Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Manitoli

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Manitoli është një diuretik osmotik për përdorim parenteral.
•Pas administrimit intravenoz të manitolit, vërehet rritje e osmolaritetit të plazmës dhe shtim i gradientit osmotik ndërmjet plazmës dhe indeve. Si rezultat, kemi një shtim të fluksit të ujit nga indet drejt intersticiumit dhe plazmës. Meqenëse manitoli nuk përthithet nga veshka, presioni osmotik i urinës rritet, gjë që shkakton frenimin e përthithjes së ujit dhe shtim të diurezës.
INDIKIMET
•Parandalim i nekrozës tubulare akute dhe trajtim i oligurisë në terren të IRA
•Edemë cerebrale, rritje e presionit intrakranial
•Rritje e presionit intraokular (glaukomë)
•Trajtim simptomatik i intoksikimeve (rritje e diurezës)
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Kundërindikohet në të sëmurët me kongjestion të rëndë pulmonar, edemë pulmonare dhe insuficiencë kardiake kongjestive të rëndë.
•Kundërindikohet në rastet me hemorragji intrakraniale aktive.
•Kundërindikohet në pacientët me anuri nga dëmtimi i rëndë i fuksionit renal, që nuk i përgjigjet dozës test të barit. Ai kundërindikohet edhe në rastet me dehidrim të theksuar.
•Nuk duhet administruar pa vlerësuar paraprakisht funksionin renal të pacientit dhe fluksin urinar nëpërmjet një doze test.
•Gjatë terapisë me manitol duhet monitorizuar ekuilibri elektrolitik i pacientit.
EFEKTET ANESORE.
•Akumulimi i manitolit mund të çojë në mbingarkesë cirkulatore, gjë që mund të çojë në edemë pulmonare dhe insuficiencë kardiake kongjestive.
•Efektet anësore mbi SNQ përmbledhin: dhimbje koke, turbullim të shikimit, konvulsione.
•Ndër efektet gastrointestinale përfshihen: nauzea, të vjellat dhe diarrea.
•Prishja e ekuilibrit elektrolitik është tjetër efekt anësor i manitolit. Shenjat dhe simptomat më kryesore të prishjes së ekuilibrit elektrolitik (hiponatremi, hipokalemi, etj,) përfshijnë: krampet muskulare, parestezi, konfuzion, epilepsi, kontraksione ventrikulare premature, dhimbje koke.
•Efektet anësore kardiovaskulare përfaqësohen nga: hipotensioni, hipertensioni, takikardia sinusale dhe angina.
•Ekstravazimi i manitolit mund të çojë në edemë lokale dhe nekrozë kutane.
•Të tjera efekte anësore janë: hipovolemia, acidoza metabolike, tharja e gojës, ethe, polidipsia, poliuria, insuficiencë renale, rhinit, flebit, retension urinar dhe urtikarie.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Manitoli rrit eliminimin urinar të litiumit, salicilateve, barbiturateve, imipraminës dhe bromideve.
•Manitoli mund të shkaktojë hipokalemi, ndaj, kur kombinohet së bashku me digoksinën, ai mund të rritë toksicitetin e kësaj të fundit.
•Manitoli mund të fuqizojë efektin e diuretikëve të tjerë, kur përdoret njëkohësisht me ta. Ai mund të fuqizojë edhe efektin e frenuesve të anhidrazës karbonike mbi presionin intraokular, kur jepet së bashku me to.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë.
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Parandalim i nekrozës tubulare akute dhe trajtim i oligurisë në terren të IRA
Fillimisht provohet një dozë test prej 200 mg/kg, e administruar me infuzion të ngadaltë IV. Në rast përgjigje përdoret me dozë 50-200 gram, në formën e solucionit 5-25%, administruar me infuzion IV, duke patur si objektiv mbajtjen e një fluksi urinar prej 30-50 mL/orë.Tek fëmijët përdoret 0.25-2 gram/kg (solucion 15-25%) përgjatë 2-6 orëve.
•Edemë cerebrale, rritje e presionit intrakranial, rritje e presionit intraokular
Përdoret me dozë 0.25-2 gram/kg, në formë solucioni 15-25%, e administruar me infuzion të shpejtë (30-60 minuta) intravenoz.
•Trajtim simptomatik i intoksikimeve (rritje e diurezës)
Jepen me infuzion intravenoz 50-200 gram (fëmijët 2 gram/kg) me objektiv mbajtjen e një fluksi urinar prej 100-500 mL/orë.
PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion për infuzion 10%OSMOFUNDINE
solucion për infuzion 20%MANNITOL
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.