• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Mesime nga jeta!

Seyfert

https://www.nasa.gov/
VIP i Forumit
Mesazhe
2,162
Likes
4,330
Location
Prague
#81
Shumë kohë më parë ishtë një herë një burrë i pasur dhe djali i tij. Të dy kishin pasion të mblidhnin piktura artistike. Ata udhëtonin nëpër botë për të mbledhur punë të Picassos dhe shumë te tjera. Burri ishte shumë i kënaqur ngaqë djali kishte një sy të mprehtë dhe të trajnuar për të zgjedhur pikturat me vlerë. Ai e dintë që në të ardhmen djali i tij do të bëhej një koleksionist i madh arti. Me kalimin e kohës lufta kaploi vendin dhe djalit iu desh të shkonte ushtar. Pas një farë kohe babai mori telgram se i biri ishte vrarë gjatë kohës që po shpëtonte shkokun e tij. I shkatërruar dhe i vetmuar burrin e zunë krishtlindjet të vetmuar. Në mëngjesin e krishtlindjeve, dikush trokiti në derë. Hapi derën dhe vjen një ushtar me një pako të madhe në duar.

Ushtari u prezantua, “Unë jam përsoni për të cilën yt bir dha jetën dhe më shpëtoi mua. Ai më ka treguar pë dashurinë që kishti ju të dy për artin. Unë jam një artist dhe këtu kam bërë një portret të djalit tuaj”. Ia dha prortretin babait dhe u largua duke e falenderuar. Ajo nuk ishte një pikturë me vlerë të lartë e bërë nga një artist i madh, por ajo pikturë kishte çdo detaj të fytyrës së djalit të tij dhe burri e shikonte vazhdimisht i mallëngjyer. Piktura e djalit, u bë gjëja më me vlerë për të atin. Ai e vlerësonte më shumë nga çdo pikturë tjetër që kishte mbledhur gjatë gjithë jetës së tij. Ai vazhdimisht ua tregontë atë pikturë fqinjëve të tij dhe çdo personi që takonte.

Koha kaloi dhe ai ndërroi jetë duke lënë një dëshirë. E gjithë puna e tij duhet të dilte në ankand ditën e krishtlindjeve. U mblodhën koleksionistë nga e gjithë bota dhe po prisnin me padurim të blinin pikturat që kishte lënë pas burri.

“Kush jep 100$ për këtë pikturë?” pyeti drejtuesi i ankandit duke treguar portretin e djalit të tij.
“Kujt i plas për këtë pikturë? Është thjesht një portret i djalit të tij. Le të kalojmë tek gjërat e mira” tha dikush nga salla.
Drejtuesi u përgjigj, “Jo zotëri duhet të shësim këtë të parën. Keshtu ka qënë deshira e fundit e tij. Tani, kush do e marë këtë?”
Më në fund një shok i burrit të vjetër që vdiq foli, “A mund ta mar unë për 10$ sepse kjo është gjithçka kam. E njihja djalin e tij, kështuqë kam dëshirë ta mar.”
Drejtuesi u përgjigj, “A ofron dikush më shumë se 10$?”
Përsëri nuk u përgjigj njeri. Drejtuesi tha, “U shit!”

“Tani të vazhdojmë me thesarin e artit që ka mbledhur plaku.” Tha dikush në sallë.
Pasi dëgjoi këtë, drejtuesi tha “Ankandi mbaroi.”
Të gjithë mbetën të habitur dhe salla ra në një qetësi absolute. Dikush u ngrit dhe pyeti, “Çfarë do me thënë mbaroi? Po gjithë ato piktura që ai ka mbledhur? Çfarë po ndodh këtu? Dua shpjegim.”

Drejtuesi iu përgjigj, “Është e thjeshtë, sipas dëshirës së babait cilido që mer Djalin e tij..., i mer te Gjitha...”

Mësimi:
Duhet të respektojmë dhe vlerësojmë gjërat e thjeshta në jetë.
 

