Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mesime nga jeta!

Ishte ulur në shtrat, unë po i shihja, u pa në pasqyrë dhe e pyeti: “a më do ende?”
Iu përgjigj: “Si ditën e parë!”

I kapi duart e tij dhe e pyeti: “E ke vënë re që trupi im nuk është më i njëjtë si në ditën kur jemi njohur?”
Iu përgjigj: “Jo, fare.”

I vuri duart e tij mbi barkun e saj dhe e pyeti: “E ke vënë re që gjoksi im ka rënë tashmë?”
Iu përgjigj: “Jo, fare.”

Hoqi mantelin, shikoi këmbët e saj dhe e pyeti: “E ke vënë re që këmbët e mia nuk janë më të forta dhe të lëmuara si më parë?”
Iu përgjigj: “Akoma jo.”

Pastaj iu afrua atij me lot në sy dhe e pyeti: “Atëherë çfarë bën akoma pranë meje nëse nuk më shikon më, nëse nuk kupton sa ka ndryshuar trupi im, flemë sëbashku dhe nuk e vë re që nuk jam më ajo që kam qenë dikur?”

Iu përgjigj: “Para se të shoh trupin tënd, shoh mënyrën tënde të të qenit. Shumë më parë se të prek trupin tënd, ndjeva mënyrën tënde të të dashuruarit. Goxha para se të shoh gjoksin tënd të ngritur, shikoj në kraharorin tënd një zemër plot me mirësi. Shumë më parë se të shoh siluetën tënde sensuale, ndjeva se ishe kopshti i përsosur ku unë të mbjell farën time. Të kam ndjerë tokë pjellore, të kam ndjerë nënë dhe zonjë për të bërë shtëpinë time.

Grua... mos ji e trishtuar për mënyrën se si dukesh, ji e lumtur për atë që ndiej akoma për ty. U dashurova me ndjeshmërinë dhe mirësinë e shpirtit tënd, jo me kotësinë e trupit tënd.”

... dhe nëpërmjet lotëve i vizatoi një buzëqeshje që e bëri fytyrën e saj të shndrisë përsëri...
 
Dicka , qe me tregoj dikush, né lot e siper mishi mu dridh, qaj ai qaj une!
Sa e poshter dhe e pa meshirshme, eshte jeta ndonjeher, historia e tij kish lidhje shum vite para.
Kur u njoh me dashurin e jetes se tij, shpirtin i falen njeri tjetrit dhe nje premtim, qe ende sot, rron né zemrat e tyre, sado larg!

E njoha Ela, né nje dark qe kishte organizuar shkolla, ishte aq e bukur, sa sme lente hapsir te shihja asnje tjeter. Syt sja stakoja dot , ju afrova duke u munduar ti merja, vemendjen, dhe kur e bera, sdoja me qe ajo vemendje ndaj meje te ikte!
U ulem te dy duke folur, per cdo gje qe na perkiste, Ela mu duk sikur skishte asnje perreth vec une e ajo.......
Buzeqeshte , aq embel sa me vodhi zemren, e shpirtin, i lam nr njeri tjetrit , duke len dhe nje vend takimi te njiheshim me mir!
Dolem, shum here, te dy u cmenda pas saj, e enderroja cdo nate , e cdo dit e kisha né krah, te pandashem!
Kaluan plot dy vite, i thash :
-Dua te vi tek prinderit e tu , te te kerkoj doren, jam i ri e vertet, por e di qe jeta do jet me e lehte me ty perkrah!
Heshti, e shtynte , jo sot , jo neser, kshu zgjati per shum muaj!
Né vitin e fundit te shkolles, me doli llotaria , i premtuam njeri tjetrit qe sapo dhe ajo te mbaronte, do vinte tek une ,e ika né fillim, flisnim perdit, sa me shum kalonte koha, telefonatat u rrallonin!
Derisa me erdhi , nje mesazh, qe me uli né gjunj !

I dashuri im ......


Me fal te lutem, por smundem me ta mbaj, se branda meje , renkon. Une kam 1 vit e fejuar me dike tjeter, dhe zemren e trupin ja kam falur atij, shum shpejt do martohemi, me fal!
Me fal e uroj, qe dhe ti te gjesh shpirtin tend binjak, por ajo sjam une.


Zemra me rrihte, ze skisha te ulerija, mbaja lotet, e murit me grusht i bija! Nuk ndjeja asgje, as dhimbje , me sa fuqi kisha e godisja, nuk flija, nuk haja, nuk doja driten e djellit ta shihja me me sy![emoji17]
Urrejtje provoja, si mundej ajo, te qendronte me duke tjeter , si mundej ajo te ma bente kete gje .... Sa pytje i kam ber vetes, sa pgj mundohesha ti jepja!
Koha kalonte, me sfola me te , sdoja as me sy ta shihja!
Me qelloj qe duhet te nisesha per né shqiperi, per prinderit e mi! Duke ecur neper lagje ,syt e saj i vej re , shtanga ela, si ate nat........ kishte né krah, vajzen e saj, ishte ber nene, ate femi qe do kisha dashur ta kishte pasur me mua, i afrohem e me buzeqesh, duke me pyetur si isha!
Cti thoja, qe ende per te mendoja, heshta mezi me doli nje :
-Mir ti?
-Mir dhe une!
Teksa e shihja vec nje pytje me vlonte né mendje,
-Pse?
-Si pse?
-Pse ai mesazh ?
Uli koken, dhe me nje ze te trembur mu pgj!
-Skisha rrug zgjidhje tjeter, ime me i kishte ber te gjitha, gjerat , smund te replikoja smund te beja asgje, babai im u be keq kur I thoja jo, me hoqen cdo gje , duke me mbyllur ne dhom, gjerash pgj ime u dha per po! Uli koken né lot e siper!

