Maskë ari 3 mijë vjeçare gjendet në Kinë, arkeologët tregojnë detajet
Arkeologët në Kinë kanë gjetur një maskë ari, e vjetër 3 mijë vjeçare, me pëshë 280 gramë. Mediat e huaja shkruajnë se arkeologët e kanë gjetur këtë maskë në një vend arkeologjik në provincën Sichuan të Kinës. Mësohet se kjo maskë është vlerësuar të jetë 84% prej ari.
Sipas rrëfimit të arkeologëve, maska prej ari është gjetur në mesin e 500 sendeve të zbuluar në 6 gropa, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të vendit. Po ashtu, ata gjatë kërkimit, zbuluan edhe bronz, fletë ari dhe objekte të bëra nga fildish, lodh dhe kockë.
Më shumë se 50,000 objekte të lashta janë gjetur në Sanxingdui që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër relikesh në vend.