Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mesime nga jeta!

Një ditë në park, një grua u ul afër një burri tek stolat e sheshit të lodrave për fëmijë. Ajo filloi të flasë me burrin që ishte ulur aty afër duke i thënë, “Ai atje është im bir”, dhe drejtoi gishtin tek një djalë me bluzë të verdhë.
“Qenka një djlë simpatik” u përgjigj burri dhe shtoi “Ndërsa ajo atje me fustan të bardhë hipur mbi biçikletë është vajza ime.”

Pastaj duke parë orën ai thirri të bijën. “Si mendon Mira, do ikim?”
Mira iu lut, “Edhe 5 minuta, babi. Të lutem, edhe 5 minuta të tjera.”
Burri tundi pohoi me kokë dhe lejoi të bijën të ngiste biçikletën. Minutat kaluan.
Babai u ngrit dhe thirri përsëri të bijën, “A ikim tani?” Përsëri Mira iu lut,“Edhe 5 minuta, babi. Të lutem, edhe 5 minuta të tjera.” Burri qeshi dhe tha, “Mirë.”

Duke parë këtë bisedë midis babait dhe vajzës gruaja tha, “Zotëri, sigurisht që ju jeni një baba i duruar.” Burri qeshi dhe i tha, “Vëllai i saj i madh Eltoni u vra nga një shofer i dehur vitin kaluar kur po ngiste biçikletën këtu rrotull. Kurrë nuk kam kaluar shumë kohë me Eltonin dhe tani do jepja gjithçka për të kaluar 5 minuta të tjera me të. Jam betuar që të mos bëj të njëjtin gabim me vajzën. Ajo mendon se ka 5 minuta më shumë për të ngarë biçikletën. Në të vërtetë, jam unë që kam 5 minuta më shumë ta shikoj atë të luajë.”

Mësimi:
Jeta bazohet e gjitha në përparësi, dhe familja është e vetmja që ka përparësinë mbi çdo gjë tjetër. Kështuqë shpenzoni sa më shumë kohë të mundeni më ata që doni.
 
Një i moshuar erdhi të jetonte me djalin e tij, nusen dhe nipin e tij të vogël. Kushtet fizike të plakut nuk ishin të mira. Duart i dridheshin, shikimin e kishte të dobët dhe hapin shumë të lëkundur. Familja hante darkë e bashkuar në tavolinë.

Por duart e plakut që i dridheshin, shikimi i tij shumë i pakët bënin që ushqimi ti binte nga luga në dysheme. Kur pinte qumësht, pikonte në mbulesën e tavolinës. Të dy, i biri dhe gruaja e tij, u rrituan nga kjo rrëmujë që ai bënte. “Duhet të bëjmë diçka me të. Mjaft më me këtë ngrënie të zhurmshme dhe këtë ushqim të derdhur gjithandej.”

Që tani e tutje, gjyshi hante i vetëm në dhomën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonte ushqimin në tavolinë. Ushqimin ia jepnin në tas druri pasi kishte thyer një ose dy pjata. Sytë iu mbushën me lot kur pjesa tjetër e familjes e shikonin prej andej teksa ai hante i vetëm në tasin e drurit. Djali i vogël 5 vjeçar vështronte gjithçka në heshtje.

Një mbrëmje, djali i vogël po luante me disa mbetje druri. I ati e vuri re dhe e pyeti ëmbëlsisht “Çfarë po bën bir?”
Po aq ëmbëlsisht, djali iu përgjigj, “Oh, po bëj një tas druri për ty dhe mamin të hani ushqimin tuaj kur të rritem unë.” Vogëlushi 5-vjeçar qeshi dhe iu kthye punës.
Kjo përgjigje i goditi prindërit dhe mbetën pa fjalë. Filluan ti rrjedhin lot mbi faqe. Edhe pse pa thënë asnjë fjalë, të dy e dinin se çfarë duhet të bënin.

Po atë natë i bashkëshorti mori babanë e tij për dore dhe me delikatesë e uli në tavolinën e tyre për darkë. Plaku shijoi darkën e tij në tavolinë i bashkuar me pjesën tjetër të familjes në jetën që i kishte mbetur. Dhe për çudi, as burri dhe as gruaja nuk po e vrisnin më mendjen kur binte piruni, derdhej qumështi, apo të bëhej pis mbulesa e tavolinës.

Mësimi:
Çfarë do mbjellësh do korrësh. Sido ti keni marrëdhëniet me prindërit tuaj, do ju marrë malli për ta kur të kenë ikur përgjithmonë nga jeta jua. Gjithmonë respektojini, kujdesuni dhe duajini ata.
 
Një i moshuar erdhi të jetonte me djalin e tij, nusen dhe nipin e tij të vogël. Kushtet fizike të plakut nuk ishin të mira. Duart i dridheshin, shikimin e kishte të dobët dhe hapin shumë të lëkundur. Familja hante darkë e bashkuar në tavolinë.

Por duart e plakut që i dridheshin, shikimi i tij shumë i pakët bënin që ushqimi ti binte nga luga në dysheme. Kur pinte qumësht, pikonte në mbulesën e tavolinës. Të dy, i biri dhe gruaja e tij, u rrituan nga kjo rrëmujë që ai bënte. “Duhet të bëjmë diçka me të. Mjaft më me këtë ngrënie të zhurmshme dhe këtë ushqim të derdhur gjithandej.”

Që tani e tutje, gjyshi hante i vetëm në dhomën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonte ushqimin në tavolinë. Ushqimin ia jepnin në tas druri pasi kishte thyer një ose dy pjata. Sytë iu mbushën me lot kur pjesa tjetër e familjes e shikonin prej andej teksa ai hante i vetëm në tasin e drurit. Djali i vogël 5 vjeçar vështronte gjithçka në heshtje.

Një mbrëmje, djali i vogël po luante me disa mbetje druri. I ati e vuri re dhe e pyeti ëmbëlsisht “Çfarë po bën bir?”
Po aq ëmbëlsisht, djali iu përgjigj, “Oh, po bëj një tas druri për ty dhe mamin të hani ushqimin tuaj kur të rritem unë.” Vogëlushi 5-vjeçar qeshi dhe iu kthye punës.
Kjo përgjigje i goditi prindërit dhe mbetën pa fjalë. Filluan ti rrjedhin lot mbi faqe. Edhe pse pa thënë asnjë fjalë, të dy e dinin se çfarë duhet të bënin.

Po atë natë i bashkëshorti mori babanë e tij për dore dhe me delikatesë e uli në tavolinën e tyre për darkë. Plaku shijoi darkën e tij në tavolinë i bashkuar me pjesën tjetër të familjes në jetën që i kishte mbetur. Dhe për çudi, as burri dhe as gruaja nuk po e vrisnin më mendjen kur binte piruni, derdhej qumështi, apo të bëhej pis mbulesa e tavolinës.