-Atehere dhe ti me doje, sic te doja une?
-Ende te dua , por tashme rruget jan ndar, une jeten time e kam krijuar, ti tenden!
E perqafova fort , e putha ne ball e u largova nga ajo dit se kam par me!
 
Last edited:
U lodha duke lexu hajde shnet lek bofshi :D
 
Viti i parë:
Isha ulur në orën e mësimit të gjuhës shqipe, ia ngula sytë vajzës që ishte ulur afër meje, Ajo ishte “shoqja ime e ngushtë”. Ia ngula sytë flokëve të saj të gjatë e të mëndafshtë, dhe dëshiroja që ajo të ishte e imja. Por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Pas mësimit, ajo erdhi tek mua dhe më kërkoi shënimet. Ia dhashë ato asaj.
Ajo më falenderoi dhe më dha një puthje në Faqe. Gjithçka që doja ishte ti tregoja asaj se çfarë ndjeja për të. E dashuroja atë dhe doja ti thoja që dua të jesh e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Viti i dytë:
Ra telefoni. Ishte ajo në anën tjetër të receptorit. Ishte në lot, murmuriste se si i dashuri ia kishte thyer zemrën. Më kërkoi të vinte te unë se nuk donte të qëndronte vetëm. Kështu bëra. U ula afër saj në divan, shikova gjatë sytë e saj të butë duke dëshiruar që ajo të ishte e imja. Pas dy orësh, një filmi dhe tre qese patatinash, ajo vendosi të shkojë në shtëpi.
Më falenderoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Viti i fundit:
Një ditë të bukur ajo erdhi tek dollapi im ku po vendosja librat e shkollës. “Djali me të cilin po njihem është i çmendur, nuk ka për të funksionuar” tha ajo. Unë nuk kisha të dashur, dhe në klasë të 7-të, ne i bëmë një premtim njëri tjetrit se nëse asnjëri nga ne nuk do kishte të dashur, ne do shkonim me njëri tjetrin si “shokë të ngushtë”. Kështu bëmë. Atë natë mbaroi gjithçka dhe ndërpreu njohjen më atë djalin. Isha përballë saj tek dera. E fiksova me shikim, më buzëqeshi dhe mi nguli sytë e saj të kristaltë.
Më falederoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Diplomimi:
Kaloi një ditë, një javë, pastaj një muaj. Sa hap e mbyll sytë, ishte dita e diplomimit. Vështrova teksa trupi i saj u ngjit në skenë si një ëngjëll për të marrë diplomën e saj. Doja që ajo të ishte e imja por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largoheshim të gjithë në shtëpi, ajo erdhi me kostumin dhe kapelen e saj, dhe qau teksa e përqafova. Ajo tha, “ti je shoku im i ngushtë.” dhe më puthi në Faqe.
Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Martesa:
Tani unë jam ulur në kishë. Ajo vajzë po martohet tashmë. Duhet të largohesha nga jeta e saj e re, e martuar me dikë tjetër. Doja që të ishte e imja, por ajo smë shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largohej nga kisha me të shoqin, erdhi tek unë dhe më tha “paske ardhur!”.
Më falenderoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Vdekja:
Vitet kaluan, po vështroja arkivolin e vajzës që kishte qenë gjithmonë “shoqja ime e ngushtë”. Në ceremoninë mortore, ata lexuan një pjesë të ditarit që ajo mbante gjatë viteve të shkollës.
Kështu shkruante:
“Ia ngul sytë atij duke dëshiruar që ai të jetë i imi, por ai nuk më shikon me atë sy, dhe unë e di këtë. Dua ti them atj, dua që ai të dijë se unë nuk dua të jemi thjesht shokë, e dua atë por jam shumë e turpshme, dhe nuk e di pse. Do doja shumë që ai të më thotë që më do!”

“Dhe unë do të doja të të kisha thënë” Mendova me vete, dhe qava!!

Mësimi:
Nëse do dikë, tregoja, mos lejo që zëmra të copëtohet nga fjalët e pathëna.
 
Babai dhe i biri po udhëtonin me tren. Djali ishte 30 vjeç dhe shume i entuziazmuar. Po shikonte nga dritarja e trenit dhe bërtiti me zë të lartë papritmas, “Babi shiko... pemët po shkojnë mbrapsht...”
I ati qeshi. Aty pranë ishte ulur bashkë me ta një çift i ri. Kur panë që djali 30 vjeç bënte si fëmijë, ata u ndjenë të çuditur dhe të keqardhur për djalin.

Papritur djali bërtiti përsëri, “Babi shiko jashtë, Retë po vrapojnë me ne.”
Tashmë për herë të dytë çifti nuk mundi të rezistojë dhe i tha babait të tij të vjetër, “Yt bir nuk duket në rregull mendërisht. Pse nuk e dërgon tët bir tek një mjek?”
Burri i vjetër e kuptoi dhe tha duke qeshur, “E dërgova, tani nga spitali po kthehemi. Im bir ka qenë i verbër që kur ka lindur, dhe në spital sapo bëri operacion sytë. Ai tani po i shikon gjërat për herë të parë dhe jemi duke shkuar në shtëpi.”

