Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’ duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.
Gega regjistroi kohën 9’27”73. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në lojërat mesdhetare të këtij edicioni. Shaqiptarja la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.
Luiza Gega vazhdon të na mahnisë me medaljet e fituara duke bërë krenar popullin shqiptar për arritjet e saj nëpër botë. Edhe pse stërvitet në kushte tepër të vështira, kjo gjë nuk e pengon për të qenë kampione bote.
The post “Mbretëresha” Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” appeared first on Lajmi i Fundit.