Mësimi:
Çfarë do mbjellësh do korrësh. Sido ti keni marrëdhëniet me prindërit tuaj, do ju marrë malli për ta kur të kenë ikur përgjithmonë nga jeta jua. Gjithmonë respektojini, kujdesuni dhe duajini ata.
 
Është historia e një burri që po ecte në një qendër tregtare. Aty pa shitësin që po fliste me një djalë të vogël diku te rreth 5 ose 6 vjeç. Shitësi po i thoste djalit, “Më vjen keq vogëlush, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull që ke në dorë.” Pasi dëgjoi shitësin, fëmija iu kthye burrit dhe e pyeti, “Xhaxhi, shikoji pak këto lekët që kam unë, a mjaftojnë këto për të blerë këtë kukull?” Burri numëroi lekët e fëmijës dhe i tha, “Më vjen keq zemër por shitësi ka të drejtë, nuk mjaftojnë këto para që ke për të blerë kukullën.”

Djali nuk e lëshonte kukullën nga dora. Më në fund burri pyet fëmijën, “Kujt do t’ia japësh këtë kukull?” Fëmija iu përgjigj, “Është për motrën time të vogël. Dua t’ia bëj dhuratë për ditëlindje asaj. Duhet t’ia jap këtë kukull mamit tim që ajo t’ia japë motrës kur të shkojë atje. Motra ime ka shkuar tek Zoti dhe babi më tha që së shpejti edhe mami do të shkojë tek Zoti gjithashtu. Kështu mendova që mami ta marrë këtë kukull me vete dhe t’ia japë motres sime të vogël kur ta takojë.”

Burrit për pak sa nuk i pushoi zemra. Fëmija ngriti kokën lart dhe tha, “I thashë mamit të mos shkoje akoma. Kam nevojë që ajo të më presë derisa të kthehem nga dyqani.” Pastaj fëmija i tregoi një foto të tijën ku ai ishte shumë i lumtur dhe i qeshur.
Djali tha, “Dua që mami im ta marrë me vete këtë fotografi dhe t’ia japë motrës sime që ajo të mos më harrojë mua. Unë e dua mamin tim dhe nuk dua që ajo të shkojë tek Zoti, por babi më tha se mami duhet të shkonte që të kujdesej për motrën e vogël.”

Teksa fëmija po shikonte përsëri kukullën me sytë e tij të ngrysur, burri nxori portofolin fshehurazi dhe i tha, “Dale ti numëroj dhe një herë djalë, ndoshta i ke aq para sa për të blerë kukullën.” Djali tundi kokën dhe sytë i shëndritën. Burri shtoi disa para pa e vënë re djali, filloi ti numëronte dhe me një buzëqeshje i tha, “Hej, paska para mjaftueshëm për kukullën, madje paske dhe disa tjera rezervë.”

“Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm”, tha djali i vogël. Pastaj shikoi burrin dhe shtoi, “Xhaxhi, mbrëmë para se të flija i kërkova Zotit që të më siguronte para mjaftueshëm sa për ta blerë këtë kukull. Ai më dëgjoi dhe tashmë unë kam para mjaftueshëm të blej këtë kukull dhe një trëndafil të bardhë për mamin tim. Ajo i ka shumë qef trëndafilat e bardhë.”

Burri nuk po i hiqte dot nga mendja fjlalët e djalit të vogël. Pas pak u kujtua se kishte lexuar një artikull në një gazetë lokale para dy ditësh. Ishte një artikull që shkruante “Një burrë i dehur me kamion godet një makinë ku brënda së cilës ndodhej një vajzë e vogël dhe mamaja e saj. Vajza e vogël vdiq në vënd ndërsa nena është në gjendje të rëndë.”

Kjo e bëri burrin të mendojë se bëhet fjalë për familjen e djalit të vogël. Dy ditë pas këtij takimi me djalin, burri pa një lajmërim ku njoftohej vdekja e gruas së aksidentuar. Ai nuk e ndali dot vetën për të mos shkuar në varrim dhe bleu një tufë trëndafilash të bardhë dhe shkoi atje. Në funeral arkivoli ishte i hapur për ti dhënë mundësinë të afërmve ti shprehnin lamtumirën e fundit gruas para se të mbulohej me dhe. “Ajo ishte atje, në arkivol, duke mbajtur një trëndafil të bardhë të bukur në dorë dhe fotografia e djalit të vogël bashkë me kukullën ia kishin vendosur mbi gjoks.”

Burri u largua me lot në sy, duke menduar për dashurinë që kishte ai fëmijë për nënën dhe motrën e tij dhe se si në një fraksion sekondi, një shofer i dehur ia mori atij këtë përgjithmonë.

Mësimi:
Respekto jetën, ndiq dhe zbato rregullat. Gjithmonë jep diçka dhe zgjatia dorën atyrë që janë në nevojë dhe pikëllim.
????????
 
Dy shokë, Miri dhe Iliri po udhëtonin në shkretëtirë. Miri ishte më i vogël e më i dobët se Iliri. U kishte mbetur 1 shishe ujë dhe ishin shumë të etur. Miri propozon ta pijnë të gjithë ujin pasi nuk po duronte dot më. Iliri nuk pranon, i thotë të pijnë sa të lagin buzët pasi do kishin shumë rrugë të gjatë dhe duhet ta kursenin ujin. Miri e mori shishen dhe filloi të pinte ujë. Iliri nuk e ndërpreu, pasi mbaroi ujin e godet me një shuplakë të fortë. Miri u mërzit shumë dhe shkruajti në rërë "SHOKU IM MË I MIRË MË GODITI ME SHUPLAKË".

Vazhduan rrugën dhe pas nje lodhje të madhe shohin një oaz me ujë. U lumturuan të dy. Nga gëzimi i madh Miri u hodh direkt te lahej. Por duke qenë se ishte shumë i lodhur, nuk po dilte dot më nga uji dhe po mbytej. Iliri hidhet menjëherë dhe e shpëton Mirin. Pasi shpëtoi Miri filloi të gdhendë në gur "SOT SHOKU IM MË I MIRË MË SHPËTOI JETËN".

Iliri u bë kureshtar dhe e pyet, ore çfarë shkruan kështu, një herë shkruan në rerë një herë shkruan në gur?
Miri i përgjigjet, në rërë shkruajta që ti më godite, nëse kthehemi ai shkrim është prishur nga era dhe askush ska për ta marë vesh. Këtu në gur po shkruaj që ti më shpëtove, kjo do mbetet përgjithmonë!

Mësimi:
Hidhini gjërat e këqija pas dhe harrojini, por kurrë mos harro një të mirë që të është bërë!
 
Në spital ishte një vajzë e vogël që vuante nga një sëmundje shumë e rrallë dhe kritike për jetën. Ajo kishte një vëlla më të madh që ishte vetëm 5 vjeç. Vëllai i saj po ashtu vuante po nga e njëjta sëmundje, por fatmirësisht ai mbijetoi dhe sistemi i tij imunitar zhvilloi antitrupa që luftonin këtë sëmundje. Mjekët mësuan se e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e vajzës ishte të bënin transfuzion gjaku (dhurim gjaku) nga vëllai i saj 5 vjeçar.

