Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Martin Camaj

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 10, 2020
Mesazhe
3,760
Martin Camaj është poet dhe autor/publicist i njohur. Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog, një figurë e madhe e letrave dhe pedagogjisë shqipe.Jetëshkrimi

Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd ku studioi romanistikën, por mori mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër.[1]. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Në Munih, ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në vdekje,. Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.
Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik "Nji fyell ndër male", Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe "Kânga e vërrinit", Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t'u kthyer. Këto u ndoqën nga "Djella", Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive "Legjenda", Romë 1964 dhe "Lirika mes dy moteve", Munich 1967, kishte disa poezi nga "Kânga e vërrinit", që u ribotuan në "Poezi" 1953-1967, Munich 1981. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti (1888-1970). Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet "Selected Poetry", New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe "Palimpsest", Tituj të veprave

Nji fyell ndër male - Prishtinë 1953
Kanga e vërrinit - Prishtinë 1954
Djella (novelë) - Romë 1958
Legjenda - Romë 1964
Lirika mes dy moteve - Munih 1967
Poezi (1953-1967)- Munih 1967
Njeriu më vete dhe me të tjerë - 1978
Poezi 1981
Drandja (proza poetike)- Munih 1981
Rrathë (novelë) - 1981
Shkundullima - 1985
Karpa (novelë)- 1987
Poezi 1981
Tingujt e parë


 
Nepër palcin e eshtnave ndij
frymën e vdekjes.
Për rreth digjet ajri
e shikimi tret në udhën e pa skâj.
Më dhimben vetëm sýt:
do të shohin dhambët e amshimit
tue u mbyllë përpara.
 

MOTIV I VJETËR NË KTHIM​

Shtatë vasha u çuen peshë
kur ngjyra e korbit fluturoi
përmbi shtyllën e jetës:
sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
mes pendlave të zeza.


Shtatë vasha u çuen peshë
e u turrën vrap me funda
në duer sa qethi mbas korbave
e vetëm me za i tretën si plafa të murmë
nën karmat e vendit tim.

Po s’erdhët ju, vasha,
kur të zbardhen pusat e ujit
në lumë përpara agimit,
ngurzohen ehde duert e foshnjeve
në palaré.
 

GJARPNI E GRUEJA​

Ajo mbramë harroi trupin e vet zbuluet
e në mëngjes e gjeti pikturë të varun
në murin e gjanë dhetë pashë:
e kqyri dhe e kqyri e u zhduk.

Petkat e saj teren buzë detit
me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.

Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
doli prej nëngurit
e iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
veshi këmishën e vjetër e shkoi
me fjetë.
 

DRENI PLAK​

Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën
për ngrohësinë e vërrijeve.
Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë
punë grash e qeshin
me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,
prej pusi në pus.

Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,
e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej
shkoi e u kap me të bijtë për punë
drenushash.

I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi
gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi
mërgues për vendet e vuta e bar dimni
që kurr nuk ka me e prekë!

Kur e vranë, barijtë i hapën qepallat
e i panë ndër bebza
shum drej tue pi currila uji.
 
Martin Camaj vlerësohet si njëri ndër krijuesit më të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Poet dhe prozator, studiues, filolog dhe gjuhëtar i formimit akademik. Vështirë të gjendet një tjetër krijues që si Camaj të ketë prodhimtari dhe shkëlqim në krijimtarinë e mirëfilltë letraro-artistike dhe në punën kërkimoro-studimore, që të ketë një individualitet krijues të spikatur dhe të veçantë apo që të mitizojë dhe ndërtojë e rindërtojë me një origjinalitet artistik të spikatur dhe me një pasuri të rrallë stilistikore atdheun e munguar, natyren, malin dhe kodin e tij të munguar, mitet dhe legjendat, zakonet dhe traditat të cilat gjithnjë e gjithherë vijnë për lexuesin e huaj. Së pari pse ai vendit të vet i ishte ndaluar e së fundmi dhe për lexuesin shqiptar me një visar të pasur leksikor prej maleve të vendlindjes ku zakonet dhe traditat njerëzit dhe kodet e jetesës dhe mbijetesës marrin jetë në një mjedis të ishullzuar tradicional dhe të papërsëritshëm.

