Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mos u bëj Narcisit/e

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2021
Mesazhe
4,316
Narciso ishte djali i nimfës Liriope. Nëna e Narcisit, sipas mitit të treguar nga Ovidi, pyet një fallxhor të famshëm me emrin Tiresias për të mësuar diçka për të ardhmen e djalit të saj. Në veçanti ajo e pyeti nëse fëmija do të shihte pleqërinë e tijë(nqs do ishte jetëgjatë).
narciso-tiresia.jpg
Fallxhori u përgjigj me fjalë që atëherë tingëlluan si të paqarta: "Vetëm nëse ai nuk e njeh veten".
Si t'a kuptonte liriope këtë përgjigje ??

IMG_20210520_090437.jpg
Kur rritet Narcisi ishte me një bukuri mbresëlënëse. Vajza dhe djem të rinj ranë në dashuri me të, por ai i përçmonte rregullisht të gjithë: ai nuk e la veten kurrë të bjerë në dashuri nga askënd.
narciso-ninfe.jpg

Një ditë ndërsa kishte dalë për gjueti në pyll, siç bënte shpesh, ai takon Eco, një nimfë e bukur të pyllit.( Një mikeshë e ngushtë me Perendinë e pyllit Pan).
Eco kishte veçorinë e të mos qenit në gjendje të fliste dhe të përgjigjej siç duhej, ishte në gjendje vetëm të shqiptonte fjalët e fundit të shprehjes. Kjo është mënyra se e denimit të Perendeshës Hera sepse ishte përpjekur për ta bënte konfuze me llafe që t'i humbte gjurmët e Zeusi kur ai bisedonte me disa nimfa.

8182cc8b5820b54071685163683f630b.jpg
Në atë takim fatal në pyll mes Narcisit me ninfen, ajo gjithashtu bie viktimë e bukurisë së Narcisit dhe bije në dashuri si e marrë. Por në mitin e Narcisit thuhet se ai si gjithmonë refuzon edhe ninfen Eko, e cila e ndjekte me shumë dëshirë nga pas. Dhe sa më shumë që ai largohej, aq më shumë ajo vazhdonte t'a ndjekë. Megjithatë, Eko, në një moment të caktuar lodhet, dhe nga deshpërimi i refuzimit forca e saj fillon të dështojë. Eko fillon të tretet në erë, fillon të humbasë peshë ngadalë derisa nuk i mbetet asgjë përveç zërit të saj.??️
1200px-John_William_Waterhouse_-_Echo_and_Narcissus_-_Google_Art_Project.jpg

Më pas, një tjetër nimfë e refuzuar nga Narcisi i kërkon Nemesis (perëndeshës së hakmarrjes), të hakmerret dhe ta bëjë të riun të dashurohet me vetëveten e tij. Hyjnesha pajtohet me këtë kërkesë, dhe kështu Narcisi, duke e parë veten afër një burimi, bëhet viktimë e sharmit të tij dhe përpiqet më kot të përqafojë imazhin e tij të pasqyruar në sipërfaqen e ujit.
1280px-john_william_waterhouse_-_echo_and_narcissus_-_cropped.jpg

Narcisi, kështu, konsumon vetëveten pak nga pak derisa vdes nga ky synim i paarritshëm, dhe ajo që i mbetet në vëndin e ngjarjes është vetëm lulja me të njëjtin emër: Narcisi.

narciso_NG14.jpg
narcissus_pp18-e1552061696725.jpg
Miti i Narcisit është mjaft dramatik.??
Ja nga e ka origjinën thënja: mos i bëj narcist ☝️ ?
By ⚡ Zeus ⚡
Jo vetëm "për netedy"?
 
Vonë i u paska shtuar njerëzimit ky ves i keq.
Por nëse gjenetika ka luajtur rol që atëherë, ta marëm se këto figura mitologjike kanë ekzistuar, do ndjeja një lloj keqaedhje për të dhe nimfet për rreth. Mëkat gjithë ajo bukuri mos të shijohet nga dikush tjetër.
 
Kush e di se sa të verteta janë figurat e mitëlogjisë greke... ndoshta puro fantazi ?
Gjuha greko-latine nuk duhet asgjë sot, por studiohet gjithsesi në shkollat e mesme akoma sepse e ka një motiv.
Të dyja këta gjuhë janë gjuhë më logjike se të tjerat dhe janë thelbësore për ata që studiojnë lëndë shkencore, të dinë termologjinë teknikë të atyre sektorëve, të cilët janë të gjithë me origjinë greko-latine.

Botanika astronomia mjekësia etj, kanë terme nga këta gjuhë që është zanafilla e tyre, dhe gati gjithmonë janë të shoqëruara me figura mistike dhe Perendishë.
Si në rastin e temës në fjalë, Narcisi me një lule.
Besoj që çdo lule o pemë ka pas një shëmbëlltyrë mitologjike.
Që përsonalisht i shoh mjaft magjepse..?
 
As që e dyshoj. Është mbresëlënëse mënyra e këtyre gojëdhënave, poashtu të shprehura edhe në figura. Jo më pak është edhe pasioni yt në këtë fushë mjaft interesante, gjë të cilën e kam admiruar me respekt.
Pres me padurim postimet e ardhshme ?
 
Mitologjia ka frymëzuar ne shekuj pos shkrimtar edhe artistët e pikturës, për çdo tregim ngjarjesh e figura mitologjike ka me dhjetra piktor të ndryshëm dhe epoka të ndryshme që janë shprehur me penel.
Unë vetëm i bashkoj shkrimet e disa burimeve duke ju përshtatur edhe vizatimet origjinale të përsonazheve në fjalë. ?
 
Pikërisht ky bashkim i përsosur nxjerr në pah aftësinë e kreativitetit.
Kam qenë e frymëzuar të postoj gojëdhëna mbi mitologjinë nordike. Është mjaft interesante se si mund të ndërlidhet me paralelet religjioze historike të Zotit Indian Indra, çekani i Thor, Mjølner, Mjollnir.
Kur të kem kohë do e postoj patjetër. ?
 
Shume njerez nuk e bejne dot dallimin e mitologjjise ? ... ndersa per prb ne fjale flet edhe vete psikologjia/shkenca so nuk e kuptoj se perse e ke sollur tek mitologjia? Mund te me sqarosh pak ? ?
 
Besoj që nuk e njoh fare mitologjinë e vendeve skandinave.
Do të lexoja me interes.
 
Besoj që nuk e njoh fare mitologjinë e vendeve skandinave.
Do të lexoja me interes.
Faleminderit. Është mjaft interesante dhe imagjino janë populli që pranoi krishterizmin si më të fundët. Tepër krenarë për Zotat e tyre mitologjik. Gjithësesi kënaqësi për mua t’i sjell.
 
Shume njerez nuk e bejne dot dallimin e mitologjjise ? ... ndersa per prb ne fjale flet edhe vete psikologjia/shkenca so nuk e kuptoj se perse e ke sollur tek mitologjia? Mund te me sqarosh pak ? ?
Postohen këtu sepse është tregim mitologjik me pak fjalë i origjinës së fjalës Narcist, ku shkenca më vonë i bën një elaborim duke e konsideruar si një patologji (shqetësim)të personalitetit e dikujt. Që e mbulon psikologjia.
 
Po i ben si Lovery dikur qe I shkepuste nga Kurani. ??
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.