Mjekët e dinin që do ishte një proçes i gjatë dhe vendosën ta pyesnin më parë djalin e vogël për ta qetësuar përpara se të vazhdonin me transfuzionin e gjakut. Kështuqë një doktor shkoi tek djali i vogël dhe e pyeti, “Nëse i jep gjakun tënd motres atëherë ajo do të shërohet përsëri. A do i japësh gjak motrës tënde??” Djali hezitoi për pak dhe më pas tha, “Po, unë do ta bëj nëse kjo do ta shpëtojë atë...”

Pasi filloi proçesi i dhurimit të gjakut, djali ishte shtrirë pranë shtratit të motrës së tij duke qeshur. Dalë-ngadalë buzëqeshja iu venit, ngriti kokën lart dhe pyeti doktorin me një zë të dridhur, “A menjëherë do të vdes unë?”

Djali i kishte keqkuptuar mjekët kur e pyetën nëse do i jepte gjak motrës së tij. Doktori shikoi djalin e pafajshëm dhe mendoi me vete, “Djali ka menduar se do të ia japë të gjithë gjakun e tij motrës dhe pas kësaj ai do të vdiste, dhe prapëseprapë ai pranoi dhe hoqi dorë nga jeta e tij për të shpëtuar jetën e saj.”

Mjeku shkoi tek djali dhe e sqaroi se çfarë kishte keqkuptuar dhe i tha se ata do të jetonin që të dy dhe askush nuk do të vdiste.

Mësimi:
Nëse ka diçka në këtë botë për të cilën ia vlen të japësh dhe jetën, ajo është familja!
 
Një ditë të nxehtë vere, një djalë i vogël dhe mamaja e tij jetonin pranë një liqeni. Ai vendosi të shkonte në liqenin prapa shtëpisë për të bërë një not të mirë. Ishte shumë i gëzuar për të bërë një not në ujin e ftohtë të liqenit dhe doli jashtë shtëpisë menjëherë. U zhyt dhe nga gëzimi nuk e vuri re që kishte shkuar larg dhe kishte notuar deri në mes të liqenit. Mamaja e tij pa nga dritarja dhe vuri re që një krokodil po i afrohej të birit. Ajo doli jashtë shtëpisë dhe i thirri të birit aq fort sa skishte më ku të shkonte. I bërtiti që po afrohej një krokodil dhe të dilte shpejt nga uji.

Me të dëgjuar thirrjen e së jëmës djali u kthye i alarmuar dhe filloi të notojë drejt saj në breg, por ishte shumë vonë. Sapo mamaja e kapi dorën e djali, në atë moment dhe krokodili i kafshon këmbën. Kjo bëri që të fillojë një luftë e ashpër midis nënës dhe krokodilit. Krokodili ishte shumë i fortë por nëna ishtë aq e vendosur të mos e lëshonte djalin nga duart.

Në atë moment, rastis të kalojë një gjuetar aty pranë dhe dëgjon ulërimat e djalit dhe nënës së tij. Ai vrapoi me nxitim tek ata, mori shënim krokodilin dhe i gjuajti me çiften e tij. Një mrekulli, pasi u trajtua për javë të tëra në spital, djali mbijetoi.

Një gazetar erdhi të intervistojë djalin rreth aksidentit. Djali ngriti pantallonat dhe tregoi këmbët, ato ishin plot me plagë të rënda si pasojë e sulmit të egër të krokodilit. Por më pas, më krënari ai i tha gazetarit, “Shiko krahët e mi. Unë kam edhe plagë madhështore në krahët e mi.”

Gazetari i habitur e pyet, “Pse janë madhështore këto plagë??”
Djali iu përgjigj, “I kam këto plagë si pasojë e vendosmërisë së mamasë sime për të mos më lënë në gojë të krokodilit.”

Mësimi:
Në mënyrë të ngjashme si kjo histori, ne kemi plagë nga një e kaluar e dhimbshme. Ndonjë herë, ne kemi rënë në situata të vështira nga budallallëku jonë dhe harrojmë që armiku është në pritje. Aty është momenti kur fillon lufta, e këqja të tërheq përtej, zoti të tërheq në jetë. Kjo është arsyeja pse ne mund të kemi disa plagë në jetë sepse zoti na ka tërhequr fort për të mos na lënë në dorë të së keqes.

https://www.facebook.com/mesimi/photos/a.1376026862522792/1741860905939384/?type=3
 
Një herë një zonjë mori një letër. Ajo pa zarfin dhe vuri re që në zarf nuk kishte asnjë vulë apo shenjë postare, aty ishte shkruar vetëm emri dhe adresa e saj. Ajo e hapi atë dhe filloi të lexojë letrën, “E dashur Ermira, do vij në lagjen tënde këtë mbasdite dhe kam dëshirë të kthehem për një vizitë tek ti. Me dashuri...Zoti.” Duke lexuar këtë letër Ermira u shtang dhe filloi të mendojë me vete, “Për çfarë arsye do të më vizitonte zoti mua? Unë ska asgjë për ti ofruar...”

Ajo u kujtua për guzhinën e saj që e kishte bosh dhe shkoi të shikonte kursimet e saj. Ajo kishte vetëm 5 mijë lekë. Mendoi se çfarë gjërash mund të blinte dhe doli jashtë me nxitim. Shkoi në treg dhe bleu një copë bukë dhe një karton qumësht. Asaj i kishin mbetur vetëm disa qindarka, gjithsesi ajo ishte shumë e lumtur dhe mbante nën krahun e saj këtë qerasje të varfër.

Duke u kthyer për në shtëpi dëgjoi një zë duke i thënë, “Zonjë, a mund të na ndihmoni?” U kthye dhe pa një burrë dhe një grua me rroba të grisura, të pisët dhe që mbanin erë të keqe.

Burri tha, “Zonjë, unë nuk kam mundur të gjej një punë, unë dhe ime shoqe kemi jetuar rrugëve, po bëhet ftohtë dhe nuk kemi asgje për të ngrënë. Jemi vërtet shumë të uritur. Nëse na ndihmoni do jua dimë për nder të madh...”

Ermira iu përgjigj, “Zotëri, do kisha shumë dëshirë t’ju ndihmoja, por unë jam një grua e varfër për vete. Gjithçka që kam është një copë bukë dhe një shishe qumësht, dhe pres një mik të rëndësishëm sonte për darkë.”

“Dakort... Ju kuptoj zonjë... Faleminderit gjithsesi.”, u përgjigj burri, mori gruan për dore dhe u drejtua përsëri drejt rrugicës nga po shkonte. Teksa Ermira po i shikonte ata të iknin, ndjeu një therje në zemër. U kthye mbrapsht drejt tyre dhe i tha, “Zotëri, mere këtë ushqim me vete. Do sajoj diçka tjetër për të qerasur mikun tim.”

