Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Misteri i shpellës që terrorizon të rinjtë e Librazhdit.Kush futet brenda saj, kthehet…

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
31735

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur Gizavesh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një fshati historik, shtëpi karakteristike, njerëz bujar, por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.

Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?

Gojëdhëna e parë, për nga ka marrë dhe emrin është se:

Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.

Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrob ne trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo djelli të lind vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Sipas legjendës thuhet që:

Çdo njeri që hynte në shpellë ktheheshe në gurë të veçantë që shpëlqen nën rrezet e diellit”

Si e tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një hërë në 12 muaj gurët shpëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?

Çfarë ka ndodhur me disa djem para disa vjetësh në këtë shpellë?

Një banor tregon:

Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje. Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.

Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave.

Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.
 
Mirepo realisht asnje nga k’tu ....Nuk ka rastisur qe te degjoje, apo te dije me shume ne lidhje me k’te shpelle misterioze dhe interesante ?! ??
 
Last edited:
@ANGELIQUE kjo esht shume e vertet zemer . Shpella egziston dhe ato qe shkruhen jane te sakta per fatin e keq te djemve qe jane zhdukur :( njeri prej tyre ka qen dhe xhaxhai babit tim :(
Dhe jo vetem ai por shum e shum te tjere qe shkonin per ta vizituar kete vend.
Kjo shpell ka qen e mallkuar... thon qe vajza ishte mallkimi i djemve te ketij vendi sepse kan qen djemt me te pashem qe egzistonin ne gjith krahinat aty, por per fat te mire mendohet qe ky mallkim esht zhdukur. Kaq informacion kam :)
 
Wow @Belaa ... na Cudite ????

Kur Te kesh kohe na sill historine e te afermit tend pak me thelle e qarte nese mundesh ?

Thnx in advanced ?
 
Wow @Belaa ... na Cudite ????

Kur Te kesh kohe na sill historine e te afermit tend pak me thelle e qarte nese mundesh ?

Thnx in advanced ?
Po patjeter e dashur sa po te mundem se jam ne pun :) do te te shkruaj dhe pse kjo vashe esht kthyer ne mallkim sepse ne te vertet ka qen nje vajze e thjesht :)
 
@ANGELIQUE kjo esht shume e vertet zemer . Shpella egziston dhe ato qe shkruhen jane te sakta per fatin e keq te djemve qe jane zhdukur :( njeri prej tyre ka qen dhe xhaxhai babit tim :(
Dhe jo vetem ai por shum e shum te tjere qe shkonin per ta vizituar kete vend.
Kjo shpell ka qen e mallkuar... thon qe vajza ishte mallkimi i djemve te ketij vendi sepse kan qen djemt me te pashem qe egzistonin ne gjith krahinat aty, por per fat te mire mendohet qe ky mallkim esht zhdukur. Kaq informacion kam :)

@Belaa Me vjen keq ?
 
Shpifje kam qen un te shpella para 4 5 vjetesh kemi qen 3 veta ? duke konsumuar lend narkotike te lloit kanabis-sativa sna ka gjet gje!
 
Veq 1 femer varja sja leverdis per 1 , te ishte si tek ishulli odisese plot e perplot me femra dhe do e fusnim koken ne shpelle
 
Veq 1 femer varja sja leverdis per 1 , te ishte si tek ishulli odisese plot e perplot me femra dhe do e fusnim koken ne shpelle

Po dhe te Odiseja nuk eshte se benin gje se anijet mbyteshin para se te venin te ishulli lol
 
Po dhe te Odiseja nuk eshte se benin gje se anijet mbyteshin para se te venin te ishulli lol
Odisen e mbajten peng per gjithe ato vite por ai vendosi tu kthente tek Penelopa .
 
Po flisni per kenget e Sirenes qe ishin vdekjeprurese dhe i joshte njerezit drejt vdekjes??
 
Po flisni per kenget e Sirenes qe ishin vdekjeprurese dhe i joshte njerezit drejt vdekjes??
Mduket se je bo serial-killer ti kto kohet e fundit , yep une per sirenat e kam qe ishin aq sexy origjinal si ti pak a sh
 
Odisen e mbajten peng per gjithe ato vite por ai vendosi tu kthente tek Penelopa .

E ngaterron me Kalipson ti lol
Te ajo qendroi 7 vjete por ajo qe nimf jo siren lol lol
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.