Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mos iu besoni/ Dy shenjat e Horoskopit që do t’ju lënë në baltë

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
auto-horoskopi-21523979447_1548832297-9704597.jpg

Sa herë ju ka ndodhur të keni organizuar një takim me miqtë ose udhëtim, dhe t’ju kenë lënë në baltë?
E dimë, është gjëja e fundit që do të donit t’ju ndodhte, por për fat të keq ka akoma nga ata njerëz që ndërrojnë mendje si Haxhi Pishmani.
Për fat të keq, njerëz të tillë i gjen kudo: në familje, punë dhe shoqëri, e nëse deri më parë jeni përpjekur t’i justifikoni, tani nuk keni më asnjë arsye për ta bërë. Në fakt gjithçka lidhet me shenjën e horoskopit dhe Binjakët.

BINJAKËT: Së fundmi, po e hasim emrin e Binjakëve kudo, në listën e shenjave hipokrite apo gënjeshtare (lexoni 3 shenjat më GËNJESHTARE të horoskopit, mos i besoni kurrë atë që thonë se do të zhgënjeheni), por ky nuk është faji i ynë, por i karakterit të tyre të paqëndrueshëm.
Asgjë nuk është e sigurt me ta pasi jo vetëm që ndërrojnë mendje në minutën e fundit, por vazhdojnë të justifikohen me arsye nga më qesharaket. Janë gjithmonë të dyzuar dhe të pavendosur, gjë që reflektohet në vendimet që marrin, por edhe humorin e tyre. Për fat të keq, janë personat e fundit ku mund të mbështeteni, kështu që herë tjetër mendohuni mirë para se t’i ftoni diku.

PESHORJA: Në pamje të parë mendohet se Peshorja është sinonim i harmonisë dhe ekuilibrit, por është krejt e kundërta. Njerëzit që i njohin i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Janë të gatshëm t’ju falin botën në duar, kurse më vonë t’ju braktisin si mos më keq.
Pa harruar që Peshorja është gjithashtu një shenjë aq e çorganizuar sa mund të humbasë nga momenti në moment. Kjo paqëndrueshmëri është ashtu një arsye që sjell pasiguri dhe në jetën e tyre sentimentale.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.