Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mali Olimp, vendbanimi i Zotave: Miti përkundrejt realitetit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mali Olimp, vendbanimi i Zotave: Miti përkundrejt realitetit​


D05B732E-D915-4989-B72C-695CCD872E5E.jpeg
Pak male kanë pasur një ndikim më të madh në historinë e qytetërimit perëndimor sesa ai që ndodhet në bregdetin e Egjeut në kufirin midis Thesalisë dhe Maqedonisë, i njohur si Mali Olimp. Përgjatë shekujve, ky mal ka pasur një rëndësi të madhe, jo vetëm në mitologji, por edhe në gjeologji dhe ekologji.

Në rrafshin mitik, perënditë e lashta greke që jetonin në majë të malit Olimp u shfaqën për breza në fe dhe kulturë, arkitekturë dhe letërsi. Edhe sot ritregohen mitet e perëndive të malit Olimp. Në aspektin fizik, masivi i Olimpit, që përmban majën që njihet si mali Olimp, është vendi i një përmbysjeje ku shkëmbinjtë granitikë, metamorfikë dhe ofiolitikë janë ngritur mbi depozitat e lashta gëlqerore.

Për më tepër, rajoni i Olimpit ka një biodiversite të madh. Për këto arsye, mali Olimp është brenda një biosfere e mbrojtur nga UNESCO-s, dhe pjesë e parkut kombëtar më të vjetër në Greqi. Ai vazhdon të ndikojë edhe sot në historinë e njerëzimit.

Mali Olimp është në fakt një nga disa majat në masivin e Olimpit. Maja që besohej se ishte vendbanimi i perëndive të grekëve të lashtë është një zonë e gdhendur nga akullnajat, dhe është maja më e lartë në Greqi. Mali Olimp ndodhet buzë Detit Egje. Shpatet e tij ngrihen në një lartësi deri 2918 metra mbi nivelin e detit.

Topografia në anën perëndimore është mesatarisht më e butë, duke i lënë vendin fushës së Thesalisë. Shpatet e poshtme të malit Olimp kanë një klimë tipike mesdhetare, me pemë lisi dhe bimësi të ulët. Në lartësinë mbi 600 metra, pyjet e dushkut ia lënë vendin pyjeve të ahut, dhe pishës së zezë.

Në lartësinë mbi 2500 metra, pyjet i lënë vendin bimësisë së ulët sub–alpine. Mali Olimp është më i njohur për perëndimorët si vendbanimi i perëndive olimpike nga mitologjia e lashtë greke. Në Iliadën e Homerit, ku vend përshkruhet me hollësi si një akropol i lashtë grek, ose si kompleks pallatesh i fortifikuar.

Akropoli u ndërtua nën majën kryesore, e cila funksiononte si një nga fronet e Zeusit. Brenda akropolit gjendshin pallatet që u përkisnin perëndive. Në mes, pallati kryesor i Zeusit, dhe pallatet më të vogla të Zotave të tjerë. Portat e arta të akropolit ruheshin nga tre Horae, që ishin Perëndeshat e stinëve.

10E17FA5-9CB7-4EF2-99B9-392ECC610410.jpeg

Ndërtesat e kompleksit ishin ndërtuar me gurë me themele prej bronzi, të rrethuara me oborre të shtruara me ar. Pallati i Zeusit kishte një sallë qendrore me dhoma gjumi private dhe anash me dhoma për magazinime materialesh, duke pasqyruar strukturën e pallateve tipike greke të lashta të periudhës kohore të Homerit.

Salla kryesore përdorej për mbajtjen e mbledhjeve të Perëndive ashtu edhe për festat e tyre. Përpara pallatit kryesor ndodhej një oborr i madh ku mblidheshin shpesh Perënditë. Gjatë festave të tyre, ata konsumonin ambrozinë dhe nektar. Këto substanca vinin ose nga livadhet pranë lumit që rrethon botën, Okeanos, ose nga tymi që dilte nga sakrificat e bëra nga njerëzit.

