• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

METAMIZOLI (ANALGINA)

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Analgina është një substancë antiinflamatore jo steroide e grupit të pirazolonës, kimikisht shumë e ngjashme me piramidonin. Ajo vepron duke frenuar sintezën e prostaglandinave me një mekanizëm të ngjashëm me antiinflamatorët e tjerë jo steroidë.
•Ndonëse metamizoli është efikas në trajtimin e dhimbjeve të forta dhe uljen e temperaturës së rritur të trupi, përdorimi i tij duhet të jetë i kufizuar për shkak të rrezikut të efekteve anësore serioze. Ndër këto efekte më fatali është agranulocitoza, ndonëse frekuenca e saj varet shumë nga popullata.
•Duke qenë se frekuenca e agranulocitozës të shkaktuar nga analgina në popullatën tonë nuk njihet, përdorimi i saj rekomandohet vetëm kur nuk ka alternativë tjetër të disponueshme apo më të përshtatshme.
INDIKIMET
•Dhimbje të forta ose rebele, kur nuk disponohet asnjë alternativë tjetër ose kur mjekimi alternativ është i papërshtatshëm.
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Metamizoli është i kundërindikuar në rastet me mbindjeshmëri ndaj derivateve të pirazolonës. Ata janë të kundërindikuar edhe në rastet me mbindjeshmëri ndaj aspirinës dhe antiinflamatorëve josteroidë në përgjithësi. Tek personat e predispozuar metamizoli mund të precipitojë atakun astmatik.
•Trajtimi me metamizol mbart rrezik për shfaqjen e agranulocitozës. Për këtë arsye metamizoli është i kundërindikuar në të sëmurët me anamnezë pozitive për agranulocitozë ose që vuajnë nga agranulocitoza. Agranulocitoza mund të shfaqet në mënyrë të papritur, qoftë edhe nga marrja e një doze të vetme. Kjo gjendje duhet të dyshohet sa herë që pacienti papritmas ankon pë dhimbje fyti, rritje të temperaturës, ulceracione në gojë, etj. Mortaliteti i agranulocitozës, edhe në kushtet e reanimimit hematologjik modern, kalon shifrën e 10%.
•Metamizoli është i kundërindikuar në rastet me porfiri hepatike.
•Ai gjithashtu është i kuindërindikuar në rastet me pamjaftueshmëri të enzimës G-6-P dehidrogenazë.
•Metamizoli duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, ndërsa tek latantët nuk duhet të përdoret.
EFEKTET ANESORE
•Efektet anësore kryesore kanë lidhje me mbindjeshmërinë ndaj barit. Më të rëndësishmit prej tyre janë ndryshimet në elementët e gjakut (agranulocitozë, leukopeni dhe trombocitopeni) dhe shoku. Këto efekte, për fat, shfaqen shumë rrallë.
•Në pacientët me sëmundje veshkash ose pas përdorimit të dozave të larta mund të shfaqen çrregullime kalimtare të funksionit të veshkave, që shoqërohen me oliguri, poliuri, proteinuri dhe nefrit intersticial.
•Në raste të rralla janë konstatuar reaksione të mbindjeshmërisë mukokutane, të cilat mund të bëhen të rrezikshme për jetën kur shfaqen me elementë bulozë (sindroma Stevens-Johnson dhe sindroma Lyell).
•Gjatë përdorimit të metamizolit në mënyrë të rastësishme mund të shfaqen edhe çrregullime gastrointestinale.
•Të sëmurëve që vuajnë nga astma mund t’u shfaqen kriza astmatike.
•Gjatë mjekimit me metamizol, urina, veçanërisht kur pH është acid, mund të marrë ngjyrë të kuqe.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Mundësi e ndërveprimeve medikamentoze të metamizolit, për sa kohë që ai përdoret për periudha të shkurtëra dhe në raste të veçanta, është e vogël.
•Kujdes duhet trguar tek pacientë që përdorin ciklosporinë, pasi metamizoli mund të ulë përqendrimet plazmatike të saj.
•Nuk rekomandohet përdorimi i njëkohshëm i alkoolit.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi.
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Kundërindikohet. Metamizoli sekretohet në qumështin e gjirit.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Me rrugë orale
Metamizoli mund të përdoret me dozë 0.5-4 gram/ditë, të ndara në disa marrje. Në kushte spitalore janë përdorur doza deri 15 gram/ditë.
•Me injeksion IM ose IV të ngadaltë
Rruga parenterale nuk është e përshtatshme për trajtim kronik. Në rast nevojë mund të injektohen 0.5-2 gram.
PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion injektabël 500 mg/2mlANALGIN, NOVALGIN
tabletë 500 mgANALGIN, NOVALGIN