Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ende ruan tradita shqiptare

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari, që shquhej për arkitekturën unike dhe gjuhën e vecantë. Gjurmët shqiptare vazhdojnë të shfaqen akoma në shtete të ndryshme të Ballkanit e kësaj rradhe në shtetin bullgar. Mandrica është fshati i krijuar nga tre vëllezër ortodoksë shqiptarë gjatë vitit 1636. Sipas miteve greke në malin e Orfeut mitik, Mandrica dhe Arda takohen së bashku për t’u bashkuar në Detin Egje edhe nga kohëra të lashta ka legjenda për popujt që kanë lënë trashëgiminë e tyre në ato toka.Mandrica ndodhet në ekstremin lindor të maleve të Rodopës. Ky fshat ka impresionuar gjithmonë me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe gjuhën e cuditshme me të cilën komunikonin, shqip, ndryshe nga gjuha e fshatrave për rreth,që ishte bullgarishtja.

Fshati Mandricë u krijua nga tre vëllezër barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata udhëtuan nëpër parajsën e Edirit, ku mund të gjenin një vend të përshtatshëm për të vendosur familjet dhe kopetë e tyre. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Në vitin 1708, një nga kishat e para në Rodope u ndërtua në Madrica me emrin “Shën e Diel”. Një shekull më vonë, në 1835, kisha “Shën Dimitar.

Në shekullin e XIX Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës”, ku shumica e të cilëve fliste edhe greqisht. Aktivitetet kryesore që ushtronin ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në fshatin shqiptar në Bullgari mund të shohim një arkitekturë unike të kombinuar me gjuhën lokale dhe fotografitë e vjetra, duke krijuar ndjenjën e udhëtimit prapa në kohë. Në vitin 1929 ndodhi një valë e re shqiptarësh që u vendosën në fshat.Mandrica fshati me origjinë shqiptare, është ndër më të rrallët në të gjithë Bullgarinë, ku edhe pse janë një numër i vogël banorësh kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditat dhe këngët shqiptare edhe në ditët e sotme.

e.t./dita
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.