Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Miniera e arit ne Rubik.

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143
Sa flori nxirrej në Rubik para viteve ’90? Publikohen dokumentet tepër sekrete



Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në Rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit.

Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun. Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin, raporton portali SCAN.
Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës së studiuesit Marin Mema. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit, Ardit Bido dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14 (Komiteti Qendror), janë deklasifikuar vite më parë”.
Lista e materialeve që deklasifikohen:
– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.
– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit Rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.
– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.
– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.
– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.
– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik.
– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.
– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit Rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977,1978, 1979.
– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.
– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.
– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’
-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit Rubik.


Newsbomb!
 
Vendi yne sa vjen dhe po varferohet ne cdo pasuri qe mbart.
Ar?
Nese ka mbetur ndonje gram do jete rastesi.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.