Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mitologjia klasike: Gjenerata e parë e perëndive

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Mitologjia klasike: Gjenerata e parë e perëndive​




Gea, (toka) e lindur direkt nga Kaosi solli në jetë pa ndihmën e ndonjë elementi mashkullor Uranin (qiellin), malet dhe Pontusin, personifikimin e detit. Ishte një gjeneratë pa baba, të lindur direkt nga nëna Tokë dhe pas saj bota ashtu siç e njohim ishte krijuar.
Më i rëndësishmi nga ky brez i parë i fëmijëve të tokës është padyshim Urani, qielli i konceptuar si një element fekondimi dhe viril, i aftë të bashkohej me tokën në një përqafim pothuaj të përjetshëm.

Ky imazh mitologjik është jashtëzakonisht evokues, që nga fillimi kap rëndësinë që kanë toka dhe qielli për jetën; nga qielli lind dhe bie shi, një lloj fare që fekondon tokën duke mundësuar jetën ashtu siç e njohim.

Gea mbeti shtatzanë pas një përqafimi të pafundmë me Uranin dhe në kohë lindi Titanët dhe Titanidet, motrat e tyre. Më vonë lindën ciklopët; 3 gjigandë të shëmtuar me një sy të vetëm, të cilët do të luanin një rol shumë të rëndësishëm në betejat për pushtet që po afroheshin.

Në fund Gea lindi 3 gjigandë gjysëm-njeri, krijesa me 100 krahë të quajtur nga ky emër hekatonkires (hecatonchires). Ky ishte brezi i parë i perëndive, hyjni me emra të përcaktuar shumë më të përpunuar sesa ata të mëpasshmit, që nuk ishin më shumë se elemente të fuqishëm ose thjesht personifikime të ndonjë dukurie natyrore. Gjenerata e Titanëve përfaqëson pushtimin në territorin e qiejve të perëndive të vërteta që nga sa do të shohim do të luftonin shumë shpejt për mbijetesën e tyre. Që në fillim Urani i urrente fëmijët e vet dhe i mbante të fshehur në gjirin e nënës së tyre, Geas duke i ndaluar ata të shihnin dritën e Diellit.



Të groposur në thellësi të tokës edhe fëmijët e tij e urrenin dhe e kishin frikë. Atëherë Gea për të protestuar thuri planin që në të ardhmen do të shënonte pikën e nisjes së një bote të re. Farkëtoi një metal rezistent me të cilin krijoi një drapër dhe fshehurazi thirri fëmijët e saj dhe u propozoi të çliroheshin nga babai i tyre i tmerrshëm.
Të gjithë heshtën të tmerruar përveç më të riut nga djemtë, titani Kron, atë që romakët e quajtën Saturni. I pajisur me një mendje të mprehtë u vetëofrua për të përfunduar këtë sipërmarrje të rrezikshme. Mori drapërin dhe u fsheh. Në mbrëmje priti të atin, i cili iu afrua së shoqes për ta shijuar atë, e përqafoi të tërën, e pushtoi me trupin e tij të madh dhe në ato çaste ndjeu një dhimbje të tmerrshme duke parë imazhin e syve të shkëlqyer të më të riut ndër djemtë e tij. Në një çast drapëri preu me një të rënë gjenitalet e mëdha të të atit. Titani i ri i mbajti për pak çaste ndër duar dhe me një thirrje fitoreje i flaku në det. Ulërima e Uranit shkoi deri në thellësi të tokës. Gjenitalet e Uranit ranë në det dhe të shtyrë nga era dhe nga rrymat shkuan në lindje duke lënë pas vetes një shkumë të bardhë.

Fëmijët e fundit të Uranit.

Kur mbërritën në Lindje, ngjitur me ishullin e Qipros nga shkuma e bardhë doli një vajzë me një bukuri të pashoqe, e cila do të shndrrohej me kalimin e kohës në më të bukurën dhe të famshmen perëndi; Afërdita, e quajtur Venus në traditën romake. Gjithashtu gjaku që rrodhi nga prerja e gjenitaleve të Uranit fertilizoi sërish Tokën dhe në këtë mënyrë lindën Erinitë e fuqishme të identifikuara si Furitë, Gjigandët e mëdhenj dhe Nimfat të quajtura Meliada ose Melie, hyjnitë e ullinjve që u shpërndanë në tokën e pafundme. Urani u gjymtua dhe u mbyll në thellësi të Tartarit dhe Kroni, djali i tij më i vogël mori pushtetin në qiej, por lumturia e tij nuk do të zgjaste shumë. / bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.