Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mari Kalas ....diva e vertete

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Diva e vertete....​

Jeta e Maria Callas, një tragjedi në tri akte


lg.php

lg.php

lg.php
maria-callas_c_1_jpg_681x349_crop_upscale_q95-300x153.jpg

Fati dhe jeta e saj janë për shumëkënd një lloj legjende. Emri i Maria Callas lidhet jo vetëm me zërin e bukur dhe talentin artistik, por edhe me dashurinë e madhe dhe të pafat për manjatin e famshëm grek, Ari Oasis. Historia e udhëtimit të saj nga fillimet modeste në atë të kurorëzimit si gruaja e parë e botës operistike ka të gjithë elementët e një përralle, që është në të njëjtën kohë dramë klasike, komedi dhe tragjedi. Me të ka ndodhur ashtu si me Marilyn Monroe përpara saj, që e vërteta dhe trashëgimia e lënë nga Maria Callas, ka rënë viktimë e legjendës së krijuar.

maria-callas.jpg
Fillimet e pafata
Cecilia Sophia Anna “Maria” Kalogeropoulos ishte lindur më 3 dhjetor 1923 në Queens, New York, vetëm pak muaj pasi prindërit e saj mbërritën në SHBA nga Greqia. Babai i saj, George Kalogeropoulos, ishte farmacist dhe e ëma Evangelia (Litza) ishte një aktiviste shoqërore ambicioze me aspirata të mëdha për familjen e vet. Afër kohës së lindjes së saj, babai i Marias ndryshoi mbiemrin e familjes në Callas. Maria ishte më e vogla e tre fëmijëve – motra më e madhe, Jackie ishte lindur më 1917 dhe vëllai i saj Vasilis lindi më 1920. Maria nuk e njohu kurrë vëllain e saj, por ishte e destinuar të jetonte në hijen e tij në pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj. Vassilis vdiq më 1922 nga meningjiti. Prindërit e saj, të dëshpëruar për një tjetër djalë, shkuan aq larg sa të këshilloheshin me astrologë që t’i këshillonin se kur mund të ishte koha më e përshtatshme për të ngjizur djalë. Kur Maria lindi, e ëma ishte aq e shqetësuar dhe e zhgënjyer sa refuzoi ta shihte vajzën e vogël për katër ditë. Ndoshta edhe për shkak të këtij fillimi, marrëdhënia e Marias me të ëmën ishte e përçarë dhe e mbushur me vështirësi. Maria vetë e përmbledh më mirë situatën kur thotë: “Motra ime ishte elegante, e bukur dhe miqësore dhe nëna ime preferonte gjithmonë atë. Unë isha rosa e shëmtuar, e shëndoshë dhe e plogët dhe jopopullore. Është mizore të bësh një fëmijë të ndihet i shëmtuar dhe i padëshiruar… Nuk do ta fal kurrë që më largoi tutje fëmijërinë. Gjatë gjithë viteve mund të kisha luajtur dhe të isha rritur, unë isha duke kënduar ose duke bërë para”. Kjo fëmijëri e palumtur ishte shoqëruar edhe me martesën e shkatërruar të prindërve të saj. Ata u divorcuan më 1937, kur Maria ishte 13 vjeçe. Megjithatë, është diçka për të cilën duhet t’i jemi mirënjohëse nënës së Marias – insistimit të saj, pavarësisht nga mungesa e parave, që Maria duhej të merrte një edukim muzikor, pavarësisht motiveve pse Litza e bëri diçka të tillë.

Rritja e divës
Pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të hyrë në Konservatorin e Athinës, e ëma e Marias arriti të bindë Maria Trivella të dëgjonte të bijën e saj duke kënduar. Trivella u impresionua shumë nga zëri i Marias dhe ra dakord ta mësonte atë jashtë çdo detyrimi financiar. Trivella siguroi shpejt se zëri i Marias ishte ai i një sopranoje dramatike, jo një “contralto” si ishte besuar më parë. Ajo do të shprehej më vonë për Marian se ishte: “Një studente model. Fanatike, e pakompromis, që i dedikonte studimeve të saj zemrën dhe shpirtin. Progresi i saj ishte fenomenal. Ajo studionte pesë ose gjashtë orë në ditë. …Brenda gjashtë muajve, ajo këndonte ariet më të vështira të repertorit të operës ndërkombëtare me muzikalitetin më të madh”. Elvira de Hidalgo, soprano e famshme spanjolle, do të bëhej mësuesja e saj e ardhshme dhe që do të luante një “rol thelbësor” në zhvillimin artistik të Callas. Ndërsa ishte akoma studente, Callas siguroi një numër të vogël rolesh, shumicën falë lidhjeve të De Hidalgos. Që atëherë, asaj nuk i munguan kurrë angazhimet, duke punuar në mënyrë të qëndrueshme në produksionet operistike greke, derisa mori vendimin e guximshëm, në fund të luftës, që të kthehej në SHBA për të jetuar me të atin.