Mësimi:
Mos gjykoni para se ta njihni dikë, sepse çdo njeri e ka një histori dhe nganjëherë, e vërteta mund t’ju habisë.
 
Në një betejë, një ushtar po bëhej gati të shkonte të merte shokun e tij të plagosur që ishte në mes të fushës dhe ta sillte në llogore (kanal ku fshihen ushtarët nga plumbat). Duke parë se çkishtë ndërmënd ushtari, Komandanti i tha, “Nuk ia vlen, shoku yt do vdesë para se ti të mbërrish tek ai. Është plagosur rëndë. Ska shpëtim.”

Por ushtari shkoi gjithsesi, mori shokun e tij mbi supe dhe e solli. Duke parë trupin e shokut të tij të vdekur mbi shpatullat e ushtarit, Komandanti i tha, “Të thashë që nuk ia vlen, ka vdekur tashmë.”

Kësaj ushtari iu përgjigj me sytë të përlotur:
“Zotëri, ia vlejti që çke me të të kthehesha e ta sillja atë.”
Kur shkova afër tij, Ai më pa, qeshi dhe tha fjalët e tij të fundit.

“E DIJA QË DO TË VIJE.”

Mësimi:
Për disa njerëz ja vlen të rrezikosh dhe gjithmonë vlerëso ndjenjat e shokëve, miqve, familjarëve dhe ji pranë tyre. Madje edhe një veprim i vogël mund të jetë shkak për dikë të buzëqeshë.
 
Një ushtar më në fund do të kthehej në shtëpinë e tij pasi kishte qënë në luftë. Para se të shkonte në shtëpi ai mori në telefon prindërit e tij.
Ushtari, “Mami babi, Unë po kthehem në shtëpi por dua t’ju kërkoj një nder. Kam një shok të cilin dua ta sjell në shtëpi me mua.”
“Sigurisht, Kemi dëshirë ta takojmë dhe ne”, u përgjigjën ata.

Djali vazhdoi, “ka diçka që duhet të dini për të. Ai u plagos rëndë duke luftuar atje. Shkeli në një minë në tokë dhe ka humbur këmbën dhe dorën e tij. Ai nuk ka vënd tjetër ku të shkojë dhe unë dua që ai të vijë të jetojë me ne.”
Prindërit u përgjigjën, “Na vjen keq që e dogjojmë këtë bir. Mund ta ndihmojmë që të gjejë një vend ku të jetojë.”

Djali u përgjigj, “Jo Mami dhe Babi, unë dua që ai të jetojë me ne.”
“Bir Por...”, Tha babai, “Ti nuk e kupton se çfarë po na kërkon. Nuk mund të praojmë diçka të tillë që të ndërhyjë në jetën tonë. Ti vetëm duhet të kthehesh në shtëpi dhe harroje atë djalë.”

Pas kësaj djali ndërpreu telefonatën. Prindërit nuk dëgjuan më për të birin pas asaj telefonate. Pas disa ditësh, Prindërit morën një telefonatë nga policia dhe i tha atyre se djali i tyre kishte vdekur pasi kishte rënë nga një ndërtesë. Policia mendonte se ishte një vetëvrasje. Pikëllimi i goditi prindërit, fluturuan atje dhe shkuan në morg për të identifikuar trupin. Ata e njohën atë... Por, Ata u mbetën tmerrësisht të shokuar kur panë që djali i tyre kishte vetëm njërën këmbë dhe njërën dorë.

Mësimi:
Ne e kemi të lehtë të Duam njerëzit që duken mirë por nuk Duam njerëzit që mund të na shqetësojnë e të na prishin rehatinë. Kemi tendencën të qëndrojmë larg njerëzve që nuk janë aq të bukur, të zgjuar apo të shëndetshëm sa jemi ne vetë. Duhet ta vlerësojmë jetën në çdo kusht të saj, sepse kurrë nuk e dimë se çfarë vjen më pas.
 
Një vajzë 12 vjeçare pyet të atin, “Babi, çfarë do më dhurosh për ditëlindjen time të 13-të?”
Babai qeshi dhe i tha, “ Ka kohë deri atëherë e dashur, të shohim.”

Vetëm disa ditë pas kësaj bisede, vajzes i ra të fikët dhe nxituan për në spital. Pasi e vizituan vajzën, Doktori erdhi dhe informoi familjen se vajza kishte një zemër të dobet e me probleme, dhe do të vdiste së shpejti. Ata u tmerruan dhe nuk dinin se çfarë të bënin.

Vajza ishte shtrirë në krevat në spital dhe i ati ishte ulur pranë saj. Ajo e pyet, “Babi, a do vdes unë?”
I ati iu përgjigj, “Jo zemër, Ti do të jetosh.” Ai i dha një përqafim të ngrohtë, e puthi në ballë dhe u largua duke qarë.