“Faleminderit... faleminderit!!”, tha e shoqja. Ermira pa që ajo po ngrinte nga të ftohtët, zbërtheu pallton e saj dhe ia dha duke i thënë, “E di ça, unë kam një pallto tjetër në shtëpi, mere ti këtë.”

Pastaj duke qeshur u kthye dhe u drejtua për në shtëpi. Ajo po ngrinte nga të ftohtët dhe ishte e merakosur ngaqë nuk kishte asgjë për ti ofruar Zotit kur ai të vinte në darkë në shtëpinë e saj. Pasi arriti në shtëpi, hapi derën dhe vuri re që një letër tjetër i kishte ardhur. E mori, e hapi letrën dhe filloi të lexonte:

E dashur Ermira, ishte bukur të të takoja... Faleminderit për ushqimin e shijshëm dhe gjithashtu për pallton e bukur. Me dashuri gjithmonë... Zoti.

Mësimi:
Në jetë mund të kemi shumë sprova. Në çfarë do situate që të ndodhemi, gjithmonë duhet të ndihmojmë të tjerët. Zoti është gjithkund dhe gjithçka. Zotin mund ta gjesh tek një i varfër, tek një i pasur, tek një i bukur, tek një shëmtuar...gjithkund. Mjafton të kesh dëshirën për ta kërkuar atë!
 
Një murg jetonte pranë një lumi. Matanë lumit jetonte një zonjë e vetmuar. Murgu vuri re se një numër i madh meshkujsh e vizitonin atë dhe vendosi ti flasë. Një ditë kur zonja po kthehej në shtëpi, murgu e takoi në rrugë dhe i tha, “ti je një mëkatare e madhe. Çfarë të bën ti mungosh kaq shumë respekt Zotit? A nuk e ke menduar ndonjë herë se pasi të vdesësh do të shkosh në ferr??” Zonja e shkretë u trondit nga fjalët e murgut, u ndje keq për çka kishte bërë dhe iu lut Zotit me një pendim të thellë. Ajo iu drejtua Zotit, "Ndihem vërtet shumë keq. Të lutem më fal për çka kam bërë dhe të lutem më ndihmo të gjej një mënyre tjetër për të fituar para sa për të mbijetuar.“

Javët kaluan por ajo nuk mundi të gjejë mënyra të tjera për të fituar dhe u kthye përsëri në prostitucion. Kur murgu pa përsëri burra që shkonin tek shtëpia e saj, ai u ndje i bezdisur nga fakti që fjalët e tij nuk kishin patur efekt për zonjën. Murgu foli me vete, “Tani e tutje, vetëm do vazhdoj të numëroj sa burra do të hyjnë në atë shtëpi deri sa ajo të vdesë.” Kështu nga ajo ditë murgu mblidhte një gurë për çdo burrë që futej në shtëpinë e saj. Nga ana tjetër, sa herë vinte një burrë në shtëpinë e saj, zonja i kërkonte falje Zotit. Pas disa kohësh përsëri murgu u takua me zonjën dhe e thirri ti tregonte gurët që kishte mbledhur, “A e shikon atë grumbull me gurë aty?? Çdo gur përfaqëson një burrë që ke shkuar me të dhe një mëkat të madh. Po të them dhe një herë... Mos e bëj më atë mëkat...!!”

Gruaja u tmerrua teksa shikonte atë masë të madhe me gurë. Shkoi në shtëpi duke qarë e penduar dhe iu drejtua Zotit, “O Zot, kur do të më marësh nga kjo jetë fatkeqe dhe të mjeruar?”

Lutjet e saj u dëgjuan dhe po atë natë ëngjëlli i vdekjes erdhi dhe ia mori shpirtin, gjithashtu mori dhe shpirtin e murgut që jetonte matanë lumit. Shpirti i zonjës u ngrit lart në parajsë, ndërsa shpirti i murgut u dërgua në ferr.

Kur ai pa këtë qau me të madhe dhe thirri. “A kjo është drejtësia jote? Unë shpenzova gjithë jetën time në devotshmërinë tënde dhe në varfëri, e ti po më dërgon në ferr? Ndërsa atë grua që mëkatoi gjatë gjithë jetës së saj ti e ngrite lart në parajsë...”

Zoti iu përgjigj, “Vendimet e Zotit janë gjithmonë të drejta. Ti mendove se duke qenë i devotshëm ndaj Zotit ti mund të gjykosh të tjerët. Për shkak të kësaj ti e mbushe zemrën me pisllëkun e mëkatit të të tjerëve.
Ajo zonjë e lau mëkatin e saj me pendim të pastër dhe shpirti i saj ishte kaq i shëndritshëm sa shkoi në parajsë, ndërsa shpirti yt ishte shumë i rëndë nga gurët që ti mblodhe për tu ngritur lart në qiell...”

Mësimi:
Nuk duhet të gjykojmë të tjerët. Thjesht duhet të jemi të Mirë dhe të mundohemi të shikojmë mirësinë tek të tjerët.
 
Kur u ktheva mbrëmë në shtëpi teksa ime shoqe po shërbente darkën, ia kapa dorën dhe i thashë, kam diçka për të të thënë. Ajo u ul dhe hëngri me qetësi. Përsëri vura re trishtimin në sytë e saj. Papritur nuk po dija si ta hapja gojën. Por duhet ta njoftoja për atë që po mendoja. Dua divorcin, i thashë me zë të ulët.
Ajo nuk dukej e zemëruar nga fjalët e mia, përkundrazi më pyeti butësisht, pse? Unë ia shmanga përgjigjen. Kjo e nevrikosi atë. Ajo hodhi me inat lugët dhe më bërtiti, ti nuk je burrë! Atë natë, ne nuk i folëm njëri tjetrit. Ajo qante. E dija që ajo donte të kuptonte se çfarë i ndodhi martesës sonë. Por unë nuk mund ti gjeja një përgjigje të kënaqshme asaj; ajo kishte dalë nga zemra ime dhe tashmë vendin e saj e kishte zënë Arta. Nuk e doja më atë, thjesht kam patur mëshirë për të.

Me një ndjenjë faji të thellë, hartova një marrëveshje divorci që deklaronte se gruaja mund të mbante shtëpinë tonë, makinën tonë, dhe 40% të kompanisë sime. Ajo i hodhi një sy kalimthi letrës dhe e grisi e bëri copash. Gruaja që shpenzoi 10 vite të jetës së saj me mua, tashmë ishte bërë e huaj. Me erdhi keq për kohën e saj të humbur, burimet dhe energjinë e saj që harxhoi për mua, por nuk mund ta ktheja mbrapsht atë që i thashë për Artën qe e dua marrëzisht. Më në fund ajo qau me zë të lartë përballë meje, të cilën e prisja. E qara e saj për mua ishte si një lloj lehtësimi. Ideja e divorcit që më ishte fiksuar për javë të tëra, tashmë dukej më e realizuar e qartë.

