Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Moti dhe Klima

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Sot ne jeten e perditeshme degjojme nocionin (fjalen) MOTI dhe KLIMA ne radio, TV, gazeta etj. Shume mendojne se moti dhe klima jane te njejta(te ngjashme), por jo!- Moti eshte gjendja momentale e kohes. Pra gjendja momentale e elementeve meteorologjike si: Temperaturat e ajrit, reshjet atmosferike, ererat, shtypja e ajrit, lageshtia e ajrit, rrezatimi diellor, vransirat, mjegullat etj.
-Nderkaq KLIMA eshte rregjimi shumvjeqar i motit. Pra KLIMA eshte gjendja mesatare shumevjeqare e motit qe dominon-sundon ne nje vend apo regjion gjeografik. Te pakten duhet 30 vjet te behen studime e matje permanente te elementeve meteorologjike pere te percaktuar klimen e nje vendi. Fjala klim rrjedh nga greqishtja qe do te thot pjertesi, sepse dietaret grek klimen e nje vendi e spjegonin ne baze te kendit, pjerrtesise se rrezeve te Diellit. Pra jane 3 faktor klimatik, -gjeresia gjeografike, -lartesia mbidetare dhe pozita (afersia) ndaj detit apo oqeanit.
 
Klima eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar.
Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend.
Moti është gjendja momentale e atmosferës, ndërsa klima është gjendja mesatare e atmosferës (në një hapsirë dhe kohë të caktuar)
 
Faktorët dhe elementët klimatik
Element klimatike merren për bazë gjatë përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.
Si faktorë kryesorë të klimës merren : gjersia gjeografike( si faktor astronomik), ndërsa faktorët fiziko-gjeografik janë: relievi, lartësia mbidetare, pozita ndaj deteve e oqeaneve dhe rrymat ajrore e ujore, bimësia , dhe vet njeriu.
Me studimin e klimës merret klimatologjia. Dijetarët grekë ndryshimet klimatke i kan bazuar në faktorët astronomik, gjegjësisht sipas këndit të pjerrtësisë së rrezeve të Diellit që bien në rrafshin horizontal në mesditë dhe zgjatjes së ditës. Në bazë të kritereve astronomic të kushtëzuar nga lëvizjet e Diellit mbi horizont gjatë vitit, duke filluar nga ekutori në drejti të poleve dallohen këta breza klimatikë: brezi tropik, brezi i gjerësive të mesme(verior dhe jugor) dhe brezi polar (verior dhe jugor). Brezi i vapës është i përkufizuar në dy anët e ekuatorit me izotermen vjetore prej 20 °C, kurse brezi i mesëm ( verior dhe jugor) shtrihen në mes të izotermave vjetore 2 °C dhe izotermave të muajit më të nxehtë prej 10 °C. Brezi i ftohtë polarë janë të përkufizuar me izotermat e muajve më të nxehtë prej 10 °C
 