Seyfert

https://www.nasa.gov/
VIP i Forumit
Mesazhe
2,162
Likes
4,330
Location
Prague
#82
Ishte një herë një ndërrues binarësh (ai që ndërron shinat e trenit) dhe kontrollonte një urë që kryqëzoheshin anijet dhe trenat. Ai qëndronte në një kabinë të vogël në anë të lumit. Gjatë gjithë ditës ura lëvizte lart e poshtë për ti bërë rrugë trenave dhe anijeve që të kalonin lirshëm. Por në një kohë të caktuar, një tren duhet të kalojë dhe ura duhet kthyer anës lumit që të bëjë të mundur kalimin e trenit. Një darkë, kur ndërruesi i binarëve po priste trendin e fundit të vinte, shkoi tek leva e kontrollit që të kyçte urën anës lumit për trenin por vuri re që leva e kontrollit nuk po punonte.

Ai e dinte që nëse ura nuk do të kyçej siç duhet atëherë do shkaktonte që treni të mbikalonte binarët dhe të përfundonte në lumë. Ai shkoi menjëherë nga ana tjetër e urës për ta mbajtur të ulur manualisht levën. E shtrëngoi me aq fuqi sa kishte dhe po e mbantë urën të kyçur fort, sepse e dinte që jeta e qindra njerëzve varej në forcën e tij. Papritur dëgjoi një zë të vinte nga ana tjetër e urës, “Babi ku je??” Pa që djali i tij 4 vjeçar po kalonte urën dhe po e kërkonte atë.

Për pak sa nuk e lëshoi levën dhe desh të vraponte të kapte djalin e tij dhe ta sillte në një vend të sigurtë. Por kuptoi që nëse largohej nga leva, ai nuk do të arrinte më në kohë për të lejuar trenin të kalonte i sigurtë. Ose do të vidsnin gjithë përsonat që udhëtonin në atë tren që po afrohej, ose do të vdiste djali i tij. Iu desh një çast për të vendosur.

Treni kaloi i sigurtë në urë dhe askush nga udhëtarët që ishin mbi të nuk e vuri re faktin se një djalë i vogël u hodh në lumë nga treni që po vinte me shpejtësi. Ndërruesi i binarëve qante me ngashërim, ishte akoma duke shtrënguar levën me të gjithë forcën e tij edhe pasi treni kishte kaluar. Askush nuk e kishte parë më parë atë të ecë për në shtëpi aq ngadalë dhe i vrarë në shpirt për ti treguar të shoqes se si e kishin humbur fëmijën e tyre.

Mësimi:
Nuk mund ta imagjinojmë kurrë dhimbjen që përjeton një person për shkak të sakrificës që ai bën. Duhet të vlerësojmë dhe të jemi falenderues për ata të cilët sakrifikojnë në heshtje dhe durojnë dhimbjen për hir të tjerëve.
 

Seyfert

https://www.nasa.gov/
VIP i Forumit
Mesazhe
2,162
Likes
4,330
Location
Prague
#83
Një fermer po shkruante një njoftim që shiste këlyeshë të vegjël. Në momentin që po ngulte gozhdën e fundit ndjeu që dikush po e tërhiqte nga mënga e bluzës. Ktheu kokën pas dhe shikoi që ishte një djalë i vogël. Ai e pyeti, “Çfarë kërkon vogëlush??”
Djali iu përgjigj, “Dua të blej një këlysh...”

Fermeri u përgjigj, “Mirë vogëlush... Këto këlyshë janë goxha të shtrenjtë se vijnë nga një rracë qensh të edukuar...”
Djali uli kokën por pas pak, futi dorën në xhep, nxori disa monedha dhe ia tregoi fermerit duke i thënë, “Zotëri, unë kam vetëm 5 mijë lek... a mjaftojnë këto për një këlysh?”
Fermeri qeshi dhe tha, “Po...!!”

Pastaj ai fishkëlleu dhe thirri qentë e tij. Këlyshët erdhën duke vrapuar me të katërta pranë tyre. Djali u gëzua shumë kur i pa. Ai vuri re që pas këtyre që erdhën shpejt ishte një këlysh që mezor po vinte duke çaluar.

Djali drejtoi gishtin tek qeni i ngadaltë dhe tha, “Dua atë atje...”
Fermeri iu përgjigj, “Vogëlush, ti nuk e do atë... ai nuk mund të luajë dhe të vrapojë me ty si këlyshët e tjerë...ai është i çalë!”
Pasi dëgjoi këtë djali bëri një hap mbrapa dhe filloi të ngrejë pantallonat ne njërën këmbë. Ai kishte një protezë çeliku e ngjitur lart në kofshë dhe një këpucë e bërë posaçërisht për këmbën e tij. Djali nuk e kishte njërën këmbë dhe iu drejtua fermerit, “Zotëri, unë nuk vrapoj dot mirë për vete dhe ai këlysh ka nevojë për dikë që ta kuptojë...”