Ditën tjetër u ktheva në shtëpi shumë vonë dhe e gjeta atë duke shkruar diçka në tavolinë. Nuk hëngra darkë por shkova të fle menjëherë dhe gjumi më zuri shpejt pasi isha i lodhur pas një dite të mrekullueshme me Artën. Më doli gjumi, ajo ishte akoma atje në tavolinë duke shkruar. As që më interesonte më dhe u ktheva në anën tjetër e fjeta përsëri. Në mëngjes ajo më tregoi kushtet e divorcit. Ajo nuk donte asgje nga mua, por vetëm ta shtynim divorcin për një muaj dhe të dy të mundoheshim të jetonim një jetë sa më normale të ishte e mundur. Arsyet për këtë kusht të sajin ishin të thjeshta. Djali ynë kishte provimet përfundimtare këtë muaj dhe ajo nuk donte ta shpërqëndronte djalin me ndarjen tonë.

Për këtë isha dakord dhe unë. Por ajo kishte dhe diçka tjetër. Më kërkoi të kujtoj ditën e parë të martesës sonë. Duhet ta mbaja në krahë çdo mëngjes, ta nxirrja nga dhoma e gjumit deri tek dera kryesore. Fiks si bëmë natën e parë të martesës. Mëndova se po çmendej. Vetëm për ti bërë ditët tona të fundit të durueshme pranova kërkesën e saj të çuditshme.

I tregova Artës për kushtet që më kishte vënë ime shoqe për divorcin. Ajo qeshi me të madhe dhe tha se ishte absurde. Çfarë do marifeti që po mundohet të bëjë, ajo duhet të përballet me divorcin, tha Arta me përbuzje. Ime shoqe dhe une nuk kemi patur kontakt fizik që kur kam ndarë mendjen se kisha për qëllim divorcin.

Kështuqë kur e mora ditën e parë në krahë, që të dy u ndjemë të ngurtë. Djali yne duartrokiti mprapa nesh, babi po mban mamin në krahë. Fjalët e tij më sollën një ndjenjë dhimbjeje. Nga dhoma e gjumit tek dhoma e ndenjes, pastaj tek dera kryesore, bëra 10 metra me të në krahë. Ajo mbylli sytë dhe tha me zë të ulët, mos i trego djalit për divorcin. Unë ula kokën, duke u ndjerë disi i mërzitur. E ula jashtë derës. Ajo shkoi të presë autobuzin për në punë. Unë mora makinën dhe shkova në zyrë i vetëm.

Ditën e dytë, që të dy vepruam më me lehtësi. Ajo u mbështet në gjoksin tim. Mund të nuhasja aromën e bluzës së saj. Vura re që nuk e kisha parë këtë grua me kujdes për një kohë të gjatë. Vura re që ajo nuk ishte më e re. Në fytyrën e saj kishte disa rrudha të imëta, flokët e saj po i bëheshin gri! Martesa jonë i kishte kushtuar goxha asaj. Për një çast pyeta veten se çfarë i kam bërë asaj.

Ditën e tretë, kur e ngrita lart, vura re që një ndjenjë intimiteti po rikthehej. Kjo ishte gruaja që më dha 10 vite të jetës së saj.

Në ditën e katërt dhe të pestë, vura re që ndjenja jonë e intimitetit po rritej përsëri. Nuk i tregova gjë Artës për këtë. E kisha shumë të lehtë ta mbaja atë ndersa muaji kalonte. Ndoshta stërvitja e përditshme më bëri mua më të fortë. Ajo po zgjidhte çfarë të vishte një mëngjes. Ajo provoi disa fustane por nuk mundi të gjejë një të përshtatshëm.

Pastaj psherëtiu, të gjitha fustanet e mia janë bërë të mëdha. Papritur vura re që ajo ishte dobësuar shumë, kjo ishte arsyeja që unë e mbaja atë aq kollaj në krahë. Kjo më vrau. Ajo kishtë varrosur kaq shumë dhimbje dhe hidhërim në zemrën e saj. I preka kokën pa vetëdije. Në atë moment vjen djali dhe tha, Babi, është koha të mbash mamin në krahë ta nxjerrësh tek dera. Për atë, ishte bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij të shikojë të atin teksa mban mamanë e tij në krahë. Ime shoqe ia bëri me shenjë djalit të afrohej dhe e përqafoi atë fort. Ktheva kokën nga ana tjetër se kisha frikë se këtë herë do ndryshoja mendje në momentin e fundit. Më pas e mora në krahë, dola nga dhoma e gjumit, eca nëpër dhomën e ndenjes dhe tek dera kryesore. Dora e saj rrethoi qafën time butësisht dhe në mënyrë natyrale. E mbaja trupin e saj fort, ishte tamam si dita jonë e parë e martesës. Por pesha e saj e dobët më bëri të mërzitem.

Ditën e fundit, kur e mora në krahë nuk më bëhej të hidhja asnjë hap. Djali kishte shkuar në shkollë. E shtrëngova fort dhe i thashë, nuk e kisha vënë re që jetës sonë i mungonte intimiteti. Mora mora makinën, arrita në punë dhe dola nga makina me shpëjtësi pa e kyçur derën. Kisha frikë se çdo vonesë do të më bënte të ndryshoja mendje. Ngjita shkallët. Arta hapi derën dhe i thashë asaj, më vjen keq Arta, unë nuk e dua më divorcin.

Ajo më vështroi, u habit, dhe pastaj më preku ballin. A mos ke temperaturë? Ia hoqa dorën nga balli im. Më vjen keq Arta i thashë, unë nuk do të divorcohem. Jeta ime martesore ishte e mërzitshme ndoshta ngaqë une dhe ajo nuk i vlerësonim detajet e jetëve tona, dhe jo sepse ne nuk e donim njëritjetrin më. Tani kuptova se përderisa e mbajta në krahë dhe e solla në shtëpinë time ditën e parë të martesës, ateherë në krahë duhet ta mbaj deri sa jeta të na ndajë.

Arta u duk sikur sapo u zgjua. Me dha një shuplakë të fortë, përplasi derën dhe iku në lot. Unë zbrita shkallët dhe u largova. Tek dyqani i luleve porosita një buqetë për gruan time. Shitësja më pyeti se çfarë të shkruante në shënim. Unë qesha dhe shkruajta, “Unë do të të mbaj në krahë çdo mëngjes nga dhoma e gjumit tek dera kryesore, deri sa vdekja të na ndajë!”. Atë mbrëmje erdha në shtëpi, me lulet në dorë, një buzëqeshje në fytyrë, ngjita shkallët dhe gjeta gruan time të shtrirë në krevat - të vdekur.

