• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Mirë të tjerat, po stresin e punës si ta largojmë

El-Culpable

Vergees es nie ... ..... ....
VIP i Forumit
Mesazhe
2,742
Likes
3,484
#1
“Epo punë pa stres nuk ka,”do të thoshte dikush dhe mbase kjo është e vërtetë. Ama kujt i pëlqen që përveç se të lodhet në punë edhe të stresohet? Me shumë mundësi askujt. Në këtë artikull kemi hartuar një listë, me disa pika të cilat po t’i ndiqni, do t’jua largojnë si me dorë stresin e punës.
Përdor kohën
Përdore kohën fillimisht për të mbaruar punë e më pas për t’u qetësuar e çtensionuar. Kështu orët e kaluara në punë kanë për t’u dukur disi më zbavitëse.
Stërvitu
Nëse nuk ja ke marrë ende dorën bërjes së diçkaje e mira është që të stërvitesh. Kur të gjesh pak kohë shfrytëzoje për të forcuar këtë pikë të dobët.
Ushqehu
Edhe stomaku i zbrazët është një shkak i stresit në punë. Shkëputu nga puna për të ngrënë diçka e cila do të të japë energji.
Dëgjo muzikë
Thuhet se muzika e lufton stresin. Për këtë arsye të këshillojmë që në punë të mos i ndash nga vetja kufjet.
Thjesht merr frymë
Ndonjëherë frymëmarrja e thellë duket sikur të lehtëson. Kështu që herën tjetër që do të jesh duke përjetuar stres, vetëm merr frymë thellë.


stresi-1.jpg
 

S!rena

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
62
Likes
59
#2
Degjoni mua,asgje nga keto nuk ndihmon po s'pate nevra te forta : P ,kshu qe jepini vetes forca dhe mos harroni qe dite me te mira do te vine lol