Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mesazhi në shishe nga Japonia, del në brigjet e ishullit Hawaii 37 vjet më vonë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mesazhi në shishe nga Japonia, del në brigjet e ishullit Hawaii 37 vjet më vonë​


shih.jpg



Zbulimi i bërë nga një vajzë e zonës u bë disa dekada pasi shishja ishte hedhur në det nga nxënes shkolle si pjesë e eksperimentit për monitorimin e rrymave të oqeaneve.

Një shishe e xhamtë e hedhur në det 37 vjet më parë në Japoni nga nxënës të shkollës së mesme, është gjetur në ishullin e Hawaii, rreth 6,000km larg.

Nxënës të klubit të shkencave natyrore të shkollës së mesme Choshi në qytetin japonez të Chiba lëshuan shishen në vitin 1984 për të studiuar rrymat e oqeaneve, shkruan rrjeti japonez Mainic.

Në total 750 shishe ishin lëshuar në oqean pranë ishullit të Tokios, Miyakejima, në vitet 1984 e 1985.

Më parë një shishe e tillë ishte gjetur në ishullin japonez të Kikaijima në 2002.

Ndërsa nëntë vjeçarja Abbie Graham gjeti këtë muaj shishen në një plazh shkëmbor në Hawaii, me shënimet në gjuhën japoneze, angleze e portugeze që shpjegonin se ishte lëshuar nga Choshi, dhe që i kërkonin gjetësit të kontaktonte shkollën.

Abbie dërgoi njoftimin e saj për shkollën Choshi, së bashku me një vizatim të vetës dhe motrës së saj duke ngrënë ‘sushi’.

Zv. drejtori i shkollës Jun Hayashi tha në një mbledhje më 15 shtator: “Ne mendonim se shishja e fundit e gjetur do të ishte ajo në Kikaijima. Nuk mund të imagjinonim që do të gjendej një tjetër 37 vjet më vonë.”

Prej vitit 1985, shishet e mesazheve të lëshuara nga shkolla janë gjetur në 17 vende duke përfshirë Okinawa në Japoni, Filipinet, Kinë dhe në brigjet perëndimore të SHBA.

54 vjeçari Mayumi Kanda, ish-anëtar i klubit të shkencës në 1984, tha: “U surprizova shumë, m’u ringjallën kujtimet nostalgjike të ditëve të shkollës”.

Edhe Abbie pranoi se e shijoi eksperiencën, teksa tha: “Tani që e kuptova, do të shkoj të kërkoj për ndonjë tjetër.”


te-1-1.jpg



Nëntë vjeçarja Abbie Graham gjeti këtë muaj shishen në një plazh shkëmbor në Hawaii, me shënimet në gjuhën japoneze, angleze e portugeze







Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.