Milan është në kërkim të një portieri të ri.
Paqartësitë rreth statusit të Gianluigi Donnarummas kanë bërë që klubi nga San Siro të gjejë një objektiv të ri.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për portierin e Napolit, Pepe Reina, përcjell “lajmi.net”.
Reina ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Napoli.
Andaj, ai mund të largohet më lehtë nga San Paolo duke nënshkruar me rivalin nga San Siro. /Lajmi.net/