Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mbaj pranë vetes njerëz cilësorë.......

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Mbaj pranë vetes njerëz cilësorë.

FB_IMG_1626642267158.jpg

Formimi i personalitetit njerëzor bazohet, në pjesën më të madhe, në kontaktin me të tjerët, në ndërveprimin e lidhjeve dhe në shkëmbimin e stimujve, përvojave dhe ndienjave.

Në këtë udhëtim është mirë të bazohemi në cilësinë e njerëzve që na rrethojnë dhe jo në sasinë e tyre.

Detyra më e vështirë e kohës sonë, nuk është ndërveprimi ynë me njerëz cilësorë, por njohja e tyre dhe kjo e fundit, ka të bëjë me qenien tonë, me sa mirë kemi filtruar informacionin që marrim dhe nëse kemi skanuar profilin e personit para nesh.

Atëherë, si i perceptojmë njerëzit që i japin cilësi jetës sonë?

Tipari më i rëndësishëm i njerëzve cilësorë është se kanë mësuar të japin.

Njeriu cilësor ju jep njohuri, dëshiron t'ju kalojë flakën e tij për të mësuar të bëhesh më i mirë, ju jep këshilla që vijnë nga përvojat e tij të jetës dhe dëshiron t'ju mbrojë nga çdo gabim, ju përqafon me pasion, sepse vërtet ju do dhe e shfaq pa frikë.

Dëshiron t'ju shoh të lumtur, kështu që përpiqet t'i bëjë momentet tuaja të këndshme dhe të ketë diçka të bukur të kujtojë prej tyre.

Njeriu që ka cilësinë si dhunti, ka mësuar të investojë.

Kjo do të thotë që kalon kohë me njerëz që janë të interesuar për të sepse e di që marrëdhëniet e njerëzve piqen me kalimin e viteve, disa evoluojnë, disa shkatërrohen dhe disa ndryshojnë.

Ajo që është e sigurt është se asgjë nuk mbetet e njëjtë.

Muzika, arti, poezia, gatimi dhe çdo formë tjetër shprehjeje janë elemente të njeriut cilësor.

Thellimi në mendimet tuaja, gërmimi në ndienjat tuaja e entuziazmojnë, i zgjojnë kureshtjen për t'i nxjerrë në sipërfaqe, t'i zbusë, t'i respektojë, t'i lavdërojë.

Njerëzit cilësorë ju japin hapësirë brenda tyre që të rriteni dhe të shihni shpirtin e tyre, sepse kanë tepricë dhe nuk kanë frikë se mos e humbin.
Cilësia e dashurisë së tyre dallohet në tkurrjen e egoizmit dhe vetëmohimit të tyre.

Zakonisht këta njerëz kanë kaluar një periudhë vetmie, jo domosdoshmërisht të vetmuar, por kanë kuptuar se cili është qëllimi i tyre në jetë dhe janë aq të vendosur për të jetuar momente të bukura sa që të të vetmen gjë që kërkojnë është t'i ndajnë.

Gjithashtu kanë një të metë, zakonisht janë perfeksionistë dhe përpiqen t'ju bëjnë edhe ju të përsosur.

Por mos i keqkuptoni! Mbajini afër, sepse kjo është prova e dashurisë së tyre.

Cilësia nuk fshihet në çmim, kur i referohemi personit, nëse ai ka shkuar në shkolla private ose publike, nëse vishet me rroba të markës apo nëse lyhet me kozmetikë të firmave të njohura, nëse frekuenton restorante të shtrenjta apo qëndron vetëm në hotele me shumë yje.

Cilësia e njeriut qëndron në edukimin që e bën njeri, në durimin për të kultivuar veten vazhdimisht, në këmbënguljen për ta bërë botën më të mirë, në vendosmërinë për të arritur qëllimet e tij pa rrëzuar të tjerët nga vendi i tyre, në besimin e së bashku, në respektimin e veçantisë së secilit individ dhe diplomacinë që përdor për ta bërë armikun e tij të duket edhe më i vogël, pa u përfshirë në konflikte të pakuptimta.

Kanë kriter estetik shumë të zhvilluar. Dhe nuk dua të them që tërhiqen nga njerëz të bukur nga jashtë, por janë elegantë, të përpiktë dhe urrejnë mediokritetin.

Pëlqejnë spektaklet që duhet të ofrojnë diçka përtej argëtimit, ato që ushqejnë mendjen dhe shpirtin.

Transmetojnë prestigj me qëndrimin e tyre, janë të respektueshëm, nuk komentojnë me humor të verdhë, nuk hyjnë në procesin e krijimit të intrigave, nuk kërkojnë konfirmim përmes zvogëlimit të të tjerëve dhe nuk janë vetë qendra e botës së tyre.

Cilësia e njerëzve përreth nesh mund të përmirësojë jetën tonë të përditshme, nga zgjedhja e një vere të kuqe të mirë tek zgjedhja e një partneri.

Siç thoshte N. Kazantzakis "Përjetësia është cilësi, nuk është sasi, ky është sekreti i madh, shumë i thjeshtë."

Pra, kërkoni ata njerëz që i bëjnë momentet tuaja aq të bukura dhe kuptimplota, sa të meritojnë një vend në përjetësi.

Bota.al
 
Vërtetë çdo ditë habitem gjithnjë e më shumë me njerëzit. Mënyra se si ata mendojnë, se veprojnë, se ekzistojnë.

Disa mund të më konsiderojnë naive, të tjerët budallaqe që nuk kam hequr dorë nga shpresimi për diçka më të mirë. Nga parashikimi i një shoqërie tjetër në solidaritet të vërtetë.

Ajo që unë padyshim prisja janë njerëzit që japin mësim dhe gjoja i shërbejnë cilësisë dhe çertifikimit të tij të jenë së paku në përputhje me veten e tyre. Për ta zbatuar atë në çdo aspekt të jetës së tyre.

Cilësi do të thotë që unë respektoj. Unë e respektoj veten.
Dhe u pergjigjem sjellëkeqëve me mua, në të njëjtën monedhe.
Jo se hakmerrem, por i bej të kuptojne se kane gabuar ne sjellje me mua, me veprimet e tyre.
Sikur thone " hidh gurin e fshih dorën"

Cilësi do të thotë ta vendos veten në vend të personit tjetër. Unë empatizoj dhe nuk gjykoj.

Cilësi do të thotë që unë vendos kufij dhe nuk lejoj asgjë ose askënd të ndikojë mbi ta, t'i thyejë ato.
Cilësi do të thotë të dish të thuash Jo, të kesh guximin të mbyllësh dyert sepse vetëm kështu do të fitosh paqen.

Cilësi do të thotë të marrësh rreziqe, të dalësh nga zona e rehatisë, të humbasësh paqen tënde të supozuar.

Cilësia është aftësia për të bërë dallime absolute përmes veprimit të drejtpërdrejtë.

Cilësi do të thotë të jesh Rebele kur duan te poshterojnë e te shkelin ne kallo.

Pra, për mua, një person cilësor është ai që mund të ekzistojë dhe të veprojë në një mjedis të përsosmërisë, në një mjedis larg mediokritetit. Ndërsa një person cilësor është ai që përcaktohet dhe vepron në bazë të etiketave të certifikatave dhe jo të substancës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.