Vajza tha, “Si mund të jesh kaq i sigurtë babi? Ku e di ti?”
Babai u kthye dhe iu përgjigj, “E di.”
Pas disa kohësh Vajza u trajtua dhe po përmirësohej, ndërkohë u bë 13 vjeçe. Doli nga spitali dhe u kthye në shtëpi. Aty gjeti një letër mbi shtratin e saj ku shkruhej:

“Fëmija im i ëmbël, nëse po e lexon këtë, do të thotë se gjithçka ka shkuar mirë ashtu si të thashë. E mban mend një ditë? Më pyete se çfarë do të të dhuroja për ditëlindje? Epo, atëherë unë nuk e dija se çfarë do të të dhuroja por tani dhurata ime për ty është ZEMRA IME.”

Babai kishte dhuruar zemrën së bijës...!!

Mësimi:
Prindërit na duan shumë, bëjnë sakrifica të paimagjinuara për të na garantuar një jetë të lumtur dhe të sigurtë. Gjithmonë respektoni prindërit tuaj sepse kurrë nuk do e dini se nga çfarë kanë hequr dorë për ju.
 
Një ditë Gruaja i kërkoi të shoqit ti blejë asaj një krehër që të kujdesej për flokët e saj dhe ti rriste ato. I shoqi nuk e përballonte dot koston dhe u ndje keq. Ai refuzoi dhe i shpjegoi asaj se nuk kishte para as për të rregulluar rripin e orës së tij. Pas kësaj ajo nuk insistoi më në kërkesën e saj.
Ditën tjetër, kur i shoqi po shkonte në punë, u kthye në një dyqan orësh dhe e shiti orën e tij të dëmtuar për ti blerë gruas së tij krehërin.

Në mbrëmje ai u kthye në shtëpi me krehërin për të shoqen dhe ishte shumë i gëzuar që do ia bënte dhuratën që e shoqja i kërkoi. Kështu ajo mund të kujdesej për flokët e saj të gjatë. Por për çudinë e tij gruaja i kishte prerë flokët shumë shkurt. Kur ai e pyeti se përse i kishte prerë flokët aq shkurt, ajo iu përgjigj më një buzëqeshje, “I shita flokët e mi dhe këtu ke një rrip të ri për orën tënde.”

Të dy u prekën për sakrificën që kishin bërë për njëri tjetrin dhe u përqafuan me lot në sy.

Mësimi:
Të duash është diçka dhe të të duan është diçka, por të duash dhe të të duan njëkohësisht është gjithçka.
 
Ishte një vajzë e re që urrente veten e saj sepse ishte e verbër. Ajo urrente të gjithë ata që e rrethonin përveç të dashurit të saj. Ai ishte gjiithmonë aty për vajzën, i ndenji pranë dhe kurrë nuk e la vetëm. Ai nuk e braktisi edhe pasi ajo bëri aksidentin dhe humbi shikimin, ai ishte aty për të edhe kur ajo ndryshoi sjellje dhe urrente jetën e saj.

Vajza thoshte gjithmonë që nëse do mundte të shikonte botën, ajo do të martohej me të dashurin e saj. Një ditë, dikush i dhuroi sytë asaj. Bëri një operacion dhe tashmë ajo mund të shikonte gjithçka, përfshirë të dashurin e saj dhe ishte shumë e lumtur.

Duke parë vajzën të lumtur, i lumtur ishte dhe djali dhe e pyet vajzën, “Tani që mund të shohësh botën, a do të martohesh me mua?”
Por vajza u habit kur pa që dhe i dashuri i saj ishte i verbër gjithashtu. Kështuqë, ajo refuzoi të martohej me atë.

Kjo ia theu zemrën djalit, u largua me lot në sy dhe i la një shënim:

“E DASHUR, KUJDESU PËR SYTË E MI.”
 
Një ditë në park, një grua u ul afër një burri tek stolat e sheshit të lodrave për fëmijë. Ajo filloi të flasë me burrin që ishte ulur aty afër duke i thënë, “Ai atje është im bir”, dhe drejtoi gishtin tek një djalë me bluzë të verdhë.
“Qenka një djlë simpatik” u përgjigj burri dhe shtoi “Ndërsa ajo atje me fustan të bardhë hipur mbi biçikletë është vajza ime.”

Pastaj duke parë orën ai thirri të bijën. “Si mendon Mira, do ikim?”
Mira iu lut, “Edhe 5 minuta, babi. Të lutem, edhe 5 minuta të tjera.”
Burri tundi pohoi me kokë dhe lejoi të bijën të ngiste biçikletën. Minutat kaluan.
Babai u ngrit dhe thirri përsëri të bijën, “A ikim tani?” Përsëri Mira iu lut,“Edhe 5 minuta, babi. Të lutem, edhe 5 minuta të tjera.” Burri qeshi dhe tha, “Mirë.”

Duke parë këtë bisedë midis babait dhe vajzës gruaja tha, “Zotëri, sigurisht që ju jeni një baba i duruar.” Burri qeshi dhe i tha, “Vëllai i saj i madh Eltoni u vra nga një shofer i dehur vitin kaluar kur po ngiste biçikletën këtu rrotull. Kurrë nuk kam kaluar shumë kohë me Eltonin dhe tani do jepja gjithçka për të kaluar 5 minuta të tjera me të. Jam betuar që të mos bëj të njëjtin gabim me vajzën. Ajo mendon se ka 5 minuta më shumë për të ngarë biçikletën. Në të vërtetë, jam unë që kam 5 minuta më shumë ta shikoj atë të luajë.”