Ai identifikiohet me tokën e vet edhe si territor edhe si mjet prodhimi.

Toka, vathi, mrizi, stani, delja, dhia, ara, lumi, qielli, ajri, reja, mali janë kordinatat prej nga buron e rrjedh jeta e tij fizike, mendore dhe shpirtërore.

Ai nuk mund të jetojë kurrkund tjetër veç aty” shkruan Primo Shllaku “ Burri i malësisë ndër gurra shtiret si me i pas lanë diçka mangu kësaj jete, kinse i flijuem me vete për të mbarë të familjes”. (1)

Camaj në mënyrë jo rastësore shpesh e ndërlikon paraqitjen e veprës së vet e kjo e lidhur me njohjen dhe kulturën e tij duke e gdhendur me kujdes çdo frazë dhe fjalë duke i dhëne peshë mendimit dhe fjalës që gjithnjë është në funksion me sistemin e vlerave dhe të realizimit artistik.

Edhe pse me atdhe të ndaluar e me një ndarje hermetike nga lexuesi i vendit të vet e pati privilegjin të mund të shkruante drejtëpërsëdrejti në gjuhët e mëdha të kulturës evropiane por asnjëherë jashtë gjuhës dhe pasurisë së saj të vendit prej nga vjen. Ai e njeh mirë traditën shkrimore paraardhëse të vendit tonë, e ndërgjegjshem e rrënjos fort gjuhën e pasur të këtij vendi dhe si lëvrues i shquar e mbi të gjitha si studiues, e tejkalon dhe pasuron atë, e ngre në nivele të reja me një forcë artistike marramendese.

Në fakt kur lexon me vemendje Camajn ndërmend vetëtimthi të vjen Fabian Barcata një tjetër shkrimtar dhe pse jo shqiptar i cili aty në kepin e bardhë të Kishës së Rubikut shkruan: “Orët, kur më zë malli për vendlindjen”. E duket se krijimtarinë e Camajt, sidomos atë poetike e ka të ngërthyer nga “Orët, kur e zë malli për vendlindjen”.

Frika e humbjes së vendlindjes shpesh e bën atë të mendojë frikën e humbjes së vetëvetes prandaj ai iu kthehet e rikthehet këtij malli për vendlindjen, këtyre miteve dhe këtyre njerëzve, këtyre ndjesive, këtyre ideve dhe kësaj fryme.

Camaj shkruan:

“Nata e vetmia plastë,

mbi malin e thatë,

mbi andrrën e keqe!

E liga ndër leqe! (2)

Primo Shllaku në librin “Një Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, (Atë Gjergj Fishta, Lezhë 2006, f.82).” shkruan “Ai kishte interes me ardhë, ardhja në vendlindje ishte diçka si uja që kishte ndie në fëmijërinë e vet e që asgja s’mund ta fashiste pos hapjes së tij para lexuesit shqiptar” (3). Camaj me së miri këtë dëshirë për kthim e përshkruan vete dhe na e jEp ne të qartë mendimin e tij kur pohon:

“ Para se te mbylleshin sytë në gjumë,

pashë malin e akullt të bardhë,

te kambët e mija.

Ai mal akulli kishte nje emën, një emën tabu”(4)

Prandaj poezia e tij me të drejtë siç shkruan Arshi Pipa i sillet rreth asaj të humusit të vet kulturor, (5) (Arshi Pipa, Poezia dhe poetika e Camajt,) gdhendur me privilegjin dhe mundësitë e medha shprehëse që të jep gjuha shqipe e mbi të gjitha pa u larguar nga tërësia etnokulturore shqiptare, pa u larguar nga mitet, nga ndijimet e hershme, nga fëmijëria dhe bota virtuale e fantazmambushur e rrefënjave, miteve, legjendave nga historia, nga natyra e veçantë e maleve të Veriut dhe kodeve gati mitike edhe pse jeton në zemër të Europës jashtë kodit dhe mitit të maleve nga vjen. Por kjo e fundit e ndihmon fuqishëm atë të arrijë në mendimin e tij të stërholluar e mirëlatuar intelektual duke na berë të qartë se kemi të bëjmë me një intelektual tejet të kulturuar e të qytetëruar, por të patjetërsuar nga të jetuarit e gjatë jashtë vendit të vet në perëndim. Me mjeshtrinë e një poeti të lindur e modern e shumë i vetëdijeshëm përdor mjetet shrehese tradicionale duke i vendosur ato në realitetin e vendëlindëjes por duke tejkaluar shumëfish poezinë tradicionale .

