Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

"Mona Liza, ose Xhokonda" e Leonardo Da Vincit.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
"Mona Liza", ose sic quhet ndryshe "Xhokonda", mbahet prej kritikes si portreti i pare psikologjik. Me qendrimin e qete te thjeshte, ajo e detyron shikuesin t'i mbertheje menjehere syte ne fytyren e saj. As e re dhe as e bukur sa dukesha Alba e Francisko Gojes, Mona Liza te mahnit me peshen e mendimit, brishtesine e ndjenjes dhe pastertine e shpirtit qe rrezaton. Ketu qendron dhe forca magjike terheqese e portretit, ndonese e fiksuar ne nje palevizshmeri te plote, vetem me shikimin qe te ndjek kudo, dhe duart e vendosura ne menyre te tille qe te plotesojne karakteristikat e fytyres, kjo e fundit shpreh gjithe drithmat e shpirtit te modelit.
Buzeqeshja misterioze eshte nje tjeter cilesi e rralle e ketij portreti, e interpretuar ne menyrat me te ndryshme. Per ne, buzeqeshja e saj, lidhet me qendrimin dhe shprehjen e mbyllur qe takohet ne shume nga personazhet e Da Vincit, me terheqjen e madhe te tij ndaj ngarkeses lirike te shpirtit te njeriut, dhe se fundi, me shprehjen kalimtare dhe misterioze qe takohet shpesh ne natyren e gruas.
Nga ana tjeter, forca terheqese e portretit shpjegohet dhe me frymen e tij te larte idealizuese. Aq e forte eshte kjo fryme, sa, me gjithe trajtat e njohura, portreti ngrihet mbi pershkrimin e thjeshte, dhe behet nje shembull ideal i hiresise femerore. Ne kete pike, Da Vincin e barazon vetem Praksiteli i Greqise se lashte, i cili gdhendi si askush tjeter ne mermer bukurine e femres.
Ashtu si ne artin antik, "Mona Liza" eshte pjelle e prirjes se artistit rilindas per te bashkuar cilesi dhe virtyte te kunderta: vezhgimin e holle me imagjinaten e lire, frymezimin e zjarrte me arsyen e permbajtur, mjetet e njohura me tekniken e re te sfumatos, trajtat fizike te modelit me format monumentale, finesen e mrekullueshme te karakterit me bukurine e zakonshme te fytyres.
Sot, "Mona Liza" mbahet si portreti me i admiruar ne bote. Cilesite qe permendem me lart, jane te mjaftueshme per te shpjeguar vleren e rralle te kesaj vepre dhe freskine qe ka ruajtur, me gjithe kalimin e shekujve dhe ndryshimet e kuptueshme ne shijet e njerezve.
View attachment 19629
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.