Mësimi:
Jeta bazohet e gjitha në përparësi, dhe familja është e vetmja që ka përparësinë mbi çdo gjë tjetër. Kështuqë shpenzoni sa më shumë kohë të mundeni më ata që doni.
 
Një i moshuar erdhi të jetonte me djalin e tij, nusen dhe nipin e tij të vogël. Kushtet fizike të plakut nuk ishin të mira. Duart i dridheshin, shikimin e kishte të dobët dhe hapin shumë të lëkundur. Familja hante darkë e bashkuar në tavolinë.

Por duart e plakut që i dridheshin, shikimi i tij shumë i pakët bënin që ushqimi ti binte nga luga në dysheme. Kur pinte qumësht, pikonte në mbulesën e tavolinës. Të dy, i biri dhe gruaja e tij, u rrituan nga kjo rrëmujë që ai bënte. “Duhet të bëjmë diçka me të. Mjaft më me këtë ngrënie të zhurmshme dhe këtë ushqim të derdhur gjithandej.”

Që tani e tutje, gjyshi hante i vetëm në dhomën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonte ushqimin në tavolinë. Ushqimin ia jepnin në tas druri pasi kishte thyer një ose dy pjata. Sytë iu mbushën me lot kur pjesa tjetër e familjes e shikonin prej andej teksa ai hante i vetëm në tasin e drurit. Djali i vogël 5 vjeçar vështronte gjithçka në heshtje.

Një mbrëmje, djali i vogël po luante me disa mbetje druri. I ati e vuri re dhe e pyeti ëmbëlsisht “Çfarë po bën bir?”
Po aq ëmbëlsisht, djali iu përgjigj, “Oh, po bëj një tas druri për ty dhe mamin të hani ushqimin tuaj kur të rritem unë.” Vogëlushi 5-vjeçar qeshi dhe iu kthye punës.
Kjo përgjigje i goditi prindërit dhe mbetën pa fjalë. Filluan ti rrjedhin lot mbi faqe. Edhe pse pa thënë asnjë fjalë, të dy e dinin se çfarë duhet të bënin.

Po atë natë i bashkëshorti mori babanë e tij për dore dhe me delikatesë e uli në tavolinën e tyre për darkë. Plaku shijoi darkën e tij në tavolinë i bashkuar me pjesën tjetër të familjes në jetën që i kishte mbetur. Dhe për çudi, as burri dhe as gruaja nuk po e vrisnin më mendjen kur binte piruni, derdhej qumështi, apo të bëhej pis mbulesa e tavolinës.

Mësimi:
Çfarë do mbjellësh do korrësh. Sido ti keni marrëdhëniet me prindërit tuaj, do ju marrë malli për ta kur të kenë ikur përgjithmonë nga jeta jua. Gjithmonë respektojini, kujdesuni dhe duajini ata.
 
Një ditë, kur babai ishte në punë erdhi djali i tij...

Djali: Babi a mund të të bëj një pyetje?
Babai: Sigurisht.

Djali: Babi sa para fiton për një orë ti?
Babai (u mërzit pak): Pse më pyet diçka të tillë?!

Djali: Thjesht dua ta di, të lutem më trego.
Babai: Unë fitoj 10 mijë lek në orë.

Djali (uli kokën poshtë): OH..!! (ngriti kokën lart) Babi, a mund të më japësh 2 mijë lek borxh?

Babai(i irrituar): Nëse erdhe deri këtu dhe më pyet këto budalliqe vetëm për të të dhenë lek e të blesh ti ndonjë lodër idjote, atëher shko në shtëpi shpejt. Mendoj se je shumë egoist. Unë punoj dhe ropatem gjithë ditën për të fituar këto para.

Djali ndoqi urdhrin e të atit, shkoi në shtëpi dhe u mbyll në dhomën e tij. Babai u ul dhe u nevrikos akoma më shumë për pyetjen që i bëri djali. Pas një ose dy orësh, ai u qetësua dhe filloi të mendonte, “Ndoshta ai vërtet ka patur nevojë për ato para sepse nuk para kërkon shpesh.”

Pastaj babai shkoi në shtëpi dhe hyri në dhomën e të birit. Iu ul pranë në shtrat dhe e pyeti, “Në gjumë je bir?”
“Jo babi”, u përgjigj djali.

“Po mendoja ndoshta isha shumë i ashpër me ty sot. Ka qenë një ditë e gjatë dhe e lodhshme prandaj dhe u nxeha me ty. Urdhëro, meri paratë që më kërkove.” tha babai.

Djali i vogël u ngrit mënjëherë dhe i buzëqeshur tha, “Oh Faleminderit babi!” Pastaj ngriti jastëkun dhe nxorri disa para të zhubrosura dhe disa monedha qe i fshihte aty.

Babai kur pa që i biri kishte para filloi të nxehej përsëri. Djali i vogël numëroi avash avash paratë dhe ngriti kokën shikoi të atin.

“Pse i do këto para kur ti paskë të tjera?” U ankua babai.
“Sepse nuk më mjaftonin, por tani u plotësuan”, u përgjigj djali i vogël.

“Babi tani unë kam 10 mijë lek. A mund të blej një orë të kohës tënde? Të lutem hajde herët nesër. Kam dëshirë që të ha darkë me ty”. Babai shtangu.

