Mesazhe dashurie....

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Dorina

🔵⚫ zikaltër
VIP I FORUMIT
Kontributor
Mesazhe
14,209
Location
F.C. Internazionale
Ti je ndryshe!
Krenare dhe e pabindur!
E gatshme të më çosh në djall sa herë të duash,
Dhe të rikthehesh sërisht, sikur asgjë t'mos ketë ndodhur,
E unë, të të them, "Më fal".
Ti je motivi përse e dua jetën!
Sinomim i krejt gjërave të çmuara;
Zgjuarsisë, thjeshtësisë, bukurisë...
Marrosja ime mban emrin tënd,
Ashtu siç mban emrin tënd edhe dashuria ime!
I gatshëm të duroj çdo plagë që më dhuron.
I gatshëm të të mbroj, si Hektori Trojën, ndonëse do ta kem të vështirë; Ti je tepër e madhe për zemrën time, o dashuri,
Tepër e fortë,
E papërballueshme!
Por unë do të luftoj deri në fund, deri në inekzistencë...
Dhe ndoshta do të ta mbroj "Trojën" time.
E nëse fundi vjen, në frymën e fundit do të shqiptoj emrin tënd...
Do ta thërras të me zë të lartë në çdo udhë ku kemba ime do të shkelë,
Do t'i shkruaj inicialet në çdo bankë ku do të ulem,
Në çdo pemë në natyrë,
Në çdo avion prej letre...
E në mundsha, edhe në rè!

Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë,
Dashuria ime, shoqja dhe shoku im,
Shpirti im binjak,
Bashkudhëtarja ime në këtë jetë...
Ti, heroina ime!

Ps: flm:p
 

Dorina

🔵⚫ zikaltër
VIP I FORUMIT
Kontributor
Mesazhe
14,209
Location
F.C. Internazionale
Megjithatë është një punë e mirë të shoqëroni me sy një gjethe në rënie...
Të mos e lëni atë të vdesë e vetme .
 

Elaa

!
PRINCESS
Mesazhe
1,331
Koha eshte miku e armiku jon, tregon cdo gje te ben te harrosh gjithcka. Sjam e zonja me fjal e vertet jam e mbyllur madje shum, Por sjam e zonja as me germa se sdi te gjej ato te cilat te tregojne vertet ca kam cdo gje me kohen ajo tregon se cilet jemi, e cfare kemi brenda vetes
 

Dorina

🔵⚫ zikaltër
VIP I FORUMIT
Kontributor
Mesazhe
14,209
Location
F.C. Internazionale
Unë besoj te fillimi i botës...

Fytyra ime iku pas teje me ca hijedrita malli e brenge,
Krahët mbetën cungje të tharë, rrëzuar në ajrin e njelmët,
Atje ku ish zemra shpupuriset hiri i ngrohtë i një ndjenje,
Që s’mund ta ndezin të tjerët.

Kishe ikur ti, larg dashurisë që thërriste me zërin e mekur,
E pas të ndoqi shpirti im bredharak si një fëmijë i çartur,
Vetëm trupi i braktisur në një skaj kohe kish mbetur,
Si një lëvozhgë e flakur.

Të priti atje, në një fund vjeshte e në një fillim dimri,
E gënjyen vezullimet e akullta dhe mjegullnajat e verbëra,
Duke qenë i zbrazur, fillimisht kumbonte, më vonë i humbi kumbimi,
U mbush me ujë, ajër e dhera.

Tani shkoi vonë! Tepër vonë…Në qetësinë shurdhuese që çmend,
Qenia ime u mbyll si molusk mes harresës, të ftohtës,
E brenda saj kërkon të krijojë qenien tënde, në mos po imazhin tënd,
Si në fillimet e botës.
 

Master

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
492
Mosha
32
Location
Shifna N'kujtime
"Ai gërmoi aq thellë në ndjenjat e saj, sa që në vend të interesit gjeti dashurinë; duke u përpjekur që ajo të dashurohej pas tij, ai përfundoi duke rënë në dashuri me të."
 

Master

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
492
Mosha
32
Location
Shifna N'kujtime
Kur te pash per here te pare kisha frike te te flisja...kur te fola per here te pare kisha frike te te doja...e tani qe te dua kam frike moa te humbas...
 

Dorina

🔵⚫ zikaltër
VIP I FORUMIT
Kontributor
Mesazhe
14,209
Location
F.C. Internazionale
Nuk i duhet thënë askujt ‘Të dua!’. Është gabimi më i madh që bëjmë, duke i lënë veten në dorë një tjetri që s’është unë/ne...
 

Elaa

!
PRINCESS
Mesazhe
1,331
hmmmmm te provosh te me rrembesh zemren goodlucky se do te te duhet . E uroj tja arrish edhe pse do e kesh te veshtir madje shum . Uroj vetem te Mos lendohesh kur te shohesh qe sdo ja arrish dot vec kete uroj:oops:
 

Frank

I/e Regjistruar
Mesazhe
3,939
Mbi pusulle shkruhet: Zemer kur te vish nga puna shif se te kam lene ca çokollata ne mikrovale.
 

Dorina

🔵⚫ zikaltër
VIP I FORUMIT
Kontributor
Mesazhe
14,209
Location
F.C. Internazionale
Eja!
Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet!

Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më çmëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një h
erë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!
 

Ledia

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
2,534
Shpirti im të ëndërrojmë sikur
po takohemi sonte..
S'ka nevojë të flasim vetëm dua të puthemi, të përqafohemi vetëm pak në ëndërr, pak vetëm pak, sa të shoh atë ndriçimin e syve tu, zjarr dashurie.. as gjysmë fjalë mos të flasim, të lem zemrat te flasin per ne...
E pastaj?
Pastaj të ikim të dy nga ëndrra të zemëruar me njëri tjetrin, ashtu si në realitet jemi!!
 
Top