Mësimi:
Gjithsecili prej nesh ka pika të dobëta dhe mangësitë e tij, por nëse këmi vullnetin ti pranojmë këto dobësi në vënd që ti kundërshtojmë ato, atëherë ne mund të përfitojmë nga mangësitë tona.
 

Seyfert

https://www.nasa.gov/
VIP i Forumit
Mesazhe
2,162
Likes
4,330
Location
Prague
#84
Nëse do ta tkurrnim (zvogëlonim) popullsinë e tokës në një fshat me fiks 100 banorë, me gjithë raportin njerëzor që të jetë i pandryshyar, atëherë do kishim një fshat si më poshtë:

57 aziatikë
21 europianë
14 nga hemisfera perëndimore
8 do ishin afrikanë

52 do ishin femra
48 do ishin meshkuj

70 do ishin jo të bardhë
30 do ishin të bardhë

70 do ishin jo të krishterë
30 do ishin të krishterë

89 do ishin heteroseksualë
11 do ishin homoseksualë

6 persona do kishin 59% të pasurisë së botës dhe të gjashtë këta do ishin nga SHBA

80 do kishin shtëpi nën kushte minimale
70 nuk do të lexonin dot
50 do të vuanin nga keq-ushqyerja

(NJË) 1 do ishte pranë vdekjes;
(NJË) 1 do ishte pranë lindjes;
(NJË) (po, vetëm 1) do kishte shkollë të lartë;
(NJË) (po, vetëm 1) do kishte një kompjuter.

Nëse e konsiderojmë botën në një prespektivë kaq të kompresuar, nevoja për pranim (jo rracizëm), mirëkuptim dhe edukim është mëse e dukshme.

Kështuqë...
Nëse ke ushqim në frigorifer, rroba në trup, çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur, ti je më i pasur se 75% e kësaj bote.

Nëse u zgjove sot në mëngjes më shumë i shëndetshëm se sa i sëmurë, ti je më i bekuar se sa 1 milion të tjerë që do të vdesin këtë javë.

Nëse ke para në bankë, portofol dhe të hash darkë diku, ti je nga 8% më të pasurit e kësaj bote. (vetëm 8% e popullsisë e kanë këtë mundësi)

Nëse nuk ke provuar rrezikun e luftës, vetminë e burgimit, agoninë e torturës apo gërryerjen e urisë, ti je mbi 500 milion njerëz në botë qe e kanë provuar.

Nëse e ngren kokën lart me një buzeqeshje dhe të jesh falenderues, je i bekuar sepse shumica munden ta bëjnë, por nuk e bëjnë.

Nëse po e lexon këtë mesazh, ti je më i bekuar se mbi 2 miliard njerëz që nuk dinë të lexojnë.

Teksa po lexon këtë dhe po kupton se si është jeta në pjesën tjetër të botës, mos harro kurrë se sa i bekuar je në të vërtetë!
 

Seyfert

https://www.nasa.gov/
VIP i Forumit
Mesazhe
2,162
Likes
4,330
Location
Prague
#85
Një ditë një burrë vdiq dhe e gjeti veten e tij në një vend të mrekullueshëm, i rrethuar nga të gjitha komoditetet e mundshme. Një burrë me krahë erdhi dhe i tha, “Mund të kesh çfarë të duash... ushqim, kënaqësi...etj.”

Burri u mahnit të dëgjojë këto fjalë dhe u kënaq me të gjitha gjërat që kishte. Ai provoi dhe shijoi çdo gjë që i shkonte ndërmënd. Pas disa kohësh po kërkonte përsëri burrin me krahë. Pasi e kërkoi për pak kohë, e gjeti atë dhe i tha, “Bera çdo gjë që desha të bëj. Tani dua të bëj diçka tjetër... Kam nevojë për një punë që të jem i dobishëm këtu.”

Burri me krahë iu përgjigj, “Më vjen keq, por kjo është e vetmja gjë që unë nuk mund të të jap. NUK KA PUNË KËTU.”
“Sa gjë e tmerrshme, kjo do të thotë që unë do të jem në përjetësi i mërzitur... DO TË DOJA TË ISHA NË FERR!”, u përgjigj burri.