Mësimi:
Nuk duhet të lejojmë kohën të na ikë nëpër duar pa shpenzuar një pjesë të saj me ata të cilët vërtet kanë rëndësi për ne, ata që janë pranë zemrës sonë.
 
Një vajzë 12 vjeçare pyet të atin, “Babi, çfarë do më dhurosh për ditëlindjen time të 13-të?”
Babai qeshi dhe i tha, “ Ka kohë deri atëherë e dashur, të shohim.”

Vetëm disa ditë pas kësaj bisede, vajzes i ra të fikët dhe nxituan për në spital. Pasi e vizituan vajzën, Doktori erdhi dhe informoi familjen se vajza kishte një zemër të dobet e me probleme, dhe do të vdiste së shpejti. Ata u tmerruan dhe nuk dinin se çfarë të bënin.

Vajza ishte shtrirë në krevat në spital dhe i ati ishte ulur pranë saj. Ajo e pyet, “Babi, a do vdes unë?”
I ati iu përgjigj, “Jo zemër, Ti do të jetosh.” Ai i dha një përqafim të ngrohtë, e puthi në ballë dhe u largua duke qarë.

Vajza tha, “Si mund të jesh kaq i sigurtë babi? Ku e di ti?”
Babai u kthye dhe iu përgjigj, “E di.”
Pas disa kohësh Vajza u trajtua dhe po përmirësohej, ndërkohë u bë 13 vjeçe. Doli nga spitali dhe u kthye në shtëpi. Aty gjeti një letër mbi shtratin e saj ku shkruhej:

“Fëmija im i ëmbël, nëse po e lexon këtë, do të thotë se gjithçka ka shkuar mirë ashtu si të thashë. E mban mend një ditë? Më pyete se çfarë do të të dhuroja për ditëlindje? Epo, atëherë unë nuk e dija se çfarë do të të dhuroja por tani dhurata ime për ty është ZEMRA IME.”

Babai kishte dhuruar zemrën së bijës...!!

Mësimi:
Prindërit na duan shumë, bëjnë sakrifica të paimagjinuara për të na garantuar një jetë të lumtur dhe të sigurtë. Gjithmonë respektoni prindërit tuaj sepse kurrë nuk do e dini se nga çfarë kanë hequr dorë për ju.
 
Është historia e një burri që po ecte në një qendër tregtare. Aty pa shitësin që po fliste me një djalë të vogël diku te rreth 5 ose 6 vjeç. Shitësi po i thoste djalit, “Më vjen keq vogëlush, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull që ke në dorë.” Pasi dëgjoi shitësin, fëmija iu kthye burrit dhe e pyeti, “Xhaxhi, shikoji pak këto lekët që kam unë, a mjaftojnë këto për të blerë këtë kukull?” Burri numëroi lekët e fëmijës dhe i tha, “Më vjen keq zemër por shitësi ka të drejtë, nuk mjaftojnë këto para që ke për të blerë kukullën.”

Djali nuk e lëshonte kukullën nga dora. Më në fund burri pyet fëmijën, “Kujt do t’ia japësh këtë kukull?” Fëmija iu përgjigj, “Është për motrën time të vogël. Dua t’ia bëj dhuratë për ditëlindje asaj. Duhet t’ia jap këtë kukull mamit tim që ajo t’ia japë motrës kur të shkojë atje. Motra ime ka shkuar tek Zoti dhe babi më tha që së shpejti edhe mami do të shkojë tek Zoti gjithashtu. Kështu mendova që mami ta marrë këtë kukull me vete dhe t’ia japë motres sime të vogël kur ta takojë.”

Burrit për pak sa nuk i pushoi zemra. Fëmija ngriti kokën lart dhe tha, “I thashë mamit të mos shkoje akoma. Kam nevojë që ajo të më presë derisa të kthehem nga dyqani.” Pastaj fëmija i tregoi një foto të tijën ku ai ishte shumë i lumtur dhe i qeshur.
Djali tha, “Dua që mami im ta marrë me vete këtë fotografi dhe t’ia japë motrës sime që ajo të mos më harrojë mua. Unë e dua mamin tim dhe nuk dua që ajo të shkojë tek Zoti, por babi më tha se mami duhet të shkonte që të kujdesej për motrën e vogël.”

Teksa fëmija po shikonte përsëri kukullën me sytë e tij të ngrysur, burri nxori portofolin fshehurazi dhe i tha, “Dale ti numëroj dhe një herë djalë, ndoshta i ke aq para sa për të blerë kukullën.” Djali tundi kokën dhe sytë i shëndritën. Burri shtoi disa para pa e vënë re djali, filloi ti numëronte dhe me një buzëqeshje i tha, “Hej, paska para mjaftueshëm për kukullën, madje paske dhe disa tjera rezervë.”

“Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm”, tha djali i vogël. Pastaj shikoi burrin dhe shtoi, “Xhaxhi, mbrëmë para se të flija i kërkova Zotit që të më siguronte para mjaftueshëm sa për ta blerë këtë kukull. Ai më dëgjoi dhe tashmë unë kam para mjaftueshëm të blej këtë kukull dhe një trëndafil të bardhë për mamin tim. Ajo i ka shumë qef trëndafilat e bardhë.”