Prandaj Alpet e Veriut, vendlindja, mitet, vegimet, bota virtuale e fantazmambushur e rrefenjave, legjendave, ndijimet e hershme janë malli i etnisë prej nga vjen Camaj.

“Prania e autenticitetit shqiptar në poezinë e tij dhe e poezisë së tij në letërsinë shqipe kanë mbetur gjithnjë një prani e mosprani, si kujtim i gjallë, bashkë me ëndrrën e tij për kthim,” shkruan Sabri Hamiti. (6) Ky mall e kjo vetëdije krijuese, siguri dhe besim në vetvete vijnë më së miri në pohimin e vetë Camajt

“Në vëllimin poetik “Legjenda” përtypa në mend aso tregimesh e vargjesh popullore që ndëgjova para shumë vjetësh: janë ngjarje shpesh gojdhanash prandaj i quajta legjenda” (7)

Në parathejen e libri; “Një fyell ndër male” në kangën e varrinit, të pabotueme, dorëshkrime, variante”, botimet “Camaj –Vepra” vëllimi 9-të, Tiranë 2010,f.10-11- Dhurata Shehri pohon se: “ Camaj Gabimisht receptohet sot si tradicionalist, por ai është larguar nga tradita dalëngadalë e shumfish që nga vëllimi i Kangës së Vërrinit e deri te cikli i dorshkrimeve të fundit. (8)

Në fakt vetë Camaj shkruan “Poezia ime i ka rrënjët në ato rrethana jete të cilat unë dua që të mbahen mend. Që, p.sh, : Unë kam lënë në një vend të egër ku nuk ka shkel ndonjëherë kamba e kalit, kaç i thyem ashtë terreni” Martin Camaj, nëparathënje botimit anglisht të vëllimit “ Polimpsest”. Cilësohet sipas përkthimit të Primo Shllakut. në librin “ Një Uliks që s’mbërriti kurr në Itakë” (9)

Ma tej ai shprehet se: “...në tematik jam ende i lidhun me shkëmbinjtë e mij: dëshiroj që edhe publiku i këtuhit ta ketë parasysh se unë flas dhe mendoj si dukagjinas i Shqipnis” (10)

Ai vend e mban atë të ngërthyer si në një udhëkryq e ato male prej nga vjen ai janë si shenjter për të pse aty janë rrenjët e të parëve ku lindin tradita të papërsëritshme e të stërlashta por dukshëm shfaqet shqetësimi nëse ato ruhen prej nipërve dhe mbesave. Pa dashur që ato tradita të jenë pjesë e një izolimi të kahershëm të cilën jo vetëm nuk e dëshiron dhe nuk e do përkundrazi nipat dhe mbesat e veta i sheh të lidhur me qytetërimin e përparimin perëndimor por të ardhur prej traditash të ruajtura mijëra vjet. Natyrisht nuk e lë jashta vemendjes por me finesë trajton konfliktin që ka dhe ekziston mes brezash por ky brez i ri ka diçka fisnike të trashëgueshme nga brezat e vjetër, diçka fisnike e të pa përsëritshme për vlerën që ka e me guxim ai pohon .