5 mënyra se si klima ndikon në trupin tuaj
Që nga gjinia e të palindurve, tek pritshmëria e jetës, nga dhimbjet e kockave tek dhimbja e kokës: pesë situata, në të cilat shëndeti mund të lidhet me kushtet meteorologjike
Që moti ka pasoja mbi trupin tonë, ky fakt është i njohur: mjaft të vërejmë efektet anësorë të pakënaqshëm të një dite me të nxehtë të tmerrshëm. Por ekzistojnë edhe pasoja të tjera të provuara shkencërisht, të ndikimit të klimës në shëndetin tonë? Ja kërkimet më të fundit për këtë temë.
SHIU RRIT REUMMATIZMEN (NDOSHTA). Shumë prej atyre që janë pak më të “rritur” duhet ta kenë provuar: duket se shirat rrisin simptomat e artritit reumatoid. POr a është e vërtetë? Jo, sipas një rishikimi të 9 studimeve shkencorë publikuar në 2011. Në bazë të studimit, kush vuan nga reumatizma, në ditët me shi është më i prirur të ankohet: prej kësaj buron edhe kjo lidhje. Megjithatë, studime të tjerë tregojnë ekzaktësisht të kundërtën, dhe konfirmojnë lidhjen mes lagështisë dhe rritjes së dhimbjeve. Në origjinë të konfuzionit ndoshta është vështirësia e kontrollit të kushteve të tjera (veshja e pacientëve, qëndrimi në ambient të hapur etj).
1-reuma.jpg
\
TRYSNIA E ULET SHKAKTON DHEMBJE KOKE? Kur barometri tregon se trysnia atmosferike bie, shitja e ilaçeve për dhimbjen e kokës pëson rritje: e ka demonstruar Kazuhito Kimoto, studiues i Universitetit Mjekësor në Dokkyo, Japoni, i cili u ka kërkuar 28 personave me dhimbje të shpeshta koke që të mbajnë një ditar. Rezultatet u krahasuan me kushtet e regjistruar nga stacionet meteorologjikë, dhe u gjet një lidhje mes trysnisë së ulët dhe dhimbjes së kokës. Trysnia e ulët mund të shkaktojë shqetësime në sistemin vestibular (aparati që ndodhet prapa veshit të brendshëm që na mban ekuilibrin), duke shkaktuar marramendje dhe migrenë.
2.-dhembje-koke.jpg

NE DIMER RRITET RREZIKU I INFARKTIT. Bashkë me gripin dhe ftohjen, sezoni i ftohtë mund të sjellë një rritje të ndjeshme të rrezikut të atakut në zemër: në bazë të një studimi kinez botuar në shkurt 2015, numri i vdekjeve nga infarkti në dimër është më shumë se 40% më i lartë se sa i atyre të rregjistruara në pranverë dhe verë. Askush nuk e di arsyen e saktë, por një prej hipotezave është që i ftohti rrit presionin e gjakut, dhe bashkë me të edhe rrezikun e atakut në zemër.
3-ataku.jpg

SA ME NXEHTE, AQ ME SHUME FEMIJE MESHKUJ. Tek disa kafshë, temperaturat e mjedisit mund të përcaktojnë gjininë e të palindurve. Në masë të ndryshme kjo ndryshon nga një rajon në tjetrin, por ndodh edhe tek nejrëzit: një studim i Universitetit të Kalifornisë, botuar në vitin 2007 ka demonstruar se në vendet e hemisferës jugore, është më e mundur që meshkujt të lindin në vite kur klima është vecanërisht e butë, se sa në kohë të ftohtë. Një tjetër studim historik ka nxjerrë në pah një përqindje më të lartë të femrave të lindura 9 muaj pas një përkeqësimi drastik të smogut në Londër, në vitin 1952. Në origjinë të këtyre dukurive mund të jetë fakti që temperaturat ndikojnë në përqëndrimet e hormoneve dhe cilësinë e spermës. Ose edhe për faktin që fetuset meshkuj janë më delikatë dhe fëmijët meshkuj janë më pak të prirur të riprodhohen nëse kushtet mjedisore nuk janë idealë.
4-meshkuj.jpg

RREZET KOZMIKE NDIKOJNE TEK SHENDETI. Dhe jo vetëm tek ai i astronautëve në mision. Një studim lituanez mbi periudhën 1989-2013 ka demonstruar se vdekjet nga probleme kardiakë dhe infarkte duket se rriten në periudha kur kushtet e motit hapësinor janë ekstreme (si një aktivitet i tepërt diellor me stuhi të mëdha gjeomagnetike). Një tjetër studim ka treguar se si fëmijët e lindur në periudha me aktivitet të lartë diellor kanë një jetëgjatësi më të ulët dhe pjellori më të ulët, në krahasim me ata që kanë lindur në periudha më të qeta. Arsyeja mendohet të jetë degradimi prej rrezeve ultra vjollcë, i acidit folik, i rëndësishëm për zhvillimin e duhur të fetusit./Bota.al
5-rrezet.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.