Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Marie Curie

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Marie Curie​




Maria Salomea Skłodowska ( 7 nëntor 1867Varshavë ; 4 korrik 1934 ) në Sancellemoz, sot-Savoie) ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin në Nobel në lëminë e fizikës si dhe të kimisë.

Marie Curie


Biografia​

Maria Sklodovska ka lindur ne Varshavë, Poloni, më 7 nëntor 1867, një nga pesë fëmijët e Bronislawa dhe Wladyslaw Sklodowski. Fëmijët e tjerë të kësaj familjeje ishin Zofia (i lindur 1862), Józef (1863), Bronislawa (1865), dhe Helena (1866).
Gjyshi i Marias, Jozef Skodovski kishte qenë një mësues i respektuar në Lublin. Ndërsa babai i saj jepte matematike dhe fizikë, mësime që Maria i gjurmonte dhe i pëlqente shumë. I ati ishte drejtor i dy gjimnazeve për djem në Varshave. Nëna e saj u nda nga jeta në moshë tepër të re, kur Maria ishte vetëm 12 vjeç, nga tuberkulozi. Pak kohe me vonë, nga sëmundja e tifos vdiq dhe motra e saj e vogël. Kjo gjë beri që Maria t’ia jepte jetën kishës dhe katoliçizmit. Kur Maria ishte 10 vjeçe ajo filloi te frekuentonte shkollën me konvikt që kishte pasur e ëma dhe një 8gjimnaz për vajza, nga i cili kishte marrë diplomën në 12 qershor 1883.Vitet në vijim i kaloi në fshat, tek te afërmit e të atit. Vitet e tjera i kaloi në Varshave me të atin. Familjet e të ëmës dhe të atit tashme kishin humbur pasuritë e tyre, gjë që solli vështirësi në jetën e Marias,motrës dhe vëllait te saj. Maria bëri një marrëveshje me motrën e saj, Bronislava, që ajo ti jepte një asistence gjate studimeve të saj për mjekësi në Paris, në këmbim te një asistence te ngjashme dy vjet me vone. Në lidhje me këtë, ajo mori një pozicion si guvernatore. Fillimisht si juriste e një familjeje në Krakov, pastaj për 2 vite në Ciechanov në familjen Zoravskis, që ishin te afërmit e te atit. Kur ishte duke punuar me familjen e fundit, ajo bie në dashuri me të birin e tyre, Kazmierz Zoravski, i cili kishte alternuar për të ardhmen e tij matematiken. Prindërit e tij e refuzuan martesën e tij me Marian dhe ai ishte i paafte për tu kundërvëne. Maria për pasojë humbi dhe punën e saj si juriste. Ajo gjeti punë tjetër në familjen Fuchs në Sopot, në bregun e detit Baltik, ku kaloi dhe vitet në vijim, gjate gjithë kohës duke financuar motrën e saj.

Në fillim te vitit 1890, Bronislava, pak muaj pasi u martua me Kazimierz Dluski, ftoi Marinë të jetonte me të në Paris. Maria nuk pranoi,sepse nuk ishte në gjendje të shkollohej në universitet dhe akoma shpresonte për martesën me Kazimierz. Ajo u kthye në shtëpinë e të atit, ku kishte shumë kujtime te fëmijërisë.

Në tetor 1891, pas këmbënguljes të së motrës dhe dërgimit te një letre nga Zoravski ku i qartësoi përfundimisht ndarjen e tyre ajo vendosi te shkonte në Francë. Humbja e të dashurit ishte tragjike për të dy. Maria tashmë strehohej në një shtëpi në Paris me motrën dhe kunatin e saj. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Sorbonne për matematike-fizike-kimi.


Martesa saj me Pierr Curie​

Maria punonte natën dhe studionte ditën. Ajo u diplomua për fizikë dhe filloi punë në laboratorin industrial në Lipman. Me 1894 ajo u diplomua gjithashtu për matematikë.

Në këtë kohë Pierr Kyri hyri në jetën e saj. Ai ishte instruktor në shkollën fizike-kimi, École Supérieure de Physique et de Chimie Industrielles de la Ville de Paris (ESPCI). Maria filloi karrierën e saj shkencore duke u marrë me vetitë magnetike. Kjo gjë e lidhi atë me Pierrin. Ikja e tyre në Varshave thelloi dashurinë e tyre. Një vit me vonë, në Korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe të dy së bashku u larguan nga laboratori. Tashmë Maria kishte gjetur një partner shkencëtar siç ishte dhe vetë.

