatë të dallohet nga organizatat tjera në Itali është quajtur me termin “Cosa Nostra” që do të thotë “Cështja Jonë”.Sido që të jetë në Itali përdoret termi Mafia Siciliane e cila mafi aktivitetin e vetë kriminal në Sh.B.A e ka zhvilluar nën emrin Cosa Nostra.


Sicilia Post-Feudale
Gjeneza e mafisë Siciliane është pak e njohtur për shkak të natyrës së fshhtë që nga krijumi deri në ditet e sotme të zhvillimit të saj.Besohet se fara e tij është mbjellur në kohën e tranzicionit të Sicilisë nga feudalizmi në kapitalizëm.Shteti sicilian nuk mund të detyrontë plotësisht që të respektohel ligji dhe rendi dhe shumë grupe,nga banditët deri tek zanatcinjtë esnafë,përdorën dhunën për të plackitur dhe për të krijuar konflikte.
Më 1824 në Sicili ekzistonte një sekt vjedhësish të cilët kishin henja speciale për tu njohtur më njëri tjetrin,kishi mbrojtje politike në shumë regjione,kishin një kodeks të besnikërisë të njohur si”Umirta” .Më 1865 këto lloij sektesh u quajtën për herë të parë si Mafia.

Shtypja nga ana e Fashizmit
Gjatë fashizmit,Benito Musolini,më 1920 dha urdhër që te shkatërrohet Mafia dhe bashkëpuntorët e saj politik.Duke e bërë këtë ai do tu jepte fund shumë kundërshtarëve të tij politik në ishull dhe do ti bënte një propagandë të mirë Fashizmit.Në tetor 1925 ai emëroi Cesare Mori për prefekt të Palermos dhe i dha atij fuqi speciale për të sulmuar Mafiën.Gjatë kësaj kohe u bënë 11000 arrestime.Familjarë t e mafiozëve ndonjëherë merreshin peng për ti detyruar ato të dorezoheshin.Më teper prej 1200 mafiozë u dënuan dhe burgosën ndërsa shum të tjerë u ektraduan pa proces gjyqsor.Fushata e Morit mbaroi më 1929,edhepse ai nuk e theu plotësisht Mafinë pas asaj që bëri Mafia rëndë se ekzistonte më.Shumë prej tyre ikën në SH.B.A ku vazhdua aktivtetin kriminel të tyre.

Mbijetesa Post-Fashiste
Më 1943 afro gjysëm milion trupa a pushtuan Sicilinë.Në atë kohë niveli i kriminalitetit u ngrit duke shkaktuar trazia dhe kaos.Në 6 muajt e parë të okupimit partitë politike ishin të ndaluara.Okupatorët i shkarkuan funksinarët fashistë dhe i i emëruan zëvendësimet e tyre.Shumica etyre ishin Mafioz.Ndryshimi i ekonomisësë Sicilisë ndryshoi edhe bazën e Mafisë nga ajo rurale në atë urbane.Pas luftës qeveria italiane derdhi shumë para publike për të rindërtuarSicilinë. 1956 dy oficialë të lidhur me mafinë,Vito Ciancimino dhe Salvatore Lima morën nën kontroll Zyrën e Palermos për Punë Publike.Gjatë viteve 1959-1963,rreth 80% te lejeve për ndërtim ua dhanë 5 njërëzve prej të culëve askush nuk bëntë pjesë në ndonjë firmë ndërtimorë dhe ishin liderë të Mafisë. Firmat ndërtimorë që nuk ishin të lidhura më Mfinë ishin të detyruar të paguanin para për mbrojtje.Ndërtesat u ndërtuan ilegalisht para se të nxirren planet për ndërtim.

Lufta e parë Mafioze
Më vonë filluan edhe Dy luftat e Mafisë,ku lufta e parë mafioze ishte konfikti në mes klaneve mafioze të pasluftës.
Në dhjetor të 1962 një sasi e heroinit u zhuk gjatë transportimit për në Amerikë.Kur Komisioni i Mafisë Siciliane nuk mund të vendoste se kë të akuzonte,një nga klanet e përfshira-La Barbera-mori cështjen në duart e veta.Ato vranë një mafioz nga klani Greko tek i cili dyshonin për vjedhjen e heroinit duke filluar kështu një luftë gjatë së cilës shumë njerëz jo mafioz do të vriten.Gjatë këtij konflikti u bënë 2000 arrestime.Aktivitet i mafioz u rrëzua kur klanet mafioze u shkatërruan ndërsa shumë mafioz u fshehën.Komisioni u prish,deri në riformimin e saj në vitin 1969,117 të dyshuar u vunë në gjyq më 1968 mirëpo shumica e tyre u liruan ose morën dënime të lehta.

Lufta e dytë Mafioze
Në filim të viteve 70-ta Lucciano Leggio,shefi i familjes Corleone dhe anëtar i Komisionit Të Mafisë Siciliane krijoi një koalicion midid familjeve mafioze të njohur si Corleonesi me atë vetë si lider.Ai inicioi një fushatë për të dominuar Cosa Nostrën dhe tregëtimet ë tyre narkotike.Mirëpo për shkak të burgosjes së tij më 1974 ai vepronte përmes përfaqësuesit të tij Salvatore Riina,të cilit eventualisht do ti ja jepte të gjithë kontrollin.Corleone si “blenë” disa nga familjet,i shkatërruan disa nga antërat e familjeve dhe filluan të rekrutojnë anëtarë të rinj fshehtas.Më 1977 Corleonesi përjashtuan Gaetano Badalamenti nga Komisioni me akuzat se fshihte të ardhura nga droga.Në prill 1981 një tjetër anëtar i Komisionit u vra,Stefano Bontate dhe këtu filloi lufta e dytë mafioze.Qindra mafiozë armiq dhe të afërmit e tyre u vranë,ndonjëherë edhe nga tradhtarë të klaneve të tyre.Në fund Corleonesi fitoi dhe Salvatore “Toto” Riina u bë “Shefi i Shefave” i Mafisë Siciliane.
Në të njëjtë kohë Corleonesi zhvilluan fushatën e tyre për të dominuar Cosa Nostrën,ata gjithashtu zhvilluan fushatën e tyre të vrasjeve të gazetarëve dhe policëve të cilët merrnin guximin tu kundërshtonin.Në ndërkohë policët ishin të dëshpëruar nga mungesa e ndihmës që pranonin nga dëshmitarët dhe politikanët.

Procesi Madh Gjyqsor dhe lufta kundër Qeverisë
Në fillim të viteve 80-ta gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Polo Borsellino filluan fushatën e tyre kundër Cosa Nostrës.Pushimi i tyre i mash erdhi me arrestimin e Tomasso Bucetta,një mafioz i cili vendosi të jap informata në këmbim të mbrojtjes nga Corleonesi,të cilit tashmë kishin vrarë shumë nga familjarët she miqtë e tij.Edhe mafioz të tjerë ndoqën shembullin e tij.Falcone dhe Borsellino grumbulluan dëshmitë e tyre dhe organizuan Porcesin e Madh Gjyqsor i cili zgjati nga shkurti 1986 deri më dhjetor 1987.U mbajt në një ndërtesë gjyqsore të fortifikuar të ndërtuar posacërisht për këtë rast.474 mafioz u vunë në gjyq prej të cilëve 342 u dënuan.Në janar 1992 Gjykata Supreme e Italisë i konfirmoi këto dënime.
Mafia reagoi me dhunë.Në vitin 1988 ato vranë një gjykatës nga Plermoja dhe djalin e tij,tre vjet më vonë një prokuror dhe një biznismen anti-mafi gjithashtu u vranë.Salvatore Lima,një aleatë politik i mafisë,u vra pasi dështoi ti ndryshojë dënimet sic kishte premtuar.Falcone dhe Borsellino u vranë më anë të bombave më 1992.Kjo rezultoi në arrestimin e Shefit të Shefave,Salvatore Riina në janar 1993.Pas arrestimit të Riinës Mafia filloi një fushatë terrorizmi nëpër të gjithë Italinë.U bënë sulme nëpër sheshe,vende publike,vrasje të oficialëve dhe sulme nëpër kisha.
Pas arrestimit të Salvatores udhëheqësia e Mafisë u mbajt nga Leoluca Bagarella duke kaluar mandel tek Bernardo Provenzano kur i kaluari u vetëarrestua më 1995.Provezano i dha fund fushatës së dhunës dhe e zëvendësoi atë më fushatën e paqes,e njohur si “pax mafiosi”.Ai u arrestua në vitin 2006 pas 43 viteve të sundimit.
Viteve të fundit Mafia u dobësua mjaft,mirëpo nuk u shkatërrua.Veprimta rinë e saj e vazhdojnë organizata tjera italiane dhe botërore.
 

10 organizatat mafioze më të rrezikshme në botë​



c700x420.jpg


Vetëm në SHBA nga shitja e kokainës sigurohen çdo vit 34 miliardë dollarë. Por, cilat janë grupet më të mëdha kriminale në botë dhe nga i kanë të ardhurat? Të ardhurat e grupeve të organizuara kriminale janë të vështira të përllogariten pasi ato vazhdimisht shpenzojnë shuma të mëdha për të fshehur pasurinë. Ja cilat janë 10 grupet më të mëdha në botë.

1- “COSA NOSTRA” italiane
Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafias në Siçili.
Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.

2- “COSA NOSTRA” amerikane
U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. dikimi i saj ishte i padiskutueshëm. Çdonjëra nga 5 familjet e Nju Jorkut ndërtoi perandorinë e vet duke u marrë me aktivitete të jashtëligjshme si shantazh, pastrim parash, vrasje, lëndë narkotike, kumar, grabitje, menaxhimin e mbeturinave etj.

3- “Ndrangheta”
Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”. Ka një strukturë të dukshme horizontale, ekzistojnë lidhje të ngushta midis grupeve të ndryshme, por nuk ka një qendër drejtuese rajonale apo provinciale.
Organizata mafioze Ndrageta (Ndrangheta) ka eklipsuar prej kohësh fqinjen e saj mjaft të famshme Cosa Nostra-n siciliane.
Në këtë mënyrë sindikata e krimit italian është kthyer një nga organizatat më të madhe mafioze në botë. Fitimet e saj nga importimi i kokainës dhe i bizneseve të tjera vlerësohet dhjetëra miliardë dollarë në vit.
Në dallim nga Cosa Nostra, është më pak e ekspozuar në raport me politikanët dhe shërbimet sekrete.

4- “Camorra”
Ndërsa mafia italo-amerikane është dobësuar dekadat e fundit nga forcimi i ligjit, mafia italiane në vendin e origjinës vazhdon të mbetet e fortë. Pavarësisht përpjekjeve prej disa vitesh të qytetarëve, gazetarëve dhe zyrtarëve të qeverisë, qeveritë lokale në Itali mbeten të lidhura me grupet mafioze. Sipas një studimi të Universitetit Katolika përllogaritet se aktiviteti mafioz gjeneron 33 miliardë dollarë të ardhura, shumica ndahet mes katër grupeve më të mëdha mafioze në Itali. Camorra është më e suksesshmja, me rreth 4.9 miliardë dollarë të ardhura në vit nga shfrytëzimi seksual, trafikimi i armëve të zjarrit, droga, falsifikimet, lojërat e fatit dhe zhvatja. Me bazë në Napoli, grupi ka nisur aktivitetin që në shekullin e 19-të, kur u formua fillimisht nga një bandë në burg.
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar.

5- “Yakutsa” (Jakuza)
Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm. Në traditën e saj spikasin rituale shumë të vjetra si shumë kohë para viteve ’90. Riti i Sakazukishiki-t, është ceremonia e pranimit të çdo anëtari të ri, i cili betohet për besnikëri dhe devotshmëri duke pirë sakë nga gota e kryetarit. Riti i Irezumi-t ose tatuazhi, i cili duke qenë se është i ndryshëm për çdo bandë, dëshmon përkatësinë e anëtarëve të bandave.
Me më shumë së 10 mijë të anëtarësuar, ata merrem me trafik droge, armësh, lojra kumari, grabitje e prostitucion
Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë. Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme. Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët.

6- Solntsevskaya Bratva (Mafia ruse)
Grupet mafioze ruse ndryshe nga Yakuza ka një strukturë tjerë sipas Frederico Vares, profesor kriminalistike në Universitetin e Oksfordit dhe ekspert për grupet ndërkombëtare kriminale.
Koncepti “Mafia Ruse” përshkruan një sërë bandash kriminale, ose vëllazëri kriminale. Më e madhja prej tyre ndodhet në rrethin e Solntsevo-s në rrethet jugore të Moskës.
Grupi njihet se ka lidhje me Semion Mogilevich, kriminelin më të fuqishëm të Europës, ndoshta edhe të botës.
Solntsevskaya Bratva është një grup i decentralizuar dhe grupi është i përbërë nga 10 “brigada” pothuajse-autonome dhe veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Të ardhurat e grupit mbikëqyrën nga një këshill me 12 persona që “takohen rregullisht në pjesë të ndryshme të botës”. Grupi përllogaritet se ka rreth 9 mijë anëtarë dhe buka dhe djathi i tyre është droga dhe trafikimi i njerëzve. Ky grup rus merret me trafikimin e heroinës me origjinë nga Afganistani.

7- “TRIAD”
Në shqip do të thotë treshe, është organizata më e fuqishme mafioze për trafikun e drogës. “Triad”-a kineze është marrë si shembull konkurrimi për mafien ruso-aziatike. Anëtarët e kësaj organizate kanë instaluar baza operative për trafikimin e heroinës në Hong Kong, Singapor dhe Bangkok. Fillesat e kësaj organizate mund të themi që janë më të lashtat në krahasim me të gjitha mafiet e tjera, ato datojnë që në vitin 1760. Është shumë e ngjashme në rite me Jakuzën japoneze dhe Cosa Nostra-n italiane.

8- Mafia turke
Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën. Mafia turke disa herë ka qenë bashkëpunëtore me mafian ruse, dhe pak me mafian italian. Ashtu si organizatat simotra edhe mafia turke operonte më tepër në trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të “mishit të bardhë”, siç njihet në gjuhën e mafias.

9- “Sacra Corona Unita”
Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm. Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies.

10- Karteli Sinaloa
Karteli Sinaloa është konsideruar organizata më e fuqishme e drogës në Amerikën Latine, dhe luftërat e përgjakshme mendohet se janë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 10 mijë personave nga viti 2008-2012, duke bërë që qyteti të marrë titullin “kryeqyteti i vrasjeve në botë”.
Nën udhëheqjen e Guzman, Karteli i Sinaloas, një nga korporata ndërkombëtare më të mirë-organizuara në botë, me të ardhura vjetore prej 3 miliardë dollarësh, është përgjegjëse për 25 % të drogës së paligjshme që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Këto shifra nuk priten të ndryshojnë tani që Guzman ndodhet pas hekurave.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.