Burri nuk po i hiqte dot nga mendja fjlalët e djalit të vogël. Pas pak u kujtua se kishte lexuar një artikull në një gazetë lokale para dy ditësh. Ishte një artikull që shkruante “Një burrë i dehur me kamion godet një makinë ku brënda së cilës ndodhej një vajzë e vogël dhe mamaja e saj. Vajza e vogël vdiq në vënd ndërsa nena është në gjendje të rëndë.”

Kjo e bëri burrin të mendojë se bëhet fjalë për familjen e djalit të vogël. Dy ditë pas këtij takimi me djalin, burri pa një lajmërim ku njoftohej vdekja e gruas së aksidentuar. Ai nuk e ndali dot vetën për të mos shkuar në varrim dhe bleu një tufë trëndafilash të bardhë dhe shkoi atje. Në funeral arkivoli ishte i hapur për ti dhënë mundësinë të afërmve ti shprehnin lamtumirën e fundit gruas para se të mbulohej me dhe. “Ajo ishte atje, në arkivol, duke mbajtur një trëndafil të bardhë të bukur në dorë dhe fotografia e djalit të vogël bashkë me kukullën ia kishin vendosur mbi gjoks.”

Burri u largua me lot në sy, duke menduar për dashurinë që kishte ai fëmijë për nënën dhe motrën e tij dhe se si në një fraksion sekondi, një shofer i dehur ia mori atij këtë përgjithmonë.

Mësimi:
Respekto jetën, ndiq dhe zbato rregullat. Gjithmonë jep diçka dhe zgjatia dorën atyrë që janë në nevojë dhe pikëllim.
 
Në shqipërinë e vjetër ishte një herë një bartës uji (punonjës që mban dhe transporton ujë me enë). Ai përdorte dy vazo të mëdha dhe i vendoste ato në skajet e një shkopi të fortë. Dmth njërën e varte në anën e majtë të shkopit dhe tjetrën e varte në anën e djathtë të tij. Më pas e hidhte shkopin mbi shpatulla dhe ia dërgonte ujin Padronit për të cilin punonte. Njëra nga vazot ishte pak e krisur dhe kur mbërrinte në shtëpinë e padronit vazoja e krisur e kishte rrjedhur gjysmën e ujit. Tjetra ishte një vazo e saktë dhe shumë e mirë, ajo mbërrinte në shtëpinë e padronit plot me ujë. Bartësi i kishte përdorur të dyja vazot për plot dy vjet dhe kjo e bënte vazon e përsosur të ndihej krenare për arritjen e saj, ndërsa vazoja e krisur ndihej e turpëruar dhe e mjeruar për shkat të papërsosmërisë së saj. Ajo nuk mund të dërgonte ujin e plotë në shtëpi. Vazoja e krisur ndihej e dështuar.

Kështuqë një ditë ajo i tha bartësit të ujit, “Më vjen keq, dua të të kërkoj falje.”
Bartësi e pyeti, “Për çfarë po më kërkon falje?”
Vazoja iu përgjigj, “Për shkakun tim ti nuk mer shpërblim të plotë për punën tënde që bën. Ti punon kaq shumë dhe ropatesh, ndërsa gjysma e ujit tim rrjedh rrugës për në shtëpinë e padronit.”
Pasi dëgjoi këto fjalë bartësit po i vinte keq për vazon e krisur dhe iu përgjigj me dhembshuri, “Ah rrugës për në shtëpi dua që ti të vësh re lulet e bukura përgjatë rrugës që bëjmë.”
Të nesërmen kur bartësi po kthehej përsëri me ujë mbi shpinë, vazoja e krisur vuri re se në anën e saj të rrugës ishte plot me lule të freskëta e të bukura. Kjo e lumturoi vazon e krisur por përsëri u mërzit kur arriti në shtëpi gjysëm e mbushur me ujë.

Kur arrtën në shtëpi bartësi i tha vazos së krisur, “A e vure re që vetëm në anën tënde kishte lule të bukura e të freskëta dhe në anën e vazos së përsosur nuk kishte lule? E kam ditur me kohë për plasaritjen dhe defektin tënd por e shfrytëzova këtë gjë. Unë mbolla fara lulesh në anën tënde përgjatë gjithë rrugës që bëjmë dhe për dy vjet me radhë ti i ke ujitur ato lule vazhdimisht. Nëse ti nuk do ishe kështu siç je, unë nuk do kisha patur mundësi ti ujis të gjitha ato lule për padronin tim.”

Mësimi:
Secili prej nesh ka mangësitë e tij unike por në këtë botë asgjë nuk shkon dëm. Ju mund të mendoni se jeni të padobishëm por në një farë mënyre këto difekte mund të jenë një bekim i fshehur për diçka.
 
Dy burra Arbeni dhe Arseni po lundronin në një anije. Anija u mbyt për shkak të një stuhie. Që të dy mundën të notonin në një ishull të vetmuar. Të dy të mbijetuarit ishin shokë të mirë, duke mos ditur se çfarë të bënin tjetër, ranë dakort ti luteshin Zotit ti ndihmojë dhe të gjenin se cilit prej tyre do ti plotësohej dëshira. Kështu ata ndanë territorin e ishullit midis tyre dhe qëndorin në anë të kundërta. Gjëja e parë për të cilën u lutën ishte ushqimi. Mëngjesin tjetër Arseni pa se në territorin e tij po rritej një pemë me fruta. I hëngri ato fruta dhe u ndje mirë. Nga ana tjetër, në territorin e Arbenit ishte djerr (asnjë bimë).