Burri me krahë iu afrua dhe i tha me një zë të butë, “Pse ku mendon se je tani... Zotëri??”

Mësimi:
Të jesh i papunë është më keq se të jesh në ferr. Për disa puna mund të jetë shumë e rëndë dhe e vështirë, por puna të garanton një trup të shëndoshë, mendje të shëndoshë dhe një ekonomi të shëndoshë.
 

Frank

Lovley :p :p :p
I Rregjistruar/e
Mesazhe
7,638
Likes
4,177
#86
Ishin dy vëllezër që jetonin me bujqësi dhe ishin fqinj me njëri tjetrin. Ata ranë në një konflikt. Kjo ishte ndarja e parë në 40 vjet që merreshin me bujqësi njëri pranë tjetrit. Ata ndanin me njëritjetrin makineri, shkëmbenin punonjës dhe gjëra materiale pa patur asnjë ngërç. Tashmë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i mirë midis tyre kishte marrë fund. Çdo gjë filloi me një keqkuptim të vogël dhe u zmadhua e përfundoi në shkëmbime fjalësh të hidhura dhe me javë të tëra heshtje.
Një mëngjes dikush trokiti në derën e vëllait të madh. Ai e hapi dhe ishte një burrë me vegla marangozi. “Po kërkoj për disa ditë pune”, tha ai. “Ndoshta ke ndonjë punë të vogël aty këtu. A të hyj në punë?”
“Po!” tha vëllai i madh. “Kam një punë për ty. Shikoje atë fermën matanë përroit. Ai është fqinji im, në fakt, është vëllai im i vogël dhe ne nuk shkojmë me njëri tjetrin. Javën e kaluar ai gërmoi një kanal uji shumë të gjerë që të vadisë arën e tij. Por përfundoi duke krijuar një përrua të gjerë midis fermave tona dhe jam mëse i bindur që ai e bëri këtë vetëm për të më bezdisur mua. Unë dua nga ti që të më ndërtosh diçka qe mos tia shikojmë dot më fytyrën njëri tjetrit nga përtej përroit.”
Marangozi tha “Mendoj se e kuptoj situatën. Do të bëj një punë që do të të kënaqë.” Vëllai i madh shkoi në qytet për të blerë ushqime dhe për të bërë furnizimet. Kështuqë e mori pushim këtë ditë. Marangozi punoi shumë dhe e kaloi të gjithë ditën duke matur, sharruar dhe gozhduar. Në të perënduar, vëllai i madh u kthye dhe marangozi e kishte mbaruar punën e tij. Vellai i madh u habit dhe zgurdulloi sytë nga ajo që pa. Nuk ishte ajo çka ai kishte menduar apo imagjinuar.
Ai kishte ndërtuar një urë mbi përrua që lidhte dy vëllezërit! Një punë e shkëlqyer, parmakë të bukur. Dhe për çudinë e tij, vëllai i vogël po kalonte përroin mbi urë dhe po vinte me një buzëqeshje e me krahë të hapura për ta përqafuar atë.
“Ti je shumë i mirë, i përulur dhe modest vëllai im! Pas gjithçkaje që të kam bërë dhe pas gjithë atyre gjërave që të kam thënë, ti përsëri më vërtetove se gjaku nuk bëhet ujë! Më vjen vërtet keq për sjelljen time”, tha vëllai i vogël teksa po përqafonte vëllanë e madh.
Ata u kthyen nga marangozi, ai hodhi veglat mbi supe dhe u nis. “Jo, prit! Rri dhe ca ditë. Kam plot projekte të tjera për ty,” tha vëllai i madh.
“Do kisha shumë dëshirë të qëndroja”, tha marangozi, “por, kam akoma shumë ura për të bërë!”
Mësimi:
Nuk është turp të pranosh fajin apo të falësh tjetrin. Duhet të jemi të sjellshëm dhe të përulur. Duhet të mundohemi të qëndrojmë të bashkuar si familje dhe jo ta shkatërrojmë atë për gjëra pa vlerë.

Mesimi nr 2: Kur merrim materiale me copy-paste nja nje faqe FB, sit web, profil personi apo kudo qofte, duhet te behemi koherente dhe citojme burimin.

Ky material u mor nga Faqja e FB: Mësimi.
Faleminderit!