Mlladiqit i konfirmohet burgimi i përjetshëm

HERA

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
15,532
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Mlladiqit i konfirmohet burgimi i përjetshëm​


Mlladiqit i konfirmohet dënimi


Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm, i shpallur nga shkalla e parë më 2017, për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.
Dhoma e Apelit gjithashtu hodhi poshtë apelin e prokurorisë për të fajësuar, Ratko Mlladiqin, për gjenocid në gjashtë qytetet tjera të Bosnje dhe Hercegovinës.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
Procesi gjyqësor i apelit është vonuar vazhdimisht për shkak të shëndetit të tij dhe së fundmi, nga pandemia e COVID-19.

Shefi politik i Mlladiqit gjatë Luftës së Bosnjës, Radovan Karaxhiq, gjithashtu po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid.

Reagime pas vendimit​

Shahida Abdurahmanoviq ndoqi shpalljen e vendimit kundër Ratko Mlladiqit nga Qendra Përkujtimore të Potoçari. Në gjenocidin e Srebrenicës ajo humbi burrin e saj.
"Kur shikojmë në varret, nënat që kanë humbur fëmijët e tyre...nuk mund të jemi kurrë të kënaqur", i tha ajo Radios Evropa e Lirë (REL).

Emina Pashiq humbi babanë dhe dy vëllezërit e saj në gjenocid.
"Faleminderit Zotit që e pritëm këtë moment. Faleminderit të gjithëve që ishin me ne", tha Pashiq për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti “historik” konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ratko Mlladiq.

Presidenti amerikan përmes një deklarate thotë se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Mlladiqit.

“Shpresoj që gjykimi i sotëm të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar, edhe pse kurrë nuk mund të fshijmë tragjedinë", ka thënë Biden.

“Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Vendimi gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar ndodhjen e mizorive të ardhshme kudo në botë”, thuhet në një deklaratë të presidentit Biden.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, vlerësoi se vendimi kundër, Ratko Mladiqit është përfundimtar dhe historik.

Përmes një deklarate për media ajo tha se “vendimi ka një domethënie për të ardhmen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe rajonit, sepse vetëm e vërteta dhe drejtësia mund të kontribojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit".

Turkoviq shprehu shpresën se vendimi, i cili dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm, do të ishte një mundësi për autoritetet e Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesit politikë të entitetit boshnjak të Republika Sërpskës, "të cilët mohojnë gjenocidin, të pranojnë të vërtetën dhe të kthehen në të ardhmen evropiane".

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, në reagimin e tij tha se gjykata në Hagë nuk e ka përcaktuar përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për Ratko Mlladiqin.
“Qëllimi i gjykatës për të pajtuar popujt është një besim i rremë”, tha Dodik.
Dodik tha se "ndaj popullit serb është bërë një padrejtësi e madhe".

Ndërkohë presidentja e Republika Sërpskas, Zheljka Cvijanoviq i tha agjencisë Srna se gjykata e Hagës "konfirmoi rolin e një gjykate antiserbe".

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se ajo nuk mund të komentojë vendimin e ndaj Ratko Mladiqit "në mënyrë që të mos dëmtojë Serbinë".

"Serbisë është plotësisht e përkushtuar ndaj hetimir të të gjitha krimeve të luftës, hetimin e të gjitha krimeve dhe kapjen e të gjithë të akuzuarve dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës", tha Bërnabiq.

Megjithatë, ajo vlerësoi se Tribunali i Hagës është një "gjykatë politike" dhe se kjo "gjykatë nuk ka kontribuuar në pajtim".

Reagime ka pasur edhe në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka thënë se konfirmimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Mlladiqin, është lajm i mirë jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për drejtësinë ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borell dhe Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thanë se institucionet evropiane presin që të gjithë aktorët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor të respektojnë vendimet e gjykatave.

Ndërsa sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se Mbretëria e Bashkuar kishte luajtur një rol kryesor në vënien para drejtësisë të Ratko Mlladiqit dhe kriminelëve të tjerë të luftës për krimet e kryera në Ballkanin Perëndimor.
Nga Serbia ende nuk ka pasur asnjë reagim.

Vendimi përfundimtar për ‘Kasapin e Bosnjës’


Procesi gjyqësor ndaj Mlladiqit

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladiqin më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.
Mlladiq, një ish-gjeneral, ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitet 92 -95 si komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.

Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin - në shkallë të parë - me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.
Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.
Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja dhe prokurorët apeluan vendimin, dhe shpallja e vendimit përfundimtar u bë më 8 qershor.

Mbrojtja kishte kërkuar që ai të lirohej ose që lënda të kthehej në rigjykim. Ndërsa, prokuroria kishte kërkuar që Mlladiq të shpallet fajtor për gjenocid edhe në gjashtë komuna të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, përveç Srebrenices

Mlladiq ishte dënuar për gjenocid në Srebrenicë për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.

Deri më tani, në qytetin e Srebrenicës janë gërmuar 94 varre masive dhe janë identifikuar eshtrat e më shumë se 6,900 personave të vrarë nga forcat e ushtrisë serbe. Më shumë se 1,000 banorë të zhdukur të Srebrenicës, kërkohen ende.