Zbulimet e Marie dhe Pjerr Curie​

Me 1896 Henri Bekuerel zbuloi që kripa e uraniumit rrezatonte rreze X. Skodovska-Kyri vendosën të eksploronin në lidhje me këtë zbulim. Ata zgjodhën një teknike te mençur për te investiguar. 15 vjet para, bashkëshorti dhe vëllai i saj kishin zbuluar elektrometrin, një mjet për matjen e ngarkesës elektrike. Duke përdorur elektrometrin, ajo zbuloi se rrezet e uraniumit shkaktonin në ajër përcjelljeje elektriciteti. Duke përdorur këtë teknike, rezultatet e para që gjeti ishin që përbërëset e uraniumit vareshin nga sasia e uraniumit te përdorur. Puna që ajo kishte bërë ishte më e rëndësishmja drejt zbulimeve shkencore.

Çifti mori për shqyrtim 2 minerale uraniumi, pichblend dhe torbernit. Pichblend ishte katër herë më aktiv se uraniumi. Në prill 1898 ata, shumë optimistë peshuan 100 gram pichblend dhe e lidhi atë me një shtypës dhe me llaç. Ata nuk arritën të realizonin atë që kërkuan dhe filluan të proçedonin me tonë mineralesh.

Skodovska arriti nga kërkimet e shumta të zbulonte një element të ri që e quajtën polonium, për ndër të Polonisë. Në dhjetor 1898 Kyritë zbuluan një tjetër element,të cilin e quajtën radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 Kyritë me zbulimet që bënë ishin tepër të pasur. Qëllimi i tyre tashme ishte të ndanin radiumin në kristale më të vogla. Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit të radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902. Maria ishte e para femër,e cila mori çmimin Nobel në fizikë për ndër të zbulimeve që ajo kishte bërë. Në 1911 ajo mori çmimin Nobel në kimi për shërbimet dhe punën për zbulimet që kishte bërë.


Shkrirja e familjes Curie​

Maria solli në jetë 2 vajza Irene (1897) dhe Eve (1904). Fatkeqësisht Pierr vdiq nga një aksident duke ecur në Rue Daufine. Maria vizitoi për herë të fundit Poloninë në pranverën e vitit 1934. Pas një muaji, ajo u nda nga jeta. Vdekja e saj,në Korrik 1934 në sanatoriumin në Passy, në Francën lindore, ndodhi nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit.


Vlerësimet dhe çmimet​

Jeta e saj i është kushtuar pikërisht zbulimit që ajo bëri,të cilin e eksperimentoi tek vetja e saj dhe i shkaktoi vdekjen. Laboratori i Maries është tanimë “Muzeu Kyri”.


Çmimet​

  • Çmimi Nobel në Fizike-1903
  • Medalja e Përbetimit-1903
  • Medalja e Mateucit-1904
  • Çmimi Nobel në kimi-1911
Një gjë që i bën përshtypje kujtdo është jeta e tyre e thjeshte, joluksoze. Për ndër te Marie dhe Pier Curie është hapur dhe universiteti “Mari dhe Pier Kyri” në Lublin më 1944.
 

Heroinë e luftës, 2 herë Nobeliste, faktet që ndoshta nuk i dinit mbi Mari Kyrin​

Fizikantja franceze me origjinë polake, u bë e famshme për kërkimet e saj mbi radioaktivitetin. Por ajo pati një sërë arritjesh të tjera gjatë gjithë jetës së saj. Mari ishte një fëmijë i mrekullueshëm, që shfaqi aftësi të jashtëzakonshme qëkur ishte vetëm 4-vjeç​



Heroinë e luftës, 2 herë Nobeliste, faktet që ndoshta nuk i dinit mbi Mari Kyrin
Mari Kyri



Mari Kyri (1867-1934), ishte shpesh gruaja e vetme që gjendej në një dhomë të mbushur plot me shkencëtarë burra. Por kjo nuk e pengoi atë që të ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel, dhe e para dhe e vetmja që e fitoi këtë çmim prestigjioz në dy fusha të veçanta.

Fizikantja franceze me origjinë polake, u bë e famshme për kërkimet e saj mbi radioaktivitetin. Por ajo pati një sërë arritjesh të tjera gjatë gjithë jetës së saj. Mari ishte një fëmijë i mrekullueshëm, që shfaqi aftësi të jashtëzakonshme qëkur ishte vetëm 4-vjeç. E lindur nga dy mësues që kishin rrënjosur vlerën e arsimit, Maria 4-vjeçare mësoi vetë të lexonte frëngjisht dhe rusisht. Po aq mbresëlënëse ishte kujtesa saj, e cila i dha mundësi të kujtonte ngjarjet në detaje nga vitet e saj të vogla.

Në vitin 1891, frëngjishtja i erdhi në ndihmë kur shkencëtarja e re shkoi në Paris për të vazhduar shkollimin e saj në Universitetin e Sorbonës. Atje ajo studioi kimi, matematikë dhe fizikë, dhe zbuloi falë studimeve vetjake dy elemente radioaktive:radiumin dhe poloniumin. Menjëherë pas kësaj arritjeje, ajo njohu bashkëshortin dhe partnerin e saj në shkencë, Pier Kyri.
Përveçse për njëri-tjetrin, ata ndanë një dashuri të madhe për shkencën dhe kërkimin, gjë që çoi në zbulimin e tyre novator të radioaktivitetit, që është emetimi spontan i grimcave ose valëve energjike nëpërmjet bërthamave atomike të paqëndrueshme. Termi radioaktivitet u shpik nga vetë Marie dhe tërhoqi vëmendjen e botës.

