Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mbi 2000 apartamente të listuar në Booking, Tatimet nuk i kontrollojnë dot

AnGeL_DrEamS

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Mar 25, 2019
Mesazhe
40
booking-aalbania-345x230.jpg


Në prag të sezonit turistik, vetëm në njërin prej portaleve më të mëdha të dhënies së pronave me qira, Booking.com, numërohen rreth 2122 apartamente të regjistruara për tu dhënë me qira nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e apartamenteve të regjistruara janë në zonat turistike.


Sipas faqes, në kryeqytet ka 240 apartamente të regjistruara, në Sarandë 717, në Durrës 242 dhe në Ksamil 212, pjesa tjetër janë të shpërndara në qytetet e tjera të vendit.


Portalet si Booking.com apo Airbnb janë bërë mjaft popullore në vitet e fundit në të gjithë botën duke shërbyes si ndërmjetës mes pronarëve të shtëpive dhe turistëve. Përveç hoteleve, pjesë e këtyre portaleve janë edhe individë të cilët regjistrojnë pronat e tyre për t’i dhënë me qira ditore.


Shpesh, midis kompanive që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe autoriteteve lokale ka pasur një konflikt të vazhdueshëm mbi taksat që duhet të paguhen në shtet për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë.


Edhe Administrata Tatimore në Shqipëri në mënyrë të vazhdueshme e kanë ngritur si problematikë pagesën e detyrimeve prej qytetarëve apo bizneseve që përdorin këto platforma.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se të ardhurat e realizuara nga ofrimi i shërbimeve në strukturat akomoduese nga individët apo tatimpaguesit e regjistruar në administratën tatimore nëpërmjet përdorimit të faqeve të rrjetit internet si Booking.com, Airbnb e të tjera të ngjashme, janë të tatueshme, ndërkohë që personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë të detyruar të jenë të siguruar për efekt të Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.


Një vit më parë, individët apo subjektet që linin prona ishin në fokus të Hetimit Tatimor që patën si qendër të inspektimeve vendet turistike. Megjithatë është pothuajse e pamundur që të identifikojnë individët apo bizneset që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet tyre.


Tatimet kanë sqaruar më pare se informacioni i reklamuar në faqet e mësipërme të internetit, është në monitorim nga administrata tatimore, me qëllim identifikimin e atyre individëve, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të regjistruar sipas dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.


Por, burime nga Tatimet thonë se një alternativë është merret informacion në rrugë zyrtare për të ardhurat që përfitojnë individët në Shqipëri duke përdorur këto platforma.





Booking.com: Vetëdeklaroni taksat në autoritetet lokale



Megjithatë, Booking.com ka shpjeguar përdoruesit e platformës se ato shërbejnë vetëm si agjenci ndërmjetësimi dhe se të gjitha rezervimet konsiderohen si një transaksion direkt midis pronarit dhe përdoruesit të pronës. Si rezultat i bëjnë thirrje përdoruesve që të njihen me taksat lokale apo legjislacionin në fuqi të aplikuar në këto transaksione. Ata këshillojnë që përdoruesit të konsultohen me kontabilistin apo qeveritë lokale për t’u përditësuar mbi taksat.\ Revista Monitor

Ju ka ndodhur te jepni apo merrni me qera apartament/hotel ne Shqiperi nepermjet ketyre faqeve? Mendoni se eshte efikase kjo menyre reklamimi, po e te gjeturit te ambjentit?
 
Shume i kenaqur eshte viti i dyte qe e listoj ne booking, si klienti edhe une ngelet i kenaqur.
 
Apartament jo akoma, ndersa hotel P.O.

Per k’to AirbNb nuk jam shume sigurte sepse sa here qe I ve re , shumica e modeleve ne foto Nuk me ngjajne as si modele shqiptare dhe nuk jam shume e sigurte Se sa e sigurte dhe e kontrolluar eahte Airbnb ne Albania . E ka vene re njeri tjeter k’te gje ? Dhe vertet e ka perdorur njeri Airbnb ne Albania ? Qe te japi pak me shume informacion te sigurte ??

Ndersa me booking .com kam book Dhe nuk kam ankesa ndaj tyre .
 
Airbnb eshte me teper per apartamente private, une e kam perdorur por jo me AL. Ata si kompani nuk verifikojn gje, por pronari ambjentit interesohet ta paraqesi sa me reale per arsye qe te mos zgjenjehen klientet dhe japin feedback negative (review).
Por vec kesaj, Ideja ishte qe ne shqiperi I shmangen taksave duke perdorur rezervimet online. Kjo a e demton tregun dhe a mund te kontrollohet?
 
Ska shum qe e kam perdor Airbnb 1 jav ntiran shum I kenaqur plus qe kam book edhe pushimet e veres po me Airbnb shpresoj tjet po ashu sic ishte ne tr
 
Airbnb eshte me teper per apartamente private, une e kam perdorur por jo me AL. Ata si kompani nuk verifikojn gje, por pronari ambjentit interesohet ta paraqesi sa me reale per arsye qe te mos zgjenjehen klientet dhe japin feedback negative (review).
Por vec kesaj, Ideja ishte qe ne shqiperi I shmangen taksave duke perdorur rezervimet online. Kjo a e demton tregun dhe a mund te kontrollohet?

Edhe k’tej e njenta gje eshte ... I shmangen Sa me
Shume qe te munden, e kjo per shume arsye . Ke pshm kompani te medhaja me emer qe jane tax free e nxjerrin milliona ose qe kane nje tarife shume te ulet taksash , nderkohe qe ty pshm si individ dhe qe mund te kesh te vetmin fitim ne k’te rruge te bien kokes .

Tani beji vete llogarite ... qysh thuan ti e demton tregun nje lloj reforme e tille apo jo ?
 
Same sh!t in different places :p

Yeah ... so : United States of shites ?

Marketin e demtojne reforma te tilla ku shteti me kriminelet ne fjale ...pastrojne/korruptojne lekun, jo individuale te klases punetore, ku shumicen e rasteve Nuk xjerrin dot as fitimet e tyre .
 
Reformat zakonisht jana te vlefshme, po kjo qe po flasim nuk eshte reforme, eshte evolim I menyres se marketimit te produkteve dhe eshte shume e mire madje. Problemi eshte si te kontrollohet, dmth si mund te mos marri pare pa I deklaruar.
Kriminel eshte fjale e madhe :D maximum mund ti akuzosh per evasion fiscal.
 
Reformat zakonisht jana te vlefshme, po kjo qe po flasim nuk eshte reforme, eshte evolim I menyres se marketimit te produkteve dhe eshte shume e mire madje. Problemi eshte si te kontrollohet, dmth si mund te mos marri pare pa I deklaruar.
Kriminel eshte fjale e madhe :D maximum mund ti akuzosh per evasion fiscal.

Qenke keqkuptuar me lart une kam folur per dicka tjeter e ti po flet per dicka tjeter .

Me punen e marketingut jam dakort me ty , eshte nje fare evolimi ne nje fare menyre .... por qe edhe kjo ka pasojat e saja , pra sic eshte kontrollimi ne fjale .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.