Ime shoqe kishte qenë duke luftuar me kancerin për muaj të tërë dhe unë isha aq i zënë me Artën saqë as nuk e kisha vënë re. Ajo e dinte që do të vdiste së shpejti dhe donte të më shpëtonte nga çdo veprim i djalit tonë, në rast se do të kishim bërë divorcin.

kështuqë, unë tashmë jam një bashkëshort i dashuruar- të paktën në sytë e djalit tonë.

Mësimi:
Detajet e vogla në jetët tona janë ato që kanë vërtet rëndësi në një marrëdhënie. Keshtuqë gjej kohën të jesh shoku i bashkëshortes tënde dhe bëni ato gjërat e vogla për njëri tjetrin.
 
Një infermiere në nxitim e sipër mori një ushtar të ri dhe e uli pranë shtratit të një të moshuari dhe i tha, “Të ka ardhur djali...”
Pacienti ishte duke marë mjekim të rëndë, pas një kohe i moshuari mezor hapi sytë. Ai u zgjat të kapë dorën e ushtarit të ri. Duke parë këtë, djaloshi ia mori dorën dhe ia shtrëngoi fort. Ai mbështolli dorën e të moshuarit që po i dridhej dhe me përkujdesje dhe dhembshuri.

Infermieria i solli një karrige të riut që të ulej pranë shtratit të të moshuarit. Gjatë gjithë natës djaloshi ndenji në karrige duke mbajtur dorën e të moshuarit dhe duke e inkurajuar atë. Herë pas here, infermieria vinte të kontrollonte gjendjen e të moshuarit dhe i sugjeronte djaloshit të largohej dhe të pushonte pak, por ai refuzonte. Infermierja u prek nga dashuria dhe dhembshuria që kishte i biri për të moshuarin.

Vonë po atë natë ajo hyri, dëgjoi se djaloshi po i fliste të moshuarit disa fjalë të ëmbla. I moshuari që ishte gati për të vdekur nuk fliste dot asgje, vetëm i shtrëngonte fort dorën djalit.
Natën vonë, i moshuari ndërroi jetë. Ushtari lëshoi dorën e pajetë të të moshuarit dhe shkoi të njoftojë infermieren për vdekjen e tij.

Pasi plotësoi të gjitha formalitete ajo u kthye tek ushtari i ri dhe filloi ta ngushëllonte atë për humbjen e tij por djaloshi e ndërpreu dhe i tha, “Pse po mi thua këto fjalë mua??” Infermieria u shtang nga përgjigja e tij dhe i tha duke hezituar, “Ai ishte babai yt...!!”
Ushtari u përgjigj, “Jo, unë nuk e njoh atë... Kurrë nuk e kam parë në jetën time më parë...”
Infermieria u bë konfuze dhe e pyeti, “Kur nuk e njihje pse nuk the diçka në kohën që të mora dhe të dërgova tek ai, unë mendova se je djali i tij.”

Ushtari iu përgjigj, “E di por ti ishe duke nxituar shumë dhe kur pashë atë të moshuarin ndjeva se ai kishte nevojë për djalin e tij që nuk ndodhej aty në ato momente të vështira për të...Kur më mori dorën vura re se ai ishte shumë i sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte nëse isha apo jo djali i tij... Duke kuptuar se sa nevojë kishte ai për djalin e tij në momentet e fundit të jetës së tij, unë qëndrova aty me të...”

Mësimi:
Kur dikush ka nevojë për ty, thjesht ji atje!
 
Nuk jam vetëm, kam dikë me të cilën po e pi këtë kafe. Dhe kjo falë një gabimi që bëra në jetë. Ishte para rreth 25 vitesh, ishim të rinj dhe unë bashkë me tim shoq vendosëm të abortonim. Sistemuam dhe prenotuam çdo gjë, erdhi dita dhe gjithçka ishte gati. Shkuam në spitalin ku do bëja abortin, pas veprimeve formale paraprake, u futëm në ashensor për tu ngjitur në katin e 4-tërt ku ishin sallat e operacionit.

Mbërritëm, dera e ashensorit u hap dhe u përballëm me një pamje të mbushur me jetë. Ishte kati i lindjeve dhe jo i aborteve. Gabimisht kisha shtypur 3-shin në ashensor dhe jo 4-ën. Nëna të reja që ushqenin me gji ëngjëjt e tyre të vegjës që sapo kishin ardhur në jetë. Kudo shikonim fytyra nënash të gëzuara që falnin dashuri, dhe bebe që dhuronin shpresë e simbolizonin jetë.

U prekëm dhe po shikonim njëri tjetrin në sy. Im shoq më përqafoi, u larguam nga spitali dhe pritëm ardhjen në jetë të vajzës me të cilën unë sot po pij kafen. Gabimi më i mirë që kam bërë në jetën time ishte shtypja i atij butoni në ashensor.

Mësimi:
Fëmija është një dhuratë, pavarësisht se në çfarë rrethanash dhe kushtesh u ngjiz, ai mbetet një dhuratë nga Zoti. Nuk kemi ne të drejtën të vendosim për jetën e tij. Imagjinoni ata të cilët e dëshirojnë por nuk mund ta kenë një të tillë. Unë personalisht mendoj se aborti është krim.
 
Dy shokë, Miri dhe Iliri po udhëtonin në shkretëtirë. Miri ishte më i vogël e më i dobët se Iliri. U kishte mbetur 1 shishe ujë dhe ishin shumë të etur. Miri propozon ta pijnë të gjithë ujin pasi nuk po duronte dot më. Iliri nuk pranon, i thotë të pijnë sa të lagin buzët pasi do kishin shumë rrugë të gjatë dhe duhet ta kursenin ujin. Miri e mori shishen dhe filloi të pinte ujë. Iliri nuk e ndërpreu, pasi mbaroi ujin e godet me një shuplakë të fortë. Miri u mërzit shumë dhe shkruajti në rërë "SHOKU IM MË I MIRË MË GODITI ME SHUPLAKË".

Vazhduan rrugën dhe pas nje lodhje të madhe shohin një oaz me ujë. U lumturuan të dy. Nga gëzimi i madh Miri u hodh direkt te lahej. Por duke qenë se ishte shumë i lodhur, nuk po dilte dot më nga uji dhe po mbytej. Iliri hidhet menjëherë dhe e shpëton Mirin. Pasi shpëtoi Miri filloi të gdhendë në gur "SOT SHOKU IM MË I MIRË MË SHPËTOI JETËN".

Iliri u bë kureshtar dhe e pyet, ore çfarë shkruan kështu, një herë shkruan në rerë një herë shkruan në gur?
Miri i përgjigjet, në rërë shkruajta që ti më godite, nëse kthehemi ai shkrim është prishur nga era dhe askush ska për ta marë vesh. Këtu në gur po shkruaj që ti më shpëtove, kjo do mbetet përgjithmonë!

Mësimi:
Hidhini gjërat e këqija pas dhe harrojini, por kurrë mos harro një të mirë që të është bërë!
 
