• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Morfina

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Morfina është një analgjezik i fuqishëm që përftohet nga Papaver somniferum. Morfina është një agonist i receptorëve µ, stimulimi i të cilëve shkakton analgjezi, eufori, frenim të frymëmarrjes, miozë, pakësim të motilitetit gastrointestinal dhe vartësi fizike.
•Morfina nuk ndryshon as pragun e dhimbjes as përçimin e impulseve përgjatë nervave periferikë, por ul perceptimin e dhimbjes në medulën spinale dhe nivele të tjera më të larta të SNQ. Ajo, gjithashtu, ndryshon përgjigjen emotive që shoqëron dhimbjen.
•Morfina është analgjeziku i zgjedhur në kontrollin e dhimbjes që shoqëron infarktin akut të miokardit dhe kancerin.
INDIKIMET
•Qetësim i dhimbjeve mesatare deri të rënda që nuk mund të kontrollohen nga analgjezikët e tjerë
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Kundërindikohet në pacientë me ileus paralitik dhe në ata me diarrhe sekondare, nga helmimi ose infeksione.
•Nuk duhet përdorur në rastet me mbindjeshmëri ndaj morfinës.
•Të evitohet përdorimi i morfinës në pacientë me patologji të rënda pulmonare si astmë, akute ose kronike, obstruksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe me frenim të rëndësishëm të frymëmarrjes.
•Të evitohet ndërpreja e menjëhershme e terapisë afatgjatë me morfinë, pasi mund të manifestohen shenja të abstinencës.
•Përdorimi i morfinës me rrugë epidurale ose intratekale kundërindikohet në rast infeksioni në vendin e injektimit, bakteremie, çrregullimi të funksionit trombocitar, trombocitopenie (<100000), në rast rritjeje të kohës së hemorragjisë, koagulopatie ose në rast mjekimi më antikoagulantë.
•Morfina duhet përdorur me kujdes në të sëmurë me patologji gastrointestinale si obstruksion gastrointestinal, ileus, kolit ulcerativ, konstipacion. Morfina duhet përdorur me kujdes edhe në të sëmurët me patologji të rrugëve biliare si dhe në ata që do ti nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në traktin biliar.
•Kujdes duhet treguar gjatë përdorimit të morfinës në të sëmurët me trauma kraniale, me presion intrakranial të rritur, me epilepsi, në ata me aritmi kardiake, hipotension ose hipovolemi.
•Duhet përdorur me kujdes në pacientë me dëmtim të funksionit renal ose në ata me patologji hepatike pasi mund të ndodhë akumulim i barit në organizëm ose zgjatje e kohës së veprimit.
•Kujdes gjatë përdorimit në fëmijë dhe në të moshuar, pasi janë më të ndjeshëm ndaj veprimit frenues të morfinës në qendrën e frymëmarrjes.
•Të informohen pacientët të tregojnë kujdes, kur drejtojnë makineri që kërkojnë përqendrim pasi morfina shkakton përgjumje.
EFEKTET ANESORE
•Efekti më i rëndësishëm anësor i morfinës është frenimi i frymëmarrjes që vjen si pasojë e uljes së ndjeshmërisë së qendrës së frymëmarrjes ndaj dioksidit të karbonit. Ky efekt është më i shpeshtë në të moshuarit dhe kur përdoret e kombinuar me barna që frenojnë aktivitetin e SNQ ose kur administrohet me rrugë intravenoze.
•Morfina në SNQ shkakton sedacion, konfuzion, frenim të aktivitetit të SNQ dhe më rrallë dhimbje koke, nervozizëm, çrregullime gjumi, disfori, eufori, çrregullime të humorit, ankth e halucinacione.
•Në traktin gastrointestinal vërehen kryesisht nauzea e të vjella dhe konstipacion. Analgjezikët opioide mund të shkaktojnë spazëm të sfinkteer Oddi me hiperamilazemi dhe hiperlipazemi sekondare. Në raste shumë të rralla mund të shkaktojë gastrit dhe hepatotoksicitet.
•Ndër efektet anësore kardiovaskulare përmendim bradikardinë ose takikardinë sinusale, palpitacionet, hipertensionin, hipotensionin, diaforezën dhe sinkopin.
•Morfina shkakton efekte anësore edhe në sistemin endokrin si pakësim të libidos, amenorrhe, frenim të clirimit të hormoneve të tiroides, nxitje të çlirimit të vazopresinës.
