Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Misteret e Gravitetit, forcës themelore më të pazbuluar dhe enigmatike të natyrës.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Screen-Shot-2016-12-04-at-11.09.36.jpg



A do te mundet njeriu te krioje forcen gravitacionale artificiale?

A do te mundet te shpjegoje shkakesine e ekzistences se kesaj force themelore te natyres?

Hulumtimet mbi forcen gravitacionale i hasim qe te greket e lashte, tek Aristoteli, sipas te cilit, çdo objekti qe leviz ne natyre, i duhet nje force qe vepron mbi te. Prirja e elementeve natyrore per t’u zhvendosur drejt qendres se Tokes, percakton dhe forcen shkakesore per levizjen e ketyre trupave drejt kesaj qendre. Ky eshte thelbi i gravitetit te Aristotelit, ku pranohet se trupat e rende bien me shpejte se trupat e lehte.

Kete pikepamje e hodhi poshte Galileo Galilei, i cili duke leshuar trupa me pesha (masa) te ndryshme nga kulla e Pizes, arriti ne perfundimin se, kur nuk perfillet rezistenca e ajrit, te gjithe keta trupa bien ne toke ne te njejten kohe.

Me vone, ishte Njutoni ai qe beri hapin me te madh ne shpjegimin e Gravitetit. Sipas tij, forcat midis dy objekteve ne toke (p.sh. molles dhe tokes) dhe ajo midis dy objekteve ne univers (p.sh. Tokes dhe Diellit) jane te njejta.

Ne fillim te shekullit XX, Albert Ajnshtaini hodhi idene e tij te re mbi gravitetin. Sipas tij, hapesira perkulet nga nje trup i rende duke krijuar nje “grope” apo “gjurme” te ngjashme me nje rrjete elastike, mbi te cilen vepron nje sfere me mase “m”. Sa me e madhe te jete masa e sferes, aq me e madhe eshte “gjurma” qe formon mbi kete hapesire te lakuar. Sipas tij, efekti i Gravitetit eshte universal, ka gjithmone veti terheqese, eshte i kudondodhur, dhe ai vepron mbi gjithçka pa dallim e me forcen e tij terheqese. Kjo e ben gravitetin te ndryshoje nga forcat e tjera themelore. Sipas Njutonit, masa i “tregon” gravitetit se si te krijoje forcen, dhe forca i “tregon” mases se si te pershpejtohet.

Sipas Ajnshtainit, masa “i tregon” hapesires si te perkulet dhe hapesira “i tregon” mases se si te levize.

Per Njutonin, hapesira eshte e sheshte, euklidiane dhe ekziston sistemi universal standard i referimit (pozicionimi i yjeve eshte fiks) ne qetesi, ne lidhje me hapesiren absolute, ndersa per Ajnshtainin, hapesira mund te lakohet (perkulet) dhe gjithçka eshte relative.

Nje parashikim i rendesishem i “Teorise se Pergjithshme te Relativitetit” eshte ai i ekzistences se valeve gravitacionale, apo valezimeve ne kohe-hapesiren e kozmosit.

Albert Ajnshtaini thote saktesisht se nese keto vale gravitacionale jane ekzistente duhet qe “…ne saje te levizjes se elektroneve, atomet te rrezatojne jo vetem energji elektromagnetike, por edhe energji gravitacionale, ndonese ne sasi shume te vogla”.

Nje nder misteret e fizikes eshte sesi ky gravitacion vepron mbi materien. Shkaku i ekzistences se kesaj force mbetet sa hipotetik, aq edhe enigmatik. Sikur te mund te zbulohej efekti pergjegjes eksperimental i gravitetit, do te mundeshim ta kuptonim e ta njihnim me mire ate. Duke qene se graviteti eshte nje force apo manifestim i hapesire-kohes se kudondodhur dhe vepron ne nje trajte te pavarur nga forcat e tjera themelore, kjo do te thote se ai vepron ne nje forme te pavarur mbi materien, duke u perfaqesuar nga nje fushe graviteti e cila vepron mbi materien (mikroskopik) por nuk varet prej saj, ne kundershtim me forcen e cila varet nga masa qe lakon kohe-hapesiren ne lidhje me te. Fusha gravitacionale ndikon mbi materien ndersa forca gravitacionale varet nga masa (materiale e lendes) apo materja e lendes, trupit, etj. Konceptet fushe gravitacionale dhe force gravitacionale, pavaresisht se jane te te njejtit manifestim te hapesire-kohes, jane te ndryshme nga njera-tjetra, per nga veprimi dhe vetite mbi materjen, nderkohe qe jane edhe te ndara nga forcat e tjera themelore. Ne sistemin ku reflektohet prania e forces se gravitetit, nuk mund te reflektohet prania e fushes se gravitetit per nje vezhgues te dhene, ne pranine e forces apo te fushes dhe e anasjellta.

Pershembull:

– Ne ne Toke “ndjejme” forcen e terheqies gravitacionale dhe pranine e saj, por nuk ndjejme fushen gravitacionale.

– Ndersa grimcat e valeve diellore qe bien mbi fushen e gravitetit te tokes, “ndjejne” fushen gravitacionale, por nuk “ndjejne” forcen e gravitetit.

Pra forca gravitacionale eshte nje manifestim dukurie fizike ne sistemin makroskopik, ndersa fusha gravitacionale eshte nje manifestim dukurie fizike ne sistemin mikroskopik, por te dyja jane te kudo ndodhura dhe veprojne ne kuintesence ne raport me njera-tjetren.

Kemi nje parim papercaktueshmerie “gravitet-fushe gravitacionale”, pra nuk mund te evidentohet njekohesisht dhe fusha gravitacionale edhe masa kuantike (apo grimca pergjegjese per gravitetin), nese ekziston gravitoni si grimce hipotetike e pa zbuluar me mase zero dhe spin (2) nuk mund te evidentohet gravitoni per nje kohe te dhene te barabarte, kur evidentohet fusha e gravitoneve, po aq sa nuk mund te evidentohet fusha e gravitoneve per nje kohe te dhene te barabarte kur evidentohet masa e gravitonit si pike materiale grimcore, pergjegjese per forcen themelore te natyres: Gravitetin.

Nese njeriu mund te krijoje nje fushe elektromagnetike thjeshtesisht ne forme eksperimentale, a do te mundet ne te ardhmen te krijoje nje fushe gravitacionale-artificiale?

Perpjekjet e shkencetareve per te minimizuar misteret e kesaj fushe te fizikes se “gravitetit” jane te shumta, edhe pse rezultatet e pritura jane jo aq te kenaqshme, edhe pse perpjekjet nuk reshtin se ndaluri per t’i dhene pergjigjen perfundimtare te shkakesise se gravitacionit dhe origjinen e kesaj force themelore te natyres.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.