Për punën e tyre novatore, çifti fitoi Çmimin Nobel në fizikë në vitin 1903. Edhe pse Mari u bë gruaja e parë që mori një çmim Nobel, ajo nuk u ndal me kaq. Në vitin 1911, ajo u bë fituesja e vetme e Çmimit Nobel për kimi për punën e saj mbi radiumin e pastër.
Sot, zbulimet e saj mbi vetitë e elementeve radioaktive, i kanë hapur rrugën diagnostikimit dhe terapisë me rreze kundër tumoreve të ndryshme. Ja cilat janë 5 kuriozitetet që mund mos t`i dini rreth shkencëtares së famshme:

Nuk kishte një laborator shumë komod
Kur mendoni mbi një fizikant fitues të Çmimit Nobel, mund të imagjinoni se ai ka një laborator të madh. Në fakt, Mari Kyri theu vërtet barrierat në shkencë ndaj grave, por laboratori i saj nuk ishte aspak mbresëlënës.
Kur bashkë me të shoqin deshën të kryenin një seri eksperimentesh që do të vërtetonin ekzistencën e elementeve radium dhe polonium, atyre u duhej shumë hapësirë, pasi një laborator tradicional nuk ishte i përshtatshëm. Në fakt çifti Kyri zgjodhi të punonte në një strehë të vjetër për shumicën e kërkimeve të tyre që ishin fituese të Çmimit Nobel.

Ishte një heroinë e Luftës së Parë Botërore
Kyri ndihmoi në shpëtimin e jetës së mijëra ushtarëve në front, duke zhvilluar njësi radiologjike të lëvizshme, të cilat u dërguan në vijën e frontit që t`u përdorur nga mjekët e ushtrisë. Teknologjia portative u dha mundësinë këtyre të fundit të bënin grafi me rreze X mbi ushtarët e plagosur, duke i ndihmuar shumë në kryerjen e operacioneve kirurgjikale.
Mbi 1 milionë ushtarë përfituan nga “Petites Curies”, shpikja e Marisë që përmbante një gjenerator, një shtrat spitalor, një radiografi dhe aftësinë për të shpëtuar një jetë njeriu.

Çmime të tjera Nobel në familjen e tyre
Fitimi i Çmimeve Nobel ishte kthyer në një traditë familjare. Familja Kyri ka fituar gjithsej 5 çmime të tilla. Mari kishte 2 çmime, ndërsa burri i saj Pier një. Në vitin 1935, vajza e tyre Irena Kyri ndoqi gjurmët e prindërve të saj dhe fitoi Çmimin Nobel së bashku me bashkëshortin e saj, Frederik Zholio për zbulimin e izotopeve të reja radioaktive. Duke ndjekur traditën familjare, edhe vajza e vogël e familjes Eva Kyri u martua me një fitues të çmimit Nobel për Paqe, Henri Labuiz, që e mori këtë çmimin në cilësinë e kreut të UNICEF-it në vitin 1965.

Albert Ajnshtajn ishte një fans i madh i Mari Kyri
Në vitin 1906, Pier humbi jetën në një aksident tragjik rrugor. Maria u përball me seksizmin brutal që e shoqëroi famën e saj si shkencëtarja e vetme femër. Pikërisht në atë periudhë Ajnshtajni vendosi t’i dërgonte një letër inkurajimi shkencëtares së famshme.
Në atë letër Ajnshtajni tregonte sesi ishte frymëzuar nga dëshira dhe intelekti i saj, teksa shtonte se kishte mbështetjen e tij të plotë në punën që bënte. Ja çfarë tha në një rast babai i fizikës moderne për këtë grua të jashtëzakonshme:“Mari Kyri është e vetmja nga të gjithë njerëzit e famshëm, që nuk është korruptuar nga fama”.

Një histori dashurie “shkencore”
Mari dhe Pier Kyri u prezantuan me njëri-tjetrin nga kolegu i Marisë, menjëherë pasi ajo ishte diplomuar në Universitetin e Sorbonës. Dyshja dinamike shumë shpejt u bënë partnerë si në jetë po ashtu edhe në kërkimet shkencore.
Në fakt, ishte Pier ai që këmbënguli që gruas së tij t’i njihej në mënyrë të barabartë merita për zbulimet e tyre shkencore,kur iu dha Çmimi Nobel. Megjithëse Mari sabotohej shpesh në punën e saj si një grua që vepronte në një fushë të dominuar nga meshkujt, Pier e mbështeti atë në çdo hap të karrierës së saj.


Marrë nga Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.