•Gjatë përdorimit kronik të opiateve mund të zhvillohet vartësi psikologjike ndaj barit dhe tolerancë ndaj efekteve të agonistit opioid përfshi edhe efektin analgjezik. Ndërprerja e menjëhershme e mjekimit të zgjatur me morfinë ose barna të ngjashëm me të mund të shkaktojë shfaqjen e simptomave të abstinencës.
•Efekte të tjera anësore të morfinës janë: pruriti, efektet antikolinergjike me tharje goje, retension urinar etj, miozë (midriazë në raste mbidozimesh), miokloni dhe rrallëherë hiperalgjezi.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Përdorimi i njëkohshëm me antidiarrheikë mund të shkaktojë konstipacion.
•Kur morfina, e administruar me rrugë epidurale, kombinohet me anestetikë lokalë, vërehet potencim i analgjezisë.
•Efekti i antihipertensivëve mund të ekzagjerohet kur përdoren njëkohësisht me analgjezikët opioidë.
•Kombinimi i morfinës me barna që frenojnë aktivitetin e SNQ frenimi i frymëmarrjes i shkaktuar nga morfina potencohet. Barna të tillë janë: barbituratet, benzodiazepinat, anestetikët e përgjithshëm, antihistaminikët H1 me efekte sedative të rëndësishme, fenotiazinat, antidepresivët triciklikë, etanoli, miorelaksantët, tramadoli.
•Cimetidina, kur përdoret së bashku me analgjezikët opioidë, mund të shkaktojë konfuzion, apne, dizorientim ose konvulsione si pasojë e frenimit të frymëmarrjes dhe dëmtimit të funksionit të SNQ.
•Analgjezikët opioidë, kur kombinohen me M-kolinilitikë mund të shkaktojnë ileus paralitik.
•Ritonaviri mund të rrisë përqendrimet plazmatike të agonistëve opioidë.
•Antagonistët opioidë, si: naloksoni, nalmefeni, naltreksoni, bllokojnë veprimet e morfinës, kur përdoren së bashku me të. Në pacientët që mjekohen për një kohë të gjatë me analgjezikë opioidë, administrimi i antagonistëve opioidë mund të shkaktojë shfaqjen e shënjave të abstinencës.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Kundërindikohet përdorimi tremestrin e fundit (Kategoria D).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Për qetësimin e dhimbjeve akute përdoret
Me injektim subkutan ose intramuskular
Tek të rriturit jepet me dozë 10 mg, e cila, në rast nevoje, administrohet çdo 4 orë. Në personat me peshë trupore të madhe përdoret me dozë 15 mg.
Fëmijët deri 1 muaj mjekohen me 150 mikrogram/kg;
Fëmijët 1-12 muaj mjekohen me 200 mikrogram/kg,
Fëmijët 1-5 vjeç trajtohen me 2.5-5 mg
Fëmijët 6-12 vjeç marrin 5-10 mg.
Dozat përsëriten disa herë në ditë sipas nevojës.
Me injeksion intravenoz
Përdoret me doza sa ¼ - ½ e dozës intramuskulare.
•Për mjekimin e dhimbjeve kronike
Me rrugë orale, injeksion subkutan ose me injeksion intramuskular
Përdoret me doza 5-20 mg, që përsëriten rregullisht çdo 4 orë. Doza, në vartësi të përgjigjes, mund të rritet më tej. Doza orale duhet të jetë afërsisht sa dyfishi i dozës intramuskulare.
Me rrugë rektale
Përdoret në formë supostesh në doza 15-30 mg, që përsëriten çdo 4 orë.
•Për analgjezinë perioperatore
Me injektim subkutan ose intramuskular
Tek të rriturit administrohet deri 10 mg, 60-90 minuta para interventit.
Tek fëmijët jepet me rruge intramuskulare, me dozë 150 mikrogram/kg.
PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion oral 10 mg/5mlORAMORPH
solucion oral 30 mg/5mlORAMORPH
solucion oral 100 mg/5mlORAMORPH
kapsulë 30 mgMXL
kapsulë 60 mgMXL
kapsulë 120 mgMXL
tabletë 10 mgDOLTARD, MST Continus, ORAMORPH
tabletë 30 mgDOLTARD, MST Continus
tabletë 60 mgDOLTARD, MST Continus
tabletë 100 mgDOLTARD, MST Continus
supost 30 mgMS CONTIN
supost 60 mgMS CONTIN
supost 100 mgMS CONTIN
solucion injektabël 10 mg/5mlORAMORPH
solucion injektabël 20 mg/1mlORAMORPH, MORFINE