Një ateist (ai që mohon ekzistencën e Zotit) ishte ulur pranë një vajze të vogël në një aeroplan dhe u kthye tek ajo duke i thënë, "A bëjmë pak muhabet? Udhëtimi kalon më shpejt nëse hapet një bisedë me pasagjerin ngjitur. "

Vajza e vogël që sapo kishte filluar të lexonte librin e saj, iu përgjigj të panjohurit: "Për çfarë do të donit të flisnit?"

"Oh, nuk e di," tha ateisti. "Si përshëmbull nuk ka ZOT, as parajsë e ferr, nuk ka jetë pas vdekjes?", Ndërsa buzëqeshi i kënaqur.

"Mirë," tha ajo. "Këto mund të jenë tema interesante, por më lejoni t'ju bëj një pyetje së pari. Një kalë, një lopë dhe një dele të gjithë hanë të njëjtën gjë - barin. Megjithatë, një dele bën kakërdhia të vogla, ndërsa një lopë bën bajga sa një pjatë, kurse një kalë i bën sa një top bejzbolli. Pse mendoni se ndodh kështu? "

Ateisti, i befasuar dukshëm nga inteligjenca e vajzës së vogël, u mendua pak dhe tha, "Hmmm, nuk ia kam idenë fare."

Së cilës vajza i përgjigjet: "A ndiheni vërtet i kualifikuar për të diskutuar për Perëndinë, Parajsën dhe Ferrin, apo për jetën pas vdekjes, kur ti nuk di një *** as për mutin?"

Dhe më pas ajo u kthye për të lexuar librin e saj.


PS: Ndjese për fjalorin.
 
Biologjia thotë se pas raportit seksual, rreth 200 apo 300 milion spermatozoide depozitohen nga mashkulli. Ata të gjithë fillojnë të notojnë lart në rrugën e duhur për t'u takuar me vezën, nga 200 milionë që depozitohen vetëm 300 deri 500 në fakt arrijnë në destinacion (të tjerët lodhen gjatë rrugës për shkak se nuk është një garë e lehtë) dhe nga 300 që mundën të mbërrijnë, vetëm një e fekondoi vezën, dhe në këtë rast fituesi ishe TI.

Ke menduar ndonjëherë për këtë? Vrapove në një garë pa sytë e këmbët e tua dhe FITOVE. Vrapove në një garë pa edukimin tënd dhe FITOVE. Vrapove pa diplomë dhe FITOVE. Vrapove pa ndihmë dhe FITOVE. Çfarë të bën të mendosh se do të humbësh tani? Tani që ke sy dhe këmbë, tani që ke njohuri për fjalën e Zotit, tani që ke plane, vizione dhe ëndrra. Përderisa nuk u dorëzove në ditën e parë, nuk mund të heqësh dorë tani. Të heqësh dorë tani është një fyerje për krijuesin tënd.

Nuk ka rëndësi çfarë shikon tani. Merre atë si një sfidë dhe gjithmonë kujtohu që ke fituar që kur ishe në mitër.

Me besim mund t'i fitosh të gjitha betejat.
 
Një herë e një kohë në një fshat jetonin dy vëllezër që kishin trashëguar toka nga babai tyre. Toka ishe e ndarë e barabartë për të dy dhe secili kishte pjesën e tij të tokës për ta mbjellur. Teksa koha kalonte, vëllai i madh u martua bëri fëmijë ndërsa vëllai i vogël nuk u martua kurrë. Një natë, vëllai i vogël mendoi me vete, “Nuk është e drejtë që ne kemi sasi toke të barabartë. Im vëlla ka 6 fëmijë për të ushqyer ndërsa unë nuk kam asnjë. Ai duhet të ketë më shumë drithë sesa unë.”

Kështu atë natë vëllai i vogël shkoi në hambarin e tij, mori një trastë të madhe me grurë dhe e dërgoi në hambarin e vëllait të madh fshehurazi. Vëllai i vogël u kthye në shtëpi duke u ndjerë i kënaqur. Po atë natë edhe vëllai i madh rrinte zgjuar në shtrat dhe mendonte, “Nuk është e drejtë që ne kemi tokë të barabartë. Në pleqëri unë dhe gruaja ime do kemi fëmijët tanë të rritur që do të kujdesen për ne, ndërsa im vëlla do të jetë i vetëm dhe sdo ketë askënd të kujdeset për të. Ai duhet të ketë më shumë drithëra e ti shësë ato në mënyrë që të ketë mundësi ekonomike dhe të kujdeset për veten e tij në pleqëri.” Kështu edhe ky i fundit shkoi fshehurazi dhe la një trastë të madhe me grurë në hambarin e vëllait të tij të vogël. Vëllai i madh kur u kthye në shtëpi u ndje i kënaqur me atë çka kishte bërë.

Mëngjesin tjetër, të dy vëllezërit ishin të habitur dhe konfuz teksa shikonin numrin e thasëve të pandryshuar në hambarin e tyre. Kështuqë të dy menduan me vete, “Sot do të sigurohem që të marr më shumë grurë e tia dërgoj vëllait tim.”

Pasi ra nata, secili prej tyre mori një sasi më të madhe gruri në fshehtësi dhe e dërguan në hambarin e njëri-tjetrit. Në mëngjes përsëri ata mbetën të shtangur kur panë që sasia e grurit në hambarët e tyre nuk kishte ndryshuar. Tani vëllezërit po mendonin, “Nuk ka mundësi!! Sonte nuk do gaboj dhe do të sigurohem që gruri të shkojë patjetër në hambarin e vëllait.”

Natën e tretë, më të vendosur se kurrë, secili prej tyre mori një sasi akoma më të madhe gruri, e ngarkuan atë në karrocë dhe u nisën për në hambarin e vëllait. Në majë të kodrës, nën dritën e hënës, secili prej tyre vuri re dikë që ishte në distancë dhe menduan, “Kush mund të jetë ai?”.

Kur dy vëllezërit u shkëmbyen dhe panë njëri tjetrin secili me të njëjtën ngarkesë gruri, ata e kuptuan se çfarë kishte ndodhur këto ditë. Pa thënë asnjë fjalë, ata të dy përqafuan njëri tjetrin.

Mësimi:
Duhet të duam dhe të respektojmë familjen tonë. Kënaqësia e të dhënit është më e madhe se ajo e të marrit mbrapsht!
 
Në një ditë të ftohtë, një djalë i vogël po qëndronte jashtë një dyqani këpucësh, këmbëzbathur... Ai dridhej nga të ftohtit dhe shikonte këpucët nga dritarja. Një zonjë e pasur doli nga ai dyqan. Teksa po priste për një taksi ajo vuri re djalin e vogël. Iu afrua atij dhe i tha, “Vogëlush, Pse po shikon në atë dritare me aq zell?”

