Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mjeku egjiptian Mohammed Mashali

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 2, 2020
Mesazhe
7,207
Shembuj te till duhen ndjekur.

Ky është një mjek egjiptian i quajtur Mohammed Mashali, i quajtur dhe "mjeku i të varfërve" pasi për 50 vite me rradhë mjekonte të varfërit falas në klinikën e tij në qytetin Tanta në Egjipt.
Jo vetëm kaq. Ai gjithashtu u jepte para, nëse ata nuk kishim mbase mundësi të blinin ilaçet. Pacientëve që mund të përballonin pagesën për ekzaminime, ai u merrte vetëm 1 dollarë.

Gjithmonë kishte qindra njerëz në radhë jashtë klinikës së tij të thjeshtë. Punonte nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, 10 orë çdo ditë dhe asnjëherë nuk kishte marrë pushime, përveç në ditët e Bajramit.

Mohammed Mashali nuk kishte makinë dhe as një telefon celular. Ecte në këmbë çdo ditë nga shtëpia deri në klinikën e tij, pavarësisht se ishte mbi 80 vjeç.

Kur një sheik në shtetet e Gjirit kishte dëgjuar për historinë e tij, i dhuroi një makinë dhe 20 mijë dollarë. Pas një viti, sheiku zbuloi se Dr.Muhamedi kishte shpërndarë tërë shumën midis të varfërve të sëmurë dhe shitur makinën për të blerë pajisje më të mira për klinikën e tij, për t’i ndihmuar ata.

Dr. Mashali thonte: -Unë e kuptova që duhet të ndihmoj njerëzit në nevojë pasi u diplomova dhe kur babai im sakrifikoi shpenzimet e tij që të mund të bëhesha mjek.
Në punën time të parë, ndërsa po rekomandoja që i duhej bërë insulina një pacienti me diabet, e ëma më tha që për të blerë insulinën kishte shpenzuar paratë që i duheshin për të mbyllur muajin; duke vlerësuar sakrificën përballë gjëndjes së vështirë ekonomike, i bëra një premtim Zotit që kurrë nuk do të marr asnjë qindarkë të vetme nga një person i varfër apo nevojtar.

Respekte për këtë njeri me zemër të mirë, që dje me 29 korrik, iu përkujtua nga dhjetëra mijëra njerëz 1 vjetori i vdekjes.

Huazuar.

FB_IMG_1627806512040.jpgFB_IMG_1627806506890.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.