“ E sot djali em ashtë aspak si unë:

din me folë n’gjuhë të hueja,

e para ‘i mijë vjetshsi ka ndodh çdo punë” (11)

E u bën thirrje nipërve me e ruejt fort të mirën e fisniken

“ Lahuta pushon në tra,

pse mixha ka dekë ka mot,

e nipi sdin me i ra” (12)

“Për të krijuar një poezi origjinale ai para së gjithash shtegton Brenda vetes. Endokozmosi ishte bota e tij” shkruan Prof. Dr. Shaban Sinani (13)

Ai është i vetëdijshëm dhe e di mirë se kodet e maleve janë thyer, janë zbehyur dhe nuk ka kush ti trashëgojë. “Është kjo ideologji e jetës së re, e thyerjes së kodit tradicional, për të dalë nga konvenca që rregullon, por dhe që ndalon në rrugën e zgjedhjeve të shpirtit” shkruan Kujtim Shala (14)

E kur Camaj sheh se kodet mitike po shuhen dhimbja i shtohet me tepër e me kurajo por dhe dhimbje shkruan:

“Lamtumirë , o votër me thegjij të vjetër,

lamtumir, po të tham si votrës s’eme

e dij se pa ndirë s’e lshove kurr mikun

Një dhimb’më shtove e sdue ma tjetër

O votër e fikun. (Martin Camaj “Një votër e fikun” në: “ Kanga e vërrinit”, botimet Camaj” Vellimi 9-të , tiran 2010 f . 134.

Toka, vathi, mrizi, stani, delja, dhia, ara, lumi, qielli, ajri, reja, rrungaja, atdheu i munguar, natyra, mali dhe kodi i tij të munguar, mitet dhe legjendat, zakonet dhe traditat janë kordinatat prej nga buron e rrjedh jeta e tij fizike, mendore dhe shpirtërore.

“Ajo që fillimisht është një poezi jehonash që risjell në vetevete jehonat e vendit, sidomos në periudhën e parë tek. “Një fyell ndër male” “Kanga e vrrinit” shëndërrohen më pas në poezinë e qenjes estetike që botën e thelbëson duke e shëndërruar në vepër arti”shkruan Dhurata Shehri, (15)

E në letrën që i dërgon Malokit duket haptazi shqetësimi i tij për të pasur e përsosur poezinë e tij maksimalisht “U lutem të m’i vini në dukje, kur të shihni se ka vetëm emocin pa ndoj art, kam përdor dhe fjalë, që sgjenden ndër fjalorë por të cilat përdoren në Dukagjin, a thue ashtë mirë me i spjegue ashtu si në poemën ose me i lanë lexuesi t’kuptoj si mbas kontekstit” . (16)

Poezinë e Camajt, Arshi Pipës e vendos në rradhë të parë me poezinë më të mirë evropijane.

Poezia e Camajt të afron shumanshmërinë e vet sidomos në ato poezi që kanë bjeshkë e mal, lis e drin, breshke e gjerper. “Janë ndër krijimet më të arrira artistikisht dhe të një veçansie origjinale, poezitë që kanë për titull keto leksema, pa peizazhin e tyre”. (17)

Nëse perifrazojmë Kadarenë i cili në librin “Ardhja e Migjenit në letersinë shqipe” shprehet se: “...edhe Camajt do t’i shkonte për shtat ato përfundime: mekanizmat letraro-kulturore të kohës, që nga organet e shtypit të specializuar, kritika zyrtare dhe ligjeruesit universitar të letërsisë deri te lexuesi i zakonshëm, për nga fenomeni botëkuptimor-estetik ishin të vjetruar, të tejkaluar, të papërgatitur për tu asimiluar, shijuar dhe vlerësuar si duhet një materje e re letrare, kaq cilsëore dhe origjinale, njëkohësisht”.