Djali i vogël iu përgjigj, “Unë nuk kam asnjë palë këpucë... Po i lutesha Zotit që të më dhuronte një palë...”
Pasi dëgjoi fjalët e djalit, zonja e mori djalin përdore, e futi në dyqan dhe i kërkoi punonjësit nëse mund ti sillte një enë me ujë të ngrohtë dhe një peshqir. Nëpunësi i solli në pak minuta dhe pastaj ajo mori djalin dhe shkuan mbrapa dyqanit.

Hoqi dorashkat e saj të ngrohta e të bardha, u ul në gjunjë dhe filloi të lante duart dhe këmbët e djalit. Pasi e pastroi fëmijën e mori dhe u futën përsëri në dyqan dhe i kërkoi punonjësit ti sillte një palë çorape dhe një palë këpucë. Punonjësi ia solli menjëherë, ajo u ul në gjunjë përsëri, i veshi një palë çorape dhe një palë këpucë të reja. Bleu dhe disa palë çorape të tjera, ia dha djalit ti merte me vete, e përkëdheli në kokë dhe i tha, “Vogëlush, a ndihesh më rehat tani??”

Teksa ajo po ikte, djali vrapoi, e kapi për dore, ngriti sytë e tij të mbushur me lot drejt saj dhe iu përgjigj, “Gruaja e Zotit je ti??”

Mësimi:
Ne nuk mund të jemi Zot, por mund të marrim virtytet e tij, të sillemi mirë e të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Ndoshta, ti mund të jesh ‘Zoti’ ose ‘Gruaja e Zotit’ duke bërë diçka sado të vogël për dikë në nevojë. Jeta nuk është e drejtë, por ti mund të jesh!
 
Një e moshuar 90 vjeçare humbi të shoqin dhe tani ishte koha për të që të shkonte në azil. Ditën që do transferohej në azil ajo u zgjua herët në mëngjes, u vesh bukur dhe bëri një makiazh perfekt për fytyrën e saj. Ajo ishte gati për të shkuar atje. Thirri një taksi dhe shkoi. Pasi mbërriti në azil, i thanë të presë në koridor. Ajo priti me durim për orë të tëra. Buzëqeshi ëmbël kur i thanë që dhoma e saj ishte gati.

Teksa po manovronte me patericën e saj në ashensor, punonjësja e azilit i bëri një përshkrim të shkurtër të dhomës duke përfshirë se çfarë ngjyre ishin perdet në dritaren e saj. Pasi dëgjoi përshkrimin, e moshuara iu përgjigj me entuziazëm, “Më pëlqen.” Punonjësja u habit teksa dëgjoi këto fjalë dhe iu përgjigj, “Por ti akoma nuk e ke parë dhomën... Prit deri sa ta shohësh.”

E moshuara iu përgjigj, “Kjo ska të bëjë fare. Lumturia është diçka që e vendos ti. Nuk ka të bëjë se si duket dhoma ime apo nëse do ta pëlqej apo jo atë. Ajo varet se si është rregulluar mendja ime...Unë kam vendosur tashmë që ta pëlqej atë. Ky është një vendim të cilin e mora që herët në mëngjes kur u zgjova. Unë kisha dy alternativa: të shpenzoja ditën duke numëruar problemet me të cilat duhet të përballesha nga mos funksionimi i pjesëve të trupit tim, ose të ngrihesha nga shtrati dhe të jem mirënjohëse për pjesët e trupit që më funksionojnë akoma.”

Për sa kohë sytë e mi hapen në mëngjes, do të përqëndrohem tek dita e re që erdhi dhe tek të gjitha kujtimet e bukura që kam kaluar...

Mësimi:
Çdo ditë është një dhuratë. Duhet të mësojmë të jetojmë të lumtur. Lumturia vjen nga brënda vetes dhe jemi ne të cilët vendosim nësë duam të jemi të lumtur apo jo.
 
Pas një orari të ngjeshur me takime dhe bisedme në punë, dola të ha diçka tek restoranti përballë. U ula në një tavolinë pranë xhamit, dhashë porosinë dhe po prisja që ushqimi im të më servirej.

Pas pak minutash kamarierja më solli ushqimin dhe nisa të ha. Më kishte marë shumë uria me thënë të drejtën dhe po më shijonte ajo supë e ngrohtë. Papritur një fëmijë, diku tek 6 apo 7 vjeç i veshur shumë keq dhe i varfër, u mbështet nga jashtë xhamit dhe më shikonte teksa unë haja.

Më erdhi shumë keq, ai dukej i uritur. Ia bëra me shenjë dhe e ftova të futej brenda. I buzëqeshi fytyra dhe u nis me vrap drejt e brenda në restorant. E ftova të ulej përballë në tavolinë me mua dhe e pyeta: "Çfarë do të hash vogëlush?"

"Ashtu si ty", mu përgjigj i entuziazmuar. Porosita edhe për fëmijën të njejtat gjëra, ndërkohë u bëmë objekt shikimi për të gjithë personat në restorant. Edhe stafi po na shikonim me admirim. Kishte diçka shumë njerëzore tek të zotët e atij restoranti.

Sapo erdhi porosia, fëmija po hante me shumë zell. I hëngri të gjitha, nuk kishte kohë as të bënim pak muhabet bashkë. Unë ndenja, mu ndërpre uria teksa po shikoja atë fëmijë i cili kushedi sa kishte pa ngrënë. Pasi mbaroi rracionet e tij, e ftova të hante edhe të miat. Nuk ma bëri fjalën dysh.

U përshëndetëm dhe më falenderoi si të ishtë një burrë i vërtetë. Thirra kamarieren dhe i kërkova të paguaj. Ajo erdhi dhe më solli faturën në të cilën shkruhej:

"Totali me TVSH: Zero LEK" dhe me shkrim dore në fund ishte shënuar: "Ne nuk faturojmë bamirësinë. Me respekt bar restorant filan fisteku".

U preka dhe unë me thënë të drejtën, ktheva kokën nga kasa dhe pashë një zotëri i cili më përshëndeti me dorë dukë buzëqeshur. Besoj ishte pronari i atij restoranti të mrekullueshëm.
 
Një folës frymëzues tha:
"Vitet më të mira të jetës sime janë shpenzuar në krahët e një gruaje, e cila nuk ishte gruaja ime".
Audienca ishte në shok dhe në heshtje.
Ai shtoi: "Ajo ishte nëna ime"
Salla shpërtheu me duartrokitje dhe të qeshura!
....

Një burrë i guximshëm u përpoq ta provonte këtë në shtëpi.Pas darkës, ai i tha me zë të lartë gruas së tij në kuzhinë:
"Vitet më të mira të jetës sime janë shpenzuar në krahët e një gruaje, e cila nuk ishte gruaja ime"
Për një moment harroi pjesën e dytë të atij folësi frymëzues dhe po përpiqej ta kujtonte.
Pasi u përmend, ai e gjeti veten të shtrirë në një shtrat spitalor, duke u rikuperuar nga djegiet që i kishte shkaktuar uji i vluar!

Mësimi:
MOS KOPJO ..
NËSE NUK DI ... !!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.