Pas një jave, Arseni ndjeu se ishte i vetmuar dhe u lut për një grua. Përsëri dëshira e tij u plotësua, një anije tjetër u mbyt dhe e vetmja e mbijetuar ishte një grua që mbërriti në territorin e tij të ishullit. Nga ana tjetër, Arbeni akoma nuk kishte asgjë. Më në fund Arseni u lut për një anije që të shpëtonte veten dhe gruan e tij dhe të largoheshin nga ishulli. Të nesërmen në mëngjes ai pa një anije që u ankorua në breg të territorit të tij dhe hipi bashkë me gruan.

Arseni vendosi ta lërë shokun e tij Arbenin në ishull. Ai gjykoi që Arbeni nuk ishte i dobishëm në lutje përderisa nuk mori asnjë bekim nga Zoti. Duke parë që në territorin e Arbenit nuk kishte asgjë, ai nxori si përfundim që asnjë lutje e tij nuk është pranuar. Në kohën që vendosi të niset, një zë u dëgjua nga qielli, “Pse po e lë shokun tënd në ishull?”
Arseni u përgjigj, “Bekimet e mia më përkasin mua, pasi unë u luta për to. Përderisa lutjeve të tij Zoti nuk i dha përgjigje, atëherë ai nuk meriton asgjë.”
Zëri iu përgjigj, “E ke gabim!! Ai është i vetmi të cilit unë iu përgjigja lutjeve të tij. Po të mos ishte për atë, ti nuk do kishë asnjë nga bekimet që të dhashë.”
Arseni pyeti zërin, “Më thuaj, për çfarë u lut ai që mua më qënkan realizuar dëshirat vetëm për hir të tij?”

Zëri u përgjigj,
“AI U LUT QË TË PLOTËSOHEN TË GJITHA LUTJET E TUA.”

Mësimi:
Mirësitë që kemi nuk janë vetëm për shkak të lutjeve tona, por edhe për shkak të atyre që luten për ne.
 
Një djalë mori babanë e tij të moshuar për një darkë në restorant. I ati duke qenë plak dhe i pafuqishëm, duke ngrënë i ra ushqimi në këmishë dhe në pantallona. Klientët e tjerë që pa hanin darkë e panë atë me neveri ndërsa i biri ishte i qetë.

Pasi plaku mbaroi së ngrëni, i biri i cili nuk ishte aspak i turpëruar nga i ati, e mori me qetësi të atin dhe e dërgoi në tualet. I pastroi mbetjet e ushqimit, i fshiu njollat, i krehu flokët dhe i vendosi syzat me kujdes. Kur dolën, i gjithë restoranti po i vështronte ata me një qetësi të absolute, duke menduar se si dikush mund ta turpërojë veten kaq shumë në një vend publik.

Pastaj djali pagoi faturën dhe nisi të ecë jashtë restorantit me babain e tij përkrahu.
Në atë kohë, një i moshuar tjetër nga të pranishmit që po hanin darkë e thirri dalin dhe e pyeti, “A nuk mendon se ke lënë diçka pas?”
Djali iu përgjigj, “Jo zotëri, nuk kam lënë gjë”.
I moshuari iu drejtua përsëri,

“Po ke lënë! Ti ke lënë pas një mësim të mirë për çdo bir babai dhe shpresë për çdo baba”.
 
Pasi mori një telefonatë për një operacion urgjent, Doktori erdhi sa më shpejt që mundi në spital dhe veshi rrobat e operacionit. Aty pa të atin e djalit që ecte lart e poshtë në koridor që priste doktorin. Sapo babai e pa doktorin të vinte, i ulëriti, “Pse u vonove kaq për të ardhur? A nuk keni përgjegjësi ju? A e di që jeta e tim biri është në rrezik?”

Doktori buzëqeshi dhe tha, “Më vjen keq që u vonova, por erdha sa më shpejt që munda pasi mora telefonatën. Të lutem qetësohu dhe unë të bëj punën time.”
Babai iu përgjigj me nerva, “Si more të qetësohem unë? Po sikur të ishte yt bir që pret në sallë? Po sikur ai të vdiste duke pritur mjkë si puna jote?” Përsëri doktori buzëqeshi dhe i tha, “Unë do të bëj maksimumin tim. Lutu për jetën e tët biri.” “Ështe e thjeshtë të këshillosh të tjerët”, ia ktheu babai me inat.

Pas pak orësh operacioni mbaroi, doktori doli i gëzuar dhe i tha të atit, “Djali juaj shpëtoi.” Pa pritur përgjigjen e të atit u largua duke thënë, “Nëse ke ndonjë pyetje pyet infermieren.” Duke parë këtë sjellje babai iu drejtua infermieres, “Pse është kaq arrogant ky? A nuk mund të priste dot ai sa ti bëja ndonjë pyetje rreth operacionit të tim biri?”
Infermierja iu përgjigj, “Djali i tij humbi jetën dje në një aksident rrugor. Ai ishte në varrimin e tij kur e morëm në telefon për operacionin e tët biri. Dhe tani pasi shpëtoi tët bir, ai shkoi të varrosë të tijin.”

Mësimi:
Ju nuk e dini se nga çfarë ka hequr dorë dikush për të ardhur tek ju.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.