Antonio Guzzeta i cili merret gjerësisht me poezinë e Camajt thekson se: Mali e Vërrini e shoqërojnë poezinë e Camajt përherë, pa u artikuluar me emfazë, por si mall i heshtur e i përhershëm”. (18)

Por po ti kthehemi fillimeve të krijimtarisë së Camajt atëhere ai dy librat e parë poetke “Një fyell ndër male” (1953), dhe “Kënga e vërrinit” (1954) i boton në Prishtinë dhe në të dy këto libra figura themelore është fyelli dhe mali. Kështu që nuk kemi si të mos i lidhim këto me trashigiminë me të hershem sidomos me Lahutën e Malcis së Gjergj Fishtës dhe me “Hijen e Maleve” të Ernest Koliqit “...dhe këto figura identifikuese tregojnë përgjithmonë Fishtën epik e Camajn lirik “ (19)

“ po zani yt e ka matëmadhen vlerë,

Pra , fyell, tingllo mes blegërimit të grigjave,

të zhurmës s’pyllit, që gjimon ne erë,

Jeton’për prroje tue shungulluem brigjeve” (20)

Me një këndëvështrim të veçantë e sheh veprën e Camajt Prof. Dr. Shaban Sinani i cili pohon se “Mbijetesa e njeriut mbi gurin e moçëm, në zgafella të humbura të natyrës alpine shqiptare, atje ku bishat dhe egersirat janë të pranishme si gjallesat e shtëpisë, përbën thelbin e shumicës së veprave te tij” (21)

Së pari: Camaj e njeh mirë traditën shkrimore paraardhëse të vendit tonë, e ndërgjegjeshem e rrënjos fort gjuhën e pasur të këtij vendi dhe si lëvrues i shquar e mbi të gjitha si studiues, e tejkalon dhe pasuron atë, e ngre në nivele të reja me një forcë artistike marramendëse.

Së dyti: Camaj arrin suksesshëm ta mbajë poezinë e vet jo vetëm shtratin e traditës por me një paraqitëje të figurshme e gre lart si askush tjetër kumtin e domethënies.

Së treti: Vështirë të gjendet një tjetër krijues që si Camaj të ketë një prodhimtari dhe shkëlqim në krijimtarinë e mirëfilltë letraro-artistike që të ketë një individualitet krijues të spikatur dhe të veçantë apo që të mitizojë dhe ndërtojë e rindertojë me një origjinalitet artistik të spikatur.

Së katërti: Edhe pse me atdhe të ndaluar e me një ndarje hermetike nga lexuesi i vendit të vet e pati privilegjin të mund të shkruante drejtëpërsëdrejti në gjuhët e mëdha të kulturës evropiane por asnjëherë jashtë gjuhës dhe pasurisë së saj të vendit prej nga vjen.

Së pesti: Në krijimtarinë letrare të Martin Camaj është dëshmuar aftësinë dhe imagjinatën e krijuesit të madh, ndërkohë që kufijtë midis prozës dhe poezisë nuk janë të prerë, por shpesh ndërfuten tek njera tjetra e shkrihen në shumë elemente, siç dëshmojnë pos të tjerash veprat “Djella” (1958), “Dranja” (1981) (20)

Së gjashti: Krijimtaria e Martin Camajt nuk është krijimtari e një krijuesi të një mjedisi dhe i një kohe të caktuar e me dimemsione të kufizuara gjeografike, por është një shkrimtar modern me përmasa universale.

Së shtati: Poezia e Martin Camajt shpesh është tejet e ndërlikuar edhe pse është poet që nuk u shkëput kurrë nga rrënjët e tij të vendlindjes.

Së teti: “Ndarja e herëshme e poetit nga vendlindja dhe nga atdheu dhe gjallimi larg tyre për gati një gjysëm shekulli u shëndërrua në një ndjenjë dhimbjeje, që u ushqye dhe u mbajt gjallë vijimisht nga vetmia, e cila po ashtu iu bë pjesë e pandashme e qenies së tij dhe e bëri atë shpesh të vuante”. (23)

Së nënti: Vetmisë së Camajt “i bashkëngjitet pastaj dhe tema e shtegtimit, me të cilën edhe motiv i dhimbjes për gjërat më të dashura që duhet deomos t’i braktisim këto elementë do ti jepnin veprës tonë pikëlluese nëse nuk do të përcilleshin vazhdimisht nga një ironi e hollë racionale atëherë kur ndjenjave u mungon guximi për t’i përballuar drejtëpërdrejt problemet e jetës” Shkruan Antonjio Guzzeta, “ Poezia e Martin Camajt “ ne : “Jeta e re” , prshtin 1996. (24)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.