Dashuria me Onassis

maria-callas-et-aristote-onasis_theredlist-300x200.jpg


Jeta e Callas u bë burim lajmesh për tabloidët dhe mbase në mënyrë të padrejtë ajo u bë viktima e shpifjeve të shtypit. Në mënyrën e saj karakteristike elegante, Callas do t’i përgjigjej këtij trajtimi nga shtypi me fjalët: “Nuk jam engjëll dhe nuk pretendoj të jem. Nuk është një nga rolet e mia. Por nuk jam as djall. Jam grua dhe artiste serioze dhe dëshiroj të gjykohem si e tillë”. Vëmendja e shtypit u rrit edhe më shumë, kur Callas takoi manjatin e fuqishëm të anijeve, grekun Aristotle Onassis në 1957. Çifti kishte shumë të përbashkëta – të dy kishin lulëzuar nga fillime të pasigurta në Greqi, duke kaluar shumë pengesa për të arritur majën e profesioneve që kishin zgjedhur. Maria më në fund “iu nënshtrua” Arit dhe ajo e la bashkëshortin e saj prej dhjetë vitesh në vitin 1959. Marrëdhënia e saj me Onassis koincidoi me një periudhë vështirësie profesionale në rritje. Kjo, shoqëruar me trajtimin e varfër nga shtypi, e bindi Callas të hynte në një periudhë gjysmë-pushimi. Me besim në marrëdhënien e saj me Onassis, ajo dukej e lumtur të hiqte dorë nga karriera e saj dhe të fokusohej në marrëdhënien e tyre. Nuk ka dyshim se Onassis ishte pasioni i madh i jetës së Marias- ajo e deshi atë thellësisht. Ka pasur shumë spekulime lidhur me dëshirën e Marias për të pasur një fëmijë me Arin. Disa kanë thënë se Onassis e ka ndaluar këtë (duke e detyruar Marinë të bëjë të paktën një abort), ndërsa të tjerë (përfshirë ish-burrin e saj) thonë se Callas nuk mund të kishte fëmijë, ndërkohë që më shumë miq hedhin idenë se Maria lindi një fëmijë sekret nga Ari, i cili vdiq që kur ishte foshnjë. Ne kurrë nuk do të dimë të vërtetën mbrapa këtyre thashetheme- megjithatë shumica e tyre përkundin idenë e imazhit të Callas si viktimë tragjike e rrethanave. Maria dhe Aristotle nuk u martuan kurrë. Disa mendojnë se Onassis nuk kishte dëshiruar kurrë të martoheshin, ndërsa të tjerë janë të bindur se marrëdhënia e tyre e paqëndrueshme dhe grindjet shpërthyese i kishin ndaluar përherë të shkonin deri në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, ata mbetën çift dhe dukshëm të devotshëm ndaj njëri-tjetrit për nëntë vjet. Në 1968, Callas mbeti tërësisht e shkatërruar kur Onassis e flaku mënjanë për t’u martuar me Jacqueline Kennedy. Ishte një plagë prej së cilës ajo nuk e mori kurrë veten. Në 16 shtator 1977, Maria Callas vdiq nga një atak në zemër, kur ishte vetëm 53 vjeçe. Ky ishte akti i fundit i “interpretimit” të heroinës tragjike. Nëse disa shohin si triumfe të saj interpretimet e Violetta-s, Tosca-s dhe Norma-s, duhet të kenë parasysh se edhe jeta e saj, në fund ishte e ngjashme me ato të heroinave të veta, një jetë jo e zakonshme.

Përshtati: B.Goce
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.