Dëshmia e krimeve të luftës

Ushtria e tij e kishte mbajtur të rrethuar Sarajevën për 1,460 ditë duke hedhur qindra mijëra granata dhe sulme tjera mbi qytet. Më shumë se 11,500 njerëz u vranë. Numri i fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës është rreth 1,600.
Mlladiq, në shkallën e parë u gjykua nga Gjykata në Hagë për 11 pika të aktakuzës: gjenocid në Srebrenicë, persekutim, shfarosje, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbim, Zhvendosje të detyruar, terrorizëm, sulm ndaj civilëve dhe marrje e pengjeve.
Ai u dënua për 10 nga 11 akuzat. Ai u lirua nga akuza për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnjës gjatë vitit 1992.
“Nuk mundem t’ua fal” - nëna kërkon përgjigje 25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë


Atëbotë, gjykatësi kryesues, Alphons Orie, duke folur në lidhje me akuzën për gjenocid në Srebrenicë, pati thënë se "Dhoma zbuloi se anëtarët e ushtrisë së Republika Sërpskës kishin për qëllim shkatërrimin e myslimanëve boshnjakë".

"Dhoma erdhi në përfundim se ndaj myslimanëve boshnjakë në dhe përreth Srebrenicës ishin kryer krime të gjenocidit, persekutimit, shfarosjes dhe vrasjes dhe akte çnjerëzore akte të zhvendosjes së detyruar”, pati thënë Orie.

Në vendimin e shkallë së parë thuhej se forcat e ushtrisë serbe, më parë kishin krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe jotolerancës në Srebrenicë.

"Ata ndanë burrat, midis të cilëve kishte edhe të mitur. Gjykata gjeti se disa mijëra ishin vrarë sistematikisht", thuhej në vendimin e Gjykatës.

Mlladiq ishte dënuar në mungesë nga gjykatat kroate si komandant i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) me 20 vjet burg për krime lufte të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Përveç Mlladiqit, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar edhe 13 ish-anëtarë të tjerë të ushtrisë dhe policisë serbe për të njëjtat krime.

Nga të gjitha krimet e kryera gjatë luftimeve në ish-Jugosllavi, gjykatat ndërkombëtare e kanë karakterizuar vetëm krimin në Srebrenicë si gjenocid. Gjenocidi është konfirmuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në shkurt të vitit 2007.

Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe ishte gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi i sotëm i apelit shënon edhe përfundimin e ndjekjeve penale të Kombeve të Bashkuara për krimet e kryera në luftën e Bosnjë që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
 

HERA

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
15,532
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Kush eshte :

Ratko Mlladiq​


Ratko Mlladiq (Serbisht: Ратко Младић; Bozhinoviq, komuna Kalinovik, B dhe H, 12 mars 1943) është ish general i forcave serbeBosnje dhe Hercegovinë në periudhën nga 1992 deri në vitin 1995 dhe i dyshuar i Hagës për krime lufte.


Ratko Mlladiq (1993)

Biografia​

Babai i Ratko Mladiqit, Negjo (1909-1945), është vrarë nga ustashët. Nëna Stana (1919-2003), vet i rritë vajzen Milicen ( 1940) , dhe djemt Ratka dhe Milivoje (1944-2001). Menjiher pas lindjes së Ratko Mlladiqit e ëma dhe i ati janë smuar nga tifusi, edhe vet ishte i sëmuar rëndë. Mbeti gjallë falë ushtarëve italian , të cilët njëkohë e kan shëruar dhe janë përkujdesur për të. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Kishte shpreh dëshirën të bëhet mësues, kurse më vonë kishte shpreh dëshirën të bëhet kiriurg.
Pas i kreu shkollen fillore shkon në Sarajevë, ku një kohë punon si metalgdhenës në ndërmarrjen “Tito”. Shum shpejt ndrroi mendjen dhe u orientu në shkollim të mëtutjeshëm dhe niset për Beograd ku krynë shkollën industrialeushtarake në Zemun. Në APJ hynë me anë të konkursit në Akademinë ushtarake në vitin 1961. Akademinë e kryen me sukses si i gjashti në klasën e vet, ndërsa në shatator të vitit 1965 pranohët në shërbim aktiv në APJ.


Arrestimi i tij​

Arestimi i tij ndodhi më 26 maj të viti 2011 arstimi i tij u bë nga Polica Serbe në një fashat Serb. Ratko Mlladiq kisht ndruar emrin. Emri i tij i ri ishte Milorad Komodiq.
Ratko Mladiqi ishte Komandat i forcave Serbe në Lufën e Bosnjës a është i akuzuar për krime Lufte nga Gjykata e Lartë e Hagës. Këtë e Ka bërë të ditur vet President i Sërbisë Boris Tadiq.
Serbia pas 7 ditve do ta transefroj Ratko Madiqin ne Gjykaten e Hagës për tu gjykat pe Krimet në Luftën e Bosnjës Gjat viteve 1992-1995 ku Ratko Mladiq akuzohe per Gjenocid ne Bosnje dhe Hercegovinë ku kishte kryer disa Masakra po me e njohura ësht ajo e Srebrenicës ku u masakruan 8.000 djem Mysliman.


Denimi​

Më 22 nëntor 2017 Gjykata Ndëkomëtare e shpalli fajtor për 10 nga 11 akuza she e dënoi Ratko Mladiqin me burgim të përjetshëm.
 
Top