Perënditë olimpike sunduan mbi universin pikërisht nga ky vend mbresëlënës. Grekët e lashtë besonin se maja e malit Olimp ishte përherë pa re. Se aty nuk kishte kurrë stuhi, diçka që nuk është e vërtetë për malin historik Olimp. Gjithashtu besonin se maja e malit Olimp ishte afër majës së kupolës që formonte qiellin.

Dymbëdhjetë Zotat e Olimpit ishin Zeusi, Hera, Demetra, Hestia, Poseidoni, Hefesti, Aresi, Apolloni, Artemida, Hermesi, Afërdita dhe Athina. Të gjithë përveç Hadesit jetonin në malin Olimp. Ata ishin një familje me origjinë të ndryshme. Kështu Zeusi, Hera, Demetra, Hestia, Poseidoni dhe Hades ishin fëmijët e Kronit dhe Reas.

Sipas mitit grek, Kroni donte të pengonte një nga pasardhësit e tij që ta rrëzonte atë si sundimtar i universit. Ai e shtyu atë të hante të gjithë fëmijët e tij, me përjashtim të Zeusit, të cilin Rea mundi ta fshihte nga burri i saj. Më vonë Zeusi e detyroi Kronin që të vjellë nga barku fëmijët e tjerë përpara se ta mundte.

Zeusi ishte Perëndia i qiellit dhe i motit, përveçse ishte sundimtar i perëndive të tjera. Hera ishte Perëndeshë e grave dhe e yjeve. Hestia ishte Perëndeshë e Tokës. Demetra ishte Perëndeshë e bujqësisë dhe Poseidoni ishte Perëndia e detit. Hefesti dhe Aresi, ishin të dy fëmijët e Herës dhe Zeusit.

I pari ishte Perëndia e artizanëve, përfshirë skulptorët dhe metal–bërësit. Aresi ishte Zoti i luftës, por edhe i guximit dhe rendit civil. Zotat si Athina, Apolloni, Artemisa dhe Hermes ishin fëmijët e Zeusit nga lidhjet e tij të shumta. Lindja e Athinës është veçanërisht interesante.
Thuhet se Athina doli nga koka e Zeusit një ditë kur ai kishte një dhimbje koke. Pasi Zeusi pati marrëdhënie seksuale me Metisin, nënën e Athinës, ai mësoi nga Gaia se fëmija i tyre i parë mashkull do ta rrëzonte nga pushteti, ashtu siç kishte rrëzuar të atin, Kronin.

Duke përdorur strategjinë e babait të tij, Zeusi e gëlltiti të dashurën e tij Metis. Por fëmija i tyre, Athina, doli më vonë nga koka e tij, duke u bërë Perëndeshë e mençurisë, arsyes praktike, luftës dhe qytetërimit urban. Apolloni ishte një Zot i lidhur me profecinë dhe muzikën, ndërsa Artemisa ishte e lidhur me gjuetinë dhe lindjen e fëmijëve.

Në aspektin historik, masivi i Olimpit, filloi të formohej gjatë Epokës së Eocenit (35-55 milionë vjet më parë), kur shtresat e shkëmbinjve kristalorë dhe detarë u futën mbi shtresat gëlqerore. Shtresat e gurit gëlqeror i përkasin epokave Mezozoike ose Kenozoike.

Gjatë Epokës së Pleistocenit, mali Olimp ishte i pushtuar nga akullnajat. Faza e parë e tyre nisi para vitit 200.000 Para Krishtit. Këto akullnaja formuan luginat por dhe majat akullnajore, si mali Olimp. Periudha e fundit e akullnajave në rajonin e malit Olimp ishte rreth vitit 9500 para Krishtit.

Për shkak të lartësisë së tij të madhe dhe vendndodhjes pranë detit Egje, mali Olimp përmban një shumëllojshmëri mikroklimash, të cilat kanë çuar në një biodiversitet të madh brenda rajonit të malit Olimp. Veç bimëve kjo zonë gjithashtu ka lloje të bollshme gjitarësh, shpendësh, amfibësh dhe zvarranikësh.

Disa nga speciet në rajonin e Olimpit janë endemike për Greqinë dhe Ballkanin, nuk gjenden askund tjetër në botë. Në total, brenda Parkut të Malit të Olimpit ka mbi 1700 lloje të ndryshme kafshësh. Mes tyre mbi 100 lloje zogjsh, përfshirë shumë lloje skifterësh dhe qukapikësh, dhe deri në 30 lloje gjitarësh. Po ashtu, aty jetojnë rreth 30 lloje zvarranikësh dhe amfibësh.

Njerëzit më të hershëm që jetuan në afërsi të malit Olimp ishin ndoshta Neandertalët. Dëshmia më e hershme arkeologjike e komuniteteve të Neandertalit pranë malit daton rreth vitit 100.000 Para Krishtit. Njerëzit e parë modernë, Homo sapiens, hynë në këtë zonë rreth 40.000 vjet më parë.

Deri në vitin 8000 Para Krishtit, njerëzit jetonin në banesa pjesërisht të nëndheshme rreth malit. Ndërkohë rreth vitit 800 Para Krishtit, ata filluan të ndërtonin shtëpi prej guri. Nuk dihet se çfarë gjuhe flisnin banorët më të lashtë të rajonit. Por populli më i hershëm helen në rajon ka mbërritur atje ndoshta gjatë mijëvjeçarit III para Krishtit.

Më vonë ky grup u nda në grupe që përbënin njerëzit e rajonit të Egjeut, përfshirë maqedonasit, mikenasit, pellazgët, dorianët dhe grupe etj. Nuk dihet me saktësi se kur grekët e lashtë filluan të tregonin histori për malin Olimp, apo kur e cilësuan për herë të parë si të shenjtë.

Megjithatë, ka të ngjarë që disa mite greke të jenë frymëzuar nga ngjarjet e vërteta gjeologjike në parahistorinë njerëzore në rajonin e Olimpit. Një shembull është dëshmia e përplasjes së një asteroidi apo komete, e cila mund të ketë frymëzuar histori rreth betejave midis Zotave.

Në kohën e Homerit (viti 800 Para Erës Sonë), grekët e lashtë e konsideronin si të shenjtë malin Olimp. Në majën e Shën Antonit, një nga majat më të ulëta (2817 metra) pranë malit Olimp, ka dëshmi se dikur ka ekzistuar një faltore ku bëheshin flijime për nder të Zeusit.
Përveç të qenit një zonë e shenjtë, zona rreth malit Olimp ka pasur edhe shumë beteja për shkak të pozicionit të saj strategjik midis Maqedonisë dhe Thesalisë. Rëndësia kultike e malit Olimp vazhdoi në epokën e krishterë, pasi atje ekzistojnë nde sot disa vende të shenjta të krishtera. Kapela e Elias, që ndodhet në lartësinë më të lartë në botën ortodokse lindore, është ndërtuar në lartësinë 2803 metra.

Për shkak të rëndësisë së tij në mitologjinë greke dhe fenë e lashtë greke, mali Olimp filloi të përfaqësonte një mbretëri idilike qiellore dhe t’i referohej më pak vetë malit fizik. Sot, nuk është e pazakontë që majat e rëndësishme të emërtohen sipas malit Olimp. Të paktën 20 male janë emëruar sipas malit Olimp, nëntë në Amerikën e Veriut, disa në Egje dhe madje disa në Australazi. Për më tepër, të paktën një mal jashtëtokësor mban emrin e malit Olimp: mali gjigant vullkanik, Olympus Mons, në planetin Mars.

Marrë me shkurtime nga ancient origins – bota.al
 
Mali Olimp dhe⚡@Zeus & @Hera ⚡
il-matrimoni-di-hera-e-zeus (2).jpg
Ç'na duhen të tjerët ?
Hera